Përmbysja e vlerave femërore

23/02/2009 at 12:32 5 comments

Në faqen e internetit me adresë www.albic.net lexova sy e veshë këtë lajmerim shokues (për perceptimet e mia):

Njoftim për vend të lirë pune: Firma e mirënjohur “ Schwarzkopf” kërkon të punësojë një femër për vendin e sekretares personale të drejtorit të Përgjithshëm të Filialeve, dega Tiranë. Konkurrentet duhet të përmbushin cilësitë e mëposhtme: Të jenë shumë të paraqitshme dhe të kenë mbaruar shkollën e mesme. Konkurrentet e gatshme për një orar pune fleksibël do kenë përparësi. Paga varion nga 350-500 euro/muaj në varësi të kushteve të punës, me mundësi rritjeje të ndjeshme pas fitimit të vendit të punës në rast VLERESIMI për gatishmëritë e treguara. Personat e interesuar të dërgojnë CV-në (e detyrueshme) dhe 3 fotografi (e detyrueshme). Fotografitë duhen të mëdha dhe të ndryshme nga njëra-tjetra. Ato duhet të jenë sa më të realizuara, që të duken sa më qartë cilësitë tuaja fizike….”!!!

Pavarësisht skepticizmit me të cilin mund të gjykohen pikëpamjet mbi këtë njoftim diskriminues, është e vështirë të gjenden justifikime për nëntekstin poshtërues të tij. Nëse lajmërimi do të bëhej për një konkurs bukurie, sfilatë mode apo agjenci promocionale, njoftimi nuk do të vihej re. Kriteret e kërkuara do ta bënin patjetër të kuptueshme këmbënguljen për të tërhequr vetëm vajza joshëse. Por, ku qëndron merita e të qenit me këmbë të gjata dhe “gatishmëri” që të çon në rritje page, nëse oferta që të bëhet është të jesh “sekretare personale”?! Përse duhen tre fotografi me përmasa dhe module të ndryshme, që të tregojnë “sa më qartë cilësitë fizike” në një aplikim për një punë që nuk ka të bëjë me demonstrimin e “virtyteve” fizike?

Eshtë ironike të mendosh se të parat që bien viktimë e këtij diskriminimi janë vetë ato vajza që pranojnë të aplikojnë, apo të punojnë në një pozicion të tillë.  Në stërmundimin për të nxjerrë nga arsenali i fotove pa motiv tre më të bukurat, duke u joshur nga një pagë në rritje dhe termi “drejtor”,  shumë prej tyre kanë veshur takat e holla dhe i janë drejtuar me ego të shkelur zyrës rekrutuese.  Mbase kjo është arma e tyre e vetme dhe betejat e sotme tregojnë se fitohet vetëm kështu.  Por, ushtrisë së tyre iu shtohen me zor edhe shumë të tjera që nuk shohin mundësi tjetër përveç “shitjes së imazhit” për të zënë një vend.  (Shpesh shumë të përkohshëm, si freskia e fizikut të tyre)!

Eshtë shumë tunduese kureshtja për të parë rendimentin e punës së një sekretareje personale,  që shkon në punë me pantallona treçerekëshe dhe dekolte transparente! Pirgun e letrave, fakseve, dosjeve apo dokumenteve për t’u sistemuar, sigurisht që duhet ta bëjë në kohën e lirë (nëse ka), ose ta lerë në dorën e koleges së zyrës. Kjo lloj kolegeje përgjithësisht ka fytyrë të paprekur nga bojërat, paraqitet me kostum në punë, vesh këpucë të sheshta dhe i mban flokët të kapura. KJO është sekretarja e vërtetë…që merr madje edhe udhëzime prej të emëruarës për “arritje në detyrë dhe paraqitje shembullore fizike”.

Në shërbimet e shumta bankare jashtë Shqipërisë orientohesh lehtë falë uniformës identifikuese që veshin të gjitha punonjëset (kryesisht femra). Në vizitat e këtushme bankare, edhe pse uniforma tashme kerkohet, ne nje pjese te mire te degeve vihet re gara e paepur e stafit veshur me ngjyra ylberi për podiumin e veshjes me “në modë” (që nuk ka fare lidhje me vendin e punës).

Kjo është pamja që të shfaqet gjithandej ku femrat janë të punësuara me shumicë, në zyra dhe ambiente administrative, shtetërore apo private qofshin.

Realisht, a ekziston ndonjë kriter për të marrë, pasur apo ruajtur një vend pune këtu tek ne?

Njoftimet si i mësipërmi i shtyjnë femrat të orientohen drejt harbimit psikologjik, i zhveshin ato nga vlerat apo meritat e personalitetit dhe shkaktojnë një traumë të vërtetë në besimin e tyre në vetvete, tek aftësitë apo investimet që kanë bërë për t’u formuar profesionalisht.

Përderisa vëmendja e punëdhënësve si i mësipërmi përqendrohet tek “aftësitë dhe përkushtimi fizik”, vështirësohet akoma më shumë procesi i vendimmarrjes për të aplikuar apo shpresuar se mund të gjesh apo të mbash një vend pune, nëse nuk i zotëron fleksibilitetet e kërkuara! Femra shqiptare po orientohet kështu me detyrim drejt idesë se personaliteti, karakteri dhe profesionalizmi nuk janë thelbësore, madje as nuk vlejnë, nëse i jep përparësi gjenetikës dhe shfrytëzon llotarinë e paluajtur të saj.

Nëse hierarkitë do të funksiononin siç duhet edhe këtu si në Evropë (ku lajmërime të ngjashme çojnë para drejtësisë hartuesit), firma që përcakton kritere të tilla në kërkesat e saj dhe që akoma më keq, i publikon ato, përfundon para dyerve të gjykatës. Sepse me këtë lloj lajmërimi poshtërohet të qenit femër, diskriminohen aftësitë e saj profesionale, nëpërkëmbet dinjiteti dhe shkelet krenaria e të qenit pikësëpari njeri i formuar, pastaj femër e bukur (nëse)!

Nënvlerësohet haptas këtu kapaciteti dhe vlera profesionale, duke injoruar faktin se nevoja me e madhe emocionale e një personi, është të ndjehet i vlerësuar.

Dhe vlerësimi për kriteret që kërkon lajmërimi që sot shokon me vërtetësinë e tij, ka zhvlerësuar përfundimisht sistemin e parimeve sipas të cila kujtojmë se orientohemi.

About these ads

Entry filed under: Arkivë. Tags: .

”Çështja shqiptare” e parë nga lart * Epidemia rajonale

5 Comments Add your own

  • 1. Monda  |  04/03/2009 at 16:10

    Eda, e lexova me dhimbje kete artikull.

    Arsyeja e pare eshte sepse ne asnje vend te perendimit kjo firme nuk do te mund te kerkonte “kritere” te tilla. Nuk e ve ne dyshim seksizmin si dukuri ne perendim, lindje, jug, veri (patjeter jo me te njejtat permasa.) Por te pakten ne perendim, duke perfshire edhe hapat e medha ne shoqeri qe jane bere ne ate drejtim, drejtesia ligjore nuk do ta lejonte kete te zeze mbi te bardhe. Ceshtje te tilla gjyqesore jane te panumerta, me kujtohet nje kunder UBS, ku nje drejtoreshe (executive) u pushua sepse ishte “e shemtuar dhe e moshuar.” 30 milione dollare ne deme iu dha nga gjyqi.

    Arsyeja e dyte e dhimbjes eshte se keto femra ndersa hedhin hapat e tyre me “taka te larta” drejt ketij posti, ne te njejten kohe po terheqin zvarre dhe se prapthi dinjitetin dhe te drejtat e femres shqiptare. Ndoshta bej gabim qe ua le kete mekat ne dere, duke pasur parasysh veshtiresite per t’u punesuar (sidomos pa nje diplome universitare.) Por kam parasysh ketu dhe problemin tjeter qe ke ngritur ne artikull, mungesa e kultures se veshjes perkatese per vendet perkatese te punes.

    A thua te jete nje rreth vicioz? Pra kjo kompani gjen dhe ben (pervec mungeses se drejtesise) ne kuptimin qe mjafton t’u hedhesh nje sy zyrave te Tiranes?!

    Eda, do te sygjeroja ta dergoje kete artikull ne ndonje nga revistat per femrat, mgjth nuk di sa ka ne Shqiperi, por mendja me shkoi te Jeta, dhe kete te hasur njehere te ppu. Dikush duhet te filloje t’u bie ketyre kembanave.

  • 2. Monda  |  06/03/2009 at 03:54

    PS: Sqarim per revistat e femrave. Te na ndjeni ne naivet e ameriqenes lol qe kur kemi parasysh revistat e femrave, na shko mendja tek Vanity Fair, Vogue etj, me kontributore jo pak te famshem ne aspekte te tjera sociale, politike dhe ekonomike. Une me thene te drejten s’e kam idene se ne c’gjendje jane revistat ne Shqiperi. Sic thashe me lare, per here te pare qe “levrova” nje nga to ishte “Jeta” online nga nje artikull tek PPU.

    E dhashe sygjerimin tim sepse sic thashe, u duhet rene kembanave. Artikuj te tille si ky me lart, kane teper vlere, dhe duhet te arrijne nje audience te gjere sidomos te femrat. Dhe sidomos te ato femra me “taka te larta.”

  • 3. edliragjoni  |  06/03/2009 at 11:19

    Monda,
    Revistat e femrave ketu kane tjeter natyre. Si ne cdo aspekt tjeter, edhe kjo fushe ka orientim paksa te cuditshem. P.sh. revista “psikologjia” (edhe pse jo me natyre femerore, por titulli jam e sigurt se te pergatit per dica serioze), e mban kopertinen me Olsin dhe Najaden e Big Brother, apo me fustanet dhe bizhute e VIP-eshave.

    Po ashtu, edhe revistat e kopertinave femerore jane nen te njejtin shembull. Vemendja eshte tek pamja, (edhe sikur ti te mos kesh pike synimi te fokusohesh ne te).

    Sidoqofte…ky shkrimi po kthehet edhe nje here ne vemendje pas dhurates qe na beri Ministri i Kultures. Po une, si para gati tre vjetesh kur e kam bere kete shkrim, ashtu edhe tani, i meshoj faktit qe diskriminimi, neperkembja dhe abuzimi ndaj femres nuk eshte rast i izoluar. Perkundrazi; ka hedhur rrenje e po merr ne qafe gjithe shoqerine, me shtresat e uleta e te larta te saj. Fenomen i hidhur shume. Gjithkush qe e diskuton eshte deshmitar i saj, ose si protagonist, ose si pre e kesaj fatkeqesie qe eshte bere kaq e natyrshme, sa te vetja askush nuk e dallon dot me!

  • 4. errorful  |  06/03/2009 at 11:28

    VIP-eshave :P :P :P
    ncqqqqq te kane infektu kete kind of language :P :P
    Njese, une du me lexu ndonje gje me te hareshme nga ti, me pozitive.
    Shume pesimiste po me dukesh me keto pjeset e fundit. Ske faj se eshte bere kaq i rende ajri ne tirane, kaq i ndotur me agresivitet dhe pislleqe. Por prape, you know how to shine a little bit :-)
    Pleeeeeeeaaaaaaaaseeeeeeee !!!! :-)

  • 5. Monda  |  06/03/2009 at 20:33

    Eda, nuk e dija qe ky shkrim eshte shkruar 3 vjet me pare. Gjithesesi, duke pasur parasysh dhe “pangoizmin” e diteve te fundit, harku kohor s’i ka humbur vlerat, perkundrazi.
    Permenda nje shembull ne postin e pare per diskriminimin ndaj femrave (ne US.) Jane me mijera, te nje natyre apo nje tjetre, te panumerta. Eshte ne fakt dukuri, e jo shembull, eshte menyre jetese (shekullore) e rrenjosur ne shoqerite perendimore (per hir te mosperhapjes se diskutimit ne shume aspekte te tjera, po le menjane lindjen, jugun etj.)

    Meqe u ndodhem, nje aspekt “teologjik” i ketij diskriminimi ne perendim, apo “lost in the translation”: Ne momentin qe u vendos te perkthehej/interpretohej se Eva doli nga brinja e Adamit, femres iu vu nje status inferior. Kur ne fakt, ne hebraishten e vjeter, fjala “brinje” gjithashtu ka kuptimin “ane”. Qe mund te interpretohet ndryshe se Eva ishte gjysma tjeter, apo ana tjeter e Adamit. Pra dy shtylla te nje ndertese.

    Me tej, lene serish interpretimi i Bibles nen monopolin e meshkujve, mekati origjinal i “njerezimit” iu atribua tundimit te Eves, kur ne fakt, fjala “mekat” nuk permendet ne Gjeneze deri kur Kain vret vellane e vet Abel. E megjithate, ajo doktrine ka sunduar dhe vazhdoje te sundoje shkollen teologjike me shekuj.

    Anashkaloi keto dy paragrafet me lart lol, se jane komplet jashte diskutimit. Thjesht me ra rasti te shprehja pak “dufin” dhe s’i rezistoja dot. Bottom line, i permenda per te forcuar edhe njehere qe diskriminimi ishte/eshte menyre jetese shekullore, dhe si i tille, do kohe te zhduket, nqs do zhduket ndonjehere.

    As qe mund te hidhet poshte, ne te njejten kohe, evolucioni i te drejtave te femres ne perendim sidomos gjate 100 vjecarit te fundit. (Mgjth, eshte veshtire tani te imagjinohet qe psh ne France e drejta per te votuar u afirmua ne 1945.) Gjithashtu nga aspekti i drejtesise, gjykatat kane luajtur rol kyc ndaj diskriminimit.

    Realiteti shqiptar eshte prapa ne shume aspekte. Vene ne pah ne kete artikull, apo dhe ne te tjere. Dhe meqe e zgjata dhe e bera terkuze lol, nuk po pershkruaj per “pse-te”. Por do ndalesha tek aspekti sado qesharak i ketyre revistave, qe per mendimin tim eshte pjese e nje rrethi vicioz, e nje rrethi qe per hir te se vertetes, femrat shqiptare duhet te pranojne se me veprimet, apo mos-veprimet e tyre, bejne pjese. Me te drejte permende se revistat per femrat nuk permbajne asnje vlere pertej aparences (serish theksoj se s’e kam idene fare, por duke te te besuar ty qe je ne memedhe : )

    A nuk te duket se cilesia e dobet e tyre eshte nje faktor, apo tregues i (mos)vlerave? Per kete kush fajesohet, kur ne bord te ketyre revistave shumica jane femra? E perderisa shiten, dmth ka treg, ka kerkese. E perderisa:

    “Në vizitat e këtushme bankare, edhe pse uniforma tashme kerkohet, ne nje pjese te mire te degeve vihet re gara e paepur e stafit veshur me ngjyra ylberi për podiumin e veshjes me “në modë” (që nuk ka fare lidhje me vendin e punës).”

    Per sqarim, une nuk jam “feministe” kunder feminitetit, perkundrazi. (S’jam e tipit “poshte miss universi” etj etj etj.) Megjithese jo e dhene pas bizhuterive psh, I love my lipstick :D. Nuk besoj se femra duhet te duket/vishet si burre per te fituar te njejtat te drejta. Ne fund te fundit, ne fillimet e karrieres se saj politike Thatcher mbahej mend nga koleget e saj meshkuj, si femer e bukur, elegante dhe chique. (Edhe pse tashme gjurmet i la si “Iron Lady.”)

    Por cdo gje ne vend dhe ne kohen perkatese.

    Keto revista, qe shiten e lexohen nga femrat, duhet te paraqesin femrat jo vetem me feminitetin e tyre, por dhe me dinjitetin e tyre, me sukseset, por dhe deshtimet, me arritjet, por dhe me hallet, shqetesimet, diskriminim e perditshem. Mund t’i injorojme, apo t’i hedhim poshte si superfaqesore, apo si epitome e permbysjeve te vlerave, por ne te njejten kohe, me kete veprim, mbyllim nje sy ndaj “inercise” se realitetit, pa kerkuar keshtu ndryshim.

    Ok, Eda, flm qe me dhe mundesine e ketij diskutimi. Kerkoj ndjese edhe njehere qe e bera terkuze, por subjekti eshte shume tundues, dhe s’i rezistoja dot. Gjithesesi, kendveshtrimet e ndryshme menjane, shqetesimi mbetet i njejte :).

    PS: Feel free to put a space limit on my posts :D.

Leave a Reply

Fill in your details below or click an icon to log in:

WordPress.com Logo

You are commenting using your WordPress.com account. Log Out / Change )

Twitter picture

You are commenting using your Twitter account. Log Out / Change )

Facebook photo

You are commenting using your Facebook account. Log Out / Change )

Google+ photo

You are commenting using your Google+ account. Log Out / Change )

Connecting to %s

Trackback this post  |  Subscribe to the comments via RSS Feed


Shkrime të mëparshme

Më të lexuarat

  • None
February 2009
M T W T F S S
« Jan   Mar »
 1
2345678
9101112131415
16171819202122
232425262728  

Follow

Get every new post delivered to your Inbox.

%d bloggers like this: