Cilën BE?

27/02/2011 at 22:39 1 comment

Delegacioni i Komisionit Europian në Shqipëri ka kohë që ka nisur hapjen e njësive të informimit për Bashkimit Europian në Shqipëri. Ka qendra të tilla informimi në Tiranë, së fundmi në Shkodër e nëpër universitetet e vendit. Gjen dhe nëpër institucione publike. Edhe brenda Ministrive ka njësi të veçanta, jo vetëm brenda asaj të Integrimit. Ky është ndryshim pozitiv krahasuar me një vit e gjysmë më parë, kur vihej re një mbingopje mediatike me lajme ku Bashkimi Europian vinte dendur nga goja e politikës, por informacion për të gjeje më pak jashtë politikws.

Sot po ndodh e kundërta. Teksa zhvillimet politike në vend e kanë eklipsuar rëndësinë e lajmeve për BE-në, vetë ajo, nëpërmjet përfaqësuesve të saj, duket se e ka marrë me shtruar dhe më qartë detyrën për të prezantuar vetveten ashtu siç është, me institucionet, mekanizmat, politikat, shtyllat, qëndrimet, historinë e krijimit, bvështirësitë dhe avantazhet e bashkëjetesës së një grupimi shtetesh që është edhe ëndërr (për krijuesit Monnet apo Schuman), edhe zhgjëndërr (për ata që sot mundohen ta mbajnë të bashkuar, e që s’janë më njerëz, por dokumente, më i diskutueshmi dhe i vështiri prej të cilëve është Traktati i Lisbonës, me pikëpyetjet që e rrethojnë për përmbajtjen dhe mënyrën si u miratua pas rrëzimit të Kushtetutës Europiane nga disa prej vendeve anëtare).

Kështu, Bashkimi Europian po vjen vetë në Shqipëri, me prezantimet që ka zgjedhur të bëjë në mënyrë zyrtare në Shqipëri.

Nga ana tjetër, zhvillim ka edhe në raportimet mediatike që mbulojnë Brukselin (apo edhe Strasbourgun, me seancat që Parlamenti Europian bën aty). Para dy vitesh, raportimet ishin të vagëta e më të rralla.
Sot janë aq të shpeshta, saqë edicionet e lajmeve në televizionet kryesore, nuk konceptohen dot më pa to. Por, ndryshimi qëndron në faktin se, teksa në rastin e parë, BE ka zgjedhur të vijë në Shqipëri nëpërmjet promocionit e prezantimit zyrtar, në ekranet shqiptar ai sillet i shqiptarizuar, mbase edhe më shumë sesa duhet.

Iniciativat interesante që janë marrë përsipër që nga periudha e aplikimit të Shqipërisë për statusin e vendit kandidat, deri në liberalizmin e vizave e në vazhdim, me komentet marrë euro-përfaqësuesve kanë pësuar një ndryshim në mënyrën se si përgatiten, stisen dhe përcillen tek publiku.

Mediat shqiptare dhe korespodetët e atashuar në Bruksel, kanë mësuar tani jo vetëm emrat e fytyrat, por edhe mendësitë e njerëzve të cilëve iu drejtojnë mikrofonin. Madje, ata më mirë duket se dinë kush mund të jetë personi që mban qëndrimin që kërkon vija editoriale, sesa njohjen dhe interpretimin e plotë të deklaratave që mund të mbajë një njeri i vetëm për një çështje të shtrirë në kohë. Ky mund të shihet si kaplim i europianizmës dhe servirje e tij sipas mënyrës shqiptare.
Përshtypja që jep në publik po ndryshon gjithashtu perceptimin për BE-në dhe zyrtarët e saj. Pse? Sepse tani, qëndrimet e njëanshme të ekraneve janë sofistikuar , duke shtuar mbi anë-mbajtjen vendore, edhe atë ndërkombëtare.

Përvec Ramës e Berishës që sulmojnë ose mbrojnë versionet e tyre për 21 Janarin e për çdo ditë e ngjarje tjetër në Shqipëri, tashmë vëmë re se edhe nga Europa na vijnë mesazhe të miksuara. Ka kritika për qeverinë, ashtu siç ka edhe për opozitën. Ka qëndrime të forta ndaj dhunës, ashtu siç ka edhe ndaj vrasjeve. Ka deklarata të qarta për mos-cënimin e pavarësisë së institucioneve, ashtu siç ka edhe qëndrime të prera në mos-pajtimin për sulmet e turmave ndaj institucioneve.

E veçanta që qëndron tek mënyra se si ekranet zgjedhin të transmetojnë këto qëndrime; nga kush, për kë dhe të thëna në c’mënyrë?

Bashkimi Europian ka filluar të vijë kështu në familjet shqiptare , nëpërmjet përfaqësuesve që flasin para mikrofonave shqiptarë që shëtisin institucioneve të Brukseslit e Strasburgut, duke ruajtur çuditërisht fort linjën editoriale të ekraneve që përfaqësojnë. Pse çuditërisht? Sepse shqiptarët mund të kenë krijuar të tjera përshtypje për BE-në dhe fjalën e saj, që përgjithësisht shihej si e vërtetë e padiskutueshme.

Por sot, teksa shohim njerëz pothuajse rastësorë, deputetë, zyrtarë, burokratë europianë që flasin me vend e pa vend para mikrofonave, nëpër korridore e nëpër cepa sallash (ndërkohë që imazhi i tyre është qëndrim mediatik zyrtar që mbahet vetëm nga ambienti i punës, zyra), perceptimi i publikut fillon të bëhet pak kaotik, duke vënë mbase në pikëpyetje edhe vërtetësinë dhe besueshmërinë e Institucionit si i tërë. Përse? Sepse teleshikuesi/lexuesi shqiptar nuk mund ta ndajë qëndrimin që sheh apo lexon, nëse është personal i një euro-deputeti të djathtë që mbron qeverinë shqiptare, apo është qëndrim i institucionit evropian që ai përfaqëson (parlamentit, komisioneve, këshillit apo çfarëdo tjetër).

Dhe përgjegjës për këtë keq-përçim nuk mund të jetë thjesht personi që flet në anën tjetër të mikrofonit. Ata përgjigjen për pyetjet që iu bëhen, dhe njerëz të caktuar pyeten në mënyrë të caktuar. Vështirësia qëndron tek rezultantja e përgjithshme, që në sytë e publikut shqiptar, ka filluar të duket konfuze; cilën Europë të besojmë? Atë që mbron qeverinë, apo atë që është me opozitën?

Realisht, qëndrimet që anojnë kah njërës palë apo tjetër, janë tërësisht individuale, jo institucionale. Qëndrimet institucionale të BE-së vijnë nga formulime dhe të zgjedhur zyrtarë, që shqiptarët i njohin tashmë. Fytyrat e reja që shfaqen ekraneve, vetëm sa konfuzojnë perceptimin dhe njohjen për përfaqësuesit e BE-së. Kurse njohja e plotë, tërësore dhe e saktë e Bashkimit Europian mundësohet nga qendrat e informimit që janë duke u hapur në vend. Qëndrimet ndaj Shqipërisë, zyrtaret, mund të mësohen gjithashtu në faqen e BE-së, ose të mësohen prej njerëz që institucionalisht e përfaqësojnë atë.
Çdo prezantim dhe qëndrim tjetër rastësor, vetëm e konfuzon publikun shqiptar. Dhe sigurisht, ky nuk është qëllimi i palës që prezantohet.

Ndaj, se cilën BE doni të njihni, zgjidheni në prezantimet zyrtare të saj, përfshirë edhe dokumentimet dhe kuptimin e strukturës funksionuese që çon në qëndrimet publike. Të gjitha këto gjenden tek burimet që BE çel për veten. Ajo është BE-ja që duhet njohur.

gjedlira@yahoo.co.uk

About these ads

Entry filed under: BE, Media. Tags: .

Zgjedhjet vendore, politikisht larg 8 Marsi psikologjik

1 Comment Add your own

  • 1. ..cfare  |  05/03/2011 at 11:10

    Me pelqen Tematikat e hedhura ne ket Blog per diskutim si dhe kendveshtrimi thelbesor i problemit Shqiptar ne pergjithsi .

Leave a Reply

Fill in your details below or click an icon to log in:

WordPress.com Logo

You are commenting using your WordPress.com account. Log Out / Change )

Twitter picture

You are commenting using your Twitter account. Log Out / Change )

Facebook photo

You are commenting using your Facebook account. Log Out / Change )

Google+ photo

You are commenting using your Google+ account. Log Out / Change )

Connecting to %s

Trackback this post  |  Subscribe to the comments via RSS Feed


Shkrime të mëparshme

Më të lexuarat

  • None
February 2011
M T W T F S S
« Jan   Mar »
 123456
78910111213
14151617181920
21222324252627
28  

Follow

Get every new post delivered to your Inbox.

%d bloggers like this: