Europa, euro dhe 20 vjetët e Bashkësisë

14/02/2012 at 14:56 2 comments

Në Shkurtin e vitit 1992, në Maastricht të Holandës, që atëherë mbante kryesimin e radhës në BE, u firmos traktati që njihet si themeluesi i Bashkimit të Sotëm Europian, dhe dokumenti mbi të cilin u krijua Euro, së bashku me pasojat pozitive e negative të saj. Po ku ndodhet sot Europa, 20 vjet pas nënshkrimit të dokumentit të saj themeltar, me më shumë se dyfishin e vendeve anëtare e me një numër tjetër të lartë aspirantësh për t’u bërë pjesë e bashkësisë?

Sot, kryefjala është Euro. Monedha është në përdorim në 17 nga 27 vendet e Bashkimit Europian.  Me problemet e mëdha që po ndesh Greqia, akoma e zhytur në pamundësinë të ngrejë kokën nga kriza, të 17 këto vende, që përbëjnë eurozonën, ndjehen në rrezik të madh. Gjendja nuk lindi sot, e as nuk kuptohet duke parë sjelljen monetare të Greqisë. Vështirësitë e sotme te Eurozonës, më të mëdhatë që prej krijimit të saj me miratimin e idesë përmes Traktatit të Maastrichtit në vitin 1992,  i kanë rrënjët që  tek mënyra se si është hartuar ky dokument, që mbushi 20 vjet ekzistencë këtë Shkurt.

Në kushtet e sotme, ku edhe pse është monedha e dytë në sasinë e qarkullimit pas dollarit amerikan, euro fajësohet shpesh si shkaktare e krizës brenda vendeve që e përdorin atë. Po atëherë, pse u krijua Eurozona? Traktati i Maastrichtit  arsyeton qartë një partneritet mes vendeve anëtare që do të pranonin zëvendësimin e monedhës vendase me euron, që të ndanin përfitimet ekonomike dhe politike që zakonisht vijnë nga vendet e mëdha. Pritshmëritë ishin të larta dhe vendet inisiatore shpresonin asokohe që sinergjia mes vendeve që do të pranonin euron, të ishte aq e madhe, sa do të përkthehej vetvetiu në nevojë për bashkimin tek monedha edhe të vendeve që nuk e pranuan fillimisht atë. Tek e fundit, bashkimi nën monedhën euro i shkonte   për shtat edhe justifikimit të Bashkimit Europian si i tërë, konceptuar që pas luftës së dytë botëore si një gjenerues paqeje dhe stabiliteti ekonomik në Europë.
E në të vërtetë, përgjatë 20 viteve të ekzistencës nën formën e re të Bashkimit Europian, shtetet anëtare, përmes BE-së, dhanë imazhin e bashkëjetesës së paqtë, heqjen e kontrollit të kufijve, lëvizjen e lirë të njerëzve e të mallrave, rritën ndikimin në cështjet ndërkombëtare e globale, pati ndryshime të mëdha ekonomike, pavarësisht se jo me zhvillim të njëjtë për të gjitha vendet.  Ndryshimi më i madh, sigurisht që ishte prezantimi dhe vënia në përdorim e monedhës së përbashkët; ose thika me dy presa, sic e shohin qytetarët e vendeve përdorues.

Monedha në fakt ishte menduar si zgjidhësja e proceseve të transportit, shërbimeve, mallrave dhe njerëzve brenda një komuniteteti që nuk do të kishte më as kontroll kufitar, as taksa doganore. Modeli nuk ishte i pa-provuar më parë në histori dhe shpresat për rezultatet e përdorimit të euros, ishin vërtet të mëdha. E vërteta është që ato kanë qenë mikse, dhe qytetarët e 17 vendeve europiane që përdorin euron, nuk duken sot as të bindur, as aq shpresë-plotë sa në vitin e largët 1992, kur ideja e përdorimit të një monedhe të vetme, u nënshkrua me Traktatin e famshëm të Maastrichtit, që shënon edhe lindjen e Bashkimit të sotëm Europian.

Traktati vërtet nuk parashikon vështirësitë që do të ndeshte bashkësia vetëm 20 vjet pas ratifikimit, por ama, në të sqarohet qartë se për të hyrë në Eurozonë, do të përdoreshin kritere të mirë-përcaktuara, që kanë për qëllim të lënë jashtë saj futjen e parakohshme të vendeve të dobëta apo të pa-stabilizuara nga ana ekonomike. Greqia nuk e mësoi sot se niveli i inflacionit nuk i lejohej mbi 1.5 %, e madje, nuk i tolerohet dot shumë më lart sesa kaq, sepse kjo do ndikonte drejtpërdrejt në mesataren e inflacionit për të gjitha vendet, pikë të cilën, traktati e sheh me shumë seriozitet.

Po ashtu, parashikimet dhe rregullat janë shumë të qarta për borxhet e jashtme, kufizimet në buxhet, kurset e këmbimit, tregjet financiare, interesat afatgjatë, etj. E u punua shumë hollësishëm me të gjithe shtetet e me të gjitha detajet përpara se Euro të hynte në përdorim në vitin 2002. BE mendoi se kriteret ishin të qarta dhe se shtetet anëtare i kishin kuptuar mirë detyrat e shtëpisë. Por ja që nuk kaluan as 6 vjet nga përdorimi, dhe e para Greqia, filloi të shfaqë siptomat e saj të krizës qysh në fundin e vitit 2008. Sot, traktati i Maastrichtit, që shërben si lakmues për gjendjen e BE-së, tregon shumë thjesht se kriza e Greqisë erdhi nga mos-respektimi i kritereve për borxhet.  Greqia e bëri këtë duke menduar se ishte një nga vendet për të cilat marrëveshja do të toleronte rritjen e borxheve, duke u vetë-quajtur “vend me nevoja specifike”.  Argumenti kundër Greqisë parashtrohet nga BE si dobësi e saj në mënyrën sesi ajo i përdori borxhet, që coi edhe në krizën e saj. Kurse Italia, për shembull, që nuk ka ngelur aspak pas në marrjen e tyre, e ka bërë diferencën pikërisht në mënyrës se si i ka përdorur borxhet.

Me gjithë problemet e saj të mëdha, Italia bëri dy hapa të sigurtë që e largojnë nga kriza: rriti nivelin e standardit në shkallë kombëtare dhe investoi në sistemin arsimor, që ta bëjë vendin më të konkurrueshëm në aspektin ekonomik me burimet që do marrë prej këtij sistemi. Megjithatë, suksesi do kohë t’i vjelë frytet dhe ndërkaq, Italisë mund t’i duhet të ristrukturojë borxhet e saj. Por sidoqoftë, as ajo, as ndonjë vend tjetër europian nuk bëri gafat e Greqisë me shpezimet publike dhe taksat minimale.

Bashkimi Europian e sheh me të drejtë veten në një gjendje krize vetëm 20 vjet pas nënshkrimit të traktatit që e krijoi bashkësinë sic ne e njohim sot, mbi të gjitha sepse rregullat e saj po thyhen nga vetë vendet që i hartuan ato.

Me një natyrë tjetër të borxheve, edhe Spanja e gjeti veten në qendër të shqetësimeve europiane, teksa borxhi i saj tregëtar kapi majat vitin e kaluar. Spanjës i është këshilluar të gjejë shërim tek eksportet, por për momentin BE ka zgjedhur ta lërë jashtë “dhomës së urgjencës”, duke pasur parasysh edhe rritjen e saj ekonomike të viteve të fundit. Ama, lënia pas dore e investimve në disa sektorë që do të mundësonin zhvillimin e mëtejshëm të  ekonomisë , vazhdon të kritikohet ashpër nga BE.

Arsyet dhe vendet janë pra të ndryshme, por pasoja ngelet e njëjtë: euro ka pësuar një dëmtim të imazhit dhe fortësisë së saj. Masat lehtësuese që BE përdori për të lejuar futjen në Eurozonë të vendeve që nga ana ekonomike nuk ishin gati ta përballonin  monedhën e përbashkët, duket se ka dhënë efektin e kundërt në këto vende.

Por, zhvillimet flasin vetë. Sot Euro vazhdon të jetë më e fortë se dollari amerikan dhe ajo është një monedhë shumë e qëndrueshme, edhe pse deficitet e borxhet në emër të saj janë shtuar. Vendet me ekonomi më të qëndrueshme brenda BE-së po ri-vlerësojnë sot dokumentin e hartuar në 1992-in, që lejonte disa nga vendet anëtare të merrnin borxh me interesa më të ulëta me synimin për t’i dhënë një dorë zhvillimit ekonomik, por, përderisa cdo shtet i ka përdorur borxhet sipas planit vetjak, edhe cmimi i paguar për to është përkthyer në shifra të ndryshme, e në disa raste, ka dalë shumë i lartë.

Euro në vetvete vazhdon të ngelet monedhë e fortë, e madje edhe tërheqëse për investitorët që gjithmonë e më shumë, vazhdojnë t’i hedhin sytë nga ajo, në vend të dollarit amerikan. Por, për vetë vendet e saj, euro ka shtrenjtuar mallrat e eksportit, ka krijuar deficite tregëtare që nuk kombinohen mirë me nivelet e larta të borxhit, e kjo ka cuar në dobësimin e ekonomisë së këtyre shteteve. Suksesi i saj dhe i BE-së, varet sot nga aftësia e vendeve me ekonomitë më të forta, që fjalën e fundit ta thonë ato, e jo vendet që menduan se përfituan nga euro, por që në fakt, po rrënojnë veten dhe imazhin e saj njëkohësisht.

 

About these ads

Entry filed under: BE. Tags: .

Braktisja nuk vjen vetëm Misioni i pamundur afgan

2 Comments Add your own

  • 1. Mosey hamiti  |  20/02/2012 at 14:15

    Po numri i aspiranteve ose atyre qe u eshte dhene prespektiva/ftesa
    nuk eshte i larte, vetem balkani perendimor ka ngelur tani. Ndoshta dhe Moldova. Bjelorusia dh Ukraina jane jashte rrjetit. Prespektivat e ketyre te fundit i permbysi Russia. Turqia nuk ka vend ne nje EU federale. Turqia mund te futet vetem nese EU vazhdon te ngelet ne strukturen e tanishme qe i gjan Ish Bashkimit Sovietik,

  • 2. Mosey hamiti  |  20/02/2012 at 14:32

    Po keto krizat jane motorri i integrimit mendoj une…krizat jane nje rast (opportunity). BE lindi nga ish krizat dhe do forcohet nga krizat.
    Problemi i Greqise eshte fiskal por ka disa qe duan ta perdorin kete situhate qe ta bejne Greqine pak me bashkepunuese kur vjen puna tek geopolitika. I ka krijuar plot probleme NATO’s. Nuk eshte partner i besueshem. Nuk njeh Kosoven. Flirt me Rusine shume. Mendoj se gjynjezimi i Greqise eshte ne interesin strategic te Shqiperise. Ekonomikisht ka ndikime negative per popullin Shqiptare, por per shtetet Shqipetare eshte nje opportunitet i florinjte. Ne nuk duam ta ne gelltise assetet strategike Greqia dhe nje Greqi e forte ate ka bere ne dekaden qe sapo kaloje. Ka nje presence jo te shendoshe ne industrine bankare ne Shqiperi. Nje Greqi e dobet eshte ne interesin tone.

Leave a Reply

Fill in your details below or click an icon to log in:

WordPress.com Logo

You are commenting using your WordPress.com account. Log Out / Change )

Twitter picture

You are commenting using your Twitter account. Log Out / Change )

Facebook photo

You are commenting using your Facebook account. Log Out / Change )

Google+ photo

You are commenting using your Google+ account. Log Out / Change )

Connecting to %s

Trackback this post  |  Subscribe to the comments via RSS Feed


Shkrime të mëparshme

Më të lexuarat

  • None
February 2012
M T W T F S S
« Jan   Mar »
 12345
6789101112
13141516171819
20212223242526
272829  

Follow

Get every new post delivered to your Inbox.

%d bloggers like this: