Shqiptarët në vend numëro

18/01/2009 at 17:08 4 comments

Këtë javë pati një mori lajmesh nga Shqipëria. Më se shumti po bëhen bilancet e një 2008-e të ngjeshur, ku kryeministri nuk ka reshtur së prodhuari lajme që mbulojnë të tjera lajme. Këtë javë dëgjuam edhe për rritjen groteske të PBB (GDP-së) me 9.9% (ca shifra të tjera ndërkombëtare thonë se Shqipëria dhe Mali i Zi, kanë qenë në vend numëro ekonomikisht për tre muajt e fundit);…dhe mjalti qeveritar u mbyll me këshillën e mirë që opozitarët të bëhen vëllezër e ta rishikojnë kodin zgjedhor. Përveç tyre, kompania italiane ENEL deklaroi se ka filluar tashmë transferimin e investimeve të saj nënshkruar me Shqipërinë.

Tirana zyrtare hapi një zyrë diplomatike edhe në Neë Delhi të Indisë. Gazetat angleze ftojnë turistët e vendit të tyre të zbulojnë “gjallërinë” shqiptare dhe të nxitojnë të blejnë ç’të gjejnë në Shqipëri (ata njerëz planifikojnë edhe një shekull përpara).

Ndërkombëtarët na bëjnë apel se kodi i ri elektoral po del nga shinat kohore. 218 trupat e ushtrisë shqiptare po kthehen nga Iraku dhe kryeministri na tregoi modelin e kartës së identitetit që do i shndërrojë zgjedhjet e vitit të ardhshëm në “të papara”.

Të gjitha këto janë lajme që i dëgjojmë përditë. Prandaj asnjëri nuk më ngeli në mendje aq sa rënia e numrit të lindjeve në Shqipëri. Nuk bëhet fjalë për një rënie të lehtë. Të dhënat e fundit nga INSTAT tregonin se në Shqipëri ka pasur këtë vit 33 200 fëmijë të lindur, krahasuar me 52.000 bebe të lindura në vitin 2006. Një ulje drastike prej 40%. Akoma më keq po ta krahasosh me të “largëtin” 1990. Lindjet në atë vit ishin 82.000. Po e thënë shkurt, sot shqiptarët shtohen tre herë më pak se në fillimin e shpresave të mëdha të demokracisë.

Sigurisht arsyet janë të shumta; kostoja e jetesës është rritur, pasiguria për vendin e punës ndikon në kufizimin e të pasurit vetëm një apo maksimumi dy fëmijë; çiftet e reja preferojnë të ndjekin tendencën evropiane drejt karrierës më mirë sesa drejt familjes; problemet socio-demografike kanë ndikimin e tyre po aq sa edhe ato ekonomike.

Emigracioni (25 % e shqiptarëve) është një tjetër arsye e fortë që ka ulur numrin e fëmijëve të lindur. Martesat me të huaj po ashtu. Ligjërimi i abortit dhe lehtësimi me të cilin kryhet ai në klinikat private shton numrin e bebeve që s’arrijnë të vijnë në jetë, etj. Këto dhe shumë arsye të tjera po e lënë numrin e popullsisë në vend numëro e po rrisin moshën mesatare, që në 1990-ën ishte 27 e sot ka kaluar në 31.7 vjeç.

Edhe pse në vend të parë në rajon për numrin e lindjeve, sërish Shqipëria ngelet në shifra të theksuara rënie krahasuar me veten e saj vetëm dy vjet më parë.

Pra,numri i lindjeve po pakësohet. Po t’i shtosh kësaj edhe numrin e studentëve që largohen çdo vit (rreth 6 mijë sipas MASH), Shqipëria ngelet vërtet një vend mjeran për t’u qeverisur njerëzisht. Ulja e numrit të lindjeve m’u duk shqetësues edhe për faktin se po të ndjekin të njëjtin ritëm largimi, nga 30 mijë fëmijët që lindin në vit, rreth 10 mijë largohen. Me 20 mijë fëmijë në vit dhe me një shifër në rritje të vdekjeve, pas 20 vjetësh Shqipëria do jetë katandisur në një vëndth që mblidhet në një grusht.

Po t’i shohësh me kujdes arsyet e uljes së lindjeve, kuptohet qartë se njerëzit nuk e kanë të njëjtë masën e optimizmit për një Shqipëri ndryshe aq sa e ka kryeministri që udhëheq Shqipërinë më të vogël në rritje që pas luftës së dytë botërore. Kjo do të ishte tronditëse po të analizohej dhe transmetohej mirë, sepse do ta detyronte atë dhe qeverinë e tij të kërkonin arsyet e të merrnin masat për të përmirësuar shtetin social, besimin për një jetë më të mirë apo qoftë edhe të sigurt për t’u çuar deri në fund.

Por, me manipulimet, shpërthimet e privatizimet e çdo çështjeje që i del përpara, qeveria e tanishme, njëlloj si ajo e mëparshmja, po sillen në mënyra denigruese njerëzore, siç e reflekton numri më i pakët i njerëzve që popullata në këto vise vendos të sjellë në jetë. “Një është mjaft”. As dy jo. Një, sepse është e vështirë t’u plotësosh kushtet.

Sigurisht. Në një vend ku sektori privat konkurron shërbimet publike fare hapur e madje me një mbështetje të madhe nga pushtetarët, nuk ka si prindërit të mendojnë të sjellin në jetë më shume se një telash.

Numri në ulje të fëmijëve të lindur në 2008-ën në Shqipëri m’u duk treguesi më i besueshëm i perceptimit për qeverisjen, për politikat, për besimin tek ekonomia, tek e ardhmja dhe tek vazhdimësia rozë në këtë vend.

Rënia është drastike. Që do të thotë, arsyet janë shumë të forta. Me një tregues të tillë human, ndonjë qeveri tjetër mbase nuk do të festonte njëlloj për fundin e vitit.

Tre herë shqiptarë me pak se në vitin 1990. Kjo është shifra që godet më shumë këtë fund-vit. Arsyet gjenden vetëm brenda Shqipërisë. Po kush pyet për to se?!

Gjithë kureshtje po pres statistikat e zgjedhjeve për 2009-ën. Do na bëhet numri i shqiptarëve lëmsh. E në 2029-ën, akoma më keq, nëse politikat do vazhdojnë të jenë po këto.

Entry filed under: Vezhgim. Tags: .

A është media shqiptare, ashtu si edhe politika, në një tranzicion të stërgjatur?

4 Comments Add your own

  • 1. Sheyk  |  23/01/2009 at 15:24

    Hi, Eda! I like you have a blog, unfortunately can’t read it in Albanian:).
    It seems that you are wanting to write serious articles here. It was also my purpose when I opened my blog, but slowly I moved to more “easy” things:).
    Wish u luck and all the best!
    Mariana

  • 2. J.  |  24/01/2009 at 13:58

    Nice! Ta gëzosh shtëpinë e re. Këto ngjyra më pëlqejnë edhe sample që ke zgjedhur. Duket se këtë cep do e përdorësh si artileri të rëndë… Suksese!

  • 3. Edrus  |  01/02/2009 at 13:39

    Faji është i çupave që nuk martohen!

  • 4. anisa  |  26/02/2009 at 10:15

    Je krejtesisht e vecante, me ben shume pershtypje qe e ke prekur kete teme ne nje kohe qe askush s’e ka bere.Shume komplekse edhe menyra si e trajton, shume e plote.I je futur thelle dhe me shume seriozitet.Me kenaqe.
    Pergezime te sinqerta

Leave a Reply

Fill in your details below or click an icon to log in:

WordPress.com Logo

You are commenting using your WordPress.com account. Log Out / Change )

Twitter picture

You are commenting using your Twitter account. Log Out / Change )

Facebook photo

You are commenting using your Facebook account. Log Out / Change )

Google+ photo

You are commenting using your Google+ account. Log Out / Change )

Connecting to %s

Trackback this post  |  Subscribe to the comments via RSS Feed


Shkrime të mëparshme

January 2009
M T W T F S S
    Feb »
 1234
567891011
12131415161718
19202122232425
262728293031  

%d bloggers like this: