AFP-ja dhe dialogu social, interesi i munguar mediatik

04/02/2009 at 10:22 Leave a comment

AFP-ja dhe dialogu social, interesi i munguar mediatik

 

Në shtëpinë tuaj do të vazhdoni të keni probleme të rrjedhjes së ujit nëpër tuba, të djegies së shpeshtë të lidhjeve elektrike, të gërvishtjes së lehtë të suvasë, thyerjes së bravave nëpër dyer apo kërcitje të padurueshme mobiliesh, nëse “ustai” që i ka rregulluar ato nuk ka pasur arsimin dhe formimin e duhur profesional për të ushtruar siç duhet zanatin që ofron. 

 

Pavarësisht sfondit akademik apo shoqëror, të gjithë kemi nevojë për një hidraulik që të mos kemi probleme hidro-sanitare në shtëpi; një mekanik që të mos e mbajë makinën me ditë të tëra në servis, një kamerier që të mos na e bëjë të vështirë qëndrimin në një bar apo restorant; për një teknik të mirë ndërtimi, që suvaja të mos jetë harqe-harqe; për një elektricist të zotin që të mos na lërë në mëshirë të mbajtjes së rrjetit të instaluar keq.

 

Por, Shqipëria nuk mund të ketë një cilësi më të lartë në këto shërbime nëse njerëzit që i ofrojnë ato nuk janë të trajnuar dhe të kualifikuar në mënyrën e duhur.

 

Po kush e ofron arsimin dhe formimin profesional? Kush i harton programet e tyre? Kush i miraton ato? A udhëhiqet AFP-ja nga kërkesat e tregut të punës, apo ofrohet vetëm në bazë të synimeve krijuar nëpër institucionet shtetërore? Cilat janë politikat e shtetit për Arsimin dhe Formimin Profesional? Sa ndikim ka biznesi në vendimmarrje? Po dhoma e tregtisë,  sindikatat, punëdhënësit, punëmarrësit? A ka bashkëpunim dhe korespondim të palëve për ta bërë Formimin Profesional efektiv dhe të suksesshëm në Shqipëri?

 

Për t’i dhënë një përgjigje të gjitha këtyre pyetjeve, për të diskutuar mbi situatën aktuale të Arsimit dhe Formimit Profesional në Shqipëri dhe për të promovuar në media rëndësinë kyçe që ka bashkëpunimi i të gjithë partnerëve socialë në këtë proces, shpesh janë marrë hapa dhe organizuar seminare e fushata të ndryshme nga aktorët e AFP-së dhe projektet që e mbështesin atë. “Rëndësia e dialogut social në sistemin e AFP-së në Shqipëri”.

 

Specialistë vendas dhe të huaj në fushën e Arsimit dhe Formimit Profesional, së bashku me personalitete nga Ministria e Arsimit dhe ajo e Punës janë përpjekur në jo pak raste të gjejnë mënyrat për të tërhequr vëmendjen dhe t’iu përgjigjen pyetjeve për këtë sektor të rëndësishëm të arsimit dhe formimit në Shqipëri. Por, fatkeqësisht media ende nuk e ka treguar interesin dhe vëmendjen e duhur për këtë sektor.

 

Arsimi dhe Formimi profesional po merr një rëndësi shumë të veçantë në zhvillimin ekonomisë në vend. E ardhmja e tregut të punës, cilësisë në shërbime dhe standardeve të përmirësuara në këtë drejtim varen tërësisht nga profesionistët që arsimohen apo trajnohen në profesione të veçanta dhe që ofrojnë këto shërbime.

 

Seminaret dhe aktivitete e vazhdueshme po mundohen të nxisin pikërisht këtë frymë bashkëpunimi dhe dialogu mes palëve të përfshira në AFP, t’i nxisin ato për të qenë aktive dhe efektive në hartimin dhe zbatimin e politikave të AFP-së, si e vetmja mundësi për ta bërë progres në cilësinë e formimit profesional; si rrjedhim edhe në shërbimet e ofruara që do të çonin në një përmirësim të ndjeshëm të situatës dhe tregut të punës në Shqipëri.

 

Nëpërmjet zbatimit të një bashkëpunimi më të ngushtë të tre partnerëve (ofruesve-punëdhënësve-punëmarrësve), AFP-ja do t’i jepte mundësinë e përfitimit çdo individi të shoqërisë, qoftë në cilësinë e nivelit të shërbimeve ashtu edhe në mundësitë e kualifikimit.

 

Por, arsimi profesional vazhdon të jetë ende në udhëkryq dhe Shqipëria ka nevojë të gjejë një rrugë të cilën mund ta ndjekë në këtë sistem. Tregu vendas dhe i huaj kërkon fuqi punëtore të kualifikuar, dhe shumë partnerë kombëtarë e ndërkombëtarë po mundohen të gjejnë një zgjidhje të përbashkët dhe efektive për jo-akademikët.

 

A duhet të ketë kjo rëndësi për median? Në planin e saj informues po. Por, aktivitete për arsimin kanë tendencës të neglizhohen, duke vrapuar më shumë pas aktiviteteve politike në vend.

 

Arsimi profesional?! Po kujt i hyn në punë ai? Të pakënaqurve nga cilësia e punimeve në shtëpitë e tyre sepse përveç inxhinierit dhe arkitektit, edhe tekniku i ndërtimit ka qëlluar në të njëjtin nivel jo-profesionalizmi; familjarëve që edhe nëse nuk ju rrjedhin tubat në banjat e veta shohin gjithë trishtim pikimin që zbrazet nga tubacionet e montuara shtrembër në banjën e komshiut; hidraulikut që nuk ka formim përkatës profesional ta ushtrojë këtë zanat; Biznesit që nuk është në gjendje as të trajnojë vetë, as të gjejë staf të trajnuar për zanatet e dorës së dytë, por që kanë rëndësi jetike dhe primare.

 

Po ç’hyn arsimi në interesin e medias? Ku ta vënë ata lajmin për rëndësisë e një fuqie punëtore të kualifikuar, e një bashkëpunimi dhe koordinimi të përditshëm të partnerëve socialë, që ngjarjet të marrin udhë, e të mos ngelen në hartimin e strategjive dhe në rishikimin e pafund të tyre?

 

Debati mbi Arsimin dhe Formimin profesional duhet të bëhet i pranishëm, i prekshëm dhe i njohur për të gjithë. Sistemi kërkon mbështetje që të bëhet tërheqës dhe i sukseshëm e efektiv për të gjithë. Por, pa bashkëpunimin e të gjitha palëve dhe promovimin mediatik të tij, hapat bëhen edhe më të vështirë.

Që Arsimi Profesional të marre edhe në publik vendin që i takon, media duhet të tregohet më e gatshme t’i shërbejë dhe të promovojë përmirësimin dhe funksionimin e qëndrueshëm të tij.

 

Korrik 08

Entry filed under: Arsim. Tags: .

Anës lumenjve – pa rrjedhë Autobuzi bosh i PS-së

Leave a Reply

Fill in your details below or click an icon to log in:

WordPress.com Logo

You are commenting using your WordPress.com account. Log Out / Change )

Twitter picture

You are commenting using your Twitter account. Log Out / Change )

Facebook photo

You are commenting using your Facebook account. Log Out / Change )

Google+ photo

You are commenting using your Google+ account. Log Out / Change )

Connecting to %s

Trackback this post  |  Subscribe to the comments via RSS Feed


Shkrime të mëparshme

February 2009
M T W T F S S
« Jan   Mar »
 1
2345678
9101112131415
16171819202122
232425262728  

%d bloggers like this: