Autobuzi bosh i PS-së

04/02/2009 at 10:26 Leave a comment

Autobuzi bosh i PS-së

 

Në Tiranë, një italian po e gënjen miletin me ca viza evropiane. Ku është Partia Socialiste? Në Gramsh, duke u marrë me Ilir Metën.

 

Në Gërdec ka akoma banorë në qiell të hapur e në prokurori dosje të mbyllura gërdecare. Ku është Partia Socialiste? Është në Bashki, duke dhënë dy bursa për në Universitete private, edhe i lau duart me Gërdecin.

 

Në Kalimash tuneli nuk po çahet më aq shpejt dhe furishëm si në fillimin e punimeve. Fondet akoma nuk janë ngopur.  Ku është Partia Socialiste? Rrugës për në Leskovik, Velipojë, Jubë apo Valë (të shohë se mos kanë ardhur dritat në fshatin e humbur që pas vizitës së fundit bërë atje).

 

Partia Socialiste duket sikur ka marre alergji nga afrimi i zgjedhjeve. Sa më shumë shkurtohet koha, aq më pak i ngjan ajo një partie opozitare që kërkon të marrë pushtetin. Përkundrazi, lajmet nga PD-ja nuk ka njeri kohë as t’i verifikojë nëse janë të vërteta ose jo, se lajmet bien breshër e shesin veç suksese e përpjekje të palodhura të demokratëve berishianë.

 

Në sulm të madh kryeministri. Me reforma, anëtarësime, raporte, aktivitete, risi e çudi plot, që nuk di nga t’i nisësh. PS-ja hesht sikur t’i kenë parë filxhanin dhe e kanë siguruar për fitoren e 2009-ës. Ose sikur i është nënshtruar faktit që i kanë paracaktuar për të bërë edhe katër vjet të tjera monolog në turin e dialogëve.

 

Berisha përcjell, jeton e përjeton kohën e Gërdecit, të NATOS, të Kalimashit, të Fazllicit, të Trebickës, të Gazidedes, të Ina Ramës, të pavarësisë së varur të gjyqësorit, të misrave shterpë, domateve gjigante, të ringjalljes së figurës së diktatorit, të tregtive me Afganistanin, të tokave në Porto Romano, të varrezave të Kosinës, të vizave të Fratinit, të TEC-eve të Enelit,  të Shqipërisë një euro…! Kurse PS-ja hiç.

 

Herë pas here nxjerr në ekran nervin e Erion Braces, që maksimumi impresionon Erionin vetë; ose Mimi Kodhelin që duket se i ngjan kryebashkiakes së deleguar më shumë sesa zëdhënëses së partisë që duhet të ishte në opozitë luftarake.

 

Ku është Partia Socialiste? Përveç zgjedhësve të saj, edhe të djathtëve po iu bën çudi mefshtësia dhe shpejtësia me të cilën PS mbyll sy e veshë ndaj çështjeve të përditshme. Rama flet, Berisha qesh. Përtej tyre dhe zgjedhësve, edhe mediat duket sikur kanë rehat tashmë nga mosprania e kësaj force politike që i ka dalë pronari.

 

 

Në një monitorim të shkurtër të shtypit të djeshëm, me shumë habi vihet re se në disa nga gazetat kryesore në vend, nuk ka asnjë lajm të cituar nga Partia Socialiste apo anëtarët e saj. Asnjë! Do ishte koincidencë qesharake nëse të gjithë gazetarët që mbulojnë të majtën e kanë pasur pushim ditën e mërkurë që s’pati lajme PS-je të enjten. S’ka si të jetë, sepse lajme nga Petro Koci e Ilir Meta kishte. Po ashtu nga G99 e nga Skënder Gjinushi. Por nga PS-ja jo. Ku është kjo PS-ja?

 

Berisha harroi vetë e bëri edhe Pollon të harrojë inatet e 99-ës, edhe e mori prapë pranë vetes tetë muaj përpara zgjedhjeve pa asnjë G përpara numrit. Kurse Rama akoma po i drejtohet vetes nëpërmjet fshatarëve të  mbledhur kuriozisht e me zor për të dëgjuar shfryrjet e tij ndaj Metës apo Berishës.

 

Inati fillestar që ndjeva për mungesën e raportimit të plotë të vizitës së ministrit të jashtëm italian Fratini dhe maskën e tij për liberalizmin e vizave, e shoh të zëvendësuar sot nga mungesa tërësore dhe e papërgjegjshme e Partisë socialiste në bërjen opozitë ashtu siç i takon të bëjë.

 

Erion Brace nuk filtron më as në veshin, as në syrin e shqiptarëve të lodhur nga mungesa e opozitës reale. Zëri duhet ngritur me fakte dhe maxhoranca duhet vënë nën akuzë kur argumentet të jenë të pakundërshtueshëm. Vend për të vënë me shpatulla për muri performancën e qeverisë Berisha ka sa të duash, duke filluar që nga Gërdeci e rruga Durrës –Kukës, deri tek marrëveshjet e pa-publikuara më Fratinët apo Fazllicët që vizitojnë Shqipërinë.

 

Por, Partia Socialiste mjaftohet me thirrjet e Braces apo daljet skenike të Ballës, duke e lënë Berishën të vazhdojë i qetë punën e tij të pakontrolluar nga askush.Nëse ai fiton sërish në zgjedhjet e 2009-ës, nuk do të jetë aspak për shkak të arritjeve të dyshimta që kaq mirë po i shet stafi i vet ne reklamat televizive. Jo! Do të fitojë për shkak të heshtjes së tej-zgjatur dhe mefshtësisë së bërjes opozitë nga partia Socialiste.

 

Kur ndryshon Kushtetuta e ligjet për Prokurorinë dhe PS nuk është aktive në debat, ç’mund te presësh për çështjet e tjera që mund t’i interesojnë edhe atyre fshatarëve kuriozë që dëgjojnë monologun e fushatave të dialogut?

 

Partia Socialiste mund të jetë vërtet autobus ku është shkruar “Mos i flisni shoferit”, por ama nuk duket se i ka ngelur ndonjë pasagjer brenda autobusit, prandaj është aq qetësi, jo se i janë bindur vërtet urdhrit për të mos folur. Mirë që kanë zbritur, po ku të kenë shkuar pasagjerët e zhurmshëm të PS-së? Apo thjesht në stacion, duke pritur që autobusi të kthehet me shofer mendje-ndryshuar e me sloganin skocez “Ja i fole shoferit. Po pastaj? C’fitove”?

 

Me këto ritme pasagjerët e majtë mbase nuk fitojnë gjë, por për të humbur humbasin shumë. Zgjedhjet dhe shansin për t’i merituar ato. E sa të kthjellohet PS-ja, Shqipëria do ta bëjë edhe një xhiro tjetër me karro deri në 2013-ën.

 

 

31/10 / 2008

 

Entry filed under: Politikë. Tags: .

AFP-ja dhe dialogu social, interesi i munguar mediatik Deklasimi mediatik i arsimit

Leave a Reply

Fill in your details below or click an icon to log in:

WordPress.com Logo

You are commenting using your WordPress.com account. Log Out / Change )

Twitter picture

You are commenting using your Twitter account. Log Out / Change )

Facebook photo

You are commenting using your Facebook account. Log Out / Change )

Google+ photo

You are commenting using your Google+ account. Log Out / Change )

Connecting to %s

Trackback this post  |  Subscribe to the comments via RSS Feed


Shkrime të mëparshme

Më të lexuarat

  • None
February 2009
M T W T F S S
« Jan   Mar »
 1
2345678
9101112131415
16171819202122
232425262728  

%d bloggers like this: