Deklasimi mediatik i arsimit

04/02/2009 at 10:31 1 comment

“Të premten organizohet një protestë për mungesën e energjisë në vend. Jeni të ftuar të merrni pjesë për të bërë publik aktivitetin”-thoshte një njoftim për shtyp i shpërndarë para disa ditësh. Mbrëmjen e protestës, pak ose aspak media kishin përmendur shumë përciptazi protestën, të cilën nuk e kishin klasifikuar dot si “breaking news” të tipit “Rama vesh atlete në takimin me Topin”.

 

“Liberalizimi i vizave është një fasadë e rënë boje pas së cilës nuk mund të fshihesh dot”-thotë kryeministri në një mbledhje qeverie, dhe gjithçka interpretohet prej medias si luftë personale e kryeministrit ndaj një ministrie të veçantë ose stafit që e rrethon. Asnjë trajtim i problemit nën këndvështrim se, më shumë se kritikë ndaj Ministrisë së Integrimit, kjo deklaratë prek qindra shqiptarë që e duan më të qartë dhe më të prekshëm lajmin. Epo, deri atje media e ka të vështirë të zbresë. Edhe nëse do t’i duhej të dilte jashtë bulevardit, nuk do ta lejonte dinjiteti të merrej me pasojat që sjell çdo debat qeveritar që nuk ka lidhje me licencat, transmetimet numerike dhe numra të tjerë.

 

Mirë, arsimi profesional është në udhëkryq dhe Shqipëria ka nevojë të gjejë një rrugë të cilën mund ta ndjekë në këtë sistem. Tregu vendas dhe i huaj kërkon fuqi punëtore të kualifikuar, dhe shumë partnerë kombëtarë e ndërkombëtarë po mundohen të gjejnë një zgjidhje të përbashkët dhe efektive për jo-akademikët.

 

E pastaj? C’rëndësi mund të ketë për median kjo? Në sallën përballë asaj ku zhvillohet debati kombëtar për AFP-në, paska një stendë ku shkruhet “promovim libri”. Kamerat dhe diktofonët drejtohen të gjitha atje. Tek libri që edhe vetë autori do të mrekullohej nëse do të lexohej me urgjencë prej dikujt.

 

Një biskotë, kek, bruscketo, një kafe gratis, pak shkëmbim të freskët informacioni jo-gazetaresk me kolegët, dhe vizita në vendin ngjarjes mbaroi. Arsimi profesional?! Po kujt i hyn në punë ai? Të pakënaqurve nga cilësia e punimeve në shtëpitë e tyre sepse përveç inxhinierit dhe arkitektit, edhe tekniku i ndërtimit ka qëlluar në të njëjtin nivel jo-profesionalizmi? Familjarëve që edhe nëse nuk ju rrjedhin tubat në banjat e veta shohin gjithë trishtim pikimin që zbrazet nga tubacionet e montuara shtrembër në banjën e komshiut? Hidraulikut që nuk e ka formim përkatës profesional ta ushtrojë këtë zanat? Biznesit që nuk është në gjendje as të trajnojë vetë, as të gjejë staf të trajnuar për zanatet e dorës së dytë, por që kanë rëndësi jetike më primare sesa njohja me një libër që as ISBN nuk ka fuqi të ketë?

 

Kamerat ikin. Reporterët shohin të bezdisur kur ju kërkon ta marrin më seriozisht arsimin, edhe kur ai është profesional. “Më fal, unë merrem vetëm me kulturën. Merrnin redaksinë t’ju dërgojnë një gazetar tjetër për arsimin”. E drejtë. Ja të presim ca sa të mbarojnë tonët me kafe nëpër Tiranë, dhe të shpresojmë që e-mailet, telefonatat dhe kontaktet e një ditë më parë me median, të dalin nga tabuja e krizës për lajm kur brenda tij nuk ka politikë apo interes personal.

 

Po ç’hyn arsimi në interesin e medias? Ku ta vënë ata lajmin për rëndësisë e një fuqie punëtore të kualifikuar, e një bashkëpunimi dhe koordinimi të përditshëm të partnerëve socialë, që ngjarjet të marrin udhë, e të mos ngelen në hartimin e strategjive dhe në rishikimin e pafund të tyre? Po si t’i interesojë medias nëse sekretaret, rrobaqepëset, teknikët, këpucarët, hidraulikët, saldatorët, mekanikët apo elektricistët kanë kualifikimin e duhur për të ofruar një shërbim efektiv, cilësor dhe profesional?

 

Media madje nuk e sheh me dylbinë e eksluzivitetit, skupit apo magjisë së idesë “personale dhe të pazbuluar kurrë më parë” as protestën ndaj territ të shekullit të 21-të, jo më të pretendojmë se mund t’i duket interesant profesionalizmi i ustallarëve shqiptarë apo sistemi në të cilin notojnë ata.

 

Edhe në protestën e energjisë kryefjala nuk është mungesa e saj, por kërshëria e madhe shtyrë nga zgjuarsia me mbidoza për organizatorët e ngjarjes: “Si e komentoni thënien e fundit të Gjinushit?” Zonjëzë, shqiptarët nuk kanë as 6 orë drita në ditë dhe gushti pritet të jetë më i zi. Por, komenti, kundërpërgjigja ndaj Gjinushit është më e rëndësishme. Ja, edhe Ruli tha se s’paska zgjidhje të shpejtë problemi i energjisë, “po ju si do t’ia bëni me Ramën? Po me Cekën tani? Milo?!”

 

….as terri nuk e verbon interesin shterpë të përcjelljes së thashethemeve që jemi të destinuar t’i dëgjojmë si telenovela dhe intriga gojësh të liga nëpër politikanë. Media shtron e ndjek më përulësinë më të madhe gojëdhënat politike të ditë, poshtë e lart bulevardit të bërë copë nga vara-vingot e tyre.

 

Stenda që lajmëronte debatin mbi Arsimin dhe Formimin profesional qëndronte si e mbirë nga askund, e huaj, e tepërt dhe e padukshme për sytë mediatikë, që skupin e kërkojnë tek vendosësit e lajmërimeve, jo tek përmbajtja apeluese e tyre.

 

Nëse politika prodhon shterpësi, media e shton atë. Për fat të keq, arsimi ende nuk ka arritur të jetë jashtëligjor. Vendi i tij në familjen e pakurorëzuar media-politikë-interes, vazhdon të jetë i padëshirueshëm. Për fatkeqësinë e të gjitha palëve.

 

 Gusht 07

Entry filed under: Uncategorized. Tags: .

Autobuzi bosh i PS-së Dritë-hije në çelje

1 Comment Add your own

  • 1. anisa  |  27/02/2009 at 12:17

    Po ti ke kap tere temat kyce e i ke trajtu?:-) Ler edhe ndonje per ne…thanks.
    Nga arsimi fillon gjitcka, ndaj s’ecin gjerat mire te ne se arsimi eshte cope-cope.
    T perqafoj e dashur

Leave a Reply

Fill in your details below or click an icon to log in:

WordPress.com Logo

You are commenting using your WordPress.com account. Log Out / Change )

Twitter picture

You are commenting using your Twitter account. Log Out / Change )

Facebook photo

You are commenting using your Facebook account. Log Out / Change )

Google+ photo

You are commenting using your Google+ account. Log Out / Change )

Connecting to %s

Trackback this post  |  Subscribe to the comments via RSS Feed


Shkrime të mëparshme

Më të lexuarat

  • None
February 2009
M T W T F S S
« Jan   Mar »
 1
2345678
9101112131415
16171819202122
232425262728  

%d bloggers like this: