Triumfi virtual i kritikës

12/02/2009 at 17:27 1 comment

Zgjedhjet do të manipulohen; reporterët e Këshillit të Europës nuk e gjetën dot gjuhën e përbashkët me politikën; prokuroria komunikon akuzën ndaj gjashtë zyrtarëve të lartë; avokatët tallen me arsyet e përmendura në akuzë; dhëndrri i kryemnitrit është përfshirë në një skandal që Banka Botërore po bën cmos të mos e shesë si të tillë; rritja ekonomike e Shqipërisë në 2009-ën do të ketë frenim të rrezikdhëm; në fakt nuk do të ketë asnjë frenim; analistët nuk bëjnë hic, dhe këtë e thonë me gojën e tyre analistët vetë (për njëri-tjetrin, sigurisht duke përjashtuar secili veten me pretendimin se folësi është më i miri); diplomat s’vlejnë; profesorët jo; studentët jo e jo; Berisha e Rama s’bëjnë, po as Erjon Veliaj s’bën fare; Ilir Meta jo e jo; Zogby është kompani gënjeshatre; kështu ështe edhe Top Channel; politika i shërben biznesit; biznesi i shërben politikës; ti s’bën; as ai s’bën; askush nuk bën…. Po kush bën dhe c’farë shkon në këtë vend?

 

Këtë negativizëm të theksuar dhe asgjësues e lexoja dje në shtypin shqiptar; e dëgjoj përditë ne TV; e ndesh në reagimet e forumeve pa fund; e ndaj, e kundërshtoj, e mbështes, bëhem pjesë e ndjehem keq të shoh këtë negativizëm jo vetëm informacioni, por edhe interpretimi.

 

Eshtë e vërtetetë se në terma gazetareskë, një lajm i mirë nuk është lajm. Por, në termat njerëzorë, kritika e vazhdueshme gjithashtu nuk është ndonjë risi. Do të ishte po t’i bindej arsyes, apo një shkallë më tutje, po t’i nënshtrohej dhënies së alternativës dhe mposhtjes së kriticizmit duke ndërmarrë vetë një veprim shumë herë më pozitiv sesa ai që kritikohet. Për shembull? Të gjithë të pakënaqurit ndaj politkës së vjetër të Berishëve, le t’i bashkëngjiten aktivisht asaj më pak të vjetrës të Edi Ramës. Nëse nuk ju pëlqen, le të bashkohen në terren me Erion Velinë e të shohin vështirësitë e tij për t’u pozicionuar në një vend ku gjërat nuk zgjidhen përtej ekranit të një kompjuteri. E nëse nuk ju pëlqen asnjëri prej tyre, le të krjojnë vetë një forcë politike, një lëvizje super-intelektualësh apo të bëjnë ndonjë revolucion që do ta shpëtojë të gjithëve. Nëse askush nuk e bën dot këtë, është mirë të mos japë mend kot virtualisht apo largësisht se sa keq po ecën njëri apo tjetri personazh i përfshirë në politikë.

 

Gjithashtu përshtypje më bënë reagimet ndaj mendimeve dhe shtjellimeve psikologjike të një njeriu që ka shpenzuar gjithë jetën e vet duke lexuar. Personalisht ia respektoj shumë pafundësinë e njohurive që ka në filozofi; po ja që shumë lexuesve mendimet e saj iu duken “skandaloze”. Pse? Cilat janë mendimet më të mira. Sillini e le t’i krahasojmë e ta hedhim poshtë përgatitjen aq vjecare të profesoresësh, sa as vite jetë nuk i kanë kritikuesit.

 

A jemi kthyer në nihilistë si njerëz të kësaj shoqërie të mbytur në negativizma? Sigurisht që po. Dhe kjo ndodh ngaqë shembulli më i mirë na vjen nga politika e përditshme. Kryefjala e Berishës është sharja për Edi Ramën dhe përpikmërisht me të njëjtën monedhë përgjigjet Rama. Nxënës shembullorë të masivizmit, të gjithë shqiptarët e cdo niveli sillen publikisht në të njëjtën mënyrë; theksimi i bisedës përqëndrohet tek nxjerrja në pah e dobësive të tjetrit.

 

A është në të njëtën vazhdë edhe ky shkrim? Sigurisht që mund të jetë, duke qenë se është nxitur nga  shqetësimi që vjen nga kriticizmi i pabazë. Dhe kjo është një fatkeqësi. Por ja që ashtu po gatuhemi dhe po kaq e ngarkuar me negativizma do të jetë edhe periudha e rënduar zgjedhore që na pret mediatikisht.

 

Mua më vjen keq që ndjesia jonë e vlerësimit pozitiv ka humbur kreditet dhe është zvogëluar tej mase. E kjo con edhe në mashtrimin e vetvetes për aftësi kritikuese, ndërkohë që aktivizmi ngel në vend apo mjaftohet me shkathtësimin mbi tastierë e ngrysjen e ditëve pas ekraneve kompjuterike. Ama Sali Berisha po drejton për të 19-in vit jetët tona sepse përvec kritikës për kundërshtarët, i ka bërë edhe disa veprime praktike për të dalë nga gjendja e humbësit; Edi Rama po ashtu. Erion Veliaj aq më tepër; e me radhë të gjithë njerëzit publikë që arrijnë të kenë hapësirën e tyre të imponimit, e meritojnë atë (madje me gërma të mëdha), sepse kanë vepruar realisht në jetë më shumë se kritikuesit që janë mjaftuar me shpotinë kompjuterike.

 

Nëse ka dicka që nuk shkon në Shqipëri, është vetë-mjaftueshmëria e të gjithëve për të hedhur poshtë tjetrin, pa kaluar në hapin e mëtejshëm, për të ndërmarrë një veprim që i hedhuri poshtë (njeri, veprim apo ide qoftë), të zëvendëshet me një më të mirë. Mungesa e reagimit, e alternativës, e organizimit dhe shpirtit të përbashkësisë, po ca më tepër të përgjegjësisë, janë arsyet që e mbajnë peng zhvillimin individual të secilit, e pastaj më tej atë të të gjithëve. E mbi këto baza, zgjedhjet e ardhshme do të manipulohen se s’bën; të njëjtat fytyra do shohim sërish në politikë, media, analizë e publik, sepse askush nuk ka për të reaguar, përvecse me kritikat vetë-kënaqëse të bëra tavolinave apo forumeve virtualë.

 

Këtë valle e kemi mësuar të gjithë. Prandaj s’po di të ketë fund.

Entry filed under: Uncategorized. Tags: .

Dritë-hije në çelje Në emër të mëvetësisë

1 Comment Add your own

  • 1. anisa  |  26/02/2009 at 10:06

    Me la pa fjale vertet menyra si e keni trajtuar kete teme.
    Argumenta te patemete. Nje Bravo me B te madhe.
    Sa mire qe ka ende njerez si ju ne Shqiperi…
    Respekte

Leave a Reply

Fill in your details below or click an icon to log in:

WordPress.com Logo

You are commenting using your WordPress.com account. Log Out / Change )

Twitter picture

You are commenting using your Twitter account. Log Out / Change )

Facebook photo

You are commenting using your Facebook account. Log Out / Change )

Google+ photo

You are commenting using your Google+ account. Log Out / Change )

Connecting to %s

Trackback this post  |  Subscribe to the comments via RSS Feed


Shkrime të mëparshme

February 2009
M T W T F S S
« Jan   Mar »
 1
2345678
9101112131415
16171819202122
232425262728  

%d bloggers like this: