Në emër të mëvetësisë

13/02/2009 at 16:25 Leave a comment

Për disa ditë me radhë qielli, toka, deti, ajri, pse jo edhe frymët e marra dhe ato të nxjerra në Shqipëri do të mbikëqyren nga ushtarët amerikanë. Akti normativ u miratua, vullneti politik me përjashtim të Bashkim Finos është i plotë, mundësia për ta hedhur në diskutim është e pavlefshme, dhe të gjithë presim të ngrirë 10 qershorin, sikur të jetë hallka që mban lidhur zinxhirin e vazhdimësisë së Shqipërisë (apo më tej). Në një fare mënyre mund të shihet edhe ashtu. Por, pyetja pas gjithë këtyre masave të detyruara qëndron tek perceptimi që eksiton për Shqipërinë dhe ndihma që i jepet në këtë rast imazhit të pasigurisë së saj. Por, synimet shpresojmë të jenë më thellë se kaq.

 

Realisht amerikanët kanë frikë, dyshim dhe bindje se vendi i shqipeve është edhe fole talebanësh apo “terroristësh”. Mund të kenë të drejtë. Pesë i kanë sjellë vetë, që nga Guantanomo, drejt e në Babrru. Por, pse paska nevojë Shqipëria të ndryshojë ligjet për një vizitë zyrtare? Jo se është treguar ndonjë respekt i madh për to edhe për arsye të tjera akoma më të çuditshme. Kështu ishte kalimi i kompetencave të zonjës së parë nga gruaja e presidentit, tek ajo e kryeministrit, në mënyrë që Xhoana të kishte rast të legjitimonte nuret dhe veprimtarinë e vet bashkëshortore. Apo ndryshimi që bëri sërish Nano në rregulloren e brendshme në zgjedhjet për kryetarin e Partisë Socialiste vite më parë, që Pandeli Majko të mos ishte edhe kryeministër, edhe kryetar partie. Pandi u dogj në të dyja.

 

Po më këtë vendim për të lejuar ushtarët amerikanë të patrullojnë përditshmërinë tonë deri në 10 Qershor, kush preket? Mbase i pari vetë zoti Bush, që do ta marrë me aq frikë vizitën në këtë vend “të pasigurt”, sa nga ankthi e të harrojë arsyen e vizitës në Shqipëri. (gjithmonë nëse do t’ia thonë).

 

Sidoqoftë, shpresa më e madhe është që kjo ardhje e tij në Ballkan fill pas vizitave ruse në Serbi, të jetë një ogur i mirë për mbështetje amerikane për Kosovën. Do të jetë interesante të dëgjojmë deklaratat e pas-takimeve, ku Bush kryeson në mundësinë për të qenë më pranë pavarësisë së Kosovës sesa institucionalistët shqiptarë. Madje, nisur nga eksperienca e tij televizive, ka gjasa edhe të qeshë më shumë se vetë Berisha, që do ta përkthejë buzëqeshjen e tij si kënaqësi që u takua me kryeministrin e vendit (nënkupto vetë Sali Berishën).

 

Lëvizjet që ndodhin në Tiranë, me miratime aktesh urgjente dhe tolerancë aty ku nuk shihet asnjë mundësi për të, do të thotë se telefonat e kryeministrisë, presidencës dhe institucioneve të mbrojtjes e të sigurisë janë të zënë vazhdimisht me përgatitjet për këtë vizitë. Por, asgjë nuk thuhet ende zyrtarisht për qëllimin e vërtetë të saj.

 

E keqja në këtë ngurim informimi qëndron në pritshmëritë e gabuara që krijojnë njerëzit. Jo më naive të tipit “cek i bardhë” dhe sheshi Skënderbe plot si mizë lisi për një sekretar shteti që vjen nga Amerika. Por, deri në një pikë, edhe pse më reale dhe të sofistikuara, pritshmëritë shqiptare për një vizitë të këtij rangu serish mbeten të larta. Në këtë rast, pavarësia e Kosovës, anëtarësimi në Nato, shqyrtimi i mundësive për baza të saj këtu, do të jenë patjetër një shkallë më afër realitetit sesa falënderimi për mbështetjen modeste (në krahasim me kërkesën e madhe) të luftës së Irak dhe Afganistan; me premtimin se mbështetja që ndërroi historinë dhe pamjen e Greqisë në vitet 70’të do të vijë tashmë në Shqipëri, apo me shfajësimin se refuzimi i planit Marshall është e vetmja përgjigje që Amerika mban mend prej Shqipërisë.

 

Orët e pakta që kanë planifikuar politikë-bërësi e Bushit për të vizituar Shqipërinë, po kthehen në një mit të çartur, por këtë radhë vetëm politik. Ndërgjegjësimi qytetar ka mbërritur tashmë në pikën kur vizitat dhe delegacionet nuk i sheh më tepër se rutinë pa bereqet. Kurse politika po pret një fjalë. Vetëm një fjalë “që shpirti i saj të shëlbohet”. Po e kërkon në drejtim të gabuar, por të paktën e kërkon.

 

Në emër të gjithë kësaj zhurme, gatishmërie, pritshmërie, ndryshimesh ligjore dhe hapjen e dyerve pa asnjë rezervë, të shpresojmë që Bush do ta gjejë ku është “i-ja” dhe t’i vërë pikën sipër në procesin më delikat të shqiptarëve. Të atyre që nuk jetojnë në Shqipëri.

 

Mbi çekun e bardhë, jo shifra, por fjalë. Pavarësi.

 

Në emër të saj, le të duken të çuditshme të gjitha aktet normative që prek këto ditë parlamenti shqiptar. Siguria, pavarësia, Bushi, Kosova. Ja pse bën mirë që në këtë rast, Shqipëria është e detyruar të bindet pa zhurmë.

 

Maj 2007 

Entry filed under: Arkivë. Tags: .

Triumfi virtual i kritikës Të shoh në sy, Kosovë!*

Leave a Reply

Fill in your details below or click an icon to log in:

WordPress.com Logo

You are commenting using your WordPress.com account. Log Out / Change )

Twitter picture

You are commenting using your Twitter account. Log Out / Change )

Facebook photo

You are commenting using your Facebook account. Log Out / Change )

Google+ photo

You are commenting using your Google+ account. Log Out / Change )

Connecting to %s

Trackback this post  |  Subscribe to the comments via RSS Feed


Shkrime të mëparshme

February 2009
M T W T F S S
« Jan   Mar »
 1
2345678
9101112131415
16171819202122
232425262728  

%d bloggers like this: