Epidemia rajonale

23/02/2009 at 12:40 Leave a comment

Reklamat gjigante të bankave dhe telefonive celulare të gënjejnë lehtë kur vështrimi ngelet përpjetë në Ballkan e pak më tej. Të njëjtat ngjyra të kuqe dhe bojë-bari për telefonitë, të njëjta shenja të ndezura, të mëdha, përfitime shpallur dukshëm dhe interesa me germa mikroskopike për bankat dhe kreditë e tyre.

Po të mos iu kushtosh vëmendje ndërtesave buzë rruge që mund të të japin ide më të qarta se ku ndodhesh, nisur nga reklamat dhe pushtimi i vëmendjes publike pasivisht, Ballkani nuk ka shkëputje.

Kompanitë e mëdha e kanë studiuar dhe po e menaxhojnë shkëlqyer këtë treg të artë me fitime kolosale; veçanërisht ato të sipërpërmendurat. Me dy karta të ndryshme telefonike në dy celularë, vura re se krediti i numrit shqiptar më mbaroi pas tre telefonatash të shkurtra, ndërsa ai i një kompanie italiane vazhdonte të mbijetonte stoik dhe besimdhënës. Vazhdoi kështu deri në fund të udhëtimit, edhe pse numri shqiptar ishte fryrë shumë më mirë me kredi e pajisur me roaming.

Tek përshkoja Ballkanin e kësaj jave, ndjeva se si edhe ai përshkonte heshtur dhe shpejt kartën dhe kuletën time në këta dy sektorë ku tregu ka lulëzuar dhe e shfaq hapur këtë më shumë se në çdo vend tjetër ku më ka rastisur të paguaj për shpenzimet e mia. Zyrave të shkëmbimit valutor në Tiranë i përgjigjet i njëjtit numër edhe në Shkup, Prishtinë apo edhe Sofje; ndryshimi është se në vendin e pranuar rishtas në BE, ka dalë moda e komisionit në shkëmbimin e çdo lloj shume, sado e vogël të jetë ajo.

Përveç kësaj, procedurat  e shkëmbimit dhe pagesës nëpër banka, janë bërë shumë më burokratike dhe të zgjatura se më parë.

Ama vështrimi dhe pa  kënaqësia e njerëzve ka ngelur e njëjtë. Si në momentin kur gërvishtin kartat rimbushëse që më parë harxhohen se sa instalohen në telefon, ashtu edhe kur detyrohen të paguajnë për shkëmbimin valutor.

Një tjetër risi kishte, po lulëzonte ndërkaq në të gjitha pikat kufitare që bashkojnë Maqedoninë me Shqipërinë; zyrat e vogla të siguracioneve shëndetësore. Me heqjen e vizave, mund të jetë lehtësuar procedura për të hyrë në Maqedoni, por jo koha që harxhohet në të dy anët e doganës që ndan dy vendet. Nëse mungon siguracioni fiktiv shëndetësor, pala maqedonase nuk të lë të hysh në territorin e saj. Prandaj kioskat e tyre ishin hapur edhe në orët e para pas mesnatës në anën shqiptare të kufirit.

Në kahun tjetër që lidh Maqedoninë me BE-në pamja ishte gati e njëjtë, por kompanitë e siguracionit mbushën formularë vetëm për dy pasagjerë shqiptarë pa viza që kishte autobusi i Sofjes. Të tjerët dukeshin mirë nga perspektiva shëndetësore, sipas gjasave të hamendësuara nga doganierët bullgarë dhe ata maqedonas.

Por më shumë së me gjithçka tjetër, pashë se dosja ime e udhëtimit ishte mbushur me fatura bankare shkëmbimi parash dhe me një numër të madh kartash të gërvishtura. Pse lulëzon kaq hapur tregu i telefonisë celulare dhe ai bankar në Ballkan? Të njëjtat kompani, të njëjtat banka, të njëjtat tarifa të larta, e njëjta arrogancë në reklamimin e fushatës së tyre të mbifryrë publicitare.

Në Shqipëri mund të ndodhë sepse celularët të paktën janë kthyer në modën pa të cilën nuk merret frymë; dhe bankat janë çadra e rreme nën të cilën shqiptarët po i fshihen 97-ës apo po rrënojnë banesën shpirtërore për 25 vitet e ardhmes nën kredi të pallogaritura mirë; por edhe në rajon dukej sikur merrte frymë e njëjta mendësi.

Në kundërshtim me qendrat e tjera nëpër Evropë, ku të zë syri edhe kompani investuese nëpër qytete e qendra prodhimi jashtë tyre, nëpër Ballkan reklamat e vetme ishin ato të telefonave dhe të bankave.

Mu duk sikur i gjithë udhëtimi im ishte në shërbim të këtyre dy fenomeneve, që e shpërngulën vëmendjen nga arsyet e vërteta përse burokracia, informaliteti dhe stoicizmi i ecurisë së ngadaltë të ekonomisë prodhuese apo të suksesshme në Ballkan.

Në mëngjes Shqipëria nuk mu duk më e pushtuar qëllimisht! Vetëm rrjedhimisht.

Entry filed under: Vezhgim. Tags: .

Përmbysja e vlerave femërore Pas politikës, nuk besojmë më as tek shoqëria civile

Leave a Reply

Fill in your details below or click an icon to log in:

WordPress.com Logo

You are commenting using your WordPress.com account. Log Out / Change )

Twitter picture

You are commenting using your Twitter account. Log Out / Change )

Facebook photo

You are commenting using your Facebook account. Log Out / Change )

Google+ photo

You are commenting using your Google+ account. Log Out / Change )

Connecting to %s

Trackback this post  |  Subscribe to the comments via RSS Feed


Shkrime të mëparshme

Më të lexuarat

  • None
February 2009
M T W T F S S
« Jan   Mar »
 1
2345678
9101112131415
16171819202122
232425262728  

%d bloggers like this: