Imoraliteti zhvlerësues i Pangos

05/03/2009 at 18:56 1 comment

<!– /* Style Definitions */ p.MsoNormal, li.MsoNormal, div.MsoNormal {mso-style-parent:””; margin:0in; margin-bottom:.0001pt; mso-pagination:widow-orphan; font-size:12.0pt; font-family:”Times New Roman”; mso-fareast-font-family:”Times New Roman”; mso-fareast-language:EN-US;} @page Section1 {size:8.5in 11.0in; margin:1.0in 1.25in 1.0in 1.25in; mso-header-margin:.5in; mso-footer-margin:.5in; mso-paper-source:0;} div.Section1 {page:Section1;} –>
/* Style Definitions */
table.MsoNormalTable
{mso-style-name:”Table Normal”;
mso-tstyle-rowband-size:0;
mso-tstyle-colband-size:0;
mso-style-noshow:yes;
mso-style-parent:””;
mso-padding-alt:0in 5.4pt 0in 5.4pt;
mso-para-margin:0in;
mso-para-margin-bottom:.0001pt;
mso-pagination:widow-orphan;
font-size:10.0pt;
font-family:”Times New Roman”;
mso-fareast-font-family:”Times New Roman”;
mso-ansi-language:#0400;
mso-fareast-language:#0400;
mso-bidi-language:#0400;}

Turp me “T” të madhe. Kur ngacmimi seksual në shkëmbim të një vendi pune vjen nga një Ministër, ç’duhet të mendojmë për të tjera shtresa, ku televizionet nuk kanë ndonjë interes apo përfitim që të filmojnë?

Skandali i pa-moralshëm i ish ministrit të Kulturës solli një tronditje në gjithë opinion publik në Shqipëri. Më i prekshëm bëhet publikimi i tij për të gjitha femrat që janë në kërkim të një pune. Po ç’do të thotë kjo majë ajsbergu për falsitetin e shoqërisë ku jetojmë, të vlerave në të cilat besojmë, për kalbjen e personalitetit dhe zhdukjen masive të dinjitetit, veçanërisht të personave në pozitë?

Tek ri-shihja e ri-dëgjoja pa fund dialogun e turpshëm mes një ministri dhe një punë-kërkueseje, më ndodhi shpesh të ndërroja kanalin nga pamundësia për ta ndjekur; të mbuloja fytyrën me duar nga shikimi; të mbyllja veshët me shpresën se biseda nuk ishte e vërtetë; dhe më së shumti, të turfulloja nga shokimi për abuzimin ndaj femrës që po përcillte i gjithë ai filmim.

Ngjarja ka një numër të madh paradoksesh, nisur që nga autori që ishte vënë në krye të një dikasteri domethënës për të promovuar kulturën. Dhe e bëri në mënyrën më origjinale të mundshme.

Më tej; ngjarja transmetohet në prag të 8 Marsit, tamam si për t’i paraprirë riteve qesharake që janë mësuar të festojnë vetë femrat atë ditë drekash e darkash me koleget, teksa në fakt duhen ngritur të tëra për të shkuar përballë Ministrisë, Kryeministrisë, Prokurorisë e kudo ku duan të dëgjohet fjala e tyre për atë të shkretin dinjitet, kaq fort të nëpërkëmbur.

Skandali i Ylli Pangos ishte për të ardhur keq. Sjellja e tij abuzuese ishte një shokim i vërtetë. Por, përqendrimi i çështjes vetëm tek ai, do t’i linte të rrëshqisnin lirshëm dhjetërat e rasteve të tjera ku profesorë, drejtorë, mjekë e politikanë kanë të njëjtën sjellje mashkullore si Ylli Pango.

Skandali i ish Ministrit më solli ndër mend një shkrim të bërë pothuajse tre vjet më parë, kur me sytë e shqyer nga habia, kam parë në një faqe interneti njoftimesh për punë një lajmërim që ishte formuluar kështu: “ Firma prestigjioze e produkteve kozmetike SPF kërkon të punësojë një vajzë të re si sekretare e drejtorit të degës së saj qendrore. Kandidatja duhet të plotësojë këto kushte: të jetë e pashme, të jetë e disponueshme për të punuar jashtë orarit të punës, të jetë pa preokupime familjare dhe e gatshme të udhëtojë jashtë rrethit. Kandidatet të dërgojnë tre fotografi në pozicione të ndryshme….”!!!!

Kështu ka qenë e shkruar dhe mbi bazën e kësaj reklame e botova shkrimin “Përmbysja e vlerave femërore”.

Ç’janë këto tre fotografi në pozicione të ndryshme? Çfarë është ky kriter disponueshmërie? C’do të thotë zyrtarisht të vendosësh kriter në një lajmërim për punë pamjen e jashtme? Të gjitha këto janë të dënueshme me ligj. Ky nuk është thjesht diskriminim i hapur. Jo. Është shkelje e dinjitetit femëror me të dyja këmbët.

A na bind dot kush se të gjithë ata deputetë e politikanë që dënuan me aq zë të fortë ish kolegun e tyre, janë të pastrit e Perëndisë? JO! Po gazetarët, televizionet, analistët, redaktorët e kryeredaktorët që e nxinë fare Pangon, a janë të larë për vete nga tundimi për të shfrytëzuar një femër? Tmerrësisht e vështirë për t’u besuar.

Ylli Pango nuk është as maja e ajsbergut, se përpara tij një profesor dhe një nëpunës ministrie kanë dalë po ashtu zbërthyer në “Fiks Fare”.

Por rasti i ish Ministrit është tronditës, shumë tronditës, për rolin dhe pozicionin që ai mbart. Ama prania e abuzimit seksual, shkeljes së dinjitetit, përçmimi, depersonalizmi dhe interesat mbushur me instinkte nga meshkujt, janë të pranishme dhe të vërteta si ajri që thithim dhe si germat që sapo lexojmë.

Përtej shikimit të parë të një skandali të tillë, irritimi im shkon tek pisllëku i pafund që ka zënë shtresa në shoqërinë shqiptare. Një shoqëri ku meritokracia nuk ka vend. NUK KA VEND dhe pikë! Barcaletat e ulëta që tregohen kafeneve krahasojnë se si “shqiptari e paska carë rrugën e historisë me shpatë në dorë”, e me të njëjtin ritëm, nën prenë e viktimizimit, konformizmit apo abuzimit, femrat shqiptare detyrohen të bëhen objekt i talljeve të tilla.

Unë e shoh tërësisht të pakuptueshme dhe të pashpjegueshme pamundësinë e një vajze të re për të mos gjetur dot punë në Tiranë, thjesht sepse ajo ofron vetëm diplomën, mesataren e mirë, eksperiencën e paktë dhe dëshirën për të punuar. Kaq. As nuk ka miq, as nuk ka të njohur, as nuk ka ndër mend të bëjë vizita në 9.00 të darkës tek shtëpia e punëdhënësve potencialë. Po skandali me Ministrin më shpjegon se pikërisht ato janë edhe arsyet përse ajo është pa punë. Për ta siguruar atë, as diploma, as dëshira nuk mjaftojnë. Interesi i punëdhënësit fle tjetërkund.

E në mos qoftë përherë për marrëdhënie intime, është patjetër interes që qëllon pambarim vetëm në atë pikë; që nga llojet e bisedave, gjuha e përdorur, veshjet e komplimentuara, e gjithçka që nxit depersonalizimin e femrës.

Asnjëherë nuk kam qenë pro promovimit të femrës si “seksi i dobët” apo “gjinia e diskriminuar”. Në radhe të parë jam qenie njerëzore, dhe së dyti kam gjini që nuk përcaktohet as nga zgjedhja ime, as e askujt tjetër. E për sa kohë të qenit njeri i paraprin të gjitha mendimeve e veprimeve të mia, më vjen turp dhe turfulloj nga inati tek shoh se një tjetër qenie njerëzore, që pretendon se është superior përpos të tjerave, edhe në gjini, abuzon me një të ngjashme të sojit të vet. Nxitja dhe tundimi i instinktit në shkëmbim të një vendi pune është tronditës dhe alarmant. Pamjet e ndodhisë jepnin ndjesi mikse midis shikimit dhe pështirosjes ndaj të qenit femër. Si e tillë, në Shqipëri në mënyrë konstante je e ekspozuar ndaj detyrimit për t’u sjellë dhe për t’u dukur e tillë. Edhe nëse e shmang apo e anashkalon duke u përpjekur të fokusohesh përtej gjinisë, ta kujtojnë atë. Dhe e bëjnë ulët, me dhunë, me ngërdheshje e me përçmim të hapur, teksa si femër nën-kuptohesh të jesh objekt loje dhe nënshtrimi.

Ngjarja me ish Ministrin është shumë e rëndë. Por unë jam shumë skeptikë të besoj se pas saj do t’i hapet luftë fenomenit, apo se meshkujt në Shqipëri do të ndryshojnë sjellje. Madje, madje, kam idenë se edhe teksa shkruaj këto radhë, dikush, diku, në ndonjë zyrë, telefon, celular apo e-mail në ndonjë cep të Tiranës e të Shqipërisë, është duke “joshur” kolegen, shoqen, studenten apo punë-kërkuesen.

Përfundimisht, rasti Pango ishte konfirmimi i një shoqërie pa vlera.

5 mars 2009

Entry filed under: Human Rights, Media, Sociale. Tags: .

Krim dhe ndëshkim 8 Mars i tjetërsuar

1 Comment Add your own

  • 1. Hyllin  |  10/04/2009 at 17:42

    ””Përfundimisht, rasti Pango ishte konfirmimi i një shoqërie pa vlera””

    Keshtu mendova edhe une per shoqerine amerikane me rastin Levinski, por pastaj u pendova.

Leave a Reply

Fill in your details below or click an icon to log in:

WordPress.com Logo

You are commenting using your WordPress.com account. Log Out / Change )

Twitter picture

You are commenting using your Twitter account. Log Out / Change )

Facebook photo

You are commenting using your Facebook account. Log Out / Change )

Google+ photo

You are commenting using your Google+ account. Log Out / Change )

Connecting to %s

Trackback this post  |  Subscribe to the comments via RSS Feed


Shkrime të mëparshme

March 2009
M T W T F S S
« Feb   Apr »
 1
2345678
9101112131415
16171819202122
23242526272829
3031  

%d bloggers like this: