Sa shumë kërcehet tPango

10/03/2009 at 12:33 1 comment

Pango viktimë apo fenomen?

 

Rasti Pango sporadik? Në asnjë mënyrë. Nuk mund të jetë dhe nuk mund të pretendohet. Montaturë jo e jo. Abuzim i mirëfilltë dhe pothuajse natyral po. Dhe jo vetëm kaq. Shfaqja që na ofroi ish-ministri është sjellje e përditshme e tij dhe e kolegëve që e rrethojnë apo që e denoncuan, analizuan e e bënë fërtele fare veprimin e tij. Sot jetojmë në një botë maskisliste që nuk di nëse është bërë e tillë nga pa-aftësia mashkullore për të kontrolluar instinktet, apo nga përdalja femërore në mungesën e respektit për veten. Dinjiteti është një fjalë e shkelur me të dyja këmbet nga të dy palët. Rrjedhimisht, antivlera me të cilën stukohen Pangot dhe femrat që nxisin veprime të atilla, është perfekte në kamaleonizmin e saj. Mua më shqetëson më tepër guximi fyes dhe arrogant i ish Ministrit për të mbuluar diellin me shoshë. Po nuk mundesh o zotëri të kërkosh të të lemë rehat në punën tënde. Aktet që shkojnë kundër ca principeve do ndëshkohen se s’bën. Ish ministri duhet ta dijë më mirë, si psikolog që është, se ç’efekt ka në publik të “falësh” sic do ai një pushtetar të zhveshur nga vlerat. Sfida më e madhe është të ndryshohet sjellja e shokëve të Pangos, e jo të mjaftohen mediat vetëm me ç’figurimin e tij. Por dhimbja më e madhe do jetë që ky njeri që këmbëngul për lënie rehat tani që çështja është akoma e nxehtë, do të këmbëngulë patjetër më shumë kur ujërat të jenë qetësuar, e do na mbijë sërish në ekran për fushatë elektorale.

 

Po femrat?

 

Korrupsioni seksual, së bashku me nepotizmin, janë mënyrat mbizotëruese të funksionimit në administratë, në media, në sektorin publik e në atë privat. Të korruptuarit janë sahan-lëpirës pa asnjë moral, kurse femrat korruptuese janë njëjtësisht amorfe pa asnjë vlerë. Sigurisht që “duhen dy veta për të kërcyer një tango”, dhe Pango nuk ishte vetëm në vallen e tij. Asnjëherë s’ka qenë. As ai, as ushtria e tërë e meshkujve shqiptarë që kanë nga tre celularë, dy makina, tre të dashura, dy shtëpi, që rrinë gjysëm orë në punë e katër në motel, që dalin jashtë shtetit me shoqëruese pa asnjë lidhje me punën, që janë sinonim i instikteve më pak njerëzore, që kanë vështrime të paturpshme, fjalor të shëmtuar, sjellje përçmuese e tendenca të forta seksuale ndaj të gjitha femrave të bukura; që kanë gjithçka që s’duhet t’i lejojë vetes një njeri me principe morale; e kanë vetëm një grua që në rastin më të mirë kënaqet me komoditetin shtëpiak, e në rastin më të keq, ndjek shembullin e bashkëshortit. Për punë vlerash, shoqëria shqiptare është në krizë. Më shumë se kurrë. Sepse gatishmëria e tufave të femrave që i përgjigjen madje ballëlartë instikteve të ushtrisë mashkullore, gjunjëzon mundësitë e  pjesës tjetër, që s’janë të gatshme ta marrin jetën si t’jua sjellin.

Për momentin, dritë në fund të tunelit nuk ka. Kur të vijë ndonjë brez ku femrat të kenë më shumë respekt për veten, besim tek ajo, kur të jenë më të përgatitura, më konkurruese mendërisht e jo seksualisht, kur femrat të kenë guxim të shohin veten në pasqyrë e të thonë “Unë mund të jem më tepër se ushqim për Pangot” e kur meritokracia të zërë vendin e boshësisë mendore me të cilën gënjejnë veten femrat “e suksesshme”, atëherë po që nuk do ketë Pango të bjerë viktimë; sepse nuk do të ketë më femra të gatshme për të rënë në kurth,as mediatisht, e as realisht.

 

Si janw pango-sulmuesit televizivw e parlamentare?

 

Hipokritë! Të gjithë u treguan hipokritë; media, politika, deputetët, gazetarët që e “zbuluan”. Ata që e analizuan. Valë e madhe hipokrizie. E më e fortë erdhi ajo nga ata që janë më shumë të ngjashëm me Pangon. Fenomeni është i pranishëm ngado që të kthesh kokën. Ministra të tjerë të kësaj qeverie janë kapur në flagrancë me sekretaret apo koleget e tyre. Drejtorë e përgjegjës sektorësh me shumicë. Mjekë, pedagogë, gazetarë, drejtues biznesesh e institucionesh po ashtu. Por të gjithë mjaftohen duke treguar me gisht Pangon. E sërish, hipokrizia që vjen nga morali që bëjnë mbretërit dhe mbretëreshat e imoralitetit, nuk lë hiç vend për të ndarë shapin nga sheqeri. Rreth vicioz ky që solli Pango. Tregon edhe kalbjen e një shoqërie të rremë, që funksionon mbi bazë shumë-fytyrësish dhe hipokrizish të pashtershme. Turp për Pangon vërtet; por edhe për të gjithë ata dhe ato që janë më keq se ai.

 

 

Entry filed under: Uncategorized. Tags: .

8 Mars i tjetërsuar Pritja që të çon në BE

1 Comment Add your own

  • 1. errorful  |  10/03/2009 at 22:31

    Nga nervat paske nderruar dhe fontin e shkrimit🙂

    Me ngordhe me kete : “e kanë vetëm një grua që në rastin më të mirë kënaqet me komoditetin shtëpiak, e në rastin më të keq, ndjek shembullin e bashkëshortit.”

    Anyway, kte shkrim e ke qendis me mire se te tjeret. Por prape you need to chill more🙂

Leave a Reply

Fill in your details below or click an icon to log in:

WordPress.com Logo

You are commenting using your WordPress.com account. Log Out / Change )

Twitter picture

You are commenting using your Twitter account. Log Out / Change )

Facebook photo

You are commenting using your Facebook account. Log Out / Change )

Google+ photo

You are commenting using your Google+ account. Log Out / Change )

Connecting to %s

Trackback this post  |  Subscribe to the comments via RSS Feed


Shkrime të mëparshme

March 2009
M T W T F S S
« Feb   Apr »
 1
2345678
9101112131415
16171819202122
23242526272829
3031  

%d bloggers like this: