Në kërkim të cilësisë arsimore

23/04/2009 at 19:02 3 comments

Mirë që sistemi universitar në Shqipëri është liberalizuar. Mirë edhe që qeveria kërkon rritjen e numrit të nxënësve që duhet të zgjedhin arsimin dhe formimin professional. Akoma më mirë që reformat janë duke ndodhur në të gjitha kahet e nivelet në arsim, po për cilësinë, a po flet kush?

 

Sigurimi i cilësisë është një nga pikat kyce që i bëjnë të funksionueshme dhe të denja në tregun e konkurencën e ndershme institucionet e arsimit dhe ofruesit e formimit në vendet e zhvilluara. Po në Shqipëri, c’farë po bëhet për cilësinë?

 

Vula e ofrimit të saj nëpër institucionet e arsimit (dhe ato të formimt  kur bëhet fjalë për arsimin profesional), duhet të jepet me marrjen e akreditimit të ofruesit. Ky proces përfshin në vetvete regjistrimin si hap të parë, pastaj licensimin dhe më vonë, përmbushjen e kritereve të akreditimit (që variojnë që nga kushtet, ambjentet, laboratorët e stafi pedagogjik, deri tek përmbajtja e programeve mësimore, kurrikulës, moduleve, sistemit të vlerësimit etj.). Akreditimi bëhet vetëm pas vlerësimit të brendshëm (vetëvlerësimi) dhe vlerësimit të jashtëm. Vetëvlerësimi nga ana e tij është institucional dhe vetëvlerësim përmbajtësor.

 

Në institucionet tona arsimore, akoma nuk funksionon mirë kultura e vërtetësisë dhe transparencës në vetëvlerësim. Pra, edhe pse procesi i akreditimit (dhënia e vulës së cilësisë) ka filluar për Institucionet e Arsimit të Lartë, ai akoma është shumë subjektiv, sepse mbështetet mbi vetëvlerësime egosite dhe vlerësime të jashtme të pamonitorueshme apo të kamufluara nga interesa  të ndryshme.

 

Shqetësimet për mungesën reale të cilësisë në arsim e kanë ngritur shpesh edhe ekspertët e huaj që ofrojnë asistencë në reformat për arsimin. Ndihmë dhe rekomandime janë dhënë për të ndërtuar një sistem vetëvlerësimi që të mund të garantojë sigurimin e cilësisë dhe vetëpërmirësimin. Cilësia duhet ndihmuar nga një kuadër i vërtetë dhe kompetent licensimi, akreditimi dhe inspektimi të vazhdueshëm.

 

Por, e gjitha kjo do edhe një bazë ligjore të fortë, ku të mbështeten e të zbatohen të gjitha hapat e nevojshëm për sigurimin e cilësisë, që nga trajnimi i stafeve për licensim, akreditim, inspektim e deri tek trajnimi i mësuesve dhe stafit që bën vetëvlerësimin, apo që kuptojnë rëndësinë e akreditimit dhe të vulës së cilësisë.

 

Ama, nëse vërtet një Universitet  akreditohet dhe merr kështu vulën e cilësisë, atëherë cili është avantazhi që ai ka në treg, krahasuar me një institucion që nuk e ka marrë këtë akreditim? Apo cili është sanksioni ligjor ndaj institucioneve që nuk i plotësojnë kriteret e cilësisë? Asgjë. Përkundrazi, të gjithë janë duke e marrë akreditimin, pavarësisht kushteve të ndryshme në të cilën zhvillohet mësimi, pavarësisht cilësisë së shërbimit arsimor që ofron secila. Si rjedhim, kemi në treg një fluks të madh të diplomuarish fiktivë, që kanë pretendime të njëjta me studentët që kanë mbaruar me kohë të plotë dhe në Universitete të njohura e me eksperiencë edhe në cilësi.

 

Në njërin nga aplikimet e mia të hershme, vura re se universitet suedeze njihnin si të vlefshme për të vazhduar studimet e mëtejshme vetëm diplomat e marra në Universitetin e Tiranës. Sot listës i është shtuar edhe një institucion arsimor privat me vetëm dy prej degëve të tij. Pra, do të thotë se sipas kritereve të tyre, uniersitetet private në Shqipëri “nuk e kalojnë klasën” e ofrimit të cilësisë, pavarësisht dokumentit të akreditimit që pasqyrojnë me zë të lartë gjithandej nëpër media, në kërkim të studentëve konfuzë, që mandej edhe masterizohen në  konfuzitetin e tyre.

 

 Më tej, kontrolli i cilësisë në arsim nuk mund të bëhet nga një institucion që është në varësi të Ministrisë së Arsimit, sepse konflikti i interesit është fare i hapur, përderisa po kjo Ministri bën edhe licensimet, dhe nuk ka interes që të nxjerrë jo-cilësore institucionet që lejon vetë të hapen. Kontrolli i cilësisë duhet bërë nga ente të pavarura. Mbi të gjitha, në ofruesit e Arsimit dhe Formimit Profesional, ky kontroll duhet të jetë i mëvetëm nga inspektimet sporadike dhe jopërmbajtësore që bën Ministria nëpërmjet Drejtorive Arsimore të saj.

 

Pra, duhen standarde, dhe duhet cilësi. Pa këto kritere, nuk mund të jepen më certifikata akreditimi, sic jepen sot diplomat e disa universiteteve private. Eshtë turp dhe fatkeqësi për tregun e punës që nxiten kaq shumë njerëz të papërgjegjshëm të certifikojnë injorancën e tyre nëpëmjet diplomave të pavërteta, që mbi të gjitha, lëshohen edhe nga universitete që bërtasin në emër të akreditimit e të cilësisë.

 

Garantimi i cilësisë është një sfidë që dirigjohet nga lart. Për të garantuar cilësinë dhe për të përballuar konkurencën, i duhet dhënë rëndësi e madhe kontrollit të cilësisë dhe kritereve të rrepta e të vërteta të akreditimit.

 

Pa to, do të vazhdojmë të gënjejmë veten edhe për disa breza të tjerë se po krijojmë elita hije, nën shkolla që funksionojnë si biznese në prag falimentimi (nëse iu vë kusht cilësinë dhe iu heq cengelin ku varet konflikti i interesit).

 

E deri atëherë, tregun do ta kemi plot me akademikë, profesionistë, cirakë e punëtorë me të njëjtin nivel cilësie; shkëlqesia vetë.

 

Por, ecja drejt Kornizës Kombëtare të Kualifikimeve dhe drejt vetë Bashkimit Europian, do t’i detyrojë zyrtarët tanë të dashuruar fort pas kompetencave e frikës për t’i lëshuar ato, që të mësohen me delegimet, me tolerimin ndaj profesionalizmit dhe me sigurimin maksimal të cilësisë, që për arsimin është pa asnjë dyshim, shumë thelbësor.

Entry filed under: Arsim. Tags: .

Falsiteti i fushatës Nepotizmi gjenetik

3 Comments Add your own

  • 1. valbona  |  24/04/2009 at 12:34

    E moj Edlira, c’po me nxjerr mallin e vetes time para nja 5 vjetesh me keto shkrime. Puna eshte qe nuk gezohesh kur sheh qe rrihet uje ne havan prej vitesh e perserisim te njejtat gjera pa vajtur asgjekundi. Kete punen e Agjensise e kam me merak se ia kam sjelle vete specialistet nga Londra (me parate e Soros-it , sigurisht) per forcim kapacitetesh dhe aty eshte bere pune, duke patur parasysh si ka qene. Kjo puna e varesise qendron, po nese Agjensia shkeputet sot, une jam e bindur se shume mire qendron vete, madje pikerisht pse Agjensia eshte bere e forte, IAL-te po perpiqen te gjejne lart e poshte ente te tjera qe t’i nxjerrin mire. AJo qe dua te them eshte qe te mos hedhim foshnjen bashke me ujin e govates.
    P.S. Dikur ka qene nje shoqate “Miqte e Edukimit”, s’di c’behet me te tani, po ne duhet te ishim anetare nderi:)

  • 2. J.  |  24/04/2009 at 13:22

    Pershendetje Eda, pervec anes burokratike te ndarjes institucionale ne gjithe sektoret e arsimit, nje metode tjeter per te rritur cilesine dhe konkurrencen qe me vjen tani ne mendje, eshte sistemi i vleresimit te arsimtareve.
    Ajo qe kam ne mendje eshte kjo: Sic behet hyrja e studenteve neper universitete, me pike, ne te njejten menyre mund te behet emerimi i arsimtareve.
    Ne kriteret e vleresimit mund te futen vleresimi i vete nxenesve ndaj mesuesve te tyre, praktike qe gjen zbatim ne universitetet perendimore. Por edhe kritere te tjera si eksperienca ne pune, vendi i emerimit te meparshem (dmth nje mesues qe ka punuar per disa vjet ne nje zone te thelle, ti jepet mundesi vleresimi me e larte). Keto pervec notave te defteses se arsimtareve dhe botimeve ne fushen qe ushtrojne. Kjo eshte nje menyre si mund te shtohet ambicja e tyre, por edhe stimulimet ekonomike nepermjet kesaj metode.🙂

  • 3. errorful  |  24/04/2009 at 14:47

    Ah mi goce, por qe te sigurosh cilesi, duhet me pare ta kesh marre parasysh nje cike cilesine qe ne fazen e ngjizjes. Kjo vula e cilesise tani pas pilafit eshte sikur te kesh mbjelle fare te keqe e te mundohesh ta rregullosh rruges ndersa ka mbire..
    Sjam hic dakort me J qe eshte sistemi i vleresimit te arsimtareve komponent kyc i sigurimit te cilesise. Perkundrazi, arsimtaret duhet te jene plgu&play. Sistemi duhet te garantoje kallepin e duhur te arsimtarit dhe menyren si ndervepron ne sistem, pastaj eshte kollaj ta mbushesh dhe ta fusesh ne vathe.
    Studentet aq me pak, sepse ato jane produkte te pandergjegjjshem te koheve te cmendura dhe po ta mendosh i ciles datelindje eshte studenti me i vjeter, e kupton qe ata duhen perjashtuar ne pjesen me te madhe🙂
    Certifikimi i institucioneve arsimore per mua eshte i kollajte fare, sepse skemi pse shpikim rroten. I ka bere bota prej kohesh, i kane caktuar parametrat qe do monitorohen dhe me pas vleresohen. Dhe problemi nuk eshte asnjecike tek arsimtaret. Por tek QELLIMI i ngritjes dhe i licensimit te ketyre institucioneve. Sa kohe QELLIMI dhe fokusi nuk eshte PROCESI MESIMOR merri dhe piji lengun.
    Asnje gje tjeter nuk duhet, pervecse kurajo dhe vullnet per ti shkundur nga rrenjet keto ngrehina pseudo-arsimore. Jane aq larg te qenit shkolla te verteta sa nuk duhet asnji fije mundim per ti kapur per briresh.
    Ama ska as kurajo, as vullnet, e as deshire.
    I vetmi aset qe i ka ngel arsimit, jane disa njerez pasionante dhe profesioniste qe orientohen ende nga perceptimi i tyre I DREJTE per arsimin, ne ushtrimin e detyrave te tyre ne shkolla.
    Por keto jane pak per te shpresuar per nje permbysje te situates. Keshtu qe gur gur bohet kalaja, dhe guret e vegjel do vendosen nga ndergjegjesimi i njerezve per rolin e arsimit ne jeten e femijeve te tyre, dhe per vleren e kthyer mbrapsh nga investimi ne arsimimin e femijeve. Sa kohe sistemi i vlerave eshte i tille si ky i sotmi, ska as BE, as marreveshje as metodike, e as Led Shamku😛 qe e ndreq arsimin. Gjerat po ndryshojne, shume avash, ama po levizin ne kahun pozitiv.
    Por duhet shume kohe ende me prit😦
    U deshen me u ngrit 1000 kioska te qelbura qe pasaj te shembeshin dhe te pastrohej dhe te behej e bukur dhe LANA🙂
    Mbaj mend ne 1999 kur permbytej bulevardi nga shirat nje i huaj me thoshte se nuk e besonte kurre se LANA mund te pastrohej. As une ne ate kohe se besoj. Mirepo per pak vjet ndrroi faqe. Tani e di qe kjo con ke Edi Rama (ptu ptu larg qofte) por ti shife ne parim🙂 dhe merr parasysh qe shqiperia eshte vend qe ndryshon shpejt🙂
    Por si perfundim, shyqyr zotit qe koha kur do ti cojme kalamajte ne shkolle ska ardhur akoma🙂

Leave a Reply

Fill in your details below or click an icon to log in:

WordPress.com Logo

You are commenting using your WordPress.com account. Log Out / Change )

Twitter picture

You are commenting using your Twitter account. Log Out / Change )

Facebook photo

You are commenting using your Facebook account. Log Out / Change )

Google+ photo

You are commenting using your Google+ account. Log Out / Change )

Connecting to %s

Trackback this post  |  Subscribe to the comments via RSS Feed


Shkrime të mëparshme

April 2009
M T W T F S S
« Mar   May »
 12345
6789101112
13141516171819
20212223242526
27282930  

%d bloggers like this: