Vota pezull

17/05/2009 at 12:13 3 comments

“Ju inkurajoj të aplikoni për kartat tuaja të identitetit. Dhe të shkoni të votoni. Për ju”.

Kështu iu drejtua audiencës këto ditë një diplomat i lartë që shërben në Shqipëri.

Dhe ka të drejtë. Kartat e identitetit nuk janë as meritë e maxhorancës, as betejë e opozitës. Janë mjeti i domosdoshëm i identifikimit për të gjithë ne që në 28 duam të votojmë, e po dolën zgjedhjet mirë, në 29 Qershor duam të shkojmë t’iu bëjmë ndonjë vizitë pa vizë miqve e familjarëve që kemi nëpër Europë. 

Pra, diplomati ngrinte dy çështje njëkohësisht; domosdoshmërinë e pajisjes me letërnjoftim elektronik dhe atë të shfrytëzimit të së drejtës për të votuar.

 Për të parën jam dakord. Dhe kartën po e pres. Por për të votuar, akoma nuk e di. Dhe nuk jam vetëm. Pse? Sepse çështja sot më shtrohet “kush është e keqja më e vogël”, e jo “kush është e mira më e madhe”. E përse u dashka të votoj për një të keqe, sado e vogël që të jetë ajo?! Sepse nuk kam alternativë tjetër, ja pse. Po të mos votoj, dikush tjetër do ta përdorë votën time. Në një mënyrë apo në një tjetër, vota ime do të numërohet edhe pa u hedhur në kuti. E duke qenë vetë kritiziere e madhe e pjesëmarrjes së ulët në votime edhe në vendet ku gjërat janë në rregull prej dekadash, nuk më ngelet gjë tjetër veçse të marr ndonjë lupë e të kërkoj arsyet përse njëra e keqe është më e vogël se tjetra.

 Ndjesia ime e shtresëzimit dhe “dhënia Cezarit atë që i takon Cezarit”, më bën të ndjehem tërësisht komode në konservatorizmin timm formëzuar me kalimin e viteve dhe ngjarjeve. Po promovuesit e Shqipërisë blu më tmerrojnë me arrogancën, nivelin e ulët qytetar, mungesën e fisnikërisë, makutërinë për të manipuluar dhe forcën për të të neglizhuar.

Nga ana tjetër, tek shoh përfaqësues të botës shkencore e akademike që të imponojnë respekt pa asnjë kusht për njohuritë, përkushtimin dhe formimin e tyre në ekonomi, fizikë, shkenca natyrore, sociale, politike e në sjelljen e dallueshme qytetare teksa militojnë tek e majta, të keqen e saj rrekem ta shoh me shumë zor. Por, dialogu me Shqipërinë, tërheqja nga përballja në zgjedhje, heshtja kur duhet folur, fjala kur duhet heshtur, qeverisja e dikurshme nga avioni e kjo e sotmja apo e nesërmja nga bashkia, ma heq edhe atë nxitje që më vjen nga njerëzit e respektuar jashtë politikës.

Alternativat e tjera të majta? Thellësisht individuale. Le të ngelin të tilla.

Alternativa të tjera të djathta? Shumë larg të qenit të vërteta.

Po të rinjtë? Eh, ju kanë ngritur nivelin e pragut. Prandaj u shtynë në kompromise. Në mos koalicionesh, edhe aderimesh. Kjo më tremb më shumë se e gjithë e majta vetë. Bashkë me ta edhe sojet e aleancave hibride që bëhen çdo katër vjet për të qëndruar përjetësisht në pushtet si minoritar apo ambientalist.

Por votën do t’ia jap dikujt këtë verë. Do doja t’ia jepja një force, partie apo koalicioni që më garanton se unë dhe pushteti i shohim gjërat njëlloj; abuzim shoh unë me fondet e rrugës Durrës-Kukës, abuzim të shohë edhe ai. Katastrofë të shoh unë në betonizimin e Tiranës, katastrofë të shohë edhe ai. Keq-menaxhim të ndjej unë në energjinë elektrike, terr të ndjejë edhe ai. Dëshirë të paepur për një Shqipëri të pastër të kem unë, politika të forta mjedisore të garantojë ai.

Po kush është kjo forcë politike që ka sjellë të detajuar planin për të rifutur në shina arsimin? Po papunësinë? Po harresën në bujqësi?

Këta janë bërë të  gjithë ekspertë mashtrimesh e gënjeshtrash për rritje ekonomike e rritje eksporte këpucësh e mineralesh prej të cilave ne nuk fitojmë asgjë (përveç minatorëve të vdekur).

E asnjëra nga të mësipërmet nuk ka për të ardhur në ndonjë platformë nëse nuk e ka ndonjë forcë në mendje forcimin e institucioneve. Po sot akoma i burgosuri mund të dalë me leje nga burgu për 100 euro, e në ditën e lejes mund të pijë kafe apo të vrasë njerëz në mes të Tiranës, se kot nuk ka shkuar në burg.

E sot akoma pretendohet se bëhet maksimumi edhe pa vajtur asnjë orë as në zyrën e Bashkisë, as në atë të Partisë.

Nga ana tjetër, lufta e anëtarësimeve dhe e aplikimeve është duke u bërë në terren shumë të ulët e fare të papërgjegjshëm. Zhvleftësimi që i bëhet opinionit qytetar për aftësinë për të ndarë meritën vendase nga dashamirësia e huaj, është shumë i gabuar. Administrata e sotme është po aq militante në një përqindje të lartë të saj sa c’ishte ajo e djeshmja.

Meritokracia duket që nuk ka kund vend që në zgjedhjet që kanë bërë partitë për promovimin e tyre të deritanishëm.

Beteja për votën që vjen përditë e më shumë nga çdo ekran, është shumë larg realitetit shqiptar. Të gjithë çirren duke sharë kundërshtarin. Por pak, shumë pak flitet për alternativën e vërtetë. Prandaj palët ngjajnë si dy pika uji. Prandaj edhe vota ime vazhdon të qëndrojë pezull.

Më kanë ngelur edhe 41 ditë për të vendosur. Me të bërtitura e të shara nuk vendos dot.

Po ku të jenë fshehur këto alternativat?

Entry filed under: Opinion. Tags: .

Iku dhe Vlora…! Shpërfillja zyrtare e ligjit

3 Comments Add your own

  • 1. valbona  |  18/05/2009 at 15:17

    kur ta gjesh, ma thuaj dhe mua

  • 2. edliragjoni  |  19/05/2009 at 10:47

    Samewise🙂

  • 3. edrus  |  21/05/2009 at 12:03

    Edlira, me pelqen qe nje ze si i juaji ngrihet dhe, ne morine e zerave qe ngelen vetem duke diskutuar listat dhe kandidatet e mundshem per tu zgjedhur, ngre dhe prek problemin e vertete me te cilin duhet te perballoheshin te gjithe ata qe do te shkojne per te votuar: Mungesen e programeve.

    Mungesa e programeve dhe objektivave,mua personalisht, me duket si nje strategji e forcave kryesore politike per te vepruar edhe ne te ardhmen ashtu si ne te shkuaren… perndjekje objektivash “patriotike” ose projektesh ngushtesisht te shfrytezueshem ne programe elektorale, duke hedhur ne to fonde te sterfryra (te justifikueshem me “rendesine historike”) per t’ju lene vend abuzimeve, vjedhjeve dhe fuqizimit gjithnje e me te madh te asaj klase korruptonjesish dhe te korruptuarish qe gjithnje e me teper do te ndihen si veshka mes dhjamit ne mjegullnajen e qeverisjeve pa programe dhe objektiva.

Leave a Reply

Fill in your details below or click an icon to log in:

WordPress.com Logo

You are commenting using your WordPress.com account. Log Out / Change )

Twitter picture

You are commenting using your Twitter account. Log Out / Change )

Facebook photo

You are commenting using your Facebook account. Log Out / Change )

Google+ photo

You are commenting using your Google+ account. Log Out / Change )

Connecting to %s

Trackback this post  |  Subscribe to the comments via RSS Feed


Shkrime të mëparshme

Më të lexuarat

  • None
May 2009
M T W T F S S
« Apr   Jun »
 123
45678910
11121314151617
18192021222324
25262728293031

%d bloggers like this: