Shpërfillja zyrtare e ligjit

21/05/2009 at 15:19 2 comments

Të dyja partitë e mëdha politike i dërguan me vonesë listat e kandidatëve për deputet në KQZ. Partia Socialiste bërtiste duke thënë se 15 minuta janë njëlloj me 1 orë e gjysmë, (edhe pse lista u dorëzuar me plot tetë orë vonesë); kurse Partia Demokratike pretendon se e ka dorëzuar listën në 23.55 të datës 19 Maj. Afati ishte ora 24.00.

 Asnjëra palë në kohë. Madje, PS pretendon se në këtë kohë delikate, komisioni i zgjedhjeve duhet të punojë 24 orë, shtatë ditë në javë mundësisht.

Unë nuk dua të merrem fare me partitë; as me alternativat e tyre të çala; as me fatkeqësinë që na ka rënë mbi kokë, për të zgjedhur me pahir të keqen më të vogël. Po sa e vogël mund të jetë kjo e keqe, kur të parët që shkelin ligjin janë vetë ata që bërtasin në emër të tij?

Zotërinj kryeministra në detyrë e në dëshirën për t’u bërë; jeni shkelës të ligjit. Dhe e keni bërë pa pikë përgjegjësie. E akoma më keq, publikisht vazhdoni të gënjeni e të kërkoni që e drejta të jetë me ju edhe pse shkeljen e keni bërë fare hapur.

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve ka një afat përfundimtar, të përcaktuar me ligj e miratuar nga ju vetë. Çfarë ju pengonte të dorëzoni ato lista brenda afatit? Rrëfimet e mikut tuaj Fatos Nano nuk mund të jenë arsye aq e fortë sa tw ia vlejw të shkelësh ligjin për të dëgjuar mendimet e tij ndriçuese deri nw fund. As pritja për të parë të dorëzuar listën e palës tjetër nuk është justifikim, sepse behët fjalë për listë kandidatësh për ligjvënës të ardhshëm, e jo për garë kalamajsh kopshti.

 Cili është mesazhi që përcillni me shkeljen tuaj? E për më tepër, çfarë kërkoni të transmetoni me arrogancën televizive teksa kërkonit që KQZ të mos bëjë dallime mes vonesash?

 Ky detaj fare i vogël e i keqpërdorur, anashkaluar e injoruar nga media për rëndësinë e tij, është tregues shumë i fortë i karakterit antiligjor të veprimeve që vlojnë në mendësitë e të dy partive. Shkelja e hapur e Nenit 67, pika 1 e  Kodit zgjedhor që përcakton qartë afatin kohor, është shpërfillur publikisht. E akoma më keq, për të nuk mbahet asnjë përgjegjësi. Kodi zgjedhor i Republikës së Shqipërisë, Neni 67, pika 1 thotë specifikisht: “Partia politike, që është regjistruar në KQZ si subjekt zgjedhor për zgjedhjet në Kuvend, depoziton në KQZ listën shumë-emërore të kandidatëve të saj për çdo zonë zgjedhore jo më vonë se 40 ditë para datës së zgjedhjeve”.

 Kjo datë i binte 19 Maji ora 24.00 dhe në datën 20 Maj ora 00.01 çdo dorëzim është i jashtëligjshëm.

E c’bëjnë partitë për të justifikuar këtë? Mbahen tek gabimi i palës tjetër. Po media? Ajo akoma më qesharake. Nuk ngre problemin që partitë janë të parat që shkelin ligjin e zgjedhjeve, por hidhen të mbrojnë veprimin e socialistëve. Madje, madje, bëjnë edhe analiza nga ato të mrekullueshmet e uniket, ku të majtët na dalkan të diskriminuar.

Kjo shkelje më ngjau me shkëmbimin që bëra në një rrugë të ngushtë  njëkalimëshe, kur në kah të kundërt, tërësisht kundravajtje e me shpejtësi të egër, vjen një makinë civile që ngitej nga një polic. Nuk bëra anash. Përkundrazi. Frenova në vend, që të mos e lija të kalonte. Boria e tij nuk pushonte, që unë të hapja krahun. Në fakt fika makinën dhe zbrita.

“Zotëri, kjo rrugë është një-kalimëshe dhe jeni kundravajtje. Duhet të bëni mbrapsht”. “ Ik moj vajzë hap krahun, se e di unë që jam kundravajtje, po s’kam kohë t’i bie rreth e rrotull”. “Ka ndonjë urgjencë”?  “Jo. Po s’do pyes ty unë se si e ku do futem”.

“Po makina është civile zotëri. Dhe uniforma jote supozon mbrojtjen e ligjit, jo shkeljen e tij”.

“Moj do hapësh rrugën ti apo si e ke hallin? Apo nuk di të lëvizësh anash edhe më bën dallavere ligji këtu. Kush ta ka dhënë patentën ty? Lëviz aty se t’i mora fare dokumentet”

Mbrojtja më e mirë është sulmi. Kundërsulmi në këtë rast. Dueli mbaroi me anashkalimin e të dyve; sepse rruga ishte vërtet e ngushtë. Polici nuk i shkonte pas shkeljes së ligjit, po as unë s’e ndiqja dot shembullin joligjor të atij që e kanë vënë të jetë promovues apo mbrojtës i tij. Kur ai e shkel ligjin i pari, pse të mos futem edhe unë herën tjetër kundravajtje në këtë rrugicë?

Po më keq akoma, kur partia e kryeministrit aktual dhe ajo e kryeministrit ëndërrimtar shkelin afatet ligjore, c’mesazh japin për 2 milionët e njerëzve që thërrasin të votojnë për ta?

Kjo fushatë ka shumë gjëra që nuk shkojnë në sjelljen dhe çjerrjen e të dyja palëve. Edhe të televizioneve që merren me sondazhe, por jo me zhbirime telefonatash apo kërkesë llogarie përse Shqipëria ngeli në klasë e ia mbyllën sërish derën e liberalizimit të vizave.

Këtu flitet për gjithçka, vetëm për të vërtetat jo. Këtu respektohet hierarkia e frikës, por jo ligji. Në këtë fushatë ka demagogë, psedupolitikanë, pseduogazetarë, pseudokandidatë e pseudointelektualë me shumicë, por respektues të ligjit jo. As mbrojtës tij. As denoncues apo ndëshkues që të veprojnë me forcën që u ka dhënë ai.

E çfarë sjelljeje mund të ketë më vlerë apo besueshmëri pas shkeljes së hapur të ligjit dhe memecllëkut kolektiv që e shoqëroi atë? Konglomerat i pështirë njerëzish e mekanizmash që i shërbejnë njëri-tjetrit këtë fushatë.

Ja përse Shqipëria do të ngelë sërish në klasë; sepse askush këtu nuk e duron, pranon apo respekton dot forcën e ligjit.

Entry filed under: Uncategorized. Tags: .

Vota pezull Merituesi i votës

2 Comments Add your own

  • 1. man poga  |  21/05/2009 at 20:38

    Shume e frikshme kjo arogance e partive…aq me teper e bere ne sy tone dhe botes, te asaj bote qe pret nga ne seriozitet ne mardhenie me ligjin dhe transparence me qytetaret.
    Edlira per policin mos u merzit…ZOt fali se nuk dine cbejne.
    Gjith te mirat: mani

  • 2. errorful  |  22/05/2009 at 15:07

    e bukur kjo me policin.
    une se ngas fare me makinen,sepse jam aq e cmendur sa bashke me makinen do ta perplasja ndonje rob pas murit nga nervat😛
    Per temen, i ndaj me ty te gjitha. Eshte arrogance e papare.
    Dhe me erdh shume inat dhe mua, pse askush nuk u indinjua. Mu duk arrogance e qellimshme. Dhe ogur shume i keq. Nuk eshte e rastesishme qe vjen nga PS-ja kjo arrogance.
    Eshte ogur i keq, shume i keq…😦
    Po ska burra jo. Ska burra ky vend. Sepse KQZ-ja eshte e mbushur me kompromisaxhinj, qe, qekur kane shkel aty, jane betuar qe do fismosin hajdutllekun, mashtrimin, dhe kjo tolerimi i kesaj arrogance nuk asgje ne krahasim me farsen qe kane fimos jete e mot dhe mbase do firmosin dhe kete here ato palacot qe marrin rrogen ne KQZ

Leave a Reply

Fill in your details below or click an icon to log in:

WordPress.com Logo

You are commenting using your WordPress.com account. Log Out / Change )

Twitter picture

You are commenting using your Twitter account. Log Out / Change )

Facebook photo

You are commenting using your Facebook account. Log Out / Change )

Google+ photo

You are commenting using your Google+ account. Log Out / Change )

Connecting to %s

Trackback this post  |  Subscribe to the comments via RSS Feed


Shkrime të mëparshme

Më të lexuarat

  • None
May 2009
M T W T F S S
« Apr   Jun »
 123
45678910
11121314151617
18192021222324
25262728293031

%d bloggers like this: