Shqipëria larg saj

15/06/2009 at 18:46 3 comments

Më ndodh sa herë jam larg Shqipërisë; politika më duket surreale; fushata një teatër pa spektatorë; media një lodër me bateri; puna një përkushtim i përmbytur; kolegët më të vegjël në sjellje, por si njerëz, më ndryshe në shpirt, po t’i shohësh pa ndikim. 

Presioni me të cilin mbyt veten në Shqipëri më duket i pavend.

Sa herë jam larg saj, jam gati të fal gjithë gabimet e kujtdo ndaj meje dhe ndaj vendit tim. Më rrinë mbi sy (edhe kur i kam hapur), vetëm anët e mira të Shqipërisë që po ndryshon jo se thotë Berisha, por sepse nuk ka rrugë tjetër, e sepse kështu thonë qindra mijërat e emigrantëve që kanë dërguar paratë që shpenzohen në Shqipëri. Apo sepse kjo është rruga e vetme që kemi; përpara.

Po sigurisht që teksa prish qetësinë e miqve të mi në holl me mënyrën më të keqe të mundshme që mund të luhet “Eliza”, i bashkohem gjithaq buzëqeshjes së tyre në buzëmbrëmjen e paqtë mbi liqen. Në Shqipëri do ma kishin sharë e keq-komentuar “Elizën” time.

Këtu s’kam armiq. As njerëz që të më stresojnë. As të më vjedhin kohën. As mendjen apo fjalën e të ma shesin si t’iu vijë për mbarë. Po nuk merr asnjë kanal shqiptar për fat të mirë…dhe u bë java e dytë që jam tërësisht e pashqetësuar nga absurditeti i fushatës.

Një ditë e ndërmjetme në Tiranë e mbushi kupën e çudirave politike. Por sërish, sapo largohem prej saj, fushata më bën të qesh, në vend që të më shqetësojë.

“Për kë do të votosh në zgjedhjet që keni javën tjetër”? – sytë e bashkëbisedueses nuk janë thjesht kureshtarë. Janë zhbirues dhe inkurajues. Ajo sapo tha se përdorimi i termave në takimet promovuese për politikat e BE-së ndaj Ballkanit Perëndimor duhet të jenë të kujdesshme. Në këtë periudhë të vështirë, europianët nuk kanë qejf të dëgjojnë apo nuhasin valë zgjerimesh apo lëshimesh. Por në Shqipëri fushata nuk ka kuptim pa to.

Nuk i them dot se nuk votoj. Mua s’më lejohet ta bëj atë gabim.

“Do të votoj për atë që më bën më shumë për të qeshur” – i them pa pikën e seriozitetit.

Qeshim të dyja. Ajo e njeh mirë Shqipërinë. Aq sa edhe unë kur jam larg saj. Prandaj gjithçka duket më pak negative dhe e komplikuar sesa kur je brenda vorbullës së saj.

Më duken fare pa kripë shakatë që bëhen në Shqipëri për gjininë, policët, Berishën apo Ramën. Por e gjithë Shqipëria më duket një recetë e rrallë që s’shijon pa kripë. Veçanërisht shtëpia imë, familja ime, pjesa ime në Vlorë, pozicioni im në punë, vendi im në shoqëri.

Shqipëria ime nuk ka asnjë lidhje me atë të para-zgjedhjeve.

Të paktën kështu më shijon ta mendoj nga larg.

Entry filed under: Uncategorized. Tags: .

Sinjali izolues i zgjedhjeve në BE Fushatë muzikore

3 Comments Add your own

  • 1. edrus  |  16/06/2009 at 12:43

    Nuk besoj se perceptimet e tua ndryshuan me distancën… Je ajo që ke qënë gjithmonë…. të shpresojmë që edhe ata që ke përreth në Tiranë, një ditë të fillojnë ta shikojnë njeritjetrin edhe me buzë në gaz. dhe të mos fillojnë ta marrin aq seriozisht politikën (sidomos militantizmin ekstrem).

  • 2. edliragjoni  |  16/06/2009 at 13:05

    🙂

    Ashtu shpresoj edhe une Edi. Life is so beautiful when smileing is around🙂
    Tani, Berisha qesh pak me shume se Rama, por shyqyr Zotit, nuk e kam fjalen per ate tip buzeqeshje ; )

  • 3. errorful  |  16/06/2009 at 13:19

    po kur ve kemben ne Rinas permbyset e gjitha….
    menjehere…..
    momentet qe urrej me shume jane kthimet ne Tirane pas udhetimesh.
    Une dua e pakta 3 dite te me vijne trute ne vend dhe mos te me merret fryma nga cdo gje ketu…me duket sikur jam kthyer ne vendin me te mjerueshem te botes. E mbase skam faj.
    Por duhet te largohet here pas here njeriu se perndryshe plas ketu.
    Por une si ve faj vetes pse e marr seriozisht politiken. Sa kohe jam afer ndodhive, informacionit, dhe kam aq fushepamje sa te kuptoj se si na e ndikon jeten, smund te rri si dru. Nxehem, ftohem, por gjtihesesi, as une sdo votoj. Dhe shyqyr kete sme duhet ta fsheh🙂 dhe e them me plot goje.
    Gjithesesi une them me mire qe Sala qesh i cike me shume. Se kur qesh Rama, mua me ze paniku.🙂

Leave a Reply

Fill in your details below or click an icon to log in:

WordPress.com Logo

You are commenting using your WordPress.com account. Log Out / Change )

Twitter picture

You are commenting using your Twitter account. Log Out / Change )

Facebook photo

You are commenting using your Facebook account. Log Out / Change )

Google+ photo

You are commenting using your Google+ account. Log Out / Change )

Connecting to %s

Trackback this post  |  Subscribe to the comments via RSS Feed


Shkrime të mëparshme

June 2009
M T W T F S S
« May   Jul »
1234567
891011121314
15161718192021
22232425262728
2930  

%d bloggers like this: