Berisha parakalon Ramën

23/06/2009 at 16:24 2 comments

 Pra, Partia Demokratike është në avantazh ndaj Partisë Socialiste dhe e majta është tani vetëm 0.4% përpara të djathtës. Ky është rezultati i sondazhit të fundit parazgjedhor, të publikuar nga IPR Marketing para dy ditësh. Po edhe sondazhet e tjera të kësaj jave duket se ranë dakord në po të njëjtën pikë. Avantazhi që e mjata pati në fillim të prillit kur nisën këto sondazhe, u shfry si flluskë sapuni. Në shpalljen e rezultateve të fundit, jo vetëm që fituese është e djathta, por edhe vetë Sali Berisha ka popullaritet më në rritje sesa Edi Rama.

Cfarë ndodhi me të majtën që në këto tre muaj? U sfumua. Asgjë më tepër. Programi me një mijë faqe doli të ishte një mijë pallavra. Lista e kandidatëve nuk ishte ajo që të majtët e thekur, ata të moderuarit apo që “kanë inat” Sali Berishën, prisnin të shihnin. Me një sërë emrash që vijnë si preferencë vetjake e kryetarit, kandidatët e majtë as që patën pikë impakti në entuziazmin në shuarje të mbështetësve socialistë.

A është vërtët më mirë Sali Berisha? Për shumë arsye jo. Ama Edi Rama tregoi se tek e fundit, ai vetë nuk është aspak më i mirë sesa Sali Berisha, prandaj ulja e popullaritetit të tij, besimi tek PS-ja dhe vota për të, kanë pësuar ulje.

Po pse është në avantazh Partia Demokratike? Epo, se përvec të tjerave, kreu i saj nuk harron të na i bëjë të njohura rezultatet, madje duke i hiperbolizuar ato si të ketë qejf, sepse askush nuk ka mbledhur fakte e shifra ta kundërshtojë.

Kryeministri edhe dje ma nisi një mesazh me sms, pa më thënë në e dërgonte me paratë e qeverisë apo me ato të partisë. Ama duke premtuar hapjen e 160 mijë vendeve të reja pune, (ku do dalin dhe pse nuk i ka hapur deri tani?); duke më premtuar lëvizje të lirë në BE brenda një viti (po pse jo këtë vit? E pse Shqipëria nuk e kaloi testin europian të lëvizjes që kaloi Maqedonia dhe Mali i Zi?); duke më thënë se pensioni i gjyshes sime në fshat do të barazohet me atë të gjyshes tjetër në qytet (edhe pse nuk kanë bërë punë të njëjtë); duke premtuar dyfishim të rritjes së ndihmës ekonomike (krahas hapjes së 160 mijë vendeve të punës); zoti Berisha më kërkon të votoj numrin 10.

Kurse Rama më kërkon të votoj numrin 33, sepse ai që është nën numrin 10 nuk bën, se është i dështuar dhe nuk duhet t’i bësoj më.

Ok, në rregull, ja nuk i besova më. Po tek ty c’farë të besoj? Arsimi që do ti është një përmbledhje e shëmtuar fjalimesh konference pa asnjë strategji të mirëfilltë. Daljet në publik të promovuesve të tij nuk japin asnjë lloj alternative ndaj gjendjes së sotme. Që situata është problematike, këtë dynjaja janë në gjendje ta konstatojnë vetë, po si do të rregullohet ajo? Cila është mënyra për të hequr dorë nga centralizimi, varësia totale prej Tiranës, kontrolli tërësor mbi buxhetet e shkollave, mungesën e lidhjes së tyre me tregun e punës? Dhe si këto, asnjë përgjigje nuk ka për qindrat e pikëpyetjeve fatkeqe për arsimin.

Por zoti Rama nuk ka alternativë as tjetërkund. Ai konstaton se gjërat janë keq dhe se Berisha nuk duhet besuar më. Dakord, por ama Berisha është i gjallë, i lëvizhëm, energjik, fajtor për shumë gjëra, por edhe aktiv. Aktiv pa asnjë dyshim. Aktiv dhe ekzagjerues në shifrat dhe faktet që jep, por ama të gjitha i ka ekziestuese. Kurse Rama jo.

Rama ka meritën absolute të nxitjes së Berishës për të punuar. Shndërrimi rrënjësor që ai i bëri Tiranës në dy mandatet e para, detyroi të gjitha qytetet në Shqipëri të ndiqnin shembullin e tij; të c’kioskëzonin vendin. Rama ka edhe një meritë tjetër që zoti Berisha fatkeqësisht nuk e gëzon; ai riktheu në mendësinë e të gjithëve idenë e pronës së përbashkët publike. Partia Demokratike dhe mbështetësit e saj e keqkuptuan dhe keqpërdorën lirinë e lëvizjes, jo vetëm duke zaptuar pronat e të tjerëve, por edhe duke masakruar me kioska pronat publike. Pra, e përbashkëta u shkel me këmbë.

Kurse Rama e ktheu përmbys gjithë atë katrahurë. Po të mos e kishte bërë, Tirana sot do ishte më keq se Lagosi me lagjet e tij prej teneqeje. Pra, Rama riktheu jo vetëm hapësirën, por edhe mendësinë e përkitjes së përbashkët të saj.

Për dy mandatet e para e kam fjalën, se në këtë të tretin, i ka futur një fushatë lejesh ndërtimi, sa tani nuk ka ngelur më deputet, kandidat për deputet e kandidat miku për deputet, familjar, miq apo shokë që nuk kanë marrë leje ndërtimi, firma ndërtimi e apartamente falas, në kurriz të hapësirave publike apo keq-shfrytëzimit të pa-urbanizuar të Tiranës.

Sigurisht që shndërrimi i saj prej Ramës është i mirëpritur, por qytetarët nuk mund të ngelen të kënaqur vetëm me aq. Rruga e nisur mirë me Tiranën, duhet të vazhdonte më tej, e të bitisej në të gjithë Shqipërinë. Po fatkeqësisht, Edi Rama e ndërpreu zhvillimin e Tiranës në dobi të publikut dhe e shndërroi atë në burim fitimesh nga ndërtimet prej njerëzve reth tij.

Për të njëjtën arsye që njerëzit e votuan në 2001-in, 2004-ën dhe 2007-ën në krye të bashkisë, votuesit do ta ndëshkojnë Ramën në 28 Qershor në emër të Shqipërisë. Vizioni i tij nuk është më aq gjithëpërfshirës, i hapur, largpamës dhe dashamirës sa c’ishte në kandidimet e tij të mëparshme.

Për më tepër, Rama ka refuzuar në mënyrë të vazhdueshme bashkëpunimet me pjesën tjetër të së majtës, arrogancë të cilën votuesit e majtë e përkthejnë si mungesë dëshire t’iu përfaqësojë interesat e tyre nën një cadër të vetme. Kjo ndodh ngaqë Rama në fakt nuk ka shumë prirje sociale të majta në mendësinë dhe mënyrën e tij të të vepruarit.

Edi Rama ka shenja autoritarizmi, dhe kjo nuk është krejt e panevojshme në një vend në zhvillim e sipër; por fatkeqëisht, ai harron të jetë karizmatik, i hapur, bashkëpunues dhe gjithëpërfshirës në shfaqjet e tij, qoftë edhe për t’iu dhënë përshtypjes kandidatëve të tij se ata të gjithë vlejnë, apo për t’i përcjellë entuziazëm dhe siguri votuesve, që ata të mos hezitojnë hic përpara fletës së votimit.

Deri tani nuk ia ka dalë dot mbanë.

Kështu thonë edhe të gjitha sondazhet e bëra së fundmi në Shqipëri. Shpresat dhe pritshmëritë prej tij ishin të mëdha. Zhgënjimet e fushatës po ashtu.

Prandaj është mirë që për hapat e mëtejshëm, e para të jetë alernativa zëvedësuese, jo ajo përjashtuese.

Deri sa të vijë ai vit, të shpresojmë që pas 28 Qershorit, Shqipëria të mos eci më mbrapa.

Entry filed under: Analize, Politikë. Tags: .

Fushatë muzikore Imazhi i “suksesshëm” i PD-së

2 Comments Add your own

  • 1. arti  |  14/07/2009 at 22:09

    Edi Rama sigurisht ka zhgenjyer. Kur u be kryetar partie une isha i sigurte qe do behej kryeminister ne keto zgjedhje. Dyshimi ishte se sa te thelle do e kishte rezultatin dhe sa e mundshme do ishte qe te kthehej ne nje kryeminister diktator. Qe nga ajo kohe pershtypja kryesore eshte sikur ai po tkurret ne menyre te vazhdueshme, sikur e ndjen veten jashte territorit te tij ne politiken ne nivel kombetar.

    Analiza jote eshte e shkelqyer.
    Si eshte e mundur qe nuk kisha degjuar per ty me pare? Si eshte e mundur qe vazhdojme te lexojme vetem plehra neper gazeta kur ekzistojne gazetare te kalibrit tend?

  • 2. Robin  |  17/07/2009 at 14:19

    Arti, edhe ne te tjeret se fundi e kemi zbuluar kete talentin me emrin Edlira Gjoni…

Leave a Reply

Fill in your details below or click an icon to log in:

WordPress.com Logo

You are commenting using your WordPress.com account. Log Out / Change )

Twitter picture

You are commenting using your Twitter account. Log Out / Change )

Facebook photo

You are commenting using your Facebook account. Log Out / Change )

Google+ photo

You are commenting using your Google+ account. Log Out / Change )

Connecting to %s

Trackback this post  |  Subscribe to the comments via RSS Feed


Shkrime të mëparshme

June 2009
M T W T F S S
« May   Jul »
1234567
891011121314
15161718192021
22232425262728
2930  

%d bloggers like this: