Si shkuan zgjedhjet?

28/06/2009 at 23:37 2 comments

Shumë më mirë nga c’ishte pritur; më qetë nga c’ishte parashikuar; më të paqta nga c’kishte thurur media; më qytetare nga c’meritonte politika.

 Zgjedhjet shkuan shumë mirë dhe merita e vetme për këtë i shkon qytetarëve shqiptarë. Më në fund ata treguan maturinë dhe qytetarinë e përgjegjshme që nuk ditit të tregojë as media, as politika gjithë këta muaj. 

Shqiptarët votuan të qetë dhe e pritën gjithë ghakftohëtsi fundin e pricesit. Mbase nuk është akoma indiferentizëm, por matuaria e treguar në zgjedhje është patjetër shenjë e lodhjes nga pritjet e gjata, nga media dhe nga politika bashkë. 

Dje shqiptarët i dhanë një shuplakë të fortë mendjemadhësisë politike, shpërfytyimit mediatik dhe skepticizmit ndërkombëtar. 

Procesi i votimit shkoi shumë mirë. Bravo cdo shqiptari që e bëri të mundur këtë. 

Rezultatet dhe e nësëemja janë tjetër gjë. Votuesit e thanë fjalën e tyre më mirë dhe në mënyrën më befasuese që do të kishte menduar kushdo.

 Media ngeli pa skupe, politika ngeli me ca përkrahës fakirë. 

Bravo të gjithë atyre që treguan mature dhe qetësi në këto zgjedhje, duke i dhënë 28 Qershorit nuancat e një ditë si gjithë të tjerat në normalitet.

 E ardhmja më në fund nuk mund të duket shumë gri!

Entry filed under: Vezhgim. Tags: .

Imazhi i “suksesshëm” i PD-së Leksion qytetarie për median dhe politikën

2 Comments Add your own

  • 1. edliragjoni  |  29/06/2009 at 16:38

    Ok, nderkombetaret dhane vleresime te rezervuara ne raportin e tyre, duke lene te nekuptohet se nuk ka vend per entuziazem. Por, ata e thone kete duke vleresuar te gjithe provesin zgjedhor, jo vetem diten e votimeve.

    Shuplaka me e forte e raportit ishte per median dhe “poshterimin e saj politik (nganjehere nuk me vjen mire kur kam te drejte, sepse kete shqetesim kam jave te tera qe e shpreh me vend e pa vend🙂 )

    Se dyti u kritikuan shperdorimet publike ne funksion te fushates.

    Se treti politizimi i theksuar i saj, vecanerisht ai promovues.

    Se katerti u kritikua fort perzgjedhja e femrave kandidate dhe u ironizuar fakit se parlamenti eshte tempull vendimesh dhe aftesish (pra jo pelegrinazh nepotizmash apo shpalosjesh per hiret).

    Se katerti u kritikua procesi vete per rastet e mungeses se bojes, votimit familjar dhe vonesave ne hapjen e dites se votimit.

    etj, etj, etj….

  • 2. errorful  |  30/06/2009 at 11:37

    hajt mo , se nderkombetaret dihet qe asihere sdo thone qe ishin OK. Ata e kane per detyre me thene ate qe thane, madje ka qene e parathene🙂
    Pastaj keto komisione e sterkomisione te EU e sterEU dihet jane struktura burokratike.

    Fatin e Shqiperise nuk e vendosin keta morra burokrate qe vijne me ca checklista te gatshme ne dore, por burrat dhe grate qe bejne ligjin ne vendin e tyre, me shkurt, presidentet apo kryeministrat e vendeve me te medha e me te rendesishme te EU.

    Problemi eshte te shofim si do mbyllet procesi. Dhe se kur do mbyllet. Duhen dite apo jave qe te mbyllet ???
    Dhe nga deklaratat e nderkombetareve, une nuhata zgjedhje te reja shume shpejt…
    a thua ??

Leave a Reply

Fill in your details below or click an icon to log in:

WordPress.com Logo

You are commenting using your WordPress.com account. Log Out / Change )

Twitter picture

You are commenting using your Twitter account. Log Out / Change )

Facebook photo

You are commenting using your Facebook account. Log Out / Change )

Google+ photo

You are commenting using your Google+ account. Log Out / Change )

Connecting to %s

Trackback this post  |  Subscribe to the comments via RSS Feed


Shkrime të mëparshme

June 2009
M T W T F S S
« May   Jul »
1234567
891011121314
15161718192021
22232425262728
2930  

%d bloggers like this: