Turpi pengues i politikës

02/07/2009 at 14:44 3 comments

Cili është problemi i stërzgjatjes?! E thjeshtë. Nuk dimë të humbim. Kemi mësuar  të manipulojmë, të fitojmë, të gënjejmë hapur, të mashtrojmë, por jo të pranojmë humbjen. Pse? Sepse duam të gjithë të jemi fitues. Triumfues. Dominantë. T’i sfidojmë të gjithë.

Nuk ishte aspak rastësore sjellja e çuditshme e Berishës dhe e Ramës menjëherë në përfundim të procesit dhe thirrja e tyre për qetësi dhe pranim të rezultatit të zgjedhjeve, cilindo që të jetë ai.  Kjo u bë thjesht sepse po shpresonin të dy që të ishin fituesit.

Por, në momentin kur u kuptua se në cilin krah po ecnin votat, qetësia papritur u zhduk, fisnikëria që na çuditi të gjithëve u kthye andej nga erdhi dhe ashtu siç pritej, (por shpresohej të mos ndodhte), filloi kalvari i gjatë i kontestimeve dhe veprimeve pa asnjë përgjegjësi.

Bllokimi i kutive të votimit në Bushat dhe në Fier solli situatën që të gjithë shpresuam se do të shmangej. Ishte e domosdoshme dhe e mundshme që të shmangej. Por, partia socialiste nuk ishte përgatitur për këtë humbje, prandaj filloi të sillet si një i sëmurë që nuk i bën më efekt asnjë ilaç.

Votat e partisë socialiste nuk po i vjedh askush. Ato janë të gjitha të numëruara, të deklaruara, më të shumta në numër se ato për PD-në në shkallë vendi, por, faji nuk është i atyre që i numërojnë; është i formulës që Partia Socialiste zgjodhi me dorën e vet.

Nëse kur ndryshoi kodin zgjedhor Edi Rama synonte thjeshte të dëmtonte dhe eliminonte partitë e vogla dhe kundërshtarin e tij të së majtës, atëherë nuk është faji i askujt që llogaritë i dolën gabim. Nuk mund të sakrifikohet qetësia e njerëzve, mbarëvajtja e një procesi, vlerësimi për disa standarde që na kanë ardhur në majë të hundës duke pritur t’i arrijmë, thjesht sepse Partisë Socialistë nuk i dolën llogaritë.

Rama donte që më një ndryshim kodi të nxirrte jashtë LSI-së, të dëbonte të gjithë të vegjlit dhe të nxirrte në pensionin e famshëm politik Berishën. Pra, të gjithë zogjtë me një gur. Nuk arriti dot. Ky është përfundimi. Dhe nuk ka tashmë asnjë të drejtë morale përse të destabilizojë situatën vetëm nga inati përse i kishte bërë llogaritë gabim.

Shqipëria është paradoks i madh. Një popull i majtë që qeveriset nga të djathtët. Nga Berisha në fakt, se majtas-djathtas, politikisht nuk ka asnjë ndryshim.

Nuk është se m’u duk krejt pa vend këmbëngulja e së majtës për të ruajtur votën, por nuk ka asnjë votë për t’u mbrojtur. Votat e majta i mori. Jane mandatet ato qe nuk mori dot. Dhe nuk i mori pikerisht për fajin e saj. Nuk i mori për përjashtimin që i bëri të majtëve të tjerë. Për humbjen në sistem të votave për partitë që nuk perfshiu në koalicion. E majta mori votat, por humbi zgjedhjet për shkak të formulës që zgjodhën vetë. Le ta gjejnë fajtorin brenda radhëve e të mendohen edhe një herë e më gjatë për zgjedhjet dhe koalicionet e ardhshme.

Askush nuk iu ka borxh të bllokojnë një proces që e fundos imazhin e Shqipërisë.

As Partia Demokratike nuk ka asnjë arsye të bëjë të fortën, as të shesë mend  për një fitore taktikash, sepse e vërteta është që nuk arriti dot ta marrë besimin  e shqiptarëve. Kjo përkthehet shumë lehtë në mungesë të theksuar shprese se ndonjëra prej partive e meriton vërtet votën, por tani që është dhënë, meriton të lexohet siç e përkthen kodi. \

Shqiptarët dhanë votën, Rama dhe Berisha miratuan formulën se si do lexohet ajo. Tani secili prej tyre le të vuajë pasojat. Njëri atë të humbjes edhe pse është në avantazh votash, e tjetri atë të fitores së cunguar, që nuk bën dot e vetme përpara, sepse i mungojnë mandatet për të qeverisur siç ia ka ënda.

Çfarë ngelet për t’u parë? Reflektim dhe maturi qytetare. Vetëm kjo na ka ngelur. Sepse politika na ka lënë në baltë. Në një masë të mirë e ndihmuar nga media, por sido që të jetë, politika edhe një herë na la në klasë. Po bëhet faktor për bllokimin e ecurisë, të progresit dhe përmirësimit aq të nevojshëm të imazhit.

Sjellja arrogante e të dy partive është shumë e papranueshme, e dënueshme dhe aspak e përgjegjshme përballë zgjedhësve të të dyja palëve. Fatkeqësi e madhe që politikanët nuk kanë asnjë fije morali të pranojnë rrjedhën e zgjedhjeve të bëra nga ata vetë me shpresën se do të thellonin e konsolidonin fitoren.

Mua më trishtoi dhe frikësoi pa masë toni i përdorur nga Partia Socialiste dhe thirrjet e bëra nëpër televizione për të detyruar njerëzit të mbrojnë me çdo kusht votën. Këto manipulime të ulëta dhe thirrje të çmeritura janë të dëmshme, të dënueshme dhe të bëra pa asnjë përgjegjësi.

Partia Socialiste i ka bërë vetë gabimet e llogaritjeve në momentin që përzgjodhi kodin; tani le ta vuajë vetë gabimin e saj. Asnjë komisioner, asnjë votues, asnjë shqiptar nuk ka përse të vuajë më tej lajthitjet delirante të njerëzve që nuk dinë të pranojnë humbjen. Kushdo qofshin ata që e kanë gatuar situatën dhe që përpiqen të pengojnë mbylljen e procesit, do të jenë përgjegjësit më të mëdhenj të të gjithë prishjes së shanseve të Shqipërisë për të bërë ndonjë gjysëm hapi para.

Shqiptarët nuk kanë më nevojë t’u binden thirrjeve për të mbrojtur votat apo të përshëndeten se paskan mbrojtur vullnetin e lirë në disa kuti që NUK e zhbëjnë gabimin e kodit zgjedhor.

Shqiptarët kanë nevojë për atë liberalizmin e vizave që iu është premtuar, dhe për përmirësim të jetesës së tyre. Asnjë nga mandatet që nxiu procesin pas-zgjedhor nuk e zbardh më atë imazh.

Turp për politikën që mban peng të gjithë këta njerëz, të gjithë ne që shpresojmë të lëvizim nga qëndrimi në vend numëro ku synon të na izolojë përjetë politika.

Entry filed under: Analize, Politikë. Tags: .

Stop hindering our way Bashkëjetesa surprizë Meta – Berisha

3 Comments Add your own

  • 1. eniada  |  02/07/2009 at 15:59

    Rastesisht lexova artikullin tuaj shum interesant dhe me shum hironi, dhe gjthsh u qudita sepse ju si gazetare ne menyr qe te jeni arbitrare ne idet tuaja ne artikullin e mesiperm gjykoni zotin Rama, mbase sepse nuk njihet e gjithe historia. …Sa per informim para ca muajsh Edi Rama donte te bashkoheshe me Ilir Meten, por gjerat ndodhen qe zoti Meta i mohovi ket mundesi simbas pretekstit qe Rama nuk i plotesonte deshirat qe zoti Meta kerkonte.

    Rama e dinnte qe do hambte i vetem kot nuk insistoi qe te negocionte me Meten. Te gjith e dinin se si do perfundonin gjerat..

    Per nje gje jam dakort me ju qe me ne fund nuk de ket me magjoranc, c’fare do lloj politike te fitoj ne keto zgjedhje asnjera nuk ben dot pa tjetren.

    Me rrespekt

    Eniada

  • 2. edliragjoni  |  02/07/2009 at 22:52

    Vetem dicka, per hir te respektit.

    Informacioni nuk eshte i njeanshem, as nuk eshte i shtershem.

    Suksese ne detyren tuaj si ekonomiste ne nje vend me cudira dhe zhvillime interesante politike.

  • 3. Robin  |  07/07/2009 at 20:51

    Eniada ti ose je shume socialiste ose pak e informuar. Ska pasur kurre nje oferte te Rames (madje as underground) ne drejtim te Metes. Nga Meta ne drejtim te rames po.

Leave a Reply

Fill in your details below or click an icon to log in:

WordPress.com Logo

You are commenting using your WordPress.com account. Log Out / Change )

Twitter picture

You are commenting using your Twitter account. Log Out / Change )

Facebook photo

You are commenting using your Facebook account. Log Out / Change )

Google+ photo

You are commenting using your Google+ account. Log Out / Change )

Connecting to %s

Trackback this post  |  Subscribe to the comments via RSS Feed


Shkrime të mëparshme

July 2009
M T W T F S S
« Jun   Aug »
 12345
6789101112
13141516171819
20212223242526
2728293031  

%d bloggers like this: