Bashkëjetesa surprizë Meta – Berisha

07/07/2009 at 15:05 6 comments

Unë nuk e shikoj problematike. Përkundrazi. Por shumica e të majtëve, të djathtëve e të pa-besëve politikë po, e shohin si problematike. Madje shumë.

Fotoja që filloi të qarkullojë online me ciftin Berisha – Meta m’u duk humor i zi që s’shtyhet as me vaj, as me uthull. Por bashkëpunimi i tyre nuk më duket kaq i keq apo i papranueshëm.

Përpos deklaratave të pritshme të Berishës për ngjashëritë programore mes PD-së dhe LSI-së, për orientimin e njëjtë të të dy liderve për integrimin europian, punësimin apo infrastrukturën, arsyet shihen më ftohtë po të mendosh se Berisha do bëjë cmos për ta mbajtur të kënaqur LSI-në e sakatosur nga kodi. Me mundësinë e koalicionit me Berishën, Meta gjithashtu ka vënë në “buzë të greminës” besimin e elektoratit të tij, që tashmë e quan edhe tradhëtar. Por, akuzat për të vazhdojnë të vijnë më me shumicë nga elektorati dhe drejtuesit e Partisë Socialiste, më shumë sesa nga LSI-stët vetë. Dhe socialistët tashmë ngrenë edhe zërin bashkë  me qafën: “Hë, e shikoni? Ju thamë që është tradhëtar Ilir Meta. Shyqyr që nuk bëmë koalicion me të”.

Tradhëtar ndaj kujt? Për se? Cilat janë idealet, programet, planet dhe idetë që tradhëtoi ky njeri? A duhet të rrezikojë situatën aktuale Meta vetëm sepse paska thënë se do të rrëzojë Berishën nga pushteti? Dhe cila është situata aktuale?

Kodi i ri zgjedhor e vetë-përjashtoi Partinë Socialiste nga pushteti. E nuk është faji i askujt pse guri i vetëm i kodit nuk vrau në të njëjtën kohë Berishën e Metën së bashku me Gjinushin, Xhuvelin, Cekën, Milon e gjithë të tjerët. Meta nuk u eleminua dot nga skena politike aq lehtë dhe tërësisht sa kishte paramenduar ekipi kodë-miratues i PS-së, ndaj nuk është faji i askujt përse llogaritë e tyre dolën gabim. Gjithashtu, nuk është faji i Metës, as i Berishës, as i votuesve të majtë pse bindja e Ramës për të marrë mbi 75 deputetë pa ndihmën e LSI-së nuk doli sipas parashikimit. Cështja është e qartë; Rama ka “alergji politike” ndaj Metës po aq sa ka ndaj Berishës. Po tjetër gjë ndaj PD-së apo LSI-së nuk ka.

Po ashtu, për gjatë gjithë fushatës elektorale, Partia Socialiste, lideri dhe kandidatët e saj, përvec sharjeve për Berishën e Metën, harruan të na thonin ndonjë fjalë për programin e tyre arsimor, ekonomik, infrastrukturor, integrues, investues apo lehtësues. Hic. Asgjë fare.

As tani nuk po na tregojnë se cila është arsyeja më madhore për të cilën Meta e Berisha nuk duhet të bashkëqeverisin. Ka programi i tyre i përbashkët ndonjë gjë që nuk shkon? Po rrezikohet e ardhmja e vendit? Mund të dalë ndonjë orientim i ri corientues për politikën e jashtme, për sigurinë, për shërbimet sociale, për shëndetësinë? Ku është problemi?

Askund. Askund nuk është problemi. Vetëm tek emrat. Berisha dhe Meta. Jo dhe jo. Pa arsye. Thjesht të mos jenë ata, por le të jenë Rama dhe Ruci. Këta të dy po, nuk do ta conin Shqipërinë në krizë. Mbase as në BE. Po c’rëndësi ka. E rëndësishme është vetëm të mos bashkëqeverisin Meta dhe Berisha.

Personalisht më duket absurde, pikërisht për shkak të mungesës së programeve nga të gjitha palët. Koncepti i majtë – i djathtë nuk ekziston ndër forcat tona politike. Mbështeja për shtresën e ulët e për atë në nevojë vjen nga cerek programet e të djathtës. Dhe po kaq paradoksalisht, e majta e Ramës ka mbledhur rreth vetes “aristokratët dhe borgjezët” e shekullit të 21, me ndërtues e intelektualë që parapëlqejnë shtresëzimet. Pra, konceptet e mirëfillta janë tërësisht jo-ekzistuese. Rrjedhimisht, nuk ka asnjë arsye legjitime përse elektoratet të mërziten apo të ekzaltohen nga bashkime dhe ndarje që janë realisht të lidhura me një aspekt të vetëm; drejtuesit e partive fituese.

Edhe sikur LSI të kishte fituar 65 mandate e PS-ja 4, sërish unë do ta shihja pozitiv një bashkëpunim qeverisës PS-PD. Për të gjitha arsyet e mësipërme, nuk shoh asnjë ndryshim në qeverisje, cilado që të jetë pala që e inicon apo e prodhon koalicionin.

Ndëshkimet, ashtu si votimet, këtu lidhen vetëm me emrin e drejtuesit. Fatkeqësi të mendosh se e gjithe e majta lidhet me një apo dy emra, ashtu si edhe e djathta me një të vetëm. E po të iki Berisha si individ, të majtët do të ishin mëse të lumtur. Të djahtët nuk do kishin ndonjë ndjesi. Kurse një pjesë e mirë do vazhdonin të pyesnin veten se ku ndryshon realisht (përvec njerëze dhe individëve që i përbëjnë) të gjitha partitë nga njëra-tjetra.

Një gjë është e sigurtë; Shqipërinë do vazhdojnë ta qeverisin shqiptarët. Me pak ndihmë e dirigjim nga miqtë tanë, por si Berisha, si Meta (ashtu edhe Rama apo Nano), do vazhdojnë të jenë shqiptarë e me politika pro Shqipërisë(shpresoj). Vazhdimi i reformave ekonomike, forcimi i shtetit ligjor, konsolidimi i demokracisë, ecuria e mëtejshme drejt bashkimit ekonomik, shmangia e krimeve në këtë sektor (ekonominë), monopolet, privatizimet, përmirësimi i jetesës, i mirëqënies, qëndrueshmëria e zhvillimit ekomomik e me radhë, janë të gjitha hapa që nuk ka fare rëndësi kush do t’i ndërmarrë. Ato duhet të kryhen, dhe nuk ka Berishë apo Metë që të dojë t’i arrijë më pak se asnjë Ramë apo Ruc.

Koalicioni do të bëhet dhe do të bëhej sido që ta kishin emrin personazhet që do ta krijojnë atë. Prandaj zhgënjimet dhe suprizat duket sikur nuk kanë fare vend në këtë situatë ku gjithcka duket paradoks, por në fakt nuk është asgjë më shumë se një artificialitet i ndërtuar nga njerëzit dhe i mbështetur apo kontestuar nga vetë ata.

Personalisht jam pro hapave përpara. Prandaj emrat që e bëjnë të mundur këtë, për mua nuk kanë asnjë rëndësi, për sa kohë ata e mundësojnë këtë progres.

Entry filed under: Analize, Politikë. Tags: .

Turpi pengues i politikës Politikë konkretizimesh

6 Comments Add your own

  • 1. errorful  |  07/07/2009 at 16:22

    “forcimi i shtetit ligjor, konsolidimi i demokracisë, ecuria e mëtejshme drejt bashkimit ekonomik, shmangia e krimeve në këtë sektor (ekonominë), monopolet, privatizimet”

    Kjo lista mendon ti Eda se do behet ? Hajt mo, per sy e faqe mbase.
    Nejse, as une nuk e shof te llahtarshme krushqine e re. Ska shume surpriza on the way pastaj. Tempizmi i Berishes eshte per tu lavderuar. Teorite e numrave do vazhdojne te zgjidhin punet dhe ngjarjet ne vazhdim sdo te lejojne ndoshta prishjen e krushqise. Sepse le te themi qe ka nje radhe punesh qe kerkojne kohen dhe numrat e vet, qe kerkojne unitet por dhe qe kthejne mbrapsh perkrahje te gjere si : liberalizimi i vizave, zgjedhjet lokale, zgjedhja e presidentit. Dhe opaaaaa iken 4 vjet.

    Meta me sa pashe ne TV kishte i cik frike se mos Berisha ja fut. Kalon krizen e tanishme, pastaj peshkon deputete nga PS-ja, (qe do kete me shumice pasi te behet gjurulldija atje), dhe i fut gishtin Metes. Mua ketu me shkoi mendja direkt ne fakt dhe po si pat shkuar Berishes😀😀

    Por nejse, ne flasim per nje gje qe ska filluar ende.

    Vecse une i trembem bashkeqeverisjes se dy agresoreve me origjine totalisht katunare si keta te dy. Mos harro qe Meta nuk eshte Rama piktor qe ka punu n’bashki, as ndonje kerthi qe po katapulohet ne pushtet. Zotnija ne fjale ka qene kryeminister, dhe i ka lujt fene ndersa ka qene i tille. Por dhe Berisha eshte mesu te pajtohet me kermij te llojit Imami, Pollo, Ceka, Lesi apo Frangaj. Por Meta eshte koketul i modeli tjeter. Eshte mo katunar se Berisha. Edhe se di si do veje pajtimi.

    Kurse mazokizmi i Rames, sic kam thone dhe perpara, eshte i frikshem dhe une dua prape e prape qe ai njeri te largohet.

    Gjithesesi, zoti na ka ne dore, kshu qe, per hajer ju qofte inshalla😛 😛

  • 2. Robin  |  07/07/2009 at 20:49

    Edlira koment shume i kendshem. Por kete errorfulin spo e kuptoj, ka bere nje koment me vete apo te ka komentuar shkrimin:D

  • 3. edliragjoni  |  07/07/2009 at 23:22

    Robin, very nice name🙂

    Faleminderit qe gjen kohen te lexosh shkrimet. Edhe te komentosh per to. E vleresoj🙂

    Sa per errorfulin mos u shqeteso. Ka ministrine pa portofol. E ka fituar me djersen e ballit🙂 Lexon me vemendje dhe shprehet pa doreza. Prandaj as qe e editoj, pervecse i ndaj paragrafet : )

    Sa per Meten, Ramen, Berishen apo kedo tjeter, vazhdoj te mendon njelloj. Cfaredo qe ta kete emrin kryeministri apo kushdo qe ta beje koalicionin, une dua qe vendi te beje ndonje gjysem hapi para, se u lodhen njerezit duke pritur.

  • 4. ek  |  08/07/2009 at 12:08

    Ti shkruan me te vertete shume bukur!

  • 5. Igli  |  10/07/2009 at 23:39

    Edlira,

    Me pelqen shkrimi dhe arsyetimi qe perdor, e s’dua te huazoj arsyet e asnje te lenduari nga kjo bashkejetese qe po afron, por nuk mund te rri pa pyetur: te genjyerit e atyre disa dhjetra mijera njerez qe votuan LSI-ne, deri dy dite para zgjedhjeve, se vota per LSI-ne largonte Berishen nga pushteti dhe se koalicioni i vetem qe mund te bente LSI ishte me PS-ne, nuk meriton aspak te komentohet?

  • 6. edliragjoni  |  11/07/2009 at 09:51

    Sigurisht qe meriton vemendjen e vet edhe ai grup njerezish qe iu referoshesh ti, Igli. Dhe une e kam bere komentin ndaj tyre disa here.

    Personalisht, shpresoj ata qe votuan per LSI-ne te mos e kene bere kete thjesht per te hequr nje njeri nga pushtetit, por per me teper, per te sjelle ne pushtet nje njeri tjeter, qe eshte ne gjendjte te konkretizoje ndonje plan veprimi.

    Une jam kunder emrave ne politike. Individualisht, Berisha, Meta dhe Rama mund te kene ndryshim mes tyre, por politikisht, as ata, as partite e tyre nuk kane asnje ndryshim.

    Te gjithe synojne gjoja integrimin, reformat ekonomike, levizjen e lire te njerezve, rritjen e mireqenies sociale,e te tjera gjera te ngjashme.

    Prandaj per kedo qe votohet e kushdo qe eshte ne pushtet, nese arrin te beje dicka per progresin e Shqiperise, nuk duhet gjykuar se nga cili elektorat e mori voten.

    Uroj vetem qe Meta dhe Berisha te kene kohe, mundesi e rast ta vene ne perdorim pozitiv edhe per ne (pervec se per vete) bashkepunimin e partive te tyre.

Leave a Reply

Fill in your details below or click an icon to log in:

WordPress.com Logo

You are commenting using your WordPress.com account. Log Out / Change )

Twitter picture

You are commenting using your Twitter account. Log Out / Change )

Facebook photo

You are commenting using your Facebook account. Log Out / Change )

Google+ photo

You are commenting using your Google+ account. Log Out / Change )

Connecting to %s

Trackback this post  |  Subscribe to the comments via RSS Feed


Shkrime të mëparshme

Më të lexuarat

  • None
July 2009
M T W T F S S
« Jun   Aug »
 12345
6789101112
13141516171819
20212223242526
2728293031  

%d bloggers like this: