Cimentimi i mjedisit jo vetëm natyror

24/07/2009 at 11:46 Leave a comment

 Katër fabrika cimentoje, dy TEC-e, madje edhe me qymyr, një petroliferë, zhvillim këtu, mjedis atje. Po, po. Kryeministri pothuajse na i mbushi mendjen se do bëhet namin në industri dhe se e gjitha kjo nuk ka asnjë kosto në mjedis, përkundrazi, do na e zbukuroka e mbroka atë.

Eshtë vështirë ta besosh, kur lexon se prodhimi i cimentos shkakton clirimin më të madh të oksigjenit në ajër dhe është gjithashtu njëri ndër shkaktarët kryesorë për ngrohjen globale.

Nuk është fare rastësore që prodhimi i cimentos në vendet e BE-së është aq i taksueshëm dhe i parametrizuar, saqë është pothuasje e pamundur të mbash hapur fabrika të tilla. Për qymyrin as që bëhet fjalë të lejohet përvecse në raste të vecanta. Kurse mbrojtja e mjedisit as që nuk përmendet si triumf në gafa të tilla. Kashta dhe flaka nuk mund të rrinë bashkë.

Indistritë e cimentos po lulëzojnë vetëm në vendet në zhvillim, për shkak të ndërlikimeve më të pakta dhe detyrimeve pothuasjse të paqena ligjore e taksore në këto vende.

Pjesa më e dhimbshme e vendimit të para disa ditëvë në mbledhjen e Këshillit të Rregullimit të Territorit nuk ishte thjesht miratimi i katër projeteve për fabrikën e cimentove, por mbrojtja abuzive që i bëri kryetari i saj këtij veprimi.

Mirë që do ndërtohen fabrikat, po c’nevojë ka të keqinformohen shqiptarët në mes të ditës duke ua shitur sapunin për djathë? “Përcaktuese për të gjitha vendimmarrjet e ardhshme do të jenë kriteret e mbrojtjes dhe zhvillimit të mjedisit dhe jo anti-globalizmi. Edhe një herë dua të denoncoj me forcën më të madhe anti-globalizmin si një transfigurim i doktrinës së vjetër marksiste-leniniste, e cila, fatkeqësisht, në Shqipëri është ngulitur dhe mishëruar në një grup të vogël eksponentësh të së majtës shqiptare, të cilët nuk mbrojnë aspak interesa të majta, por mbrojnë kryekëput interesa të mafies” – thoshte dje kryeministri, teksa mbronte vendimin e tij.

Mirë, kuptohet se pasioni i tij për t’iu shmangur të vërtetës duke e kthyer vëmendjen tek kundërshtarët akoma është i fortë; po kurajoja për të manipuluar kaq hapur informacionin nga buron? Si mund të jetë mjedisi shqetësimi dhe prioriteti i tij në vendimmarrjet që e ndikojnë dhe dëmtojnë drejpërdrejtë atë? Përrallat e vlerësimeve të ndikimit të mjedis sipas midëse dhe premtimet për rehabilitimet mjedisore me pemë që nuk mbillen kurrë nga firmat ndërtuese, nuk kanë për ta pastruar ajrin që aq shumë e ndot prodhimi i cimentos.

Po përvec kësaj, edhe me ato dy fabrika që janë, Fushë-Kruja as që mund të shihet më me sy nga retë e tymit që e mbulojnë atë cjerrje të shëmtuar që i është bërë malit për tek fabrika e re.

Sigurisht që duhet cimento për një ekonomi në shpërthim ndërtimesh, por nuk është fare e nevojshme të thuash që ndërtimi i tyre është miqësor për mjedisin. Ky është abuzim fare i pastër me aftësinë e të kuptuarit dhe reagimit qytatetar, e jo më mjedisor.

Mund të bihet lehtë dakord me kryeministrin në një pjesë të fjalisë së fundit të deklaratës së tij, sepse realisht, në mos cimento, të majtët kanë mbjellë betonin e shëmtuar të pallateve, që ia kanë marrë frymën mjedisit po aq shumë.

Njëra dorë lan tjetrën, e e majta nuk do të kishte vepruar më ndryshe apo me ndonjë ndërgjegjie më të lartë.

Nuk është rastësore që 80% e cimentos në botë prodhohet në vendet në zhvillim. Reaksionet kimike për prodhimin e saj clirojnë 60% të dioksiodit të  karbonit. Pjesa tjetër clirohet nga djegësit e përdorur për procesin e prodhimit. E nëse pretendohet se do të përdoret “teknologjia e gjelbër”, ajo do të ndikojë thjesht në reduktimin e këtyre lëndëve djegëse, por jo në reaksionet e prodhimit, që në fakt kanë edhe emtimin me të lartë të dioksidit të karbonit.

Pra, përralla e miqësisë ndaj mjedisit është e dhimbshme, dhe është shumë më mirë të anashkalohet. Duke mos e përmendur fare, e lëndon më pak atë dhe njerëzit që duan të besojnë se do të mund të thithin ende ajër të pandotur aq keq, apo të mos shohin male të copëtuara në atë masë.

Shqipëria do të prodhojë gjashtë milionë cimento në vit nga këto fabrika të reja. Komunitetet e Balldresë, Drojes, Bushatit dhe Krujës do kenë fatin e madh t’i shohin nga afër e t’i shijojnë përditë frytet e këtyre cliruesve që do shpëtokan ekonominë.

“Kriter themelor për miratimin e projekteve të tilla ka qënë edhe është mbrojtja dhe zhvillimi i mjedisit” – Kjo fjali vërtet është e panevojshme. Vetë ndërtimi i fabrikave mjafton për t’i ndëshkuar nga ana mjedisore ato lokalitete. Nuk ka nevojë edhe për tallje mbi fatin e tyre mjedisor.

Cimento, qymyr, toka, pallate, montime, cmontime, ndërtime, me leje, pa leje, zhvatje, përvetësim, idealizim, manipulim…

Shqipëria është shndërruar vetë në një fabrikë që cliron ironi zhvillimesh më shumë sesa dioksidi i karbonit të katër fabrikave të cimentos bashkë.

Entry filed under: Vezhgim. Tags: .

Barrierat që ngrihen nga perceptimi Lëkundjet socialiste

Leave a Reply

Fill in your details below or click an icon to log in:

WordPress.com Logo

You are commenting using your WordPress.com account. Log Out / Change )

Twitter picture

You are commenting using your Twitter account. Log Out / Change )

Facebook photo

You are commenting using your Facebook account. Log Out / Change )

Google+ photo

You are commenting using your Google+ account. Log Out / Change )

Connecting to %s

Trackback this post  |  Subscribe to the comments via RSS Feed


Shkrime të mëparshme

July 2009
M T W T F S S
« Jun   Aug »
 12345
6789101112
13141516171819
20212223242526
2728293031  

%d bloggers like this: