Lëkundjet socialiste

28/07/2009 at 19:21 2 comments

Partinë Socialiste e ka zënë vapa. Prandaj i bën mirë freskimi që i serviret nga të gjithë kahët. Më efektivi ngelet sigurisht freskimi që i vjen nga brenda, sepse është shenjë e mirë e mundësisë për të mos vuajtur shumë nga kjo vapë pas-zgjedhore plot me vatra lëkundjesh.

Mes gjithë të këqijave që sjell, kjo vapë politike më tepër se atmosferike, solli risi dhe ndryshime që i bëjnë vetëm mirë Partisë Socialiste dhe sistemit politik shqiptar.

Çfarëdo që të ndodhë me kreun e kësaj partie apo me ata që pretendojnë ta zëvendësojnë atë, Asambleja e djeshme e Partisë Socialiste solli frymën e debatit, të analizës, të guximit të hapur, të alternativës, të kundërshtive dhe zërave ndryshe brenda të njëjtit lloj. Fjalimi i zotit Ben Blushi në këtë asamble nuk i lë asgjë mangët fjalimit që mbajnë kolegë të tij në vende të tjera e raste të ngjashme. Për herë të parë pas zgjedhjeve, deputetë të ardhshëm të Partisë Socialiste pranuan me zë të lartë humbjen dhe kërkuan të shkonin përtej saj, për të gjetur shkaqet, për t’i analizuar ato e për të përcaktuar strategjinë e së ardhmes.  “Dua të besoj se fitorja na është vjedhur, por u lutem, më ndihmoni ta provoj këtë. Nuk kemi prova. Fitoren ne nuk e patëm, sepse nuk e arritëm dot. Dhe Sali Berisha nuk na ka vjedhur votat, por na ka vjedhur kryesisht vetëm arsyen për të njohur humbjen”.

Kështu shprehej Ben Blushi në asamblenë me dyer të mbyllura, ku media u la jashtë e kusuret e kritikave si 40 vjet më parë, u mbajtën brenda. Gjuha e tij ishte e hidhët po aq sa e vërtetë; e ashpër po aq sa sfiduese; e guximshme po aq sa edhe e kujdesshme; e hapur po aq sa fleksibël; denoncuese po aq sa edhe mbrojtëse. Ben Blushi shqiptoi dje fraza që për të socialistët thuhen vetëm nga një grup të djathtësh. As nga LSI-ja jo, e jo më nga të majtë të tjerë. Pranimi se Partia Socialistë nuk ka asnjë faqe, jo më një mijë të një programi që duhet të ishte alternativa e vërtetë, ishte shumë i rëndë për t’u thënë e pranuar kaq hapur. Po ashtu, shtjellimi i ftohtë i së vërtetës së lidhjes mes LSI-së dhe PS-së, që në të vërtetë ka qenë një betejë personale mes Ilir Metës dhe Edi Ramës për një vend pune (atë të kryeministrit), ishte gjithashtu i athët dhe djegës në të njëjtën kohë. Analiza e Blushit ishte shprehje me zë të lartë e shqetësimeve dhe dyshimeve që socialistët e thjeshte nuk kanë dashur t’i besojnë. Fitorja e së majtës u mohua nga refuzimi konstant i Edi Ramës për të bashkëpunuar me rivalin që më shumë se të tjerët kërkonte kryeministrinë. E për këtë kapriço, partia që ai drejton part-time do të rrijë edhe katër vjet të tjera në opozitë.

Është shumë e trishtueshme të dëgjosh kaq hapur pohimin se marrëdhëniet PS-LSI nuk janë parë kurrë si marrëdhënie partish, por thjesht si miqësi apo armiqësi të dy njerëzve që i kryesojnë ato.

Blushi pretendon se kodi i ri zgjedhor ka pjesën e vet të fajit në humbjen e PS-së, por barra më e rëndë peshon në mungesën e programit, të alternativës që kurrë nuk u ofrua, dhe të dështimit të politikës së re, që Rama e vuri përtej të majtës e të djathtës.

Partia Socialiste dështoi. Dështimi erdhi sepse ajo nuk arriti të diferencohej nga mënyrat e vjetra fushatë-bërëse. Nuk iu tha votuesve se cila ishte alternativa e saj për ekonominë, për krizën, për subvencionet, për lëvizjen e lirë, për menaxhimin e taksave, për uljen e papunësisë, për investimet publike, për shpërndarjen e të ardhurave, rritjen e cilësisë së shërbimit në shëndetësi, skemat e mbështetjes për të luftuar përbindëshin korrupsion që shëtit i lirë në xhepat e çdo njeriu që mbi këtë tokë mban veshur bluzë të bardhë, për rregullimin e tregut të punës, përshtatjen kërkesë-ofertë, zgjidhjet e mundshme për katrahurën arsimore, vënien nën kontroll të inflacionit të shkollave e diplomave, nxitjen e cilësisë, jo sasisë arsimore, fokusimin e veçantë tek arsimi profesional, etj, etj, etj.

Hiç. Asgjë. Partia Socialiste nuk përmendi detaje për asnjërën nga këto fusha. Prandaj votuesit e majtë nuk e morën fare mundimin të votonin për Edi Ramën në 28 Qershor. Sepse vetëm sharjet e tij për Berishën nuk mjaftonin. Dhe i bëri shqiptarët të provojnë vërtetësinë e thënies së Churchillit për demokracinë. “Ky nuk është sistemi më i mirë i mundshëm. Por  deri tani, më të mirë, akoma nuk kemi parë”.

Edhe Rama ashtu po iu thoshte shqiptarëve. “Berisha nuk është prijësi ynë më i mirë” Dhe vota e përkthyer nw mandatei thotë Ramës: ‘Ama edhe ne, më të mirë qeverisës se Bërisha, akoma nuk kemi parë”. Që është absurde sigurisht. Dhe është fatkeqësi që shansi për të provuar të kundërtën u hodh poshtë.

Tani partia socialiste po përpiqet të reflektojë mbi të gjitha ç’ndodhën. Ose më saktë, disa njerëz brenda saj po e bëjnë këtë.

Personalisht më pëlqeu jashtë mase gjuha dhe demaskimi që bëri Ben Blushi. Kjo mund të interpretohet shumë lehtë si naivitet politik, përderisa dihet se Shqipëria akoma nuk është në stadin ku politikanët i kanë me gjithë mend ato që i thonë. Por tek më vjen ndër mend zëvendësimi në raste humbjesh katër herë radhazi për konservatorët në Angli, që nga John Major, Ian Duncan Smith, Michael Hoëard e David Cameroon, nuk më duket mëkat i madh të shpresoj se edhe në Shqipëri, ndonjë pikë ndërgjegje, burrërie ( femrat larg qoftë nga drejtimet), përgjegjësie apo pjekurie politike mund të ekzistojë në ndonjë cep.

Edhe fjalimi i Edi Ramës në vjeshtën e 2005-ës ishte po kaq mbresëlëns. Në mos më shumë. Por Edi Rama e la aty shpresën dhe alternativë që u mendua se do të sillte.

Ç’do të sjellë “rebelimi” i Ben Blushit në një parti ku 2/3 e deputetëve janë për herë të parë në parlament, e të gjithë të sjellë nga Edi Rama? Në një opozitë ku Blushi është në parlament e Rama jo? Ku Malaj edhe është, edhe s’është kandidat për kryetar? Ç’do të ndodhë me këtë parti që ka numrin më të lartë të akademikëve, intelektualëve dhe njerëzve të respektuar në radhët e saj, por që nuk ka një lider të vërtetë?

Zhvillimet brenda Partisë Socialiste janë shumë interesante. Unë shpresoj që risitë të vazhdojnë dhe zhvillimet të sjellin frymën e munguar të debatit real edhe brenda sojit; zhvillim që do ta piqte edhe më klasën e rrëmbyer politike në Shqipëri.

Entry filed under: Opinion, Politikë. Tags: .

Cimentimi i mjedisit jo vetëm natyror Përrallat e integrimit

2 Comments Add your own

  • 1. errorful  |  29/07/2009 at 11:18

    Sjam dakort Eda😉
    Per sa ka lidhje me statuin, rotacionin ne krye te partise dhe demek empacipimin :
    Gjer tani sja ka pa njeri hajrin, ka pas vetem humbje pas ndryshimeve dhe debateve.
    Iku Iliri humbi PS
    Iku Tosi humbi prape PS
    Te iki Rama, te vije kush ???? Blushka? Do fitoje PS-ja ?
    Se pertej idealizmave, interesi i partise,i bazes dhe i votuesve eshte qe te fitohen zgjedhjet, te kete pushtet, leke, pune, grure per te korrur dhe inate per te shfryre me i llaf😉
    Ti seriozisht beson se brenda PS-se ne qender, apo akoma me keq, ne baze, mendon njeri seriozisht per debat dhe reformim ?

    Per sa i perket fjalimit te Blushit, une them qe ai do kete pas nja nji vit kohe per ta pergatitur😀
    Sic the dhe ti PS-ja spaska pas program. Pra dhe Blushka paska qene nji kokerr maskarai se ju ka premtu zgjedhesve te vet qe PS-ja eshte alternativa e duhur, se per pak desh i paska hedhur ne duart e nje qeverisje rrumpalle.
    Aman tu befsha kurban, na cuditi Blushka.

    Per sa i perket vete Blushit, osht perzierje gjys katunar Korce me gjys kaurr kalaje elbasani.
    Kulmi i oportunizmit dhe kurrizit te bute😉

    Si perfundim, une them prape do ishte interesant qe per te vendosur te ardhmen tone te benim nji konkurs bukurie, kush eshte gushbardhi me i bukur, Blushi apo Basha😀 hihihi

  • 2. edliragjoni  |  29/07/2009 at 13:43

    Gabues i dashur : )

    Ti thua se nuk je dakord, por ne shtjellimin e argumentave te tua, nuk me rezulton ashtu.

    Dakord per historikun e humbjeve te PS-se pas largimeve. Edhe vete kam thene qe nje zevendesim ne kete moment nuk do sillte asnje ndyrshim per PS-ne. Zevendesimi duhet bere ne nje moment me te vone, kur sfidat te jene ca me afer. Tani gjithcka eshte energji e humbur kot.

    Dakord edhe per bashkefajesine e Blushit qe ka kerkuar vota ne emer te nje programi qe nuk ekziston.

    Femiljet le te ngelen ku jane. Kurse oportunizmi po rezulton te jete ndeshkuesi me i madh ne Shqiperi. Vuajtesin jane ata qe e denojne ate, jo e kunderta….

    Perndryshe, PS-ja nuk do te kishte nevoje per asnje Asamble.

Leave a Reply

Fill in your details below or click an icon to log in:

WordPress.com Logo

You are commenting using your WordPress.com account. Log Out / Change )

Twitter picture

You are commenting using your Twitter account. Log Out / Change )

Facebook photo

You are commenting using your Facebook account. Log Out / Change )

Google+ photo

You are commenting using your Google+ account. Log Out / Change )

Connecting to %s

Trackback this post  |  Subscribe to the comments via RSS Feed


Shkrime të mëparshme

Më të lexuarat

  • None
July 2009
M T W T F S S
« Jun   Aug »
 12345
6789101112
13141516171819
20212223242526
2728293031  

%d bloggers like this: