Emra pa çështje në PS

28/08/2009 at 15:15 1 comment

Partia Socialiste ka asamble, ka mbledhje kryesie, ka kongres të jashtëzakonshëm. Edhe pastaj? Media gjithmonë është e gatshme të nxitojë drejt zhurmës që bëjnë socialistët, edhe kur ajo është thjesht zhurmë.

Po përse? A e meriton gjithë këtë vëmendje rrjedha e ngjarjeve të brendshme të një partie politike? Nuk ka asnjë lajm tjetër vendi? Të gjitha problemet dhe rastet për t’u raportuar në publik kanë mbaruar?

Sigurisht që nuk është kështu. Përpara se të merret me kafet apo sherret e Ramës, Blushit Malajt e gjithë PS-së, media duhet të merrej më fort me xhevahiret ë vijnë nga mbledhjet e qeverisë që miraton në muaj pushimesh projektligje pronash. Duhet të merret me gjetjen e arsyeve të një masakre policore të ndodhur në mes të ditës. Duhet të përpiqet të sjellë në ekran apo faqe shtypi zëra që prodhojnë garanci se siguria në këtë vend nuk është aq e cenueshme sa ç’duket nga vrasja e katër policëve njëherësh, apo nga zhvatja e të drejtës së pronës tashmë edhe me ligj që i vjen për shtat interesit të atyre që e hartojnë.

Por jo. Media merret me PS-së. Sepse prej saj varet e ardhmja e tyre e ngushtë, ja përse. Ndryshimet brenda PS-së sjellin ndryshime edhe në media, e kolegët nuk janë të gatshëm ta pranojnë këtë eksperiencë të paftuar (veçanërisht ata që ndjehen komodë e punojnë që gjërat të ngelen kështu siç janë).

Po ja u kapërcye edhe barriera e detyrimit për të raportuar lajme që prekin përditshmërinë dhe ndikojnë direkt në jetën e shqiptarëve; ja e zëmë edhe se partitë politikë e meritojnë të gjithë vëmendjen që blejnë nga media; po përse u dashka që kjo vëmendje të përqendrohet vetëm tek njerëzit,dhe jo tek idetë e tyre?

Mbledhja e djeshme e kryesisë së partisë socialiste u ndërpre disa herë, për kafe, për telefonata, për inate, për qejf, për të acaruar të tjerët brenda apo jashtë sallës. Sipas dëshirës d.m.th. Kurse media ishte cimentosur para selisë, duke pritur që diçka serioze të ndodhte aty. Po nuk ka për të ndodhur, kur dihet se politika në Shqipëri është instrument i personalizuar, jo mekanizëm në shërbim të të gjithëve.

Mund të ketë pasur njerëz që kanë shpresuar se Edi Rama do të jepte dorëheqjen nga posti i tij si kryetar i socialistëve në momentin që  humbi zgjedhjet. Por ka më shumë realistë që e dinë që kjo nuk ka për të ndodhur, sepse si të gjithë njerëzit e etur për pushtet, edhe Rama nuk do ta dorëzojë me duart e tij trofeun për të cilin ka luftuar aq shumë.

Debatohet nëse partisë socialiste i duhet një ekip shumë i  mirë apo një lider i shkëlqyer. Deri tani ekipi ka qenë dhe vazhdon të jetë më i miri që kanë partitë politike në Shqipëri. Edhe lideri i saj, në pozicione të tjera ka treguar se di të jetë rezultativ, por thjesht në këtë rast duket se nuk është kapak për këtë tenxhere.

Personalisht nuk besoj se faji i humbjes së zgjedhjeve të 28 Qershorit është vetëm i Edi Ramës. Në asnjë mënyrë jo. Ekipi i mirë për të cilin po flasim ka bërë gabimet e veta kur e ka neglizhuar rëndësinë e funksionimit të tij. Gabim ka qenë po ashtu pritja në heshtje që gjërat e mira të ndodhin vetë, pa u shqetësuar apo lodhur kush të ulet për të shkruar alternativën, apo për t’u grupuar që të kundërshtojnë kryetarin. Kjo duhej të ishte bërë që kur brenda socialistëve filluan të qarkullojnë zëra se në autobusin e tyre nuk i flitet fare me gojë shoferit. Pra, pasagjerët e PS-së duhet të reagonin ndaj mënyrës se si po ngitej ky autobus që ata vunë re se nuk po ecte rrugës ku ishin nisur. Pra, pasiviteti dhe heshtja, qoftë edhe në momente sporadike, u akumulua për ta sjellë PS-në në ditën që është sot. E tani jo vetëm që PS-ja nuk e di ç’po ndodh brenda saj, por as media nuk di se ç’të pasqyrojë më për të.

Bathët nuk duken të mira me ndryshimet e shpeshta të mendimeve e të humorit të kandidatëve të shpallur apo atyre potencialë. Një tërheqje e Blushit nga gara apo një dalje e paqetë e Malajt nga mbledhja e kryesisë, nuk janë shenja se Rama po iu ofron kafen e barazisë. Përkundrazi. Ato tregojnë qartë se këta njerëz, janë të parët që po kuptojnë se autoriteti i shoferit është bërë tashmë i patjetërsueshëm (për momentin të paktën).

Po është shumë e pritshme që Rama të rikandidojë. Edhe të synojë ta bëjë kongresin me dyer të mbyllura; edhe të kërkojë t’i lërë gjërat ashtu siç janë qoftë porsa i përket statutit, qoftë qëndrimit ndaj të majtëve apo të djathtëve të tjerë.

Është e pritshme sepse Rama ka investuar për këtë ditë fatlume në partinë socialiste, ku edhe pse ajo është e humbur, ai është i fituar. I fituar sepse ka brenda kryesisë numrin më të madh të votave, ardhur nga njerëz që i ka sjellë ai vetë në parti.

Çdokush në vend të Ramës do kishte vepruar si ai. Edhe Malaj apo Blushi vetë do të kishin rikandiduar.Do ta kishin bërë pa asnjë hezitim, me shpresën se faji i humbjes do të shpërndahej. Ndryshimi me Ramën është se kryetari aktual nuk i ka marrëdhëniet hiç të mira me sensin e pranimit personal të fajit.

Partia Socialiste nuk i humbi zgjedhjet se ia vodhi Berisha. As nuk i vuri shkopinj në rrita Ilir Meta. As nuk e lanë në baltë lojtarët më të mirë të ekipit socialit. Jo. I humbi sepse ka një mungesë të theksuar boshti ideologjik e programor, që u rrëzua menjëherë përballë alternative konkretë që vinin nga kundërshtarët politikë.

Por, ky bosht munguar do ta lerë akoma në boshllëk partinë socialiste, nëse anëtarët e saj nuk e marrin në konsideratë nevojën e menjëhershme për ta shndërruar partinë në mekanizëm që funksionin rreth një ideje të vendosur në bosht. E këtu duhet pikërisht ideja, fryma, vizioni, mënyra e dëshira për të përcjellë atë në çdo hallkë që lidhet tek ky bosht. Pra, ndryshimet nuk kanë të bëjnë vetëm me emrat e njerëzve, por mbi të gjitha, me ato të mendësive.

Nëse socialistët kanë kohë që e kanë kuptuar se autobusi i tyre i boshatisur po vjen vërdallë kot, mirë është ta marrin guximin që t’i flasin në grup shoferit, që në rast “rebelimi” masiv të pasagjerëve, nuk do të mund të vazhdojë të eci për ku do vetëm ai.

E në rast se zhvillimet brenda partisë socialiste do të bëhen rreth ideve, e në rast se përplasjet mes Blushit, Ramës e Malajt do të jenë për politikat e reja fiskale që duhet të ndjekë vendi, për frenimin e miratimit të ligjeve që cenojnë të drejtat (si ajo e pronës); për përqasje të ndryshme në politikan arsimore, bujqësore, integruese, të brendshme apo të jashtme, atëherë po që ia vlen që media të merret vetëm me sherret brenda PS-së. Por, a kanë të tillë merak brenda e jashtë PS-së?

Po të ishin këto problemet, sigurisht që askush nuk do dëgjonte për PS-në.

Kurse unë mezi po pres që brenda saj e brenda të gjitha partive politike, debatet dhe kongreset e jashtëzakonshme të behën për kauza, e jo për emra.

Entry filed under: Opinion, Politikë. Tags: .

Shpenzim apo përfitim Arsimi i së nesërmes

1 Comment Add your own

  • 1. bona  |  28/08/2009 at 17:47

    Edhe une e kam pyetur shpesh veten Eda pse merren kaq shume mediat me politike ne Shqiperi. Kam filluar ta bej kete pyetje pasi u ktheva ne teleshikuese megjithese simptomat e para i kisha qe kur mbuloja PS si gazetare. Thoja me vete: e kujt i duhet neni 32 i statutit te PS-se qe ne plasem ta sqarojme me njeqind intervista? Keshtu njerezit i beme eksperte te statutit te PS ne vend qe t’;u themi cfare ndodh ne kete vend.

    megjithate ka nje arsye pse mbulohet intensivisht PS ne kete vend. Arsye parimore flas. Sepse eshte forca me e madhe opozitare, kandidate per pushtet, keshtu qe njerezit duhet te informohen rreth saj. Njesoj do ishte dhe per PD-ne ne kushte te ngjashme. Cilesia e informacionit eshte tjeter gje pastaj. Shto ketu dhe strategjine e komunikimit me publikun te PS, ceshtja koklavitet ca. Nevojitet ca respekt per veten, per profesionin tend dhe per publikun qe te marresh nga zhurma ate qe duhet. po ketu eshte pak si steke e larte kjo.

Leave a Reply

Fill in your details below or click an icon to log in:

WordPress.com Logo

You are commenting using your WordPress.com account. Log Out / Change )

Twitter picture

You are commenting using your Twitter account. Log Out / Change )

Facebook photo

You are commenting using your Facebook account. Log Out / Change )

Google+ photo

You are commenting using your Google+ account. Log Out / Change )

Connecting to %s

Trackback this post  |  Subscribe to the comments via RSS Feed


Shkrime të mëparshme

August 2009
M T W T F S S
« Jul   Sep »
 12
3456789
10111213141516
17181920212223
24252627282930
31  

%d bloggers like this: