Bojkoti, shenja e dështimit

08/09/2009 at 23:15 1 comment

“Që një bojkot të jetë efektiv, fillimisht iniciatori duhet të bindë veten, pastaj edhe qindra apo mijëra njerëz të tjerë se sipërmarrja ia vlen. Kjo kërkon në vetvete shumë punë dhe në përgjithësi, bojkotet nuk janë të suksesshëm” – kështu të paktën thotë njohësi i shkëlqyer amerikan i shkencave politike, L. Neil Smith. Por me siguri Smith nuk ka dëgjuar ndonjëherë edhe për politikën shqiptare, se ndryshe do ta kishte formuluar në tjetër mënyrë bindjen e tij. Ai është gjithashtu i bindur se eficenca e një bojkoti varet tërësisht nga veprimet që vijnë pas tij, pra përdorimi i forcës apo përshkallëzimit të refuzimit nën emrin bojkot. Kështu thuhet teorikisht të paktën.

Praktikisht, partia socialiste e Shqipërisë nuk duket se e ka menduar shumë thellë këtë punën e bojkotit. As nuk ka gjasa të ketë shumë kokëçarje për efektshmërinë e saj. Forcë pas tij nuk beson dot njeri se mund të përdoret në Shqipërinë e NATO-s e aspirante për në BE. Por është shumë interesante të vësh re se bojkoti bëhet pa u menduar hiç as për pasojat, as për imazhin që mbart me vete.

Partia Socialiste nuk arriti të punojë fort të bindë shqiptarët as për votën, jo më të pretendojë tani të bindë gjysëm milioni njerëz që supozohet se votuan për të se ia vleka të bojkotosh një parlament që është gatuar me vetë duart e Edi Ramës e Sali Berishës.

Po ç’do të thotë ky bojkotim parlamenti në legjislaturën e 18-të në vend e në vitin e parë të të qenit pjesë e NATO-s dhe e grupit aspirues për t’iu bashkuar BE-së?

Me një kërkim të thjeshtë për rastet e bojkotimeve politike në botë, zbulon se vendi më afër gjeografikisht Shqipërisë ku bojkoti shfaqet si fenomen është Palestina. Po, aty ka probleme të shtetit brenda shtetit, të organizatave të panjohura ndërkombëtarisht që pretendojnë të jenë qeveri e vendit, të grupimeve politike që nuk njohin njëra-tjetërn apo legjitimitetin e institucioneve të tyre, e kështu me radhë.

Bojkoti shfaqet po ashtu rëndom këto ditë edhe në Kongo, në Burundi, në Bregun e Fildishtë, në Angola dhe në Nepal.

Shkëlqyer. Edhe në Shqipëri. Po. Dhe problemet janë shumë të ngjashme. Duke përjashtuar Palestinën, të gjitha vendet e sipërpërmendura kanë probleme me manipulimin e zgjedhjeve, mosnjohjen e fituesit, me akuza ndaj krerëve të qeverive, presidentit të vendit, personalizimit të fushatës, listave nepotike, sherreve me kryepleqtë, me kryetarët e lokaliteteve apo me ato të grupeve parlamentare, e kështu me radhë.

Pra, edhe ata paskan hallet tona.

Shumë mirë. Ndryshimi i vetëm dhe i vockël është që Shqipëria seç ka ca aspirata, detyrime kontraktuale në ca marrëveshje stabilizimesh e asoccimesh, ca detyrime për të bërë përpara në rrugën e saj të demokracisë e të shtetit ligjor, e ca obligime kalimtare, pa të cilat dera e BE-së nuk hapet me kollaj.

Po kujt t’ia thuash këtë? Shqipëria ka shembullin e saj unik të të bërit politikë e Edi Rama nuk është se shkeli në ndonjë dërrasë të kalbur. Ajo e kalbur e e rënë ka qenë më kohë. Çudia qëndron vetëm në faktin se ai e shikon që dërrasa është e carë, e prapë e fut këmbën në të. “Saliu ka shkelur këtu, pse të mos shkel edhe unë?” – thotë këmbëngulja e tij bojkotuese e shekullit të 21-të.

Partia Socialiste ishte e supozuar të shkonte përtej të majtës e të djathtës bashkë. E ne prisnim që të na surprizonte me pranimin me dinjitet të humbjes e ruajtjen e forcave për një opozitë rezistente në parlament. Por kurrsesi nuk ishte e pritshme që socialistët të shkonin aq larg të majtës e të djathtës, sa të arrinin deri në Afrikë me mendësinë e tyre.

Vendimi për të bërë bojkotin u mor gjithashtu me shumicë të cilësuar brenda PS-së. Pra, mungonte unanimiteti për një çështje që është kaq thelbësore për iamzhin e Shqipërisë. Jo se në këtë rast duhen marrë në shqyrtim metodat e vendimmarrjes brenda PS-së, por për një rast të tillë madhor, ia vlen të shpresosh se unanimiteti është i nevojshëm, edhe nëse nuk ekziston si praktikë.

Në historikun e parlamenteve post-komunistë, akoma duhet të presim një rast fatlum për të parë një parlament që funksion normalisht siç pritet në një vend europian (gjeografikisht). Por, këmbëngulja e partisë socialiste për të ndjekur shembullin e opozitave të përhershme për të bojkotuar parlamentin, më shumë se qesharak, është i dhimbshëm.

Po ashtu, heshtja e emrave kryesorë të mazhorancës për këtë vendim absurd, e bën edhe më kompromentues bojkotin  e socialistëve.

Shqipëria nuk është vend eksperimentesh dhe shkëmbimesh të eksperiencave personale të liderve të saj, por ja që në të tillë është kthyer vazhdimisht. Kjo duket më së miri në çdo fillim legjislature parlamentare. Dhe është fatkeqësi të vësh re se sa me moskokëçarje merren të tilla vendime për bojkot (qoftë edhe të përkohshëm), apo për aprovim të heshtur të tij. 

Berisha e ka bojkotuar masivisht parlamentin shqiptar në opozitë. Edhe për zgjedhjet e 28 Qershorit ka shumë pikëpyetje të hapura. Por marrja e 65 mandateve nuk e legjitimon fare kryeneçësinë e Partisë Socialiste për bojkot, thjesht për të shfryrë inatin e mos-fitores.

Vota ishte dhënie përgjegjësie, jo leje për të bërë show. Por kjo nuk ka si të kuptohet nga ata që kanë luftuar për postin, jo për votën në këtë vend.

 Bojkoti! Zgjedhja më e shtirë.

Entry filed under: Opinion, Politikë. Tags: .

Gripi i derrave në koalicion Ndryshuar prej globalizimit

1 Comment Add your own

  • 1. errorful  |  12/09/2009 at 15:30

    thanks
    i enjoyed this piece, and it made me smile😉

Leave a Reply

Fill in your details below or click an icon to log in:

WordPress.com Logo

You are commenting using your WordPress.com account. Log Out / Change )

Twitter picture

You are commenting using your Twitter account. Log Out / Change )

Facebook photo

You are commenting using your Facebook account. Log Out / Change )

Google+ photo

You are commenting using your Google+ account. Log Out / Change )

Connecting to %s

Trackback this post  |  Subscribe to the comments via RSS Feed


Shkrime të mëparshme

Më të lexuarat

  • None
September 2009
M T W T F S S
« Aug   Oct »
 123456
78910111213
14151617181920
21222324252627
282930  

%d bloggers like this: