Punë vetëm për PD-istët e LSI-stët

07/10/2009 at 23:18 2 comments

Kërkimi i punës sot është bërë si kërkimi i vizës 15 vjet më parë. Vetëm me sekser. Për më te tepër, në të gjitha institucionet shtetërore kryesore apo në varësi, dyndja është e dyfishtë, kurse lufta e katërqindfishtë. Të gjithë PD-istët dhe LSI-stët e Shqipërisë duan punë (260 mijë vende pune duhet të hapin sipas premtimeve Berisha e Meta). Po nuk dihet akoma se ku janë përcaktuar ato. Jo në bujqësi, se atje mund të ketë vend thjesht e vetëm për kryeministrin e zevendesin e tij nëse kanë dëshirë për punë vullnetare, se gjithë të tjerët e kanë marrë diplomën brenda tre muajve pas mbarimit të zgjedhjeve, e me të në dorë, përplasen tani dyerve të institucioneve shtetërore.

100 mijë të majtë, e 160 mijë të djathtë kërkojnë punë, sipas premtimeve. Nga ana tjetër, gjysëm milioni socialistë bëjnë be e rrufe se nuk do të tunden nga istikami i punës së tyre, aq më tepër nëse kanë statusin e nëpunësit civil. Me ta akoma në bordero, qeveria paguan dy paga nëse i nxjerr në asistencë; socialistët me asistencë të majme, dhe demokratët apo LSI-stët me rrogë të plotë.

Më parë kisha dy armiq, dhe isha rehat. Sot kam tre, dhe më është prishur në mënyrë të pandreqshme ekuilibri.

Partia Demokratike ka përreth megallomanë, socialistja shpurë të shushatur, kurse LSI-ja shumë oportunistë. Prandaj nuk ka punë për askënd.

Rroftë liberalizimi i universiteteve. Edhe i kuotave të pranimit. Edhe zhdukja e standardeve të pranimit. Rroftë rrëmuja, rrëmeti e qameti që i ka rënë përsipër arsimit dhe mendësisë shqiptare. Të gjithë duan diplomë, master dhe miq. Të gjithë duan edhe punë zyre. 22 vjecarë specialistë të integrimit, ekonomisë apo shëndetësisë pa ditur as ndryshimin mes Këshillit dhe Bashkimit Europian, pa shkuar në një orë të vetme leksioni ekonomie, apo pa qenë kurrë mjek. (ky i fundit mund të ketë kopjuar metodën e politikë-bërjes së suksesshme jashtë profesionit nga Prof. Dr. Sali Berisha.)

Situata e punësimit në Shqipëri është kritike. Është shumë kritike. Inflacioni i diplomave, psikologjikisht është shumë më i rëndë sesa ai i lekut. Të paktën për mendjet e studentëve që mbarojnë fakultetin me shpresën se do t’iu hapen dyert e punës, po.

Në morinë e rasteve, me vjen ndër mend kërkesa ime për të botuar dicka delikate për legjislacionin e arsimit para dy vitesh. M’u tha se unë nuk kam asnjë vlerë tjetër përveç vëzhgimit dhe shkrimit, prandaj duhet të heq dorë nga pretendimet. Sot, arsimi akoma ka nevojë për ndryshime në legjislacioni…dhe unë akoma nuk kam mësuar të shaj me emra të përveçëm, që të kem sukses të padiskutuar në media, siç m’u sugjerua.

Nga ana tjetër, më vjen ndër mend Densia që ka mbaruar studimet për ekonomik, publikun katër vjeçar, me nota shumë të mira, dhe e ka të pamundur të gjejë një punë. Nuk ka shumë pretendime. Ka vetëm zell të madh që të mos e kalojë ditën kot. Ah, po. Nuk ka miq, dhe nuk ka bërë asnjë telefonatë ndërmjetësie. Thjesht beson akoma tek vërtetësia e ekonomisë së tregut dhe asaj funksionale.

Rasti i tretë është Blerina. Ka mbaruar shkëlqyer për pedagogji, ditën, dhe e do shumë punën me fëmijët. Por dosja e saj fle prej tre vjetësh në Drejtorinë Arsimore të kryeqyteti. Një aplikante e të njëjtit profil pretendon se dosja e saj ka tetë vjet tashmë në Drejtorinë Arsimore në Tiranë, dhe as që shpreson më se do kujtohet njeri që ajo është gjallë dhe në kërkim të një pune.

Rasti i katërt është Arturi, që ka mbaruar për inxhinieri, e kërkon më kot të pranohet në ndonjë kompani private, se shtetëroret janë të mbingarkuara me PD-istë e LSI-stë. “E kam në dorë edhe FRESH-in, edhe FRED-in, -më thotë ai.- Bëhem unë me kë të më thonë, vetëm të gjej një vend pune”

Rasti i pestë është i Xhulit. Nuk e di çfarë ka mbaruar. Vitin e kaluar nuk kishte as Universitet. Këtë vit ka Master të Nivelit të Dytë, dhe është drejtoreshë drejtorie në një Ministri. Shoqet e lagjes i ka punësuar si specialiste. Kurse kushërinjtë po i rregullon në institucionet në varësi. Ca edhe jashtë Tiranës, por vetëm përkohësisht, se do të kthehen menjëherë sapo të jepet mundësia.

Rasti i fundit është i një mjeku që është bërë politikan, edhe ka futur në Universitet të gjithë shqiptarët që nuk lënë katër kategoritë e para të konkurrojnë ndershmërisht për një vend pune, por përkundrazi, i japin ekskluzivitet shanseve të Xhulëve me diploma fantazmë nga Universitetet private.

Tregu i punës është fatkeq dhe stresues në Shqipëri. Tregu i ideve ca më zi.

Prandaj grupet e mësipërme janë kaq të ekspozuar ndaj dështimit dhe vuajtjeve psikologjike; sepse puna këtu nuk është meritë apo një fakultet vërtetë larg; por është vetëm një telefonatë partiake larg.

Më vjen për të qeshur me të gjitha përpjekjet e mia për të marrë si etalon meritokracinë. Të gjithë e përbuzin sikur të jetë plang-prishësi i parashikimeve të mia.

Nuk ju duket se është ashtu?

Turp për Shqipërinë me dy qeverisës. Kur nuk rregullohet dot tregu i punës dhe balanca kërkesë-ofertë për studimet dhe profesionet, c’kuptim pas-elektoral kanë zë-çjerrjet për liberalizim kuotash nëpër universitete?

Tregu i punës ka dhënë shpirt. A do e kuptojë njeri këtë ndonjëherë? Po reflektimi, kur pritet te filloje?!

Entry filed under: Shqiptarizëm. Tags: .

200 makina më pak, 30 milionë $ më shumë; e ku do shpenzohen? Protesta sipas kërkesave

2 Comments Add your own

  • 1. nje kalimtar i jo rastesishem  |  09/10/2009 at 12:23

    Eda smiley, ty te lumte dora,e per me teper mos e humb kete objektivizmin tend larg pames, se jo tre armiq te kesh por 1002,nuk e mberrijne dot shkembin e larte ku ti qendron.

  • 2. Nje kalimtar i perhershem  |  09/10/2009 at 15:40

    Nice:)

Leave a Reply

Fill in your details below or click an icon to log in:

WordPress.com Logo

You are commenting using your WordPress.com account. Log Out / Change )

Twitter picture

You are commenting using your Twitter account. Log Out / Change )

Facebook photo

You are commenting using your Facebook account. Log Out / Change )

Google+ photo

You are commenting using your Google+ account. Log Out / Change )

Connecting to %s

Trackback this post  |  Subscribe to the comments via RSS Feed


Shkrime të mëparshme

Më të lexuarat

  • None
October 2009
M T W T F S S
« Sep   Nov »
 1234
567891011
12131415161718
19202122232425
262728293031  

%d bloggers like this: