Politika, kush tjetër ta ketë fajin?

15/10/2009 at 23:21 1 comment

 “Dialogu politik, që është një prioritet kyc i Partneritetit Europian, duhet të kthehet në binarë.  Dialogu politik mes partive politike është përkeqësuar e kjo sjell edhe vonesën në shumë reforma kyçe” – kjo fjali e përsëritur e raportit të fundit të progresit të Bashkimit Europian për Shqipërinë m’u duk shumë më e drejtpërdrejtë dhe e domosdoshme për t’u bërë publike sesa të gjitha çjerrjet apo buzëqeshjet mbi këtë raport.

Mbi të gjitha kritikat apo lavdërimet që janë tërhiq-e-mos-këput, klasa politike është ajo që ka marrë shuplakën më të rëndë të këtë raport. Edhe administrata publike, me pa-aftësinë e saj të të pashembullt, me mefshtësinë dhe mungesën e përputhjes së përgatitjes profesionale me përkatësinë politike dhe vendin e punës.

Por edhe për lëmin e madh të brumbujve në administratën publike, politikës i faturohet dështimi. Po, sepse është ajo që përcakton vendet e punës, “në mungesë transparence dhe besueshmërie”, siç thuhet në raport. Akoma ka raste të shumta të emërtimeve politike dhe kapacitetet administrative të pa-afta për të kuptuar se realisht duhet të bëjnë ndonjë gjysëm përpjekje në ditë në zyrat e tyre.

Por, më shumë se ata, theksi qëndroi tek politika. Ajo është fajtore për prishjen e numërimit të votave pas zgjedhjeve që nga gjysëm-bosh, na e kthyen në gjysëm-plot gotën e standardeve. Populli u soll mirë, por klasa politike nuk mendon kështu. Të gjithë donin fitoren, pavarësisht se për kë është votuar. E duke qenë se fitorja mund të ndahet maksimumi në dysh, po jo në tresh, klasa politike i futi një të bllokuar sistemit për qejfin e vet ekskluziv, duke e lënë Shqipërinë në vend në shumë aspekte.

Raporti i progresit të Bashkimit Evropian e thekson më së miri këtë, kur në fundin e shumicës së kapitujve të tij përmend nevojën për iniciative përmirësuese që varen tërësisht nga klasa politike. Fjala është si për kriteret politike (demokracia dhe shteti ligjor, të drejtat e njeriut dhe minoritetet, çështjet rajonale dhe detyrimet ndërkombëtare), ashtu edhe për kriteret ekonomike (ekonomi tregu funksionale, konkurrueshmëria dhe aftësia për ta përballuar atë).

Më gjatë raporti merret dhe përsërit problemet e vazhdueshme për të kuptuar, shkruar, përqafuar e pastaj zbatuar standardet evropiane, për të cilat, edhe nëse gota na qenka gjysëm plot, sërish uji në të nuk është i pijshëm. Nuk është sepse vihen re një sërë mangësish në tregun e brendshëm, lëvizjen e lirë të mallrave, shërbimeve dhe njerëzve,  në dogana dhe sistemin e taksave, në prokurimin publik, politikat sociale, ato të punësimit, të shëndetësisë, të arsimit, kërkimit shkencor, politikave sektoriale, të industrisë, bujqësisë, mjedisit, transportit, energjisë, informacionit dhe medias, kontrollit financiar, në pastrimin e parave, luftën kundër krimit të organizuar, etj. Por, per te gjitha keto, serish, barriera eshte politika dhe interesat e ngushta te saj.

Shqipëria mori raportin më pak entuziast nga të gjitha vendet e Ballkanit. Por kjo nuk justifikon energjinë me të cilën u përcollën anët negative të raportit nga mediat pro të majtës; e as kronikat, pamjet dhe fryrjet qesharake të medias së pozicionuar djathtas.

Në raportin e tij për vendin fqinj, Komisioni Europian  rekomandon fillimin e bisedimeve për anëtarësimin e Maqedonisë në Bashkimin Evropian. Kryeministri  Gruesvski ka arsye të buzëqeshe teksa merr raportin. Por, kryeministri ynë mund ta kishte pritur edhe me pak më shumë mërzi shtyrjen e marrjes në shqyrtim të kërkesës për anëtarësim, të lëvizjes së lirë apo të njohjes së progresit pa fjali të nënrenditura, ku pas kryesores që nis me “progres ka vazhduar të bëhet në këtë fushe…”, gjithmonë vjen pas pjesa e nënrenditur, standarde “ POR,….akoma nuk jeni afër përmbushjes”

Shqipëria është larg përmbushjes së shumë standardeve, vërtet. Dhe kjo nuk vjen nga karakteri dembel i shqiptarëve apo nga mungesa e dëshirës për të qenë të paktën njëlloj me maqedonasit në zhvillim. Jo. Kjo vjen nga mungesa totale  e përgjegjësisë së klasës politike, që e ka mendjen vetëm tek PUSHTETI. Në emër të tij, vonohet numërimi i votave, bëhen koalicionet, prishen marrëveshjet, bllokohet parlamenti, ndërrohen partitë, prishen paratë publike e bëhet gjithfarë allishverishi që iu shkon nder mend politikanëve tanë të ndritur.

Ç’rëndësi ka se po u bëkan progrese të papërfillshme? E vërteta është se si maxhoranca, si opozita janë kaq të dhëna pas  qejfeve të tyre, as as raporti i progresit të BE-së nuk përbën më ndonjë shqetësim.

As media nuk e kuptoi dot. Dhe kjo nuk është risi. Majtas u dëgjua se raporti është mynxyrë. Djathtas u shpall se ky raport është fletë lavdërimi.

Leximi i raportit vetë është përsëritje e atij të viti të kaluar, me ndryshimet përkatëse në kohët e foljeve dhe transferimin e ngjarjeve.

Shqipëria po ecën ngadalë. Për këtë e ka fajin klasa politike.

Këtë fjali, vërtet raporti i progresit nuk ka nevojë ta ndryshojë.

Entry filed under: BE, Politikë. Tags: .

Protesta sipas kërkesave Kujdes arsimin, atë profesional!

1 Comment Add your own

  • 1. edrus  |  18/10/2009 at 05:36

    Për sa mirë apo keq që u realizua tranzicioni nga një sistem ekonomik në tjetrin, në vëndin tonë, teoria e shock-ut duket sikur e bëri punën e saj…
    Politika e sotme shqiptare, jetime të ideollogjive dhe objektivave politikë të mbështetur në programe të mirstudiuar, e ngelur pre’ e synimit të vetëm për pushtet (= para’, pasuri), e paaftë për të eksituar situatën për të nxjerrë vehten nga ajo tenxhere e përbashkët ku duket se janë gatuar të gjithë, më duket se ka nevojë për një katalizator që të eksitoje gjëndjen për një revolucionarizim vërtet shock-ues… që ta kthejë politikën që të bëjë vërtet politikë dhe që njerëzit që e bëjnë atë, ta bëjnë me një minimum respekti për votën që populli ju ka dhënë për të punuar për vendin dhe jo për tu bërë lakej të njërit apo tjetrit personazh kyç të politikës.

Leave a Reply

Fill in your details below or click an icon to log in:

WordPress.com Logo

You are commenting using your WordPress.com account. Log Out / Change )

Twitter picture

You are commenting using your Twitter account. Log Out / Change )

Facebook photo

You are commenting using your Facebook account. Log Out / Change )

Google+ photo

You are commenting using your Google+ account. Log Out / Change )

Connecting to %s

Trackback this post  |  Subscribe to the comments via RSS Feed


Shkrime të mëparshme

Më të lexuarat

  • None
October 2009
M T W T F S S
« Sep   Nov »
 1234
567891011
12131415161718
19202122232425
262728293031  

%d bloggers like this: