Kujdes arsimin, atë profesional!

20/10/2009 at 16:48 7 comments

Qeveria zvicerane ka investuar që nga viti 1994 e deri sot 13.2 milionë euro për Arsimin Profesional. Dje, në hapjen e fazës së re të projekteve për këtë fushë të arsimit që zviceranët zbatojnë në Shqipëri përmes Swisscontact-it, u përmend se të tjera investime do të bëhen në shkollat shqiptare me këtë profil edhe në dy vitet e ardhshme.

Përse? Sepse zviceranët vijnë nga një sistem dhe eksperiencë e gjatë sistemi dual në Arsimin dhe Formimin Profesional, që është shumë i lidhur me nevojat e tregut të punës. Sigurisht që është edhe reflektues i përsosur i cilësisë në këtë arsim dhe në shërbimet që ai ofron. Po kjo fushë arsimore në Zvicër, ashtu si edhe në shumë vende ku sistemi dual dirigjon arsimin dhe ekonominë, arsimi profesional është i lidhur shumë ngushtë me partneritetin social, bashkëpunimin me biznesin, autonominë e shkollave, multi-funksionimin e tyre, me decentralizmin dhe me ndarjen e qartë të pushteteve, ku biznesi thotë fjalën e vet në emër të cilësisë.

Dje në Tiranë u zhvillua një aktivitet i projektit AlbVET, financuar nga qeveria zvicerane, që po përpiqet të sjellë në Shqipëri pikërisht elementet e mësipërme në sistemin e Arsimit dhe Formimit Profesional në Shqipëri.

Sa e mundur është kjo? Të paktën vullneti politik nuk mungon. Ministri i ri i Arsimit është i ri vetëm në detyrë, sepse ai është një njohës shumë i mirë i kësaj fushe, dhe nxitës shumë pozitiv i reformave në arsim. Ashtu si zviceranët, edhe ai kërkon rritje të cilësisë në këtë arsim, dhe shtim të numrit të nxënësve që e frekuentojnë. Madje, në kuadër të këtij objektivi, për të dytën herë brenda nja jave, ministri përmendi edhe dhënien e bursave për nxënës që ndjekin këtë arsim në disa degë, kushte apo rrethe. Në këtë aspekt, Tafaj të jep përshtypjen se flet jashtë kornizës politike, dhe shumë brenda kontureve për të parë vërtet ndryshime pozitive në arsim.

Për momentin, ky lloj arsimimi është i ndarë nga gjysma tjetër e tij, që është Formimi Profesional. Ky i fundit vazhdon të mbetet akoma kompetencë e Ministrisë së Punës, dhe me ndërrimet e shpeshta e ngjyrën e theksuar politike të kësaj Ministrie, prezenca e saj në aktivitetet e unifikuara për arsim e formim lë shumë për të dëshiruar.

Ama zviceranët, ashtu si edhe shumë iniciativa të ndërmarra nga projekte të financuara nga Bashkimi  Europian, janë përpjekur shpeshherë që Arsimi dhe Formimi Profesional të jenë nën një çati të vetme. Për këtë arsye madje ekziston edhe një Këshill gjithëpërfshirës për Arsimin dhe Formimin Profesional, që duhet të drejtohet me rotacion nga dy ministritë e linjës (ajo e Arsimit, deri tani më aktivja, dhe ajo e Punës, akoma e përfaqësuar kryesisht nga drejtoria e Politikave të Punësimit dhe ajo e Formimit Profesional). Ekziston madje edhe Agjencia Kombëtare e Arsimit dhe Formimit Profesional që prej 1 Marsit 2007, dhe prej saj dalin tashmë të gjitha kurrikulat, programet mësimore, listat e profesioneve, përshkrimet e tyre, akreditimet për ofruesit, vlerësimi dhe certifikimi i nxënësve, e gjithçka tjetër që ka lidhje me anën ekzekutive të AFP-së (teksa politikat i harton Këshilli me përfaqësi të gjerë).

Pra, ligjërisht situata paraqitet komode. Realisht, duhen nxitës të tillë si Swisscontact nga Zvicra, projektet CARDS dhe IPA të Bashkimit Europian, ato të GTZ-së nga Gjermania, të CulturKONTACT nga Austria, e me radhë, që progresi në Arsimin dhe Formimin Profesional të marrë një rrugë.

Por, problemi më i madh nuk qëndron tek investimi. Ai po bëhet, dhe gradualisht vetë shkollat po shndërrohen në mëse të pranueshme (jo vetëm si ndërtesa). Çështja qëndron tek besimi në Arsimin dhe Formimin Profesional si një mekanizëm që vërtet ndihmon ekonominë dhe tregun e punës.

Përderisa në Zvicër, në Gjermani, në Danimarkë, në Suedi e shumëkund tjetër e bën, përse të mos besohet tek potenciali i AFP-së në Shqipëri?

Pikësëpari sepse liberalizmi i Universiteteve dhe hapja në masë e ut-ve private ka përçuar një mendësi të turrtë drejt arsimit të lartë, që në vetvete cenon Arsimin Profesional. Përderisa gjithkush ka mundësi sot të ndjekë universitetin, duhet të jetë e kuptueshme dhe e pritshme që shumë pak nxënës do të përfundojnë në shkollat profesionale.

Por, projekti AlbVET shkon përtej kësaj ideologjie. Nëse shqiptarët sot janë të prirur drejt studimeve të përgjithshme me shpresën se do të shkojnë në Universitet (pavarësisht aftësive akademike), atëherë një sistem i ri arsimi pas së mesmes duhet të ekzistojë, për t’i dhënë mundësinë nxënësve që mbarojnë dobët gjimnazin, të ndjekin kurse afatgjata kualifikimi jo akademik, por profesional, duke i bërë kështu të aftë dhe tërheqës për tregun e punës.

Por, Shqipëria ka shumë probleme me perceptimin e më së mirës në arsim dhe me tendencën e nxitur për të studiuar në universitet. Sigurisht që kjo ngelet edhe një ndër arsyet madhore përse tregu ynë i shërbimeve është kaq i dobët, sepse me njerëz që pretendojnë të bëhen vetëm akademikë, është e vështirë të nxitësh kualifikimin profesional sipas mundësive të vërteta formuese.

Zviceranët po mundohen të sjellin gjithashtu një metodë të re mësim-nxënie në Shqipëri, që ka të bëjë me shndërrimin e shumicës së kohës për nxënësit në praktikën mësimore, më shumë sesa në teori. Burokratike apo jo, edhe kjo kërkon vullnet politik, që është dhënë në masën e rënë dakord.

Partneriteti për të nxënët dhe decentralizimi po ashtu janë pika ku politika aktuale ka toleruar ndjeshëm, pikërisht në emër të cilësisë.

Është shumë e vështirë të shohësh detajet në një përditshmëri të mbytur nga politika. Por hapat po hidhen. Dhe arsimi nuk do jetë i fundit në reforma.

Në raportin e fundit të progresit për Shqipërinë nga BE, Arsimi ishte fusha më pak e kritikuar. Miratimi i Kornizës Shqiptare të Kualifikimeve ka për të sjellë ndryshime të tjera në cilësi. Sistemi për Maturën Shtetërore po kuptohet në masën e duhur. Arsimi i lartë do të rehabilitohet gjithashtu sapo vala e manisë për studime dhe mastera të bjerë. Dhe tregu i punës, jo në kuptimin e tij neoliberal, por në atë vërtet aktual, ka për ta zgjedhur vetë rregullatorin mes arsimit dhe kërkesës në treg.

Nga drejtimi prej  ofertës, tregu i punës do të orientohet shumë shpejt nga kërkesa; dhe kjo rrugë të çon në një shteg të vetëm; Arsimin dhe Formimin Profesional. A është i mesëm, i pas-mesëm, kurse afatshkurta, afatgjata apo akademi profesionale, kjo nuk ka shumë rëndësi. E rëndësishme është që politika, institucionet, partnerët, por më së shumti, studentët potencialë të kuptojnë se Arsimi dhe Formimi Profesional si edhe cilësia e ofruar përmes tij, do të jenë përcaktuesit më të rëndësishëm në tregun e afërt të punës. Duke filluar që sot, ku vendet për juristë e ekonomistë janë shumë më të paktë në numër sesa ata për teknikë dhe punëtorë të kualifikuar në profesionet e tyre.

Entry filed under: Analize, Arsim. Tags: .

Politika, kush tjetër ta ketë fajin? Liria e pa-dashur e shtypit

7 Comments Add your own

  • 1. errorful  |  21/10/2009 at 12:00

    “Duke filluar që sot, ku vendet për juristë e ekonomistë janë shumë më të paktë në numër sesa ata për teknikë dhe punëtorë të kualifikuar në profesionet e tyre”

    Me fal per pyetjen, por ku e bazoni kete ? Kush e mati kerkesen per juriste e ekonomiste dhe ate per teknike ? Psh une kam shefe HR nje ish magaziniere, dhe specialist te Quality Assurance, nje ish shtrues pllakash, kurse specialisti i procurement ka punu oficer ne ushtri. Tani, nqs une jam nje prind, qe kam nje kalama cope debili, sipas teje cfare ta bej ? Ku ti coj ato 2 cike leke qe ja kam bere rrisk. Ta coj debilin te behet jurist me diplome shkolle te larte dhe qe kushedi me fat e mik e rras ne ndonje pune te rehatshme ku dhe debillleku mos bjere shume ne sy, por dhe femija te mos me lodhet shume😉 e mundesisht te me martohet me ndonje koleg/e . Ta coj ne shkolle profesionale, ku ti veshin perparsen, te dale me nje zanat ku debillleku eshte nje cike me i veshtire per tu toleruar, se flet puna vete. Por dhe punen si do ja gjej? Sa leke do marre ? Ke do njohe ne ate ambient pune e me ke psh do te martohet ?😉
    Tani mua si prind ti sme pergjigjesh dot se cili investim kthen mbrapsh me shume. Cili garanton mundesi punesimi, por dhe rroge me te mire ne porpocion me investimin qe kam bere dhe me debilin qe me ka rene per hise ta kem femije😉
    Cdo punojne gjithe keto qe do dalin nga shkollat profesionale, ku eshte gjithe ajo ekonomi e uritur qe do ti thithe ?
    Ti ne fakt duhet te me thuash, qe arsimi profesional nuk eshte per debilet sic them une, as per nxenesit e dobet qe thua ti, por per ata qe nuk kane shume deshire per studime universitare, per ata qe ju vjen doresh per zanate te caktuara, ata qe skane kohe dhe para per ti cuar neper universitete. Por sduhet ti paraqitesh shkollat profesionale si shkolla qe bejne vetem ‘pune me dru’, une besoj se sduhet toleruar hic dhe tek niveli i keyre shkollave, dmth do doja te ishin shkolla te mirefillta, madje me kerkesa te larta ne fusha te caktuara. Skemi nevoje fare me ju dhene copa letrash pa vlere, qofte dhe per arsim profesional.Mos kujto se ky lloj arsimi eshte i paprekshem nga gangrena e atij te zakonshem. Perndryshe, boll i kemi kurset e Harry Fultz per Xhenerike.
    Si perfundim se e bera lemsh, une mendoj se popullsia jone eshte kaq e pakualifikuar, sa ka kliente si per universitetet dhe per shkollat e formimit profesional bashke.

  • 2. edliragjoni  |  21/10/2009 at 15:31

    Kush e mat kerkesen e tregut te punes?
    Ja ne disa dokumentime:

    Labour market analysis nga ETF (European Training Fundation)
    http://www.etf.europa.eu/pubmgmt.nsf/(getAttachment)/3F1E74609B834F3FC12571F80046A55E/$File/NOTE6U4H3V.pdf

    Ja edhe nga World Bank
    http://siteresources.worldbank.org/PGLP/Resources/AlbaniaPolicyNotes.doc

    Ja edhe nga ne shqip nga ISSAT, po e ke pak te vjeteruar analizen, se kane qene shume te zene shqiptaret keto 8 vitet e fundit, duke share dynjane:
    http://workshop.albstudent.net/referate/Instat_Milva_Ekonomi.pdf
    Ka edhe me, dhe nuk eshte e veshtire te gjenden. Ne zyre une kam tre. Nuk ndryshojne shume….

    Dhe mendimi im per nje shkolle profesionale eshte ai qe pashe ne detaje vitin e kaluar:

    http://www.kts.dk/inenglish.asp

    Supplementary Training….
    In addition to general education programmes, the college offers more than 300 different supplementary courses (2009) in 29 different sectors of industry.

    Kaq. Te tjerat kuptohen lehte.

  • 3. Bona  |  21/10/2009 at 16:02

    “Boll u doktoruam, tani te fillojme te mesojme” Kim Mehmeti, sot ne Shqip

  • 4. edliragjoni  |  21/10/2009 at 18:06

    Shih Bona, tek njeri nga linqet qe kam vene me siper (ai i fundit). Mjediset e atij kolegji jane si gjithe pjesa tjeter e Kopenhagenit; pothuajse perfekte.

    Danimarka ka 5 miliona banore (pra, gati 1.5 me shume sesa ne). Besoje apo jo, ne Danimarke ke 600 mije te trajnuar ne vit ne kurse profesionale. (ne Shqiperi mezi jane 22 mije ne vit).

    Dhe tek ajo 600 mijeshja, hyjne edhe pedagoget, kryetaret e bashkive apo vrasesit e kohes, qe marrin te pakten nje kualifikim ne vit. Mund te jete edhe thjesht DIY, bazat e pianos apo njohuri per lulet, por per te shkuar, shkojne te gjithe te mesojne me teper edhe jashte fushes ku jane specializuar.

    Nejse……

  • 5. errorful  |  22/10/2009 at 14:32

    Pse te gjitha ato do lexoj une ? : P

    Ma mbylle gojen skam c’them.🙂

    Do te te besoj ty by default, sepse nuk jam ne gjendje ti lexoj gjithe ato🙂

  • 6. edliragjoni  |  22/10/2009 at 18:32

    Good for you : )

    And don’t doubt tomorrow what you beleive in today ; )

  • 7. errorful  |  22/10/2009 at 23:31

    jo jo, pa merak😀

Leave a Reply

Fill in your details below or click an icon to log in:

WordPress.com Logo

You are commenting using your WordPress.com account. Log Out / Change )

Twitter picture

You are commenting using your Twitter account. Log Out / Change )

Facebook photo

You are commenting using your Facebook account. Log Out / Change )

Google+ photo

You are commenting using your Google+ account. Log Out / Change )

Connecting to %s

Trackback this post  |  Subscribe to the comments via RSS Feed


Shkrime të mëparshme

Më të lexuarat

  • None
October 2009
M T W T F S S
« Sep   Nov »
 1234
567891011
12131415161718
19202122232425
262728293031  

%d bloggers like this: