Cmimi i shtrenjtë i emigracionit

03/11/2009 at 16:52 5 comments

Edlira Gjoni

 

Vrasja e një vogëlusheje tre vjeçare dhe e dy vajzave të reja në Itali nga xhaxhai i fëmijës ishte lajmi më tronditës i javës në të dy anët e Adriatikut. Akoma nuk ka një version zyrtar për arsyen e vërtetë të krimit. Por cilado qoftë ajo, dihet që agresori ishte emigrant.

Prej vitesh jetonte në Itali dhe pozita e tij psiko-sociale nuk ishte aq shumë e stabilizuar sa të logjikonte ftohtë në momentin e krimit.

Përtej krimit të një dite, ky vrasës është pjesë e miliona emigrantëve që jetojnë sot në botë në kushte dhe rrethanat ku mundësia për të qenë agresor apo viktimë janë jashtë kontrollit.

Vrasja e trefishtë do të ketë zbardhjen e saj në kohë. Por për të kuptuar vështirësitë e agresorëve të tjerë që akoma nuk i kanë kryer krimet e tyre, mendja të shkon tek shqyrtimi me kujdes i ambientit ku transformohen në persona të rrezikshëm këta njerëz që emigrojnë në kërkim të një jete më të mirë. Rasti nuk është i izoluar, dhe as nuk mund të identifikohet me kombësinë.

Emigrantët, në të gjithë botën janë viktima të presioneve të ndryshme sociale, ligjore, shoqërore, shëndetësore, kulturore e çfarëdo, që i bën ata më vulnerabël në vendet ku kanë emigruar. Si rrjedhim, në mjedise të tilla transformimesh të shtyra apo të ndaluara, potenciali për të rritur persona të papërgjegjshëm apo të rrezikshëm është më i madh.

Emigracioni përbën sot një ndër problematikat më të mëdha në botë. Ai është keqtrajtuar dhe keqpërdorur nga vendet që kanë nevojë për krah të lirë pune, por jo për njerëzit që i mbartin ato. Politikisht, emigrantët janë diskriminuar dhe shtyrë të jetojnë në rrethana e mjedise që ushqejnë shkeljet e ligjit, krimet apo dhunimet.

Politika e ndjekur për emigracionin, si në SHBA, ashtu edhe në vendet e BE-së, është interesante për t’u vëzhguar. Më mirë preferohet që emigrantëve t’iu zgjasin kërkesat për punë apo leje qëndrimi sesa t’iu krijojnë mundësinë që ata të përfitojnë nga sistemet e ndihmës sociale, apo të kërkojnë pagat dhe taksat në përputhje me legjislacionet në fuqi. Shkurt, emigrantët duhen vetëm për t’u shfrytëzuar, por jo për t’u pranuar si pjesë e shoqërisë.

Në vitet në vijim, pritet që nevoja për emigrantë të jetë akoma më e madhe në Europë, teksa numri i të rinjve të aftë për punë do të jetë shumë më i vogël sesa pensionistët që duhen mbajtur mirë nga po këta të rinj në vendet perëndimore. Sipas një studimi të OKB-së, deri në vitin 2005, raporti do jetë një me tre. Pra, një person për punë, tre pensionistë. Në vendet perëndimore me numër lindjesh gjithmonë në ulje, krahu i punës nuk ka nga të shfaqet, përveçse duke rritur moshën e daljes në pension (që ngelet zgjidhje afatgjatë dhe shumë e kundërshtueshme nga vendasit); ose tolerancë me emigracionin (që sërish shfrytëzohet në mënyrën më të keqe të mundshme). Ama të ardhurit do të kërkohen serish vetëm për t’u shfrytëzuar aftësinë e tyre për punë, jo mundësinë për integrim. Pikërisht kjo e fundit i mbush me mllefe, dështime dhe boshësi në jetët e emigrantëve, që bien kështu më lehtë pre e stresit, çrregullimeve psikologjike, mundësisë për të qenë viktimë apo lehtësisë për t’u bërë agresor.

Emigrantët shpesh bëhen pre edhe e paragjykimeve, e përhapjes së imazhit të keq, e shfrytëzimit, vonesave në pajisjen me dokumente, me leje qëndrimi, me leje pune. Këto bëhen edhe me qëllim për t’i mbajtur nën presion, sepse “emigrantët më mirë preferojnë të shfrytëzohen, sesa të riatdhesohen” – sipas filozofisë diskriminuese që përdoret rëndom në vendet pritëse.

Integrimi është po ashtu një pikë e fortë që ndikon në jetën e një emigranti. Pavarësisht dëshirës dhe aftësisë shqiptare për të mësuar gjuhën e vendit pritës apo për t’iu përshtatur kulturës vendase, sërish vendi i tyre në ato shoqëri nuk është i hapur dhe integrimi bëhet më i vështirë.

Për të marrë nënshtetësinë gjermane apo angleze duhet tashmë të flasësh rrjedhshëm gjuhët, por edhe të kalosh testin e njohurisë për kulturën vendase, dhe të sillesh si i tillë. Pa e paragjykuar aspak këtë zgjidhje, pozita në të cilën vihen emigrantët për të arritur deri aty, është e mbushur me presion dhe stres nga pritshmëria dhe frika për ta arritur atë që iu kërkohet.

Kjo mund të japë në fakt edhe efektin e kundërt, siç ndodhi në Francë në 2006-ën, ku Parisi u përfshi nga rrëmujat dhe flakët në getot e emigrantëve që ishin krijuar për shkak të margjinalizimit dhe mungesës së një  sërë faktorëve ekonomikë, socialë e kulturorë që i pengojnë emigrantët të asimilohen, duke i bërë kështu pre të vulnerabilitetit.

Emigrantët mund ta kalojnë shumë mirë testimin për gjuhën apo historinë e vendit ku jetojnë, ama pas marrjes së nënshtetësisë, eksperienca tregon se ata kanë më shumë shanse të krijojnë më shumë lidhje dhe nostalgji për vendin e origjinës, duke u ekspozuar kështu midis by jetëve njëkohësisht. Kjo mbingarkesë emocionale dhe psikologjike çon gjithashtu në rritjen e stresit dhe të të mos ndjerit mirë. Dhe vulnerabiliteti nuk ka kombësi. Në vitin 2011 mbaron edhe periudha tranzitore për lëvizjen e lirë të punëtorëve nga vendet që aderuan në BE në 1 Maj 2004. Pra, miliona njerëz fitojnë të drejtën të kërkojnë punë dhe benefite në secilën nga 27 vendet anëtare. Ose ndryshe, qindra mijëra do të vendosen në  pozitën e vështirë të “të huajit”, që pavarësisht nëse është emigrant apo lëvizës brenda BE-së, por jashtë vendit të tij, sërish do ta gjejë veten në mjedisin e pa-këndshëm e të vështirë të personit që duhet të adaptohet, asimilohet, por jo integrohet. Paketa e pasojave është më e plotë se kaq, sic dihet nga rastet e zhvendosjeve në të gjitha periudhat migruese.

Por, pavarësisht gjendjes së vështirë dhe pasojave që mbart, debatet macro-ekonomike janë ato që kryesisht formëzojnë sot politikat mbi emigracionin kudo në botën perëndimore. Prej tyre përcaktohet edhe klima  e përgjithshme politike dhe bërja publike në raste zgjedhjesh. Po ku duhet të integrohen emigrantët dhe deri në çfarë pike shkon asimilimi? A duhet të jetë hegjemoni? Apo duhet thjesht shfrytëzuar puna e tyre dhe jetesa të përfundojë nëpër geto të reja në Europë?

Reagimet ndaj emigrantëve janë shumë negative, ksenofobiste apo diskriminuese.

Nga ana tjetër, çdo kërkesë që iu bëhet emigrantëve për natyralizim dhe integrim shihet si hipokrizi e vendeve pritëse, diskriminim apo shkelje e të drejtave të njeriut.

Por, edhe bashkëjetesa harmonike është nocion po kaq hipokrit dhe integrimi i dëshiruar është naiv si koncept. Asimilimi dhe multi-kulturalizmi mund të jenë më të pranueshme për vendet pritëse, por është e vështirë që nëpërmjet tyre të presësh benefitet që sjell integrimi i penguar i emigrantëve.

Të gjendur mes këtyre faktorëve për të cilat as që janë të ndërgjegjshëm, e duke i mbajtur pezull në të drejtat e tyre të rezidencës dhe të punës, apo më vonë, edhe të integrimit, emigrantët shndërrohen  në shtresën më të margjinalizuar të shoqërisë, duke u ekspozuar pa asnjë mbrojtje ndaj presioneve psikologjike, qoftë për punën, qoftë për jetën sociale.

Kjo sigurisht ndikon në formimin dhe sjelljen e tyre jashtë normales, veçanërisht në rastet si ai vrasjes së trefishtë në Itali nga një emigrant.

Sigurisht faktorët mund të jenë shumë më të thellë, por paketa që mbart me vete jetesa e emigrantit, ndikon në masë të madhe në (c)formëzimin e tij.

Prandaj emigracioni e ka çmimin të lartë. Vërtet të shtrenjtë.

 

Entry filed under: Sociale, Vezhgim. Tags: .

Kapricoja ceke për Lisbonën Media përmbys

5 Comments Add your own

  • 1. errorful  |  03/11/2009 at 17:19

    yeah😦

  • 2. CO-EDUCATION  |  03/11/2009 at 18:28

    Per te shkuar edhe me tej me kete ide, shifra e vitit 2005 tregon per rreth 200 Milion emigrant ne bote, gje qe i jep problemit qe shtroni permasa edhe me te medha. Nuk eshte aspak e tepruar per ta quajtur kete porblematike apo krize edhe globale. Po te vesh re, teoria “Pull – push” e ketijj fenomeni te jep gjithe elementet e duhur per te kutpuar se ne vetevete “Emigrant” eshte nje eksperiment qe bota e pasur vazhdon ta beje ne kurriz te grupeve me te prapambetura ekonomike apo kulturore. Nderkohe qe bota merr permasa te tjera ne termat e levizjes se te mirave duket qe nuk eshte akoma e gatshme per te patur te njejten fryme persa i perket ndarjeve kulturore, menyrave te jeteses e besimeve fetare. Puna me keto ndarje dhe eliminimin e tyre ka mbetur shume mbrapa ne procesin e zhvillimit boteror. Nderkohe qe bota e pasur gjeti menyren dhe rrugen per te futur Coca-Colen e per ta bere ate pjese te jetes se rreth 7 Bilion njerezve, duket se nuk eshte e afte te gjej gjuhen e perbashket me 200 Milion njerez qe tek e fundit jane pjese e saj.

  • 3. Robin  |  04/11/2009 at 16:44

    Coca-Cola drejtohet nga kompani private dhe jo nga shteti dhe ishte marketingu i saj qe e beri te mundur kete gje.
    Pra, i bie qe edhe per emigrantet te punesohet nje kompani marketingu:D

    Edlira nice:)

  • 4. mosey  |  27/11/2009 at 11:59

    Might as well replace the stars of the USA flag with the logos of its Corporations. Coca-cola and other enterprises are just the arms of the Empire. This empire has a different aproach to the old ones. however this is not the place to discuss about it. the topic is Migration.

  • 5. mosey  |  27/11/2009 at 12:42

    Any phenomena can be read through a variety of lenses.

    •If I was a postmodern Marxist or something approaching that, I would read inward migration in OECD club as a way of keeping Liberal-Capitalism safe. It keeps it safe by diverting the attention of native working class. Migration keeps native working class under pressure by way of competition but also migratory workforce functions as standby strike-breaker in case the native working class organises in any meaningful way.

    But the above can only work if this alien workforce by and large is kept in the conditions which they are. and that is key. Were integration of this group to happen en-mass the masters would run the risk that a huge chunk of the integrated would fuse and identify with the native working class. At the moment they classify as sub-class, not very different from the native under-class. Both the sub-class and under-class are seen as drain by the working class.

    I would ask; why do we have a globalisation where it excludes from the process, one of the fundamental factors of production. It excludes movement of Labour. The factors of production being: Land, Labour, Capital, and lately Entrepreneurship.
    (I must add that to the delight of self-congratulating elite, the academics have given in and have accepted Entrepreneurship as factor of production. Entrepreneurship is a human activity and should come under labour. It is a form of labour. Be it mental or physical, it is still labour.)

    Nationalistic rhetoric is cleverly applied to this ends (making sure the native working class and the alien sub-class identities do not fuse but remain separate) such as the recent slogan by Gordon Brown “British jobs, for British workers”.

    If you read into the slogan it directly attacks the Immigrants as job thieves, diverting the working class attention away from the real thieves. Diverting the attention, away from the monetary crisis. Fake (cooked at the top of the piramid) crises as it may be for the average Jo it is as real as it can get.

    The migratory workforce served as an anger absorber, scapegoat. It is obvious given that both the writers favorite- Blair and Brown have maintained the Thatcher policies, where meaningful organised native working class is classified as national security threat and therefore the security services have exclusive right to monitor and prevent such movements emerging.

    Fascist parties are not seen as security threat. On the contrary they are very useful tool in the self claimed Liberal tool kit. By having ultra racist, homophobic, xenophobic, etc… parties around it makes the also extremist,imperialist Liberal axes look less extremist, and therefore masking the essence of their policies, the extremity of their policies. The policies of the so called mainstream differ from ultra extremist’s policies only on how they get executed but not in essence.

    •If I was an observer from the old Roman times visiting the late 20th and early 21st century I may draw the conclusion that the New Rome (Euro-Atlanticist world and their far south off springs) faces a barbarian invasion not unlike old Rome of 1700 years ago. Driven by a multitude of factors (factors whose origins trace back to the New Rome Itself) these barbarians are arriving year after year on the gates of 20th /21st century Rome.

    But unlike old Rome’s barbarian makeup, the new Rome’s barbarian make up is different. Well it would, different times different state of affairs.

    Africans from the south driven by hunger, civil wars sponsored by new Rome and colours of coca-cola cans.

    East Europeans and especially the Son of Eagle mistaking the flashy western TV for real they abandon the school text books, and since the ancient times of Moses, madness manifests itself again by the way of the tragic and greatest exodus in modern history.

    Only to be faced -as they get washed and dragged on the shores of New Rome- with a myth. Only to find, that the God of New Rome is a bluffer and not divine. That his subjects not angels but pathetically human. Only to find, that the God of New Rome is neither the God of Wisdom nor the Nobel God-Warrior.

    Central Asian youth marathon for Sodom and Gomorrah (a factor that all barbarian youth share) only to find that there are codes and rules too.

    •If I saw this issue through the prism of pure economics, one would talk about demographics. Total population, labour markets, education, pensioners…projections…this…that…

    …And there are a dozen more ways of reading the issue…
    Jacque Derrida if alive would probably read it as following:
    Both the host (who does not want be a host) and the self imposed guest have brought it onto themselves. The “guest” has done so by his naivety and the “host” by its Maliciousness. The guest does not understand that the host is the very thief of his house, the cause of his grief and drama. The naive unaware, knocks on his very Nightmares door mistaking him for the Lord and blindly affirms his own slavery.

    …………………………….

Leave a Reply

Fill in your details below or click an icon to log in:

WordPress.com Logo

You are commenting using your WordPress.com account. Log Out / Change )

Twitter picture

You are commenting using your Twitter account. Log Out / Change )

Facebook photo

You are commenting using your Facebook account. Log Out / Change )

Google+ photo

You are commenting using your Google+ account. Log Out / Change )

Connecting to %s

Trackback this post  |  Subscribe to the comments via RSS Feed


Shkrime të mëparshme

November 2009
M T W T F S S
« Oct   Dec »
 1
2345678
9101112131415
16171819202122
23242526272829
30  

%d bloggers like this: