Media përmbys

08/11/2009 at 21:03 Leave a comment

“Tuneli i rrugës së kombit do bjerë mbi ata që i vodhën paratë e nuk e lanë të ndërtohej tamam; Shqipëria vazhdon të jetë vendi më i varfër në Ballkan, edhe pse në Europë lë pas Moldavinë dhe Ukrainën (Ukrainën?!). Rritje të GDP-së ka pasur dhe do ketë, po jo, jo, Shqiparët nuk kanë as bukë, dhe për këtë e ka fajin qeveria; Lezha u përmbyt, Laçi u përmbyt”. 

Edhe mendjet e të gjithë lajme-shikuesve u përmbytën e u bënë ujë duke dëgjura nga fillimi deri në fund të një edicioni lajmesh gjysmë ore vetëm negativizma. Jo problematika, as investigime, as ballafaqime, kërkesë llogarie apo vënie përpara përgjegjësisë, por vetëm konstatime, shpeshherë subjektive dhe të mavijosura politikisht.

Tuneli vërtet ka probleme, po lajmi do ishte më i saktë po të ishte i pa-ngjyrosur dhe akuzues si në një zënkë grash në lagje.

Shqipëria është vërtet pas në rrugën e zhvillimit, por lajmi nuk është risi që shoqëron vetëm Berishën. Kushdo që e ka pasur në dorë këtë vend, për bukë nën minimumin e jetesës e ka lënë, qoftë me Gërdecët, qoftë me Golemët, Tiranat apo konfliktet ballkanike.

Sa për shiun, përfundimisht duhet të biem dakord që fajin e ka Berisha, se vetëm kur është ai në pushtet tregohet i pakursyer qielli.

Paralalizmi do duket paksa i rëndë, por mënyra e raportimit të lajmeve në mediat pro të majtës e kundër Berishës e shpurës së tij, sepse me sjell ndër mend rastet dhe mënyrën e raportimeve të bërë në radion Ruanda e Lirë në vitin 1994, kur mediatikë dhe mbështetës të etnisë Hutu jepnin lajme, informata, tru-shplarje, manipulime dhe ekzagjerime lajmesh kundër pakicës Tutsi, saqë situata çoi në gjenocidin më të egër dhe më të shpejtë të shekullit ë 20-të.

Jo se bëhet fjalë për luftë civile, por fryma e dezinformimit, shtrembërimit të informacionit apo informimi i njëanshëm dhe tendencioz, i kanë kthyer mediat shqiptare nga jo-profesionale, në po aq të rrezikshme dhe urrejtje-nxitëse mes palëve sa radiot në Ruandë. (deri në një farë mase). Të rrezikshme për shkak të abuzimit me detyrimin për të informuar saktë dhe plotë.

Nga ana tjetër, situata parajsore që paraqesin mediat pro qeverisë është aq qesharake, sa nuk ia vlen fare ta diskutosh. As në Korenë e Veriut apo në Shqipërinë e para ’90-ës nuk ka pasur kaq vullnetarizëm mediat për ta treguar veten qesharakë në shërbim të partive apo individëve politikë.

Pra, media e sotme shqiptare vuan rëndë nga mungesa e objektivizmit. Jo vetëm kaq, por është edhe përgjegjëse e drejtpërdrejtë e përcjelljes së informacioneve të cunguara e të tjetërsuara, që ndikojnë në krijim perceptimesh larg të vërtetës.

Përgjegjëse janë të gjitha palët; por mbi të gjithë, influencuesit dhe drejtuesit mediatikë, që kanë ngelur lakuriq nga integriteti profesional.

Unë median e shoh përgjegjëse si për tuneli, ashtu edhe për varfërinë apo përmbytjet e shiut. Po, sepse po ta bëjnë të saktë, të plotë, problematike dhe të orientuar nga interesi i publikut lajmin mediat tona tangërllëk-mëdhaja, roli i saj do ishte më ndikues dhe vetë media do të merrej më shumë seriozisht si nga të akuzuarit, ashtu edhe nga ata që kanë në dorë përmirësimet.

Por jo, ne vazhdojmë të kemi media konstatuese, bindëse, të blerë, të shplarë dhe të papërgjegjshme.

Në këtë pikë, as Moldavinë e Ukraninë  nuk i lëmë dot pas.

Entry filed under: Koment, Media. Tags: .

Cmimi i shtrenjtë i emigracionit Muri i vizave

Leave a Reply

Fill in your details below or click an icon to log in:

WordPress.com Logo

You are commenting using your WordPress.com account. Log Out / Change )

Twitter picture

You are commenting using your Twitter account. Log Out / Change )

Facebook photo

You are commenting using your Facebook account. Log Out / Change )

Google+ photo

You are commenting using your Google+ account. Log Out / Change )

Connecting to %s

Trackback this post  |  Subscribe to the comments via RSS Feed


Shkrime të mëparshme

November 2009
M T W T F S S
« Oct   Dec »
 1
2345678
9101112131415
16171819202122
23242526272829
30  

%d bloggers like this: