Ngërçi i patolerueshëm politik

18/11/2009 at 16:26 4 comments

“1. – Mandati i deputetit fillon ditën që ai shpallet i zgjedhur nga Komisioni përkatës i Zgjedhjeve.

2- Mandati i deputetit mbaron ose është i pavlefshëm, sipas rastit: a) kur ai nuk bën betimin; b) kur heq dorë nga mandati; c) kur vërtetohet një nga kushtet e pazgjidhshmërisë ose papajtueshmërisë të parashikuara në nenet 69, 70, paragrafët 2 dhe 3; d) kur mungon pa arsye mbi 6 muaj rresht në Kuvend; dh) kur dënohet me vendim gjyqësor të formës së prerë për kryerjen e një krimi”

Kështu thotë Neni 71 i Kushtetutës së Republikës së Shqipërisë, i miratuar dhe në fuqi që prej 21 Tetorit të vitit 1998.

Interpretimet për këtë nen janë më të shumta se germat që ai ka që nga pika 1, deri tek 2.dh.

Një vështrim i drejtë thotë: 64 deputetët socialistë e kanë filluar mandatin (jo ushtrimin e tij) që ditën që janë shpallur fitues nga Komisioni Qëndror i Zgjedhjeve (pika 1); dhe do ngelen të papunë e do të zëvendësohen kur të plotësohen gjashtë muaj pa u paraqitur në kuvend ( pika 2.d).

Mirëpo, pika 2 na thotë gjithashtu që “Mandati i deputetit mbaron ose është i pavlefshëm a) kur ai nuk bën betimin.

Pra, brenda kaq pak rreshtave, deputetët socialistë janë drejt djegies së mandatit nëse nuk shkojnë edhe tre muaj në parlament; nga ana tjetër, kjo hapësirë kohore nuk vlen fare, sepse deputetët as nuk janë betuar akoma, që do të thotë, nuk kanë mandat për të djegur.

Kushtetuta është hartuar e atillë që të nxejë brenda vetes të gjitha llojet e çudirave, sigurisht. Po vetëm çuditë e deputetëve ama, jo të dirigjentëve që po ngelen pa orkestër.

Partia socialiste, dikur autobuz ku nuk i flitej shoferit, e sot orkestër pa muzikantë, por me një dirigjues që iu këputën duar e këmbë duke bredhur e gjestikuluar tërë Shqipërinë, i ngjan viktimës fatkeqe që do bjerë në darën e shtrënguara të interpretimeve kushtetuese që nuk janë shumë në favor të saj (edhe pse ndonjë mendje mund të hipnotizohet se sheh shpëtim në lojërat e fjalëve brenda dokumentit themeltar).

Po përpos Kushtetutës së shpërfillur (apo të menduar si shpëtimtare në vend të drejtësi-tregueses), Partia Socialiste po shpërfill edhe zërat që i vijnë nga jashtë, nga brenda, nga e majta, nga e djathta, përtej tyre, nga Brukseli, Washingtoni i Tiranës apo Tirana e jo-Berishës.

Partia socialiste vazhdon të këmbëngulë tek kutitë, sikur asgjë tjetër të mos ketë rëndësi në situatën e nderë politike që po tërheq edhe një herë për keq vëmendjen ndërkombëtare.

Zgjedhjet në Shqipëri janë pranuar tashmë nga të deleguarit e përjashtëm  me gjithë vërejtjet përkatëse. Nuk patëm fatin të kemi standardet e mitizuara, sepse të gjithë kuti-dashësit i donin të tëra votat për vete, por si popull u sollëm goxha mirë ditën e votimeve. Po, sepse nuk do më njeri kuti, armë, gjak deri në gju e rinumërim që vonon lëvizjen e lirë. Jo. Njerëzit kërkojnë stabilitet politik dhe progres ekonomik.

Me një vështrim të përtokshëm, mendimi ndryshe brenda Partisë Socialiste do të kishte zbritur nga autobusi që është kthyer në qendër zëri me megafon, edhe do i kishte mbajtur këmbët në parlament. Jo për të gëzuar Berishën; por për të mos e mitizuar atë. Jo për të treguar kokëfortësi kundër Ramës, por për t’i thënë se Partia Socialiste ka synim debatin, jo revolucionin; integrimin, jo regresin politik; shtetin e së drejtës së respektuar, jo asaj të abuzuarës.

Partia Socialiste po mban një qëndrim politik, dhe kjo kërkon vetëm ndërhyrje politike. Prandaj interpretimi i Kushtetutës do të ishte i pavlerë. Për më tepër, emërtuesi i termave absurdë e të papërshtatshëm si “masakër elektorale” apo “diversione të turpshme”, nuk do të ishte as në gjendje, as i gatshëm të pranonte shpjegimin apo pranimin e plotë të situatës.

Partia Socialiste po dëmton rëndë imazhin e vendit me një sjellje që nuk do t’i shkonte as demokratëve të Berishës në zgjedhjet e vitit 1998. Rolet janë ndërruar dhe Berisha i regjur është bërë i sofistikuar; kurse Rama i etur për atë të shkretë karrige kryeministri, ka lënë zbuluara të gjitha anët e tij të errëta politike, autoritare, penguese e barrieriste të trishtë.

Rreth e rrotull, edhe Kosova na e dha një leksion për zgjedhjet. Dy vjeç s’i ka mbushur akoma si shtet, por dëshirën për pushtet goxha e mbajtën të maskuar, sepse pas saj fshihen ngjarje më të mëdha.

Edhe në Shqipëri ka gjëra shumë më të rëndësishme se kutitë e votimit që do bëkan namin. Shqiptarët nuk e duan më protestën të abuzuar, as votën të shfrytëzuar për shfaqje dështake që pa nisur. Jo! Shqiptarët duan punë dhe lëvizje të lirë. Jo kuti, po edhe shkop magjik të kërkojë, Edi Rama nuk ka si t’i plotësojë nevojat e shqiptarëve për të cilët pretendon se po i këputet shpirti.

Partnerja e bindur e kësaj tangoje të shpifur që kërcehet mbi kurrizin e shqiptarëve është maxhoranca. Ngadalësia e saj në sipërmarrjen për të dialoguar me opozitën është po aq vrasëse për imazhin sa ç’është edhe udhëheqësja e kësaj tangoje të trishtë.

Juridikisht, na kanë ngelur tre muaj kohë ta durojmë këtë shfaqje të ulët. Pastaj mandati i 64 deputetëve të majtë do të digjet.

Politikisht, na kanë ngelur vetëm shpresat ta shohim këtë valle të përfunduar.

Psikologjikisht, shqiptarëve nuk u ka ngelur asnjë sekondë durim të presin fundin e kësaj valleje të dirigjuar dhe luajtur kaq shëmtuar.

Njerëzisht…kryefjala e pushtet-synuesve do jenë kutitë; e pushtet-mbajtësve do jetë heshtja; për gjithë të tjerët, pësimi, ose pendimi përse nuk protestohet kundër protestave pa vlerë dhe refuzimit të mbajtjes së përgjegjësive.

Fajtori i ngërçit integrues nuk mund të quhet Sali Berisha. Ai po shijon luksin e të qenit i pa-shqetësuar.

Delja e zezë e daljes nga kjo gropë e shëmtuar nuk është fare pjesë e tufës me 64 veta që nuk janë futur në vathë. Po atëherë përse t’i tregohen shigjetat kushtetuese që të çojnë aty?

I dëmshëm ky ngërç artificial. Dhe i rëndë për të gjithë ata që kujtojnë se dinë ta mbajnë.

Entry filed under: Opinion, Politikë. Tags: .

Shqiptarët me kuti, ballkanasit pa viza Cilësia e ndëshkuar arsimore

4 Comments Add your own

  • 1. errorful  |  18/11/2009 at 17:26

    Rreth e rrotull, edhe Kosova na e dha një leksion për zgjedhjet. Dy vjeç s’i ka mbushur akoma si shtet, por dëshirën për pushtet goxha e mbajtën të maskuar, sepse pas saj fshihen ngjarje më të mëdha

    Vertet keshtu Eda….

  • 2. VIZIV  |  19/11/2009 at 09:30

    “1. – Mandati i deputetit fillon ditën që ai shpallet i zgjedhur nga Komisioni përkatës i Zgjedhjeve.

    2- Mandati i deputetit mbaron ose është i pavlefshëm, sipas rastit: a) kur ai nuk bën betimin; b) kur heq dorë nga mandati; c) kur vërtetohet një nga kushtet e pazgjidhshmërisë ose papajtueshmërisë të parashikuara në nenet 69, 70, paragrafët 2 dhe 3; d) kur mungon pa arsye mbi 6 muaj rresht në Kuvend; dh) kur dënohet me vendim gjyqësor të formës së prerë për kryerjen e një krimi”

    PIKA 2 DUHET TE JETE:
    2- Mandati i deputetit mbaron ose eshte i pavlefshem, sipas rastit: a) kur nuk kryen detyren per te cilen eshte zgjedhur qofte edhe nje dite te vetme b) kur heq dore nga takimi me zonen e tij dhe nuk viziton cdo muaj 4 familje ne zonen e tij sipas ndarjes se meposhtme, familje me te ardhura nga biznesi, familje me te ardhura nga punesimi, familje me perkrahje sociale, familje pa asnje te ardhur. c)nuk ka te publikuar planin e tij 4 vjecar d) nese gjate nje legjislature ka ngritur vetem kartonin jeshil
    2 a) NESE DEPUTETI HUMB MANDATIN E TIJ PER ARSYET E MESIPERME DETYROHET TE DEMPSHPERBLEJE TAKSAPAGUESIN SHQIPTARE PER GJITHE SHUMEN QE KA PERFITUAR ( MONETARE APO MATERIALE) NGA MOMENTI I MARRJES SE TITULLIT DERI NE HUMBJEN E TIJ

  • 3. edliragjoni  |  19/11/2009 at 10:41

    🙂

    Shume radikal ky mendimi i mesiperm🙂
    Do isha dakord…por atehere do ngeleshim pa asnje deputet. larg qofte… : (

  • 4. VIZIV  |  19/11/2009 at 11:50

    Nuk eshte aspak “Radikal” por mendoj se anon me shume ne ate “Real”
    Deputetet qe nuk kryejne funksionin e tyre dhe ata qe e kryejne shkel e shko jane njesoj te rrezikshem per te ardhmen e Shqiperise.
    Per deputetet qe kryejne funksionin e tyre ne natyre ( socialistet)
    Mendo per nje moment deputet e sapozgjedhur te opozites te cilet jane totalisht te paafte per tu perballur me liderin e tyre, cfare mund te mbetet ne dore te popullit neser nese ky person vjen ne pushtet. Kush mund ta levize nga pushteti kutine bosh te Edi Rames?

    Per deputetet me ajer te kondicionuar( Demokratet)
    Qorrrazi aprovojne cdo ligj qe shefi i tyre sjell ne parlament. E cuditen pastaj qe Sali Berisha ka te njejten kohezgjatje ne pushtet sa Enver Hoxha

Leave a Reply

Fill in your details below or click an icon to log in:

WordPress.com Logo

You are commenting using your WordPress.com account. Log Out / Change )

Twitter picture

You are commenting using your Twitter account. Log Out / Change )

Facebook photo

You are commenting using your Facebook account. Log Out / Change )

Google+ photo

You are commenting using your Google+ account. Log Out / Change )

Connecting to %s

Trackback this post  |  Subscribe to the comments via RSS Feed


Shkrime të mëparshme

November 2009
M T W T F S S
« Oct   Dec »
 1
2345678
9101112131415
16171819202122
23242526272829
30  

%d bloggers like this: