Kutitë, të mallkuarat ato!

25/11/2009 at 13:40 Leave a comment

Një vinçi iu këput krahu dhe prej tij vdiqën dy njerëz që punojnë për të ndërtuar rrugën e kontestuar e të politizuar Durrës -Kukës.

Këtë javë ishte 20 vjetori i Konventës për të Drejtat e Fëmijëve dhe ca aktivitete, këngë e valle si qëmoti, së bashku me disa thënie e kundërthënie u bënë nëpër ekrane televizive, për të hedhur shigjeta politike, por jo për të folur drejtpërdrejt për fëmijët.

Shqipërisë i thanë se zarfi që mban aplikimin me dëshirën e saj për t’iu bashkëngjitur Bashkimit Europian, ka mbërritur në duar të sigurta. Ja edhe ca vite, e kismet, calë-calë e shumë ngadalë, do bëhemi edhe ne pjesë e atyre që dikur na përbuznin, e sot po na thonë se realisht, ata që janë brenda, duan të dalin prej saj.

Nafta vazhdon të rritet, energjinë kërkojnë të rrisin, listës së fëmijëve të lidhur me zinxhira këtë muaj i është shtuar edhe ajo e të pastrehëve të tërmetit që po i zë dimri jashtë.

Shqipëria ka shënuar rritje ekonomike, por shpërndarja e saj është monopolizuar përtej çdo imagjinate. Pasuria dhe varfëria kanë krijuar çarjen më të madhe mes tyre në vend.

Ja, për këto duhet të ishte në kuvend opozita. Por jo. Kreut të saj i është shkrepur të bëjë të fortin dhe interesantin me durimin e gjysmës që nuk ka votuar për të. Mbështetësit kryesorë të tij nuk heqin dot dorë nga huqet e vjetra të autoritarizmit, duke shpresuar ende se gjërat merren me dhunë dhe se destabiliteti, është forma më e suksesshme për të arritur pushtetin mbi këtë tufë delesh në Shqipëri.

Kutitë janë bërë tashmë objekt talljeje, sulmesh personale, kritikash mediatike e politike, pikë sherri brenda e jashtë radhëve, subjekt komedie e tragjedie bashkë.

Hapja e kutive është ironia më e madhe që guxojnë të bëjnë opozitarët dhe qeverisësit, duke u zënë për mustaqet e Celos, teksa vendi ka ngecur në vend me procedurat e evropianizimit.

Opozita ka të drejtë të protestojë, por ka edhe detyrim të reflektojë e të punojë.

E vështirë të më vijë ndër mend ndonjë lider tjetër i majtë në Europë që të jetë kaq larg realitetit, kaq afër autoritarizmit dhe kaq jashtë etikës fjalimore, sa c’është udhëheqësi i opozitës shqiptare që s’është e tillë.

As nuk është e mundur të gjesh ndonjë kryeministër më të papërgjegjshëm që lëshon komente të shumë-intrepretueshme  e përshëndet në mënyrë provokative protestuesit pas xhamave të dritares së zyrës së tij.

As nuk është e lehtë të gjesh një president pasiv, që pret deri sa gjërat të shkojë aty ku nuk mbajnë më, përpara se të marrë guximin të dirigjojë palët.

Shqipëria po ndryshon, po se në cilin kaq po shkon, është gjithmonë e më e vështirë ta kuptosh.

Bojkoti parlamentar, ngërçi i KLD-së, revoltat e gjyqtarëve, përçarja e tyre, lëvizjet e ndryshme brenda partive, mendimet e kundërta e dëshirat e paepura për të shkelur mbi këtë tufë delesh deri sa të dalin në krye të saj, janë aspekte që e bëjnë të vështirë optimizmin për të ardhmen e afërt në Shqipëri.

Pseudo-politikanët tanë janë profesionistë të vërtetë të shmangies së përgjegjësive. Edhe të shkaktimit të tragjedive, pa ua bërë syri tërr, se mbi hirin e vjetër, ndezin zjarrin e ri.

Politika e sotme përpiqet vetëm për sahanet që do të lëpijnë tufëtarët e saj. Kurse delet e shkreta janë aty, të gënjyera për viza, të mashtruara për punë, të djegura nga pritja për rritje pensionesh, të dënuara të rrinë të izoluara akoma më shumë, të urdhëruara të vijnë me autobus në Tiranë, një herë për manifesta, e një herë për protesta. Me bukë, qofte dhe birrë. Edhe me barbeque e shishqebape, kokoshka, biskota të kripura, patatina e bukë me djathë e me domate.

Kryetari i opozitës bërtet për votat mbi një altar. Sipër kokës së tij, kryeministri tund dy gishtat lart. Rreth tyre, turmat përballë apo ato përtej ekranit, presin kthimin me autobusët që i sollën në Tiranë, dhe ndonjë 500 lekëshe për dietë. Kjo është edhe ajka e gjithë protestës.

Kurse rrotull e vërdallë Tiranës, vërtiten makinat luksoze me targa Z, sirenat e policisë e sigurimit për të lënë të kalojnë personalitetet që po punojnë natë e ditë për zgjidhjen e krizës.

Përse duhet të kemi patjetër krize çdo dy vjet? Apo është i vetmi ilaç që mban zgjuar politikanët?

Sikur të hapeshin  kutitë sot, në to duhet të futen Rama, Berisha dhe njerëzit që vijnë direkt para, pas, anash, sipër e poshtë tyre.

Në kutitë simbolike të psikozës së rëndë pushtetiane, ka vend për të gjithë ata që këto ditë po çirren ekraneve, duke kërkuar hapjen, apo duke garantuar mbylljen e tyre të përjetshme.

Turp! Dhe nuk ka si të ketë efekt, sepse nuk bën për cipën e plasur.

Mjerë shqiptarët, që s’kanë alternativë për ato të shkreta copa letrash që hodhën në kuti.

Entry filed under: Koment, Politikë. Tags: .

Cilësia e ndëshkuar arsimore Shqipëria, presh dhe kuti

Leave a Reply

Fill in your details below or click an icon to log in:

WordPress.com Logo

You are commenting using your WordPress.com account. Log Out / Change )

Twitter picture

You are commenting using your Twitter account. Log Out / Change )

Facebook photo

You are commenting using your Facebook account. Log Out / Change )

Google+ photo

You are commenting using your Google+ account. Log Out / Change )

Connecting to %s

Trackback this post  |  Subscribe to the comments via RSS Feed


Shkrime të mëparshme

November 2009
M T W T F S S
« Oct   Dec »
 1
2345678
9101112131415
16171819202122
23242526272829
30  

%d bloggers like this: