Shqipëria, presh dhe kuti

26/11/2009 at 17:32 18 comments

 Protesta e opozitës ka kaluar…

Në katin e 8-të të hotelit më të shtrenjtë në qytet, një organizatë kryeqytetase ka mbledhur 50 gra nga Korça dhe rrethinat për t’u folur për rëndësinë e rolit të femrës në qeverisje. Uji shërbehet në shishe importi dhe bisedat vërtiten rreth mundësisë për të marrë fonde.

2 km më tej, në njërën nga shkollat e mesme të qytetit,  në pjesët e jashtme të tij, aty ku janë grupuar shkollat me konvikte apo që janë destinacioni arsimor i fëmijëve që vijnë nga rrethinat, mësuesja kujdestare po komunikonte me një fëmije 15 vjeç.

“Pse s’ka ardhur mamaja more? Të kam thënë të vijë mamaja? Asnjë libër nuk ke blerë akoma për këtë vit. Semestri i parë mbaroi. Po s’erdhi sot mamaja, do të të nxjerr përjashta”!

“Po si të vijë mamaja moj presore? Po preshtë, kush do i shesë”?!

Klasa shpërtheu në të qeshurat e kota masive, tipike për shkollat tona. Mua më gozhdoi keq deklarata e bërë me aq vërtetësi nga nxënësi shtat-vogël e i veshur keq për të ftohtin e idhët të Korçës.

E ëma e tij shet presh për të mbijetuar. E i biri e kupton që koha e saj atje është shumë e vyer, se edhe sikur një orë të shkëputet për të ardhur nga pazari tek shkolla në kahun tjetër (të dyja të hapura në orare të njëjta), nëna do të humbiste fitimin e ditës duke shitur presh. Dhe mbase tavolina do ngelej bosh atë natë. Librat? Për njërin, nëna duhet të shesë të paktën pesë kile preshë. “Vështirë shumë e ka,-thotë djali,-Qytetarkat nuk na i marrin. I duan preshë nga ata të lidhurit bukur. Po mamaja nuk kohë t’i lidhë ashtu çdo mëngjes”.

Më duket e kotë të shkrep aparatin e shtrenjtë të projektit, të mbaj qëndrimin e stisur, apo t’i bashkohem të qeshurës së trishtë. Sytë e tij janë shumë të mëdhenj dhe të hapur për  moshën. Serioziteti për shqetësimin familjar më vuri në dyshim perceptimin tim për preshin. Qoftë edhe për një familje të vetme, ai qenka qendra e gravitetit.

Fëmija shtatë-ulët dhe naiv i pikur në sinqeritet, më pa gjatë tek vuri re që akoma nuk po qeshja: “ Kështu është për kokë të mamasë. Sot nuk kam lekë as për t’u kthyer me fugon. Presore, të fle tek dhoma e Erjonit dhe Armandit sot? E di mamaja, se më tha vetë të rrija, ngaqë s’kam me ca të kthehem…”

Furgoni kushton 70 lekë për tek fshati i tij.

Në drejtorinë e shkollës, historia përsëritet dhe shoqërohet me të qeshurat e stafit pedagogjik. Mua më ka ngelur në dorë aparati më vështrimin e djalit pa libra, pa lekë, pa baba, dhe me një nënë që të ardhurat e vetme të familjes, i siguron duke shitur presh.

Dera e drejtorisë troket dhe një fëmijë tjetër hyn para se katër-pesë zëra nga brenda ta ftojnë: “O presor, hajde pak”, – i drejtohen njërit prej atyre që qeshin me barcaletën e preshit. “Hë ca ke, thuaje pre Xhemkë, se tanët janë edhe këta. Ca do”?

Djali mundohet ta tërheqë për mënge, por “presori” këmbëngul që t’a dëbojë ndrojtjen e të shfaqë ç’e shqetëson. “ Unë s’kam lekë për pushimin e gjatë sot. Do më japësh një pesëqinçe sa për hamburgerin? Do t’i jap lekët një ditë tjetër”

“S’është i pari o jo, jemi mësuar. Korrektë janë, edhe na i kthejnë” – thotë “presori” duke i zgjatur monedhën 50 lekëshe.

Në drejtori, një kompjuter i fillim-viteve ’90-të shërbente vetëm për të dëgjuar ca CD; drejtoresha tregonte gjithë zell planin e konsultimeve për nxënësit (sipas urdhrit të Ministrisë), ku tregohej cili mësues ishte i gatshëm të përgjigjej për nevojat për konsultim përgjatë të pesta ditëve të javës. Plani me vija të ndryshme ishte bërë me dorë. Në konsultim nuk vinte asnjë nxënës. Mësuesit prisnin të gjithë të mbaronte ora e gjashtë.

Në katin e tetë të hoteli luksoz po bëhej seanca e fundit. Gratë kërkojnë edhe ndihmën e medias për të bërë publike kërkesat e tyre. Qejfi do ua kishte edhe ndonjë lap-top dhuratë, apo edhe lidhjen e internetit nëpër komuna “që të shkëmbejnë informacionin me njëra-tjetrën”, siç u kërkua nga pjesëmarrëset. Trajnime nuk donin më, se ndjehen të mirë-trajnuara me seancat e pafund që organizojnë të gjitha OJF-të kombëtare e ndërkombëtare që kanë hapur pa përjashtim nga një degë në Korçë.

Pastaj vjen ora e drekës me supë, pjatë mishi, sallatë dy llojëshe, ëmbëlsirë, kafe, çaj e biskota. Edhe rimbursimet dhe dietat e bekuara.

Në përfundim të saj, shumica e grave kalojnë përmes pazarit për të marrë fugonat që i çojnë nëpër rrethinat ku janë të vendosura komunat ku këto gra do rrisin nivelin e qeverisjes.

Rrugës, mbase ndonjëra prej tyre do blejë ndonjë kile presh. Do shkojë në shtëpi ta bëjë gjellë apo byrek, e do e hajë me familjen e varfër, duke parë në lajme luftën e paepur për hapjen e kutive.

Entry filed under: Sociale. Tags: .

Kutitë, të mallkuarat ato! Faji e ka emrin Edvin Berisha

18 Comments Add your own

  • 1. Kapiteni  |  26/11/2009 at 18:12

    ….che dire!!!!

  • 2. Korca  |  27/11/2009 at 09:46

    Nuk e di ne me dhemb me shume ky shkrim, apo shfaqja prej kllounesh qe beri kryeministri ne parlament.

    Nje nga prurjet me tronditese….e ta mendosh se jetojme ne kete realitet, por politika nuk na le ta veme re, eshte vertet shume e rende. Shqiperia vuan nga plaget sociale, dhe politika luan mbi to.

  • 3. alidea  |  27/11/2009 at 16:06

    😦 ahhhh … ke thene kaq shume sa komentet vertet jane te panevojshme … po mjaftohem me psheretimen therese …😦

  • 4. Robin  |  27/11/2009 at 17:42

    Ka per te qare ndonje tjeter????

  • 5. edliragjoni  |  27/11/2009 at 21:33

    Robin,
    Do sjell neser ndonje gje per te qeshur🙂 Promisse🙂

  • 6. Robin  |  28/11/2009 at 10:59

    Nuk erdhi gje sot:D

  • 7. Mosey  |  28/11/2009 at 15:07

    Prezenca e ketyre situatave patjeter qe denohet. por ky eshte nje realitet i hidhur. Edhe ne femijerin e brezit tim keto situhata shfaqeshin, albeit ne nje forem tjeter. Edhe ne boten e advancuar prej te ciles mundohemi te marrim inspirimin keto situata jane reale, granteed,te nje forme relative dhe jo absolute…..Kjo eshte bota Burokratike/korpokratike.
    Si mund ta bejme Burokracin me accountable?
    Si mund ti ndihojme me Direct Action femijet shqiptar. Nje computer? texte,libra per te mesuar anglisht? po te interesohemi rastet,mundesit jane,shume organisata ne Britani, perfshi dhe qeverit lokale te kaunteve i hedhin poshte komputerat e viteve 97-98. Dicka mund te behet.

    Me falni por dicka mbi nje sub topik. Ne shqiperi ne nuk kemi nevoje per nje positive discrimination approach kur vjen muhabeti tek emancipimi I gruas ne jeten bublike. epoka diktatoriale beri nje pune shume te mire per emancipimin e gruas. keshtu qe ne nuk jemi ne ato faza qe kemi nevojë te applikojme positive discrimination per te arritur nje balance. Puna duhet bere ne nje front tjeter….ne ate te legjislacionit dhe egzekutimit te mprehte te legjislacionit per sa i perket dhunes domestike qe shume gra e vuajne ne heshtje. sidomos ne zonat e thella.

    Partia sociliste , si dhe shume qytetare te thjeshte mund te kete reservimet e drejta te tyre mbi transparencen electorale.
    Por Partia socialiste eshte pjestare e problemit pasi bashke me PD, te dya jane implikuar nje falcifikime. Epo mund te themi qe PS humbi lojen/garen e falcifikimeve.
    Opinioni im, Edi Rama duhet te kishte dhene doreheqje. Berisha te jap doreheqje dhe tia kaloj kokes se dyte ne PD. Si pune e Blair-Brown transfer.Kjo do qe me stabilisuese. Me sa shikoj une keto zgjedhje do te na kushtojne edhe me shume…Pasi Berisha vuri nen presion projekte nacionale te ndryshme te mbaronin pune ne prag te zgjedhjeve qe ai ti inaguronte. pasojat duken tani…si problemet qe po dalin me rrugen Shqiperi-Kosove.

  • 8. edliragjoni  |  28/11/2009 at 17:32

    Mosey,
    Dhuna ne familje ekziston vertet dhe nuk eshte me aq e mbuluar dhe e feshur sa dikur. Ka vertet shume organizata jo-qeveritare qe jane te supozuara te ndihmojne ne zbutjen e fenonemenit, te pakten duke rritur ndergjegjesimin per te denoncuar dhunen. Pra, qe femrat te mos vuajne ne heshtje.

    Por kjo eshte nje tragjedi tjeter me vete, te cilen do ta trajtoj ne ndonje shkrim tjeter.

    Sa per doreheqjet Rama-Berisha e c’iu vijne pas ne moshe dhe mendime, shume dakord. Por Berisha do te thoshte “Iki une, iki. Po kush do me zevendesoje mua se? Me duen shqiptart, me duen shume. Me votojne, nuk e shihni?”

    Te njejten gje edhe ky i dashuruari pas kutive…

    Transfertat e tipit Blair-Brown ketu nuk kane per te ndodhur edhe per disa vjet. Po edhe ne rastin e sjelle, Blair mezi e mori vendimin e largimit, e Brown e shperdoroi fare shansin e tij.

    Dhe ke te drejte…Gara e ketushme eshte gare falsifikimesh, jo votash.

    Robin,
    Tani po shkoj ne nje aktivitet qe do me frymezoje te sjell ndonje gje gazmore😀 Nuk ka mbaruar dita akoma🙂

  • 9. Robin  |  29/11/2009 at 00:49

    Ore Mosey cmi ke keto mendime si te G99-es?? Ju doni ti vini gomen gjithckaje ne keto 20 vite ne Shqiperi, sikur asgje nuk eshte arritur. Ku me siguron ti mua, qe pas Berishes dhe Rames, sdo te na dalin 2 te tjere po njesoj.
    Ne fund te fundit, Berishen e kane votuar 600 mije shqiptare.
    Meqe qenke edhe nga Anglia, dukesh edhe nga shqipja e percarte, me thuaj sa vite ka David Cameroon ne opozite??? 12 vite apo jo?? Pse nuk iku dhe ai?? C’jane keto mendime radikale te kota.

    EDA, dita mbaroi, asgje gazmore sme solle:D

  • 10. mosey  |  30/11/2009 at 00:46

    G99…nuk kisha njohuri..tani sa hetova..nje grup i majte dhe pjese e aleances se majte.
    Me fal te te zhgenjej por une jam non-partisan. Jodogamatik ose ideollogjik. Nuk e blej kete sistemin dy partiak.
    jam per national unity…jam i interesuar me shume per mbrojtjen e interesave te Shqiperis ne arenen nderkombetare.

    Megjithate duke pasur parasysh qe te dy udheqesit e ketyre dy grupeve kane okupuar zyra dhe kane njolla ne lidhje me egzekutimin e detyrave zyretare duhet te largohen dhe te vij gjak i ri.

    Ne Britani struktura pilitike eshte e nje natyre elitiste. kufinjte midis grupeve dominante nuk jane shume te theksuara. nuk kane ato nuancat klanike qe ka shqiperia…kjo per fakte historike.
    Kunkurrencat brenda partive dhe ato inter-partiake jane te nje temperamenti moderues..

    Partia Konservative doli ne opposite ne 1997 dhe vazhdon te jete ne opposite. Konservativet shkuan ne zgjedhje me 1997 nen udheheqjen e John Major (serving prime minister) dhe humbi. John Major dha doreheqje dhe William Hague mori udheheqjen. Iain Duncan Smith and Michael Howard vijuan respektivsht. David Cameron u zgjodh lider i partise konservative ne fund te 2005. John Major, William Hague, Smith dhe Howard shkuan ne zgjedhje…humben dhe ben doreheqje.
    Paria ka ne opposite qe nga 1997 por jo udheheqesi.
    Berisha te dal ne Pension dhe Rama te jam doreheqje. Gjithashtu Rama nuk mund ta justifikoje portofolin e Bashkise se Tiranes, nderkohe qe udheheq Partin Socialiste ne nivel Kombetar. nuk me duket e pershtatshme.
    Po mire cfare eshte ky mentalitet qe nuk paska persona te tjere me cilesi udheheqesi brenda ketyre dy grupeve…ai eshte nje myth qe justifikon vazhdimin e statusit quo. ne nuk mund ti kemi udheheqesit per gjithmone albeit voted. ndoshta rruga e vetme ngelet qe te veme nje limit kushtetues per mandatet si ne USA.

    mendoj qe “radikale” eshte too strong a word te pershkruash opinionet qe shjellova…ndoshta jo te pershtatshme per ne vend me klime klanike.

  • 11. Robin  |  30/11/2009 at 12:12

    Por me kthe pergjigje, per pyetjen qe te bera: Pse te dale Berisha ne pension kur e kane votuar mbi 600 mije njerez? Pra me shume se gjysma e qytetareve shqiptare qe kane te drejte vote. Kur ai eshte i votuar pse duhet ta jape doreheqjen?? Ma argumento pak, apo pse do ti?

  • 12. edliragjoni  |  30/11/2009 at 17:17

    Robin,
    Mos me zhgenje : )

    Mosey ne menyre te terthorte po te thote me shume se nje arsye perse Berisha te dale ne pension. Mos me kujto keshilltaret e tij me pyetjen “kercenuese” per ikjen e tij.

    Nuk e di pse po me shtyn t’i hedh benzine zjarrit kot tani, se mire isha duke u marre me te majten; po ja sa per hir te kuriozitetit, 600 mije jane me shume se 400 mije, por KAQ. Se si kane dale aq vota, me mire do zgjidhja te mos e merrja vesh, se sot me shume me intereson stabiliteti politik.

    Cfare po prodhon Shqiperia? C’po i ndodh sistenit arsimor me universitetet e hapura si han pa porta? Pse ngelem ne vend per heqjen e vizave? Cila eshte shkalla e korrupsionit? Po e nepotizmit/ Ca po i behet prones sot? Eshte mbledhur Shqiperia nje grusht rreth pronareve te rinj, qe jane sot me status perandori (sipas mendesise dhe sjelljes se tyre). Ke nje katrahure ndertimore, kaos arsimor dhe lemsh ekonomik (ne rritje, por te perqendruar ne shume pak duar).

    Shqiperia ne dukje po ecen shume me investimet; por shume pak prej tyre jane publike. Populli ne vend numero…

    Qe te jemi te qarte; tangoja nuk kercehet tek. Ne te gjitha paudhesite qe po ndodhin, harmonia e kesaj tangoje qe luhet mbi kurrizin shqiptar eshte e kurdisur dhe koreografuar nga te dyja palet.

    Une dua patjeter ta shoh te larguar te ezauruarin Berisha; por me dy kushte:
    1) Kur te kete nje zevendesues te denje ne PD
    2) Kur e majta te nxjerre nje alternative te re.

    P.s. Pjesen gazmore tek kahu tjeter : D

  • 13. Robin  |  30/11/2009 at 18:24

    1) PD nuk ka ende asnje zevendues te denje
    2). E majta nuk ka asnje alternative te re.

    Any way, Eda, sepse ju jeni shkolluar edhe ne perendim, nje lider nuk mund te largohet sepse deshiron ti, apo ky tipi me lart me ato ato argumentet e terthorta.

    Qe ta dish mire ti, nuk jam berishist, madje hyj tek ata, qe nuk kam asnje simpati per te, POR ai eshte i votuar dhe nuk mund te largohet sepse duam une dhe ti, por kur populli ta largoje me vote ne menyre demokratike. Apo jo??

    Dhe ka mjaft raste ne Perendim, kur shume lider kane qendruar me vite mjaft te gjata ne politike, duke nisur Miterani, Napolitano qe vazhdon ende. Mos me bej ti perseris te gjithe emrat.

    Vetem ketu ne Shqiperi ka nisur sindroma qe ti hiqen “te vjetrit” dhe ti hapim rruge G-99-ave dhe teknikeve te Bashkise, biznesmeneve qe Rama e ka mbushur plot bashkine.

    Me thuaj Eda nje vend perendimor ku ka lufte mes te rinjve dhe te vjeterve si tek ne?

  • 14. edliragjoni  |  30/11/2009 at 18:41

    Per momentin nuk e di nese e keqja e Shqiperise eshte Berisha, Rama apo te gjithe hibridet e tyre.

    Por politika ne vendet perendimore ka tjeter dimension. Ka policies me teper se politics.

    Po ti, ma thua do nje vend perendimor ku opozita nuk hyn ne parlament se keshtu do nje i pazgjedhur, se bashku me xheket e vjetra qe politiken e kuptojne vetem me rremuje dhe destabilitet?!!!

    Nuk jam pro katapultimit te te rinjve, jo. Vecanerisht te atyre qe jane verdalle. Jam pro politikave te reja…dhe nje shkalle me te larte pergjegjesie.

    Kushdo qe t’i sjelle keto, eshte i mirepritur🙂

  • 15. Robin  |  30/11/2009 at 18:44

    Tani jam ok me ty:)

    Shyqyr qe nuk paska qare me njeri tjeter:D

  • 16. J.  |  01/12/2009 at 13:18

    Akoma me kuti po luan ti?😀

    Unë kam ditë që pres të shkruash për fjalimin e kryepreshit… edhe hiç.

  • 17. Robin  |  01/12/2009 at 15:37

    E pse mos te shkruaje per kryekutine?:D

  • 18. Bona  |  02/12/2009 at 09:44

    E shikon Eda cfare ndodh me projektet qe synojne rritjen e pjesemarrjes se grave ne qeverisje? Ko per gje, po ishe shume entuziaste ca dite me pare:)
    Prurja shume e mire.

Leave a Reply

Fill in your details below or click an icon to log in:

WordPress.com Logo

You are commenting using your WordPress.com account. Log Out / Change )

Twitter picture

You are commenting using your Twitter account. Log Out / Change )

Facebook photo

You are commenting using your Facebook account. Log Out / Change )

Google+ photo

You are commenting using your Google+ account. Log Out / Change )

Connecting to %s

Trackback this post  |  Subscribe to the comments via RSS Feed


Shkrime të mëparshme

November 2009
M T W T F S S
« Oct   Dec »
 1
2345678
9101112131415
16171819202122
23242526272829
30  

%d bloggers like this: