Faji e ka emrin Edvin Berisha

01/12/2009 at 16:13 13 comments

Zoti Kryeministër. Ti je përgjegjësi numër një përse shqiptarët nuk lëvizin dot lirshëm, pa viza në Europë 20 vjet pasi është shembur muri i sistemeve politike.

Ti je përgjegjës edhe për shifrën e frikshme të papunësisë në vend. Edhe për varfërinë në rritje jashtë bulevardeve të Tiranës. Edhe për katrahurën e pronave që po i shet e i blen një grusht njerëzish që ti i njeh mirë.

Ti je përgjegjës për ngërçin politik që po rëndon mbi shqiptarët. Je përgjegjës edhe për mbylljen e rrugës së kombit, që si gropë thithëse zhduku miliarda euro që s’dimë kur dhe si do i paguajmë, apo kur do ecim në të 500 herë pasi e ke inauguruar.

Ti je përgjegjës direkt për emërime në qeveri të njerëzve që duhet të ishin para drejtësisë. Dhe je përgjegjësi i vetëm që e pengon gjyqësorin të japë shembuj ndëshkimesh, sepse do ta fillonte pikërisht me të emëruarit e tu dhe me pronarët e rinj të Shqipërisë.

Zoti Kryeministër. Ti je përgjegjës për thyerjen e moralit dhe etikës më shumë sesa i akuzuari yt publik. Ti je palë me të, dhe për këtë, përgjegjësia është tashmë e turpshme, jo thjesht e madhe.

Ti je fajtor dhe aktor po aq sa Edi Rama.

Dhe ti, bojaxhiu piktor, je fajtor për të gjitha ato që të ka thënë Berisha, berishët e jo-berishët. Je i zhytur deri ku nuk shkon më me borxhe ndaj shqiptarëve. E me gjithë gjatësinë tënde, prapë të kanë ardhur deri  në fyt rënkimet e tyre. Janë ngjitur deri aty duke shkelur mbi kurrizet e mbuluara me xhaketat e vjetra. Me ato që njohin vetëm trazirën, gjakun, hakmarrjen dhe dhunën, se përndryshe, nuk dinë të frymë-shkëmbejnë politikisht.

Ti je fajtor zoti Rama për kokë-shkëmbësinë me të cilën e mban peng këtë vend të copëtuar nga kapricot e tua, të Rucit, të Berishës apo të kujtdo tjetër. Ti je fajtor që s’duhet të kesh guximin as t’i gjunjëzohesh këtij populli varfanjak që e ke vënë spektator të një shfaqje të shëmtuar bërtitjesh e paradoksesh me kuti. Ti je fajtor që durimin e këtij populli të vënë nën thundër, e përdor si dordolec për të trembur ata që nuk të lanë të ngjitesh në pushtet.

Ti je fajtor që i mbledh me bori 64 njerëzit që ata që gjoja besojnë majtas, votuan për t’i pasur përfaqësues në parlament.

Ti je fajtor që nuk do të mundte të ndrinte dot as kokën nga pesha e fajit, ngaqë lejon mitizimin e një ish-sekretari partie. Po ti do ishe i dërrmuar nga faji po të vazhdoje teatrin e dështuar e të shëmtuar të kutive.

Ti je përgjegjës për zhdukjen e alternativës së majtë, që do të rrëzonte vërtet monopolizimin e Shqipërisë. Po ti je kahu tjetër i medaljes së oligarkisë. Prandaj kot e vazhdon komedinë e ulët me shumë akte mbi kurrizin e buzëplasurve shqiptarë.

Ju jeni të dy fajtorë dhe përtacë. Fajtorë dhe përgjegjës. Fajtorë dhe të padëshiruar në këtë katrahurë të shëmtuar politike që keni krijuar.

Ngaqë asnjëri prej jush nuk mundet të heqë dorë nga ëndrra e shfrytëzimit në maksimum të gjithckaje që mund t’i zhvatet Shqipërisë, juve ju intereson zgjatja pa fund e pseudo-sherreve. Ose ndryshe, shashkave që e mbajnë opinionin publik larg krizave të vërteta.

Ju jeni kryeministri dhe krye-opozitari i një vendi që nuk prodhon asgjë; që ka një kaos arsimor, krizë punësimi, inflacion diplomash, tumor korrupsioni, gangrenë nepotizmi, dara monopoli, kontroll të rreptë klanesh, mbikëqyrje fataliste grupimesh ndikuese, përpëlitje mediatike, shtrëngim-dhëmbësh tek gjyqësori, supervizim të çdo qindarke që qarkullon në vend, duke u kujdesur të shkojë në xhepat tuaj. Ju jeni betejaxhinjtë falso të një lufte publike, që ballë për ballë nuk është as sa një flluskë sapuni. Nuk zgjidhni dot asgjë madhore, dhe merreni me personalizmat e njëri-tjetrit.

Ju jeni perandorët e tokave në kryeqytet apo bregdet. Jeni mbretërit e manipulimit publik. Jeni edhe personazhet që duhet ta lënë skenën menjëherë, nëse akoma nuk e keni ndarë tragjedinë nga komedia.

Kërcënimet dhe sharjet mund t’i kurseni për takimet tuaja të përzemërta larg kamerave. Kur të jeni përballë tyre, jepni pak llogari për koston sociale që kanë kapricot tuaja të patolerueshme.

Pse s’dini një herë të vetme të luani rolin që iu është dhënë, po vetëm atë që keni mësuar nga njëri-tjetri?

Ju jeni përgjegjës, zotërinj. Dhe e shpërfillni këtë me papërgjegjësinë më të madhe.

Dhe lexuesit e dinë këtë!

Entry filed under: Uncategorized. Tags: .

Shqipëria, presh dhe kuti C’edukim politik, bllokim mediatik

13 Comments Add your own

  • 1. Robin  |  01/12/2009 at 23:44

    Shkrim kryeveper:)

  • 2. errorful  |  01/12/2009 at 23:53

    “Ti je përgjegjës për zhdukjen e alternativës së majtë, që do të rrëzonte vërtet monopolizimin e Shqipërisë ”

    lol, vertete e mendon kete ?

    E shikon qe tu ka rritur dhe ty temperatura ?
    Ka shkuar laku ne fyt e dashur .

    Faji e ka emrin Sali Berisha kete radhe Eda !

    He is the man in charge !

  • 3. J.  |  02/12/2009 at 03:41

    Paske fut preshin në kuti oj tiiii.😀

    I kanë dalë musteqet përjashta thotë errorful. Unë bi dakort. Ajo nuk ia fut gjithnjë kot.

  • 4. J.  |  02/12/2009 at 03:55

    Hej po një mix to mix titullit lejohet?

    Bëje kshu psh: Faji Edvin e ka emrin Berisha.

  • 5. errorful  |  02/12/2009 at 08:54

    Dakort me J-ne 🙂

  • 6. Robin  |  02/12/2009 at 15:06

    Faji e ka emrin Edvin Berisha, shume i goditur ashtu edhe si shkrimi. Nuk jam ok as me kete errorin as me J-te.
    Kryekutia ka shume faje ne kete vend, vetem te verberit nuk mund ti shohin, por ashtu edhe kryepreshi.

  • 7. VIZIV  |  03/12/2009 at 15:34

    Nese faji e ka emrin Edvin Berisha atehere fajtoret jane:

    • Te gjithe ata qe mbajne Prof.Doc. perpara emrit te tyre (ata qe e kane marre me merite ate titull) dhe nuk guxuan njehere te kundershtojne mendjembrapesine e politikaneve tane.

    • Te gjithe ata qe kane marre me dashje apo pa dashje emrin Gazetar/Opinionist dhe u turren te futen ne vathen e ketyre politikaneve. Me keq se kaq u bene langonjte mbrojtes te tufes socialiste apo demokrate, besnike te dy barinjve Edvin Rama dhe Sali Berisha dhe kafshojne kedo qe largohet nga kjo tufe.

    • Te gjithe punonjesit e sistemit te drejtesise qe nuk moren njehere guximin ne jeten e tyre per te vene ne pune ate qe libri e ligji u kerkoi.

    • Te gjithe ata, qe supozuar se moren nje edukim apo kulture perendimore, renden te beheshin pjese a njeres apo tjeteres pale. Harruan gjithe enderrat e tyre, mundin e tyre, deshiren per ndryshim e aftesine per zbatim, e renden per nje perkedhelje nga dora e ngrohte e Berishes apo e Edvinit.

    • Te gjithe ata punonjes te administrates qe nuk vune mend duke luajtur ping pong me emrin e tyre e duke pranuar te punojne me kotrata 4-vjecare nen fustanellen e partive.

    • Te gjithe ata shqiptare qe shkruanin ne greqisht “Dua te shoh voten time” ne mes te Athines, e qe nuk moren guximin ta benin kete qofte edhe njehere te vetme per te drejtat e tyre legjitime ne keto 20 vjet emigracion/skllaverim.

    • Te gjithe ata virtuale shqiptare qe shtrydhin mendjen e japin sugjerime fshehur pas kompjuterave here duke mbrojtur Edvin Berishen, e me shpesh, duke mbetur thjesht kundershtare teorike te tyre.

  • 8. mosey  |  06/12/2009 at 01:54

    The writer states in her opening of the article and I quote:
    “The Albanian Government (Prime Minister embodying the government) is responsible for why its citizens, 20 years after the collapse of the ideological and physical walls, cannot travel freely in Europe.”

    I would like to pick on that.

    Edlira has not mentioned factually, which are those failures by the Albanian, past and present, government(s) in relation to the above topic (free travel in Europe). That may be because of the overall context of the article or that the writer presumes that the Albanian public is well versed in the facts.

    However it would be helpful to have these fact-failures listed, so individuals can have an opportunity to scrutinize and potentially deconstruct their elevation to such status, their standing, their legitimisation as such.

    I would like to state that I take a different view to that of the writer.

    While it was evident as to who was responsible for the Wall, preventing free movement, from the 1940s to 1990s, the same cannot be said as to who are the culprits of the New Wall from the 1990s to the present.

    The record speaks for itself. The hypocritical and deceiving nature of the West is unparalleled in International Relations. As a 9 year old, – impoverished and whose grandfather had been executed by the dictatorship, whose dad since the age of 17, had inhumanely been coerced physically and psychologically and striped of intrinsic dignity, manipulated and humiliated, whose brothers and sisters were daily being persecuted, discriminated and deprived of educational emancipation-, I remember listening with my oldest brother to the Voice of America and getting excited on hearing the promises and the imminent collapse of the much hated regime, unaware of its propagandistic context.

    The Voice of America and other western European overseas media services were encouraging us to break the Enverist cage and promising us the ticket to freedom if not the land of milk and honey. Well, how naïve of us at that time swallowing the propaganda for gospel. That Enverist cage got destroyed, only to find ourselves confronted with new barriers. Not just a simple barrier but multidimensional one. The youth that managed to survive the snow- covered Pindus, the orthodox- jingoistic, hate-filled Greek security institutions, the ones that stayed afloat and not end of at the bottom of the sea were faced with the fascist Racist, Xenophobic, Judo-Christian self –righteous, Egocentric culture.

    My position is that Albania, its governing administrations and its people are not responsible for the New Wall which exists in the last 20years and that there are limits to what we as a people and government can do to lift this decades old blockade.

    While the 45 year old Wall was a straightforward, isolationist -driven Enverist construct, the New Wall, – even though an indecipherable construct of sophisticated workmanship-, is none the less a chameleonic, climate adjustable, imperio-protectionist-driven Western construct. Therefore the saying; “They only got themselves to blame” cannot be applied and does not hold water. I vehemently oppose the inferences of such sayings.

    Have the Albanian governments ever had such an objective in no conjunction with other broader policies (pursuing free European travel negotiations) within their foreign policy portfolio in the last two decades?
    If yes; what were the price Albanian governments were prepared to pay…what was Albania to give to the other parties in return?

    It would be utterly and irresponsibly naïve to believe that European states which by and large are members of EU or alike would not apply the principle of horse-trading if not arm-twisting, had Albania approached them on the issue. The record speaks for itself.

    For the period 1990 to 1995, one cannot talk about a free travel agenda, being pursued and negotiated at collective European level since the Schengen Zone wasn’t operational and therefore any negotiations on free travel had to be done bilaterally with all European states.

    Sadly, I have news for the Albanians. Old news it may be, nevertheless it is news.
    Whenever business, brought an EU or otherwise member state on our shores and runways, one of their cards on the negotiating table, was the threat of deporting settled and unsettled Albanians, if their demands were not met. Let you youngsters understand that on many occasions what is passed as civilised negotiations is purely blackmailing.

    How could we the fail ourselves when we had no cards to play? Where do we think we live…in same kind of utopia-land?

    New Wall will come down for Albanians,( but not for the reasons that we like to believe )as the status gets upgraded from puppet state to client state and the status of its population shifts form one of “Barbarian” to one of “Civitates” or as contemporary jargon has it, “Second class Citizens”. Before long…2015/16, – having recently earned our vassalic status (obligations where one supplies foot solders) through the NATO membership-, the EU- Cives Europe membership will bring Structural Adjustment Plans if not the outright status of tributary state, executed via corporative means.

    Our above mentioned status will only be upgraded because all east and south-east European nations have come to accept the contemporary version of Economic Lebensraum, a kind of paternalistic neocolonialism as well as our geography, coinciding with contemporary Euro-Asian Task Force East Project.

    Leaving aside for a moment the suffering of Albanian people and the sophisticated international power games we come to another important aspect, that of distinguishing and highlighting the falsity of some this dialectics between the Political and the Technical.

    Let say the Political is established by the Salonika Declaration, meaning integration of the western Balkans into EU supranational structures. The Political means the International dimension (that is the principled agreement- Salonika Declaration) and the domestic. The domestic means power and governing structures, that the state has the right model which is compatible with the rest of EU members. That is all. The rest is horse-trading, obstructions and crap for the masses fed via the media.

    The question I have for my friends and Albanians in general is; what is the price for the free travel? What is the EU asking in return? There is no such thing as free lunch. We will not have something for nothing. That is a question for the government to answer….what is they giving way in return?

    One condition i know for a fact. The readmission of temporary settled Albanians and unsettled ones in EU. That would mean 450milion euro loss for Albania. How about more cynical conditions…not made public….!!! To show the disingenuous, absurd and corruptive nature of the whole project I will say this; UK and IRE are not members of the Schengen zone and therefore the newcomers would have to get a visa still to enter the above mentioned states. So, UK and IRE have no business with Schengen process yet they demanded and got it, that Albania readmit its citizens if it wants to get into Schengen process. Here you have it.

    The people responsible for our being unable to practice free travell rest with the EU and not Albania. The EU is bullying our nations.

  • 9. edliragjoni  |  06/12/2009 at 17:32

    Right, Mosey.
    But I am talking about the tense situation in Albania. And beleive me, EU has little (if nothing to do), with the way Berisha and Rama address each-other in public.

    I am well aware of the past regime. Berisha is already halfway through in showing us that history does repeat itslef.

    Visa free is a fact now for our neighbours.
    With a little bit more of political responsability and less stupidity, it would have been a fact for Albanians too.

    But as I said, the current political situation is far from being understandable at a glance. Visas are only a minor issue in the whole context.

  • 10. mosey  |  07/12/2009 at 11:57

    My lengthy comment takes the travel aspect in isolation and it is only on that front that I concentrate.
    Bar the free travel aspect, the rest of the article I broadly support. I understand and support its content and context.

    Although the events and issues are interlinked in a globalised world and therefore blurring the influence of the external on the internal and vice versa, i agree with you, squarely the responsibility rests with our Governments and other participant in political life of the country.

    In a simplified way everything can and should be blamed on our Politicians, including the foreign policy.
    But foreign policy field is of a different nature, dealing with maters of national interests, more so that other domestic fields.

    Free Travel comes within the foreign ministry portfolio and it is far more complicated. It is not us (Albania) but them (EU) that has built this wall and justifies (to the idiotic masses) it by apolitical means while the decision for such blockade is political.

    Albania’s relations with EU (and USA for that matter, remember the mid 1990s crises with Greece, USA took the Greek side on the killing of our solders by the militant wing of Omonia)can not be seen in black and white, as they good and us bad. When it comes to international relations it is other way around, they are the bad guys…look how the EU and the rest conduct themselves in any negotiations with us….blackmail, open arrogance and disrespectful to the bone.

    Free Travel and EU integration is not a Free Lunch, it is not a win-win situation and it is not a union of equals. I have been told that it cannot be a union of equals because of the diverse characteristics of the parties involved. I say to them back, ok, but isn’t USA a union of equals in their federal model. Of course it is. And so the given illusion of USE is unmasked as it is… an illusion. The real nature of the EU reveals itself.

    Old EU keeps moving the goal posts on discriminatory bases. The only criteria for a state to be part of the union are the political and constitutional Criteria and not how your non constitutional institutions organise and operate themselves. That comes much later when you are in and then you start to align with the rest of the union at that level.

    I am sorry but all of you in Albania are truly misguided as to how the EU operates and what it stands for.
    I don’t want free travel at any price….the price has to be defined and can’t give our country away for free travel. I prefer to live rough than give everything to these leeches.

    In BBC they comment on how the Albanians are involved in Human trafficking, making like it is an evil thing. Well. It is not…All those speed boats did us a favour, yes we paid and yes it was risky but It was our choice and they were the only option resulting from the EU blockade.

    I am fed up with these manipulators where with their antennas spread falsehood and turn the white into black and black into white.

  • 11. edliragjoni  |  07/12/2009 at 14:54

    “I am sorry but all of you in Albania are truly misguided as to how the EU operates and what it stands for”

    Generalising is usualy misguiding too, Mosey, don’t you think?

    And, if “we” in Albania lack understadning on how the EU works, than what can be said for you, living in a country which rejects EU constantly🙂

    Kidding, but more on this I will forward you when I finish writing my survey on “Albanian Perception on EU”

  • 12. mosey  |  08/12/2009 at 00:28

    No offense meant…and i see you are able to take it lightly.
    I am not a Euro sceptic or anti Europe per se.
    My point was that when it comes to how Eu (especially old Europe, including Britain) has treated and still treats us, is a disgrace. One day we may be indistinguishable from the rest of Europe. If the EU project goes in the direction of genuine federalism, that is. But I will never bring myself around to forget (any decent Albanian left any patriotism in their veins should never forget) the hundreds if not thousands of Albanian people sunk at the bottom of the Adriatic and frozen in the mountains of Greece and inhumanly treated by their army and police. Greece a Eu member was never criticised by the Commission in Brussels or the other European institutions for its un-European uncivilised behaviour. Italy has been dragging her feet on accommodating us and it has blood on her hands. Now that she is running out of energy and needs us, now she promotes and staunchly pushes for speedy Albanian integration. All of that tragedy, because EU refused to accommodate this tiny and suffering nation. I don’t dislike EU as the Anglo-Saxons do and if I do, it is for different reasons from those of the Anglo-Saxons. The British themselves are notoriously an extortionist breed, surpassing the rest of Eu states. But I think I will stop here because I don’t want to narrow our discussions on this issue and I recognise that your article reaches further than the freedom of movement.

  • 13. mosey  |  08/12/2009 at 00:40

    Ju ndoshta nuk e mbani mend nje djale 16vjecar i cili u mbyt ne nje lume grek : Edmond Alushi
    Ne kurre nuk do ti dime faktet e verteta por mbytja e tij eshte nje ato kosekuencat e vendimeve dhe sjelljes se padukshme te evropes.

Leave a Reply

Fill in your details below or click an icon to log in:

WordPress.com Logo

You are commenting using your WordPress.com account. Log Out / Change )

Twitter picture

You are commenting using your Twitter account. Log Out / Change )

Facebook photo

You are commenting using your Facebook account. Log Out / Change )

Google+ photo

You are commenting using your Google+ account. Log Out / Change )

Connecting to %s

Trackback this post  |  Subscribe to the comments via RSS Feed


Shkrime të mëparshme

December 2009
M T W T F S S
« Nov   Jan »
 123456
78910111213
14151617181920
21222324252627
28293031  

%d bloggers like this: