C’edukim politik, bllokim mediatik

04/12/2009 at 21:46 2 comments

Në Shqipëri ka plot njerëz të arsimuar dhe akoma më shumë të diplomuar. Por shumë prej atyre që janë sot në tregun e punës, nuk kanë aftësi profesionale. Përfundimi nuk është pronë e askujt, por rezultat i nxjerrë në mënyrë të përsëritur në studimet mbi tregun e punës, ofertën dhe kërkesat e tij në Shqipëri. Sigurisht, puna lidhet me arsimin, formimin dhe kualifikimin profesional apo akademik. Nga ana e tyre, këto të fundit janë ngushtësisht të lidhura me aftësitë dhe cilësinë e ofrimit. Dhe përmirësimet në shërbime vijnë vetëm pasi aftësimi të rifitojë statusin e të qenit i domosdoshëm në marrjen përsipër të një pune apo detyrimi, në cilëndo fushë të jetë.

Pra, tregu i sotëm i punës, përditshmëria jonë, preket në mënyrë të drejtpërdrejtë nga mënyra se si sot arsimohemi dhe edukohemi. Dy terma të përafërt, por të ndryshëm.

Arsimimin e ka përsipër Ministria e ndërtuar për të, kurse edukimi ka kanale të ndryshme transmetimi. Njëra prej tyre, është media.

Si mund të lidhen të dyja? Si mundet media të rrisë jo vetëm shkallën e informimit, por mbi të gjitha, të luajë rolin e edukueses për çështje të arsimit?

Kjo temë ka ditë që vërtitet nëpër diskutimet e një grupi njerëzish që kanë shqetësim dhe përkushtim real ndaj arsimit në Shqipëri. Duke rrahur idenë dhe nevojën që arsimi të bëhet një çështje për të cilën të flasim, diskutojmë, shqetësohemi dhe ndërgjegjësohemi të gjithë, grupit të disa teknikëve për çështje të arsimit, i lindi nevoja të ndajë iniciativën e tij me disa media në Shqipëri, me shpresën e bashkëpunimit në të mirë të informimit dhe edukimit për publikun shqiptar.

Vështirësia e parë u shfaq që në identifikimin e mediave që duhen përqasur. Me dëshirën për të qenë politikisht korrekt dhe me kujdesin për të mos u identifikuar si përkrahës i asnjë çështje tjetër përveç arsimit si i tillë, grupi vuri re se nga lista fillestare e televizioneve me mbulim kombëtar të hedhura në tryezë, një numër shumë i vogël i përgjigjej kriterit bazë: pa-anësisë.

Është e dhimbshme të mendosh se trajtimi i një çështje me interes kaq gjithëpërfshirës sa arsimi, do të merrte ngjyra politike po të transmetohej në këtë apo në atë kanal televiziv.

U shqyrtuan të gjitha mundësitë. Në televizionet me tendenca të forta drejt së djathtës, ndërhyrjet redaksionale mund ta çojnë emisionin në demagogji politike, duke lënë mënjanë pjesën edukative që ideja fillestare e emisionit ka për bazë.

Në televizionet ku opozita dhe partia socialiste kanë ndikimin kryesor, një emision për arsimin do të shndërrohej në lumë të sharash për pa-aftësinë qeverisëse ndaj këtij sektori të ndjeshëm, ndërkohë që pak ose aspak kontribut profesional mund të pritet prej organizatorëve në këtë rast.

Pra, shanset e bashkëpunimit janë të pakta. Ama jo tërësisht të pa-qëna.

Iniciativa gjeti mirëkuptim dhe ide të shkëlqyera për shtjellim të mëtejshëm në njërin nga takimet me të paktët njerëz që nuk mendojnë politikisht në media, por që mendojnë qartë, me kompetencë dhe bindshëm për cështje kaq të prekshme sa arsimi. Kurse në një rast tjetër, edhe pse kuptimi për rëndësinë e arsimit nuk ishte i prituri, gatishmëria për bashkëpunim ishte për t’u vlerësuar.

Përpos vendimit se ku apo si do të vijojë kjo ide, përshtypja më e madhe në gjithë këtë kalvar më erdhi nga shinat në të cilat është vendosur media shqiptare sot.

Shumë prej tyre nuk denjojnë as të dëgjojnë, e jo më të marrin në konsideratë të transmetojnë emisione edukative që nuk kanë pak politike apo dallavere brenda. Sipas tyre, kjo vjen për shkak se këtë kërkon audienca. E si matet kjo? Media akoma nuk e di, por perceptimi i tyre ky është.

Në kahun tjetër, çështjet me ndjeshmëri sociale apo reale (siç është arsimi), nuk konsiderohen si mjaftueshëm të rëndësishme nga mediat tona. Kjo sepse këto lloj temash,me formate ku nuk vijnë të flasin përherë të njëjtët njerëz për të gjitha çështjet, nuk paskan mundësi të tërheqin reklama. Si rrjedhim, ato nuk sjellin asnjë fitim për televizionet. E pa fitim, nuk ka edukim.

Detyrim ndaj publikut? Këtë e ka vetëm Televizioni Publik Shqiptar. E keqja e tij? Shikueshmëria, ne rastin më të mirë; dhe barrierat e ndërlikuara burokratike, në rastin më të keq.

Po edhe në rastet kur media mund të bindet se roli i saj është edukativ, përveçse zbardhës i politikës së ditës, sërish ngelet e vështirë të arrish të transmetosh përmes saj çështje të ndjeshme si arsimi. Publiku është mësuar të shohë politikën alla shqiptarce në mëngjes, në drekë, në darkë, në mesnatë. Gjithçka tjetër e ka humbur tërësisht rëndësinë.

Dhe nesër, në krye të medieve tona do të jenë kovaçë me diplomë shkencash politike, që do të bëjnë emisione me të ftuar që sot po edukohen politikisht nga uzurpuesit e ekraneve.

Ç’të mbjellësh, do të korrësh. Edhe shumica e politikanëve të sotëm, produkt mediatik janë. Ç’na është servirur, atë po shikojmë në vazhdimësi.

Po a mundet media të dalë mbi politikën dhe ta kapërcejë ajo vetë situatën, duke e lënë politikën në hije, e duke nxjerrë në pah problemet e vërteta që ka vendi? Po, po, ato që politikanët, mundohen t’i mbulojnë me pseudo-luftërat e tyre, si diellin me shoshë?

Vështirë ta besosh. Por akoma më e trishtë, është të mësosh se qenka e pamundur.

Një edicion kushtuar vetëm arsimit, shëndetësisë, ekonomisë dhe jetës komunitare, do ta ndëshkonte më shumë politikën sesa katërqind konferenca shtypi të mbajtura së bashku në ditë.

Por me sa duket, jo. Media nuk është akoma e gatshme të mbijetojë jo-politikisht. Prandaj arsimi është i parëndësishëm, kurse politika(nët), po!

Entry filed under: Arsim, Media. Tags: .

Faji e ka emrin Edvin Berisha Morti i demokracisë

2 Comments Add your own

  • 1. errorful  |  07/12/2009 at 15:28

    E drejte, eshte e kote me u lodh me mediat, sepse dhe nese do jua rezervonin hapesiren, do ishte prapa liste, ne orare apo formate qe zor se do ti ndiqte njeri.

    Prape, s’duhet reshtur se provuari me mediat. Interes ka ne publik. Aksesi ne media per keto probleme eshte i veshtire. Mbaj mend nje diskutim per tekstin alternativ ne fillim te vitit shkollor, tek e diela e Adi Krastes dhe ka qene hera e vetme qe une kam ndjekur me shume se 10 min nga ai program, duke qene se te dielen kam pune te tjera🙂

    Por ai diskutim me mbajti ne shtepi🙂

    Ta kam llafin, arsimi pavaresisht se duket i braktisur, i intereson publikut dhe si cdo gje qe ka te beje me femijet, bijte e bijat e njerezve, ka dhe leke. Menyrat per ta futur diskutimin ne media sigurisht qe si fillim mund te lidhen me lekun (sic ishte teksti alternativ😉 ) Por prapeseprape, eshte e rendesishme qe te flitet per te ne ate forme sesa te mos flitet fare.

    Gjithesesi, me median sot per sot, sic e ke konstatuar me te drejte, nuk mund te arrish shume. Duhet te jete forca e publikut qe ta zhvendose vemendjen. Media i jep publikut ate qe ai kerkon ne fund te fundit. Une do doja te shifja ca perpjekje per ta afruar publikun tek problemet e arsimit, sepse ne thelb ai eshte shume i interesuar, sepse behet fjale per te ardhmen e femijeve te vet. Mbase duhen shfrytezuar rastet kur ka ngjarje vertet per te nxitur debate mbi arsimin. Rastet jane ato si puna e matures shteterore, e pranimeve ne universitet (greva e kandidateve per studente ne Vlore apo ne Kamez).

    Pra ka plot raste qe kane zhurme, por qe nuk gjenerojne debat. Mbase duhet filluar me keto qe te pakten kane zhurme, per te arritur tek fenomenet nje cike me normale dhe konkrete.

    Tani po ja fus kot, por sikur te nxitej me mjete te ndryshme, pjesemarrje me aktive e shoqerise ne shkolla? E prinderve e kam llafin. Nuk di a funksionojne keshillat e prinderve apo jo. Por jam e informuar qe ende ka shume distance midis prindit dhe shkolles. Afrimi me shkollen e ben prindin me te interesuar, me te afert me problemet e per rrjedhoje me aktiv. Nje shoqeri me e informuar ne terren mbi problemet e arsimit eshte konsumatore me kerkuese dhe me cilesore pastaj e cdo lloj produkti, qofte ky dhe mediatik, qe ka lidhje me arsimin. E pastaj duke pare rrushi rrushin piqet🙂

    E pastaj , hic fare, se me duket se dhe une thur endrra ne diell😀

  • 2. sue  |  08/01/2010 at 13:12

    I so much agree with this. Sometimes I feel like watching the news is like following an endless soap opera with the same characters loving and hating each other. And for this reason it may be weeks that I avoid doing that altogether.

    Isn’t media aware of its crucial in this society? Even when it treats our daily issues, it’s often in an unconstructive way, in the mainstream approach that things happen and we cannot do anything to change it. They don’t provoke thinking or solutions. They don’t analyze, and they often just feel sorry.

    If media wasn’t transmitting so much of the soap opera called politics but instead the reality of the things that challenge us every day, things would be better.

Leave a Reply

Fill in your details below or click an icon to log in:

WordPress.com Logo

You are commenting using your WordPress.com account. Log Out / Change )

Twitter picture

You are commenting using your Twitter account. Log Out / Change )

Facebook photo

You are commenting using your Facebook account. Log Out / Change )

Google+ photo

You are commenting using your Google+ account. Log Out / Change )

Connecting to %s

Trackback this post  |  Subscribe to the comments via RSS Feed


Shkrime të mëparshme

Më të lexuarat

  • None
December 2009
M T W T F S S
« Nov   Jan »
 123456
78910111213
14151617181920
21222324252627
28293031  

%d bloggers like this: