Morti i demokracisë

08/12/2009 at 22:07 9 comments

“Hajt t’kalojm knejna, se a ma bosh. Hap rrugn ti komunist i flliqt. Piiiip, piiiip, piiiiip”

….Tirana e mbrëmshme ishte e frikshme. Një lumë i tërë makinash, autobuzësh, furgonash, madje edhe maunesh, shtynin njëra-tjetrën në rrugët e zëna-frymësh të kryeqytetit. Targa të Shkodrës, që prej “Zogut të Zi”, deri tek “Stacioni i Trenit”. Mandej të Lezhës, Krujës, Lacit…Autobuzë me flamuj e me pankarta blu. Brenda tyre, njerëz pa ngjyrë në fytyrë, të lodhur, të paushqyer, jo me bukë, por me sigurinë e një të nesërmeje që mungon në Shkodër, e krye parlamentarja u ka premtuar se po të vijnë, do ta gjejnë në Tiranë. Po. Tek fjalët e bukura të kryeministrit.

“Rroftë Sali Brisha oreee”.

Zëri vjen nga xhamat e hapur të një benzi të shkatërruar 240-ësh. Rrugën ia hap një X5 me targa falso dhe me xhama jo-transparentë.

Është hera e parë që distancën nga 21 Dhjetori, tek Rruga e Barrikadave, përgjatë unazës, e përshkoj për 1 orë e 20 minuta. Ora 18.30. Turma po shpërndahet prej mitingut që i bën fresk kutive. Fytyrë-lodhurit do udhëtojnë të ngopur për andej nga erdhën. Thëmbrat nga majat. Detyrimi i tyre mbaron këtu.

Duhet të bënim disa vizita zyrtare jashtë Tiranës dje. Asnjë institucion lokal nuk na priste dot, sepse “Drejtori është i thirrur në Tiranë”. Kur ikën macja, luajnë minjtë. Pas pjesës demokrate, socialistët i japin vetes pushim nëpër këto institucione. Tek e fundit, edhe ata e meritojnë pak pushim nga lodhja e madhe e protestave me çadra, qofte dhe birrë.

Rrugica e shtëpisë sime është 10 metra e gjatë. Përgjatë saj ka katër banderola-shirita ku shkruhet “Shqipëria Europiane. Të festojmë ditën e rinisë dhe të demokracisë”.

Një banderolë 3×1 kushton 10 mijë lekë të reja dizenjim dhe printim. Këto janë të paktën 6 metra të gjata. Pra, 20 mijë lekë, shumëzim për katër banderola, 80 mije lekë të reja. Kaq kushton një kosh i izoluar riciklimi, që në lagjen time s’ka për të ardhur edhe kur demokracia blu të bëjë 30 vjeç.

80 mijë lekë vetëm për rrugicën time. Tiranën e kanë mbuluar banderolat, pankartat dhe fletushkat blu. M’u duk sikur Qershori ra shtatzënë për herë të dytë, edhe ka për të pjellë të njëjtin shëmtim.

Në datën 8 Dhjetor, në shumicën e vendeve evropiane, shtyllave e pemëve janë vendosur dekorimet e festave të fund-vitit. Në Tiranën tonë, janë varur shpresat se edhe këtë herë, populli i ngratë do ta hajë pa bërë zë manipulimin e shpifur politik.

Shumica e njerëzve që shihnin me sytë pa ngjyrë përtej autobuzave të rretheve, kush e di sa luftojnë për të gjetur një punë që në muaj, do t’i paguante sa vlefta e një banderole të vetme. Dhe me siguri, shumë prej tyre kanë ardhur në mitingun fatkeq me shpresën se do të gjejnë fillin për të zënë ndonjë punë.

Bashkë me materialet e printuara, që me siguri e kanë kapërcyer shifrën që duhet për të ndërtuar një shkollë të re që nga themelet, qeveria ime më ka treguar në çdo ekran që i ka dalë përpara, edhe spotin publicitar që më ftonte të festoja për demokracinë.

Edhe në Top Channel. Po, po. Para lekut mbret, edhe Topi vetë lëvizi nga vendi dhe e dha reklamën e shumë-kushtueshme të mitingut, duke e harruar luftën e pa-epur për të gjitha të zezat që sjell kuti-mbyllësi.

Idealizëm dhe realizëm i kulluar.

Duke gërmuar materiale për perceptimin shqiptar për BE-në, lexoj një fjali standarde të përdorur në raportet e përgatitura nga BE për ecurinë gjatë procesit të MSA-së.

“Media dhe politika shqiptare po manipulojnë keq publikun shqiptar, duke i servirur informacione të gabuara rreth BE-së, veçanërisht për pritshmëritë afatshkurtra që duhen të kenë shqiptarët. Mandej, kjo çon në thellimin e zhgënjimit publik, teksa këto “premtime” shqiptare nuk arrihen nga BE-ja. Prandaj është e rëndësishme që media dhe politika, të transmetojnë tek publiku vetëm lajme të sakta dhe të plota që kanë të bëjnë më Bashkimin Europian”(SAA report, 04, 6:36).

Media dhe politika. Çifti më i lumtur mbi këtë dhé. Pjella e tyre është manipulimi. Streha mëkatore është ky popull i mashtruar hapur dhe pa asnjë mëshirë.

“Rroftë Sali Brisha”; “Ku është vota ime?”….!

Ku është jeta jote, shqiptar i shkretë?! Sali Berisha dhe Edi Rama kanë shtëpi, katandi e lekë të të sjellin e përcjellin ty nga kolibja jote sa herë t’ua ketë ënda. Po ti, c’ke për të thënë “Rroftë vota ime”?!

Kalvari i gjatë i automjeteve që kishin bllokuar frymëmarrjen e Tiranës dje, më ngjau me autokolonën e një funerali.

Lutem vetëm që e vdekura, të mos jetë shpresa!

Entry filed under: Media, Politikë, Sociale. Tags: .

C’edukim politik, bllokim mediatik Shqipëria në tre hotele

9 Comments Add your own

  • 1. errorful  |  09/12/2009 at 17:13

    Ka nevoje njeriu ti shohi keto manifestime neper rruge. Shikon se kush eshte populli i vertete shqiptar. Qe populli yne perbehet me se shumti nga ata fytyrevraret, cka shpjegon goxha per gjendjen e pergjithshme te vendit.
    Njerezit jane te lidhur me mikro-interesat e tyre, qe fillojne nga nje dymijeleksh, e gjer tek vendi i punes dhe biznesi personal. Problemi eshte qe askush nuk mendon per interesin e perbashket. Por ti smund te presesh qe te kene vizion dhe te mendojne per interesin e perbashket ata qyqaret qe mbushin autobuzat. Vizion dhe preokupim per me shume se 5cm larg prapanices se tyre duhet te kene ata qe paguhen per ate pune (qivirrija😉 ) dhe njerezit qe nuk jetojne ne kufijte e ekzistences. Vecse tek ne kufijte e ekzistences jane shume te brishte.
    Popullit smund ti vesh fort faj. Mua vetem me shtine friken ca 15vjecare te cilet ngjanin me kanibale dhe dilnin mbi autobus duke uleritur e duke tundur flamuj. Mu rrenqeth mishi kur mendova se ata cilesohen si “e ardhmja”.
    Artikujt si ky i joti eshte mire te lexohen. Te pershendes se e ke shkruar me zemer, dhe me te drejte me pikellim brenda, sa ma injektove dhe mua. We love U ! 🙂

  • 2. J.  |  09/12/2009 at 17:49

    Wow, më kujtove dikë që njoh. God how I missed her.🙂

    E kam parë artikullin që sot ndaj të gdhirë. E kam lexuar dhe rilexuar. Spo di çtë them, komentet janë të tepërt.

  • 3. errorful  |  09/12/2009 at 18:42

    same here J.
    Me keqardhje pranoj se kam bere te njejten gje si ti.
    Dhe ti Eda e di qe une jam too proud per te pranuar konvergjencen me J-ne, apo faktin qe lexoj disa here te njejten gje shkruar nga kushdoqofte:)
    E kam lene tere diten hapur blogun, dhe ne fakt kot komentova, me teper per force zakoni, si per inat te vetes time😀

  • 4. Robin  |  09/12/2009 at 20:33

    Errori dhe J-ja sa here qe Edlira kritikon Berishen iu kenaqet zemra, kur kritikon Ramen do e gjejne dicka kundra. O Njerez depolitozohuni pak, se Edlira edhe kur kritikon Ramen eshte brillante….

  • 5. errorful  |  09/12/2009 at 23:35

    Robin,
    Kulloji i cike konkluzionet para se ti nxjerresh🙂
    Regards😉

  • 6. une...  |  10/12/2009 at 14:54

    …e prape fillimi ne ate kange!!! Kur thuhet mort – besoj se jane thene te gjitha…

  • 7. Robin  |  10/12/2009 at 15:42

    Nuk kisha kulluese, ishte teper vone;)

  • 8. edliragjoni  |  10/12/2009 at 17:00

    “Ra ky mort e u pame” – doje te thoje? Ashtu eshte.
    Barcaleta e radhes ka te beje me pergenjeshtrimet qe bekan nderkombetaret, here per PD-ne, e here per PS-ne. Pak te lekundur e kane reputacionin te shkretet, po edhe pergojimi i pseudo-armiqve politike shqiptare iu mungon.

    Pafytyresia me te cilin te dyja palet po perhapin manipulimin ne popull eshte e trishte shume; e me teper sesa leximi dy-heresh, une shqetesohem per vertetesite qe duhen shkruar katerqind here, e qe nuk shqetesojne tjeterkend (shkaktuesit d.m.th).

    J. Shkruaji nje e-mail. I am sure she will reply ; )

  • 9. J.  |  11/12/2009 at 06:54

    “””Media dhe politika shqiptare po manipulojnë keq publikun shqiptar, duke i servirur informacione të gabuara rreth BE-së, veçanërisht për pritshmëritë afatshkurtra që duhen të kenë shqiptarët.”””””

    Eda, më futi në mendime gjithë ky paragrafi… Më duket çelësi i gjithë të keqes. Po të lexojë kush gazetat “e pavarura” nëpër shtyp, shikon se këta bobat tanë, i japin një interpretim me varak partiak gjithë deklaratave të BE-së.

    55 do thotë psh që Europa kritikoi PS-në, Shekulli do thotë se kritikoi PD-në. Shtypi më shumë krijon probleme sesa informon drejt publikun.
    Kjo situatë është e njohur tashmë nëpër blogosferë, se unë nuk kam kut tjetër matës. Diku madje u propozua që shqiptarëve tu hiqej fare vetëqeverisja dhe të administrohej shteti prej evropianëve deri në hyrjen në BE.

    Prej kësaj situate, më lindi një ide që nuk e di as sa e vlefshme është, as sa e realizueshme, e megjithatë po e them:
    Normalisht është diçka radikale delegimi i pushtetit drejtpërdrejt në Evropë, ama mund të bëhet diçka tjetër… psh mund të hapet një media vizive dhe e shkruar, që të jetë pak a shumë “gazetë zyrtare” e reformave të Evropës, progresit, kritikave dhe gjithë përfshirjes së tyre në Shqipëri. Përderisa hedhin miliona euro për programe arsimimi,zhvilimi të sektorëve të veçantë etj pse të mos investojnë për informimin DREJT të publikut? Madje kjo do të shërbente dhe si opozitë reale ndaj pushtetit dhe do nxirrte në pah problemet.

Leave a Reply

Fill in your details below or click an icon to log in:

WordPress.com Logo

You are commenting using your WordPress.com account. Log Out / Change )

Twitter picture

You are commenting using your Twitter account. Log Out / Change )

Facebook photo

You are commenting using your Facebook account. Log Out / Change )

Google+ photo

You are commenting using your Google+ account. Log Out / Change )

Connecting to %s

Trackback this post  |  Subscribe to the comments via RSS Feed


Shkrime të mëparshme

Më të lexuarat

  • None
December 2009
M T W T F S S
« Nov   Jan »
 123456
78910111213
14151617181920
21222324252627
28293031  

%d bloggers like this: