Moral, politikë dhe heronj mediatikë

16/12/2009 at 23:56 2 comments

Nuk është dalja e Pangos që i bën nervat lëmsh. Është arroganca me të cilën kërkon të drejtën e të njohurit si viktimë.

Ai viktimë është. Por e emisionit “Fiks Fare”, jo e medias, shoqërisë apo njerëzve që gjoja e sulmuan pa pikë mëshire.

Ylli Pango ka botuar një libër. I dyti këtë vit nxitur nga historia e tij. Menjëherë pas “skandalit Pango”, një cupë vendosi të na tregojë eksperiencën e saj me ca ministra. Mbase do ta bëjë në librin tjetër.

Tani vjen vetë Pango. Agresiv, në sulm, nervoz, i ashpër, me shumë temp, pa ia bërë syri tërr. Jo vetëm tek intervista që dha në ekran, por edhe tek çdo fjalë që ka shkruar në libër.

Kur dolën pjesët e para të librit nëpër internet, shumëkush mendoi se ishte thjesht shaka. Pango nuk mund të shkruante një libër për veten. Kaq shpejt? Kur plaga akoma rrjedh?

Po cila plagë në fakt?

Pango nuk bëri ndonjë çudi në jetën e tij. Thjesht u filmua, manipulua apo tjetërsua në publikim. Por thelbi nuk duhet të përbënte çudi.

Çudi është që këtij “imoraliteti” i vunë emër. E quajtën Ylli Pango, edhe gjithkush tjetër tani rri i qetë, sulmon komod, komenton rehat e bën libra apo emisione zbavitës në emër rë tij.

Historia “Pango” ka më shumë faktorë, tregues dhe ndikues nga ç’mund të duket në pamje të parë. Ja, të qëndrojmë tek morali?

Në anën personale, si çdo frymor tjetër, atë moral, të përcaktuar apo vetë-përcaktuar, Pango e ka për veten. Si ministër, ndëshkimin e mori, zyrtarisht dhe publikisht.

Media vetë, moralistja më e përdalë, ajo që thuri intrigën, që lëshoi shashkën dhe që sot i hedh benzinë zjarrit Pango me shpresën për të mos marrë flakë vetë, është imoralja më e madhe.

Media mashkullore, manipulative, seksiste, shfytëzuese, abuzuese, impotentja medië. Media që nuk është në gjendje të sjellë në ekran vërtetësinë e fenomenit dhe përmasat e tij. Media që nuk interesohet për analizën, shkaqet, pasojat dhe zgjidhjet e problemit, por jeton komodshëm me të. Media që nuk ka guxim, as dëshirë, as interes, as vullnet, as dashamirësi, as përgjegjësi të merret me edukimin, informimin e saktë, të plotë dhe të drejtë për çështjet e përditshmërisë. Media sipërfaqësore, përtace, që merret me Pangon, në televizion e në shtyp. Merret më të në dhjetorin ku ka rritje të çmimit të energjisë, por nuk do të ketë shpërblime në vendin që s’paska krizë. Në vendin ku dorëzimi i pyetësorit nga BE merret si në një konkurs buzëqeshje nga përfaqësuesit e qeverisë. Media që më keq se politika, nuk e ka haberin për rëndësinë, përgjegjësinë dhe seriozitetin me të cilin duhet marrë, trajtuar, plotësuar e dorëzuar ky raport. Po jo. Media do Pangon. Skandalin dhe riskandalin e tij.

Njëlloj si shumë të tjerë të rënë nga karrigia, Pango bërtiste me tëmthat që gati nuk po i dilnin nga vendi prej agresivitetit për të mbrojtur veten.

Pango ka në qendër të tij skandalin me seksin. Ama reagimi i tij nuk ishte asnjë grimë më ndryshe nga ashpërsia dhe nervozizmi me të cilin është vetë-mbrojtur Fatmir Mediu pas 15 Marsit 2008. Të njëjtën fytyrë bën edhe Sali Berisha kur akuzohet nëpër emisione të ngjashme për shpenzimet e rrugës së kombit, vonesën në liberalizimin e vizave, përmendjen e familjarëve, apo për të tjera çështje që i ka për zemër.

Saktësisht të njëjtën shprehi arrogance, sulmuese dhe lebetitëse në sy deri sa kundërshtari të pranojë pa kushte të vërtetën sipas krishtërve të rinj, e kemi parë tek një president federate kur do të rrëzohej nga posti, tek një këshilltare qeverie kur i shan shefin (po, po, agresiviteti nuk ka gjini këtu), tek kolegë të medias që janë ndjerë të kërcënuar nga pronarët, tek pronarë mediesh që janë ndjerë të kërcënuar nga qeveria, tek qeveritarë që janë ndjerë të kërcënuar nga media….Rrethi është vicioz!

Imoraliteti i çështjes Pango është një tragji-komedi me shumë akte. Risjellja e saj në publik është një tjetër gur në murin e çudirave shqiptare.

Cilado qoftë arsyeja për të cilën rrëzohen pushtetarët, thjesht, fare thjesht, ata nuk e pranojnë atë. Edhe me fakte, po. Edhe ato të manipuluara dalin.

Edhe me paturpësi shembullore, po. Edhe kjo ndodh. Hajduti thërret “kapeni hajdutin”. Media kryqëzon Pangon, sepse kryqi është vetë ajo.

Dhe Pango bërtet, flet “në emër të shtetit të së drejtës”, si të gjithë kolegët e tij. Të gjithë kanë të drejtë. Tek e fundit, kush e paska përcaktuar moralin?

“Meshkujt shqiptarë më thanë “Bravo, se na ke nderuar racën”. Po, shoku profesor doktor i psikologjisë. Ashtu është. Ashtu të bësh prapë. Aman, vetëm raca mashkullore të mos turpërohet.

Qëllimi nuk është të fundoset njëra gjini, e të lartësohet tjetra. Provokimet kanë ardhur dhe janë stisur nga një grup pa gjini. Si morali vetë.

Dhe gatimi i tij në media në ngjizje, zhvillim, rënie e ringritje, është më i pështirë se skandali Pango vetë.

Pango kërkon të riciklohet. Do t’ia arrijë, si gjithë të tjerët që “mëkatin” nuk e kufizuan në mbërthecka, por në jetë njerëzish, pastrim parash, lavanderi tenderash, korrupsionesh, politikash e trashëgimish që nuk ka media t’i transmetojë.

E prapë, në ekranet dhe faqet e saj, shohim heronjtë e ricikluar.

Pangon, në zgjedhjet e 2011-ës e shoh mbrapsht në shtyp e në politikë. Njëlloj sikur mbërtheckat të mos kishin ekzistuar fare. Më shumë se ato, njëlloj sikur përgjegjësia publike të ishte një term për të cilin, asnjë i ricikluar nuk ka dëgjuar ndonjëherë.

Kurse media, sigurisht që jo. Nuk ka si, as përse të merret me termin “përgjegjësi publike”. Jo edukim, por kulte, heroizma, manipulim, përdhunim dhe tru-shpëlarje për të shkretin publik.

Kaq përgjegjësi ka ajo.

Për sot!

Entry filed under: Media, Sociale, Vezhgim. Tags: .

Shqipëria në tre hotele 2009 hijerëndë

2 Comments Add your own

  • 1. errorful  |  17/12/2009 at 13:18

    🙂

  • 2. cluephone  |  18/12/2009 at 20:49

    Mire Eda mire.
    E paske mprehur penen fort kete radhe🙂

    Nuk ndryshove nje here edhe ti. E pandreqshme mbete. Do fshikullosh ama, ashtu si di vetem ti, dhe me beso kete e ben mire. E kerkon telashin vete me keto shktime. Ama per lexuesin, te pakten mendoj une, ben mire te sjellesh sa me shume shkrime te tilla. E meqe ti nuk i ke ndotur duart me politike, ben shume mire qe shkruan kaq hapur e pa mos-kokecarje per te.

    Ama une mendoj se do te shoh ne politike, dhe nuk mendoj dot se do biesh ne derrase te kalbur🙂

    Kete Pangon qe doli nga dillapi e morem vesh, po a do te te degjojne pangot e tjere, se me duket se ua ke thene fare qarte.

    Me kujtohet emisioni kur ke qene perballe Pangos teksa ai ishte akoma minister. Sot je shume me e ashper dhe e drejperdrejte se atehere🙂

    Don’t give up🙂

Leave a Reply

Fill in your details below or click an icon to log in:

WordPress.com Logo

You are commenting using your WordPress.com account. Log Out / Change )

Twitter picture

You are commenting using your Twitter account. Log Out / Change )

Facebook photo

You are commenting using your Facebook account. Log Out / Change )

Google+ photo

You are commenting using your Google+ account. Log Out / Change )

Connecting to %s

Trackback this post  |  Subscribe to the comments via RSS Feed


Shkrime të mëparshme

December 2009
M T W T F S S
« Nov   Jan »
 123456
78910111213
14151617181920
21222324252627
28293031  

%d bloggers like this: