Kur mbytesh pa plan

20/01/2010 at 20:50 Leave a comment

 

Nga “të mësuarit” tek “të nxënit”; nga “praktika-orë-pushim”, në “praktikën në shkollat të pajisura me laboratorë të vërtetë”; nga “secili për vete në arsim”, tek “partneriteti për të nxënët” në fushën profesionale; nga sistemi i centralizuar në atë të delegimit të kompetencave në qarqe e autonomi për shkolla; dhe nga “mundësi të kufizuara”, në hapje kufijsh për arsimin dhe tregun e punës edhe për personat që i përkasin grupeve në nevojë.

C’janë këto? Iniciativat e një projekti zviceran në fushën e arsimit profesional. Nuk janë të vetmet. As nuk janë në qendër të këtij shkrimi.

Të hënën pamë që Ministri i Arsimit mori pjesë edhe në një projekt tjetër për arsimin profesional nga austriakët, që  synon rritjen e cilësisë në profilet e ekonomikut dhe të hoteleri-turizmit. Në fazën e tij të fundit është edhe një projekt i gjatë i BE-së për reformën në sistemin arsimor profesional, e pas derës është projekti i parë i IPA-s në të njëjtën fushë, që do të synojë zhvillimin e kurrikulave të reja në nivelin e dytë të sistemit të ri 2+1+1, icili ka filluar të aplikohet në këtë arsim që prej Shtatorit të kaluar.

Ç’i solli në vëmendje?

Përpjekja e të gjithë donatorëve të huaj në fushën e Arsimit dhe Formimit Profesional që ta kthejnë këtë pjesë të Arsimit në fokusin dhe vëmendjen që meriton të ketë. Aq seriozisht i kanë marrë përpjekjet e tyre donatorët e mësipërm, bashkë me Këshillin Britanik, GTZ-në, PARSH-in, Swisscontact-in, CARDS-in dhe CulturKonatktin, saqë kanë krijuar një grup të vetëm nën të cilin operojnë dhe koordinojnë aktivitetet e fushës. Quhet DACH plus grup. Publikon, mblidhet, diskuton dhe harton mbështetje, ndërhyrje dhe aktivitete për AFP-në në mënyrë aq të koordinuar, sa duket çudi që kjo ndodh në Tiranë.

Iniciativa e radhës është organizmi i një dite kushtuar tërësisht arsimit, ku në qendër të debatit të stimuluar nga organizatorët, do të jenë aktorët e vërtetë të Arsimit dhe Formimit Profesional. Në një rreth më të gjerë, partnerët do të dëgjojnë me vëmendje. Por më shumë se ata, në audience, me veshët përpjetë, do të jenë të “detyruar” të ulen vendim-marrësit. Përse? Që të dëgjojnë ku qëndron problemi dhe cilat mund të jenë zgjidhjet për ta bërë shërbimin e hoteleri-turzimit në Shqipëri më cilësor, më afër klientit, më të kulturuar, më efektiv dhe më të komunikueshëm.

Kjo është vetëm një iniciativë e grupit. Për të ardhur tek koncepti përfundimtar dhe tek organizmi i ditës së caktuar, një përfaqësi e grupit është takuar të paktën pesë herë për të përcaktuar deri në detaje përqasjen, modelimin, pyetjet, përgjigjet, mënyrën e vendosjes së të ftuarve, logjistikën, informacionin që duhet shpërndarë, ndarjen e saktë të detyrave me emër përgjegjës dhe afat kohor, konceptim i materiale që do të shpërndahen, printim, kontaktim, organizim i përkryer, kopsitje deri në detajin më të vogël.

Secili prej takimeve me një axhendë të përcaktuar dhe më synimin për të nxjerrë patjetër rezultat konkret në përfundim të tij. Grupit i është fiksuar ideja të zbulojnë ç’fshihet pas mungesës së cilësisë në shërbime dhe si mund të përmirësohet ajo; dhe do të arrijnë se s’bën aty.

Orë të tëra janë shpenzuar në fazën përgatitore; energji, burime njerëzore dhe përpjekje për t’i dhënë formë planit përfundimtar.

Dhe ky është vetëm një aktivitet i përbashkët.

Pse më erdhi në mendje? Sepse takimet janë bërë në të njëjtën kohë me mbledhjet e Komitetit Ndërministror të Emergjencës. Në përfundim të fazave paralele, grupi i donatorëve në AFP është gati për një veprim që përfshin një numër të madh njerëzish. Për një arsye shumë më madhore, të ndryshme dhe emergjente, Komiteti Ndërministror i  Emergjencës, pa bërë asgjë më shumë sesa shijimi i favorizimit të motit në vend, nxitoi të dalë në konferenca shtypi për t’u vetë-lavdëruar.

Nuk ka sfidim të vetvete, as moral pas vetë-shpalljes heronj të ndalimit të shiut e prurjeve nëpër hidrocentrale. Vazhdojmë të kemi të njëjtët ministra e të njëjtën arrogancë në sjelljen publike për të mos lëshuar postin.

Vazhdojmë po ashtu të kemi të njëjtën fatkeqësi politike në sjelljen e opozitës që duket sikur jeton në Mars, 500 vjet larg e 400 vjet anash zhvillimeve në Shqipëri.

Në grupin e donatorëve të AFP-së nuk ka asnjëherë vendim që merret sapo hidhet ideja. As progresi nuk lëviz me shpejtësinë e dritës. Ama puna e përbashkët, hartimi i planeve dhe ndarja e përgjegjësive bëhet në mënyrë shembullore.

Si është e mundur që një qeveri e tërë, një politikë e tërë në vend nuk arrin të ketë minimialisht as sjelljen e një grupi donatorësh të bashkuar në mënyrë vullnetare?

Është e pamundur,e  pabesueshme që politika të  mos gjejë dot arsye të përbashkëta për t’u ulur përballë.

Në kërkim të shmangies së mbivendosjeve të aktiviteteve dhe projekteve, donatorët e AFP-së krijuan një organizatë që sot funksionon shumë më mirë sesa qeveria shqiptare kur vjen fjala për organizim, identifikim, koordinim dhe planifikim ndërhyrjeje.

Nuk është vetëm i trishtë; është irritues fakti që Komiteti Ndërministror i Emergjencës nxiton të nxjerrë një raport ku vetë-deklaron sukseset, sepse koha vendosi të jetë e dielltë. Po përmbytjet ç’do t’i bëjmë? Kush do mbajë përgjegjësi? Kush do gjejë zgjidhje? Kush do ndërmarrë një veprim apo seri veprimesh të koordinuara për ata njerëz që akoma janë nën ujë?

Nëse ka plan veprimi, përse nuk është i disponueshëm për mediat? Gazetat do ta publikojnë, se ato i mbushin faqet edhe me lista të vdekurish që përfitojnë pension, jo më me një plan veprimi për ngjarjen e ditës.

A ka koordinim të shpërndarjes së fondeve të mbledhura? Pse nuk botohet asgjë pra?

Nuk botohet sepse askush nuk mblidhet të diskutojë, të ndajë, të komunikojë, të marrë përsipër përgjegjësi e të vendosë afate kohore për çdo sekondë e çdo milimetër të ndërhyrjes.

E keqja nuk shihet sot! As përfitimet e donatorëve në mbështetjen për arsimin profesional. Duan kohë të dalin rezultatet.

Por, me këtë mënyrë planifikimi, pas 10 vjetësh, Shqipëria ka shumë gjasa të  ketë shërbime të përmirësuar e cilësore që do të vijnë nge një AFP e reformuar; ama akoma do të kemi përmbytje, dëme e kaos politik nëse palët nuk ulen të flasin, të planifikojnë me kujdes e të përcaktojnë detyrat dhe afatet kohore të ndërhyrjes në sistemin hidrik dhe shfrytëzimin e tij. Dhe jo vetëm!

Entry filed under: Arsim, Politikë. Tags: .

Haiti, larg Tiranës Realiteti i terrtë Gramozar

Leave a Reply

Fill in your details below or click an icon to log in:

WordPress.com Logo

You are commenting using your WordPress.com account. Log Out / Change )

Twitter picture

You are commenting using your Twitter account. Log Out / Change )

Facebook photo

You are commenting using your Facebook account. Log Out / Change )

Google+ photo

You are commenting using your Google+ account. Log Out / Change )

Connecting to %s

Trackback this post  |  Subscribe to the comments via RSS Feed


Shkrime të mëparshme

January 2010
M T W T F S S
« Dec   Feb »
 123
45678910
11121314151617
18192021222324
25262728293031

%d bloggers like this: