Fjalën e ka Kushtetuta

02/02/2010 at 20:02 Leave a comment

Gjykata Kushtetuese vendosi të rrëzojë projektligjin për pastërtinë e figurave të shtetit shqiptar. Goditje shumë e rëndë për maxhorancën. Bëhet akoma më e rëndë kur mendon se vendimi erdhi vetëm pak ditë pas c’kushtetushmerimit të marrëveshjes së detit me fqinjët grekë. Bazuar në nenin 131/ b të Kushtetutës, kjo gjykatë vendosi javën e kaluar të deklarojë si të papajtueshme me Kushtetutën projekt-marrëveshjen “Për delimitimin e zonave përkatëse të shelfit kontinental dhe zonave të tjera detare që u përkasin në bazë të së drejtës ndërkombëtare”. Më tej, Gjykata Kushtetuese thekson në faqen e saj zyrtare se “në projekt-marrëveshjen në fjalë konstatohen shkelje procedurale dhe substanciale që bien në kundërshtim me Kushtetutën dhe Konventën e Tretë Ndërkombëtare të OKB-së për të Drejtën e Detit të vitit 1982”.

Maxhoranca arrin kulmin e inatit politik ndaj këtyre vendimeve. Nuk janë pak; madje  janë shumë më tepër nga ç’mund të mbajë mbi supe një mazhorancë, së cilës i vjen edhe një rezolutë që i kërkon ngritjen pa asnjë vonesë të mëtejshme të një komisioni hetimor parlamentar për zgjedhjet.

Po le të kthehemi tek vendimet e marra në shtëpi. Gjykata Kushtetuese vendos rrëzimin e ligjit të lustracionit, dhe deputetët e maxhorancës nxitojnë të bëjnë deklaratat e zakonshme politike e retorike: “Gjykata ka presion nga opozita dhe është e kontrolluar nga Edi Rama”. 

Më gjithë mllefin “legjitim” që mund të ndjejë maxhoranca për dy rrëzime drastike brenda një kohe kaq të shkurtër, mbase ia vlen t’i sillet në vëmendje se, në bazë të nenit 124 të Kushtetutës së Republikës së Shqipërisë, “Për Gjykatën Kushtetuese”, thuhet: 124/1: Gjykata Kushtetuese garanton respektimin e Kushtetutës dhe bën interpretimin përfundimtar të saj. 124/2 Gjykata Kushtetuese i nënshtrohet vetëm Kushtetutës. (Po nëse Edi Rama ka ndryshuar emrin dhe tani quhet “Kushtetutë”, kjo është tjetër çështje).

Më tej, Neni 125/1 i  Kushtetutës (i kësaj që kemi në fuqi), thotë: Gjykata Kushtetuese përbëhet nga 9 anëtarë, të cilët emërohen nga Presidenti i Republikës me pëlqimin e Kuvendit.

Bukur fort. Me pëlqimin e kuvendit. Deri më sot, Edi Rama nuk ka qenë asnjë ditë në kuvend në cilësinë e deputeti, rrjedhimisht, i bie që askush të mos e ketë marrë parasysh pëlqimin e tij për 9 anëtarët që Gjykatës që rrëzuan brenda javës dy nisma ligjore të maxhorancës. Pra, gjyqtarët aktualë të kushtetueses, nuk mund të kenë asnjë lidhje nga ato që pretendon maxhoranca.

Në çdo vend demokratik në botë, pushteti ekzekutiv dhe parlamentar bashkëpunojnë ngushtë për të nxjerrë dhe zbatuar akte të rregullta dhe të duhura ligjore për ecurinë e shoqërisë dhe funksionimin e shtetit të së drejtës. Ndërsa pushteti i tretë, ai gjyqësor, është i ngarkuar me detyrën për të mbrojtur qytetarët nga cenimet e paligjshme të të drejtave të tyre, qoftë edhe nga organet e pushtetit publik. Dhe detyra për garantimin dhe respektimin e Kushtetutës nga veprimtaria e pushtetit publik i është ngarkuar Gjykatës Kushtetuese. Kur ajo flet, ka kaluar me kohë radha e gjithë te tjerëve para saj që të flasin.

Gjykata Kushtetuese është instanca e fundit e ngarkuar me kontrollin ndaj akteve të nxjerra nga organet e pushtetit shtetëror, duke u përqendruar në aspektin e pajtueshmërisë së tyre me dispozitat kushtetuese. Prandaj akuzat e kota politike që lëshon pa asnjë lloj përgjegjësie maxhoranca (apo që merr si fitore të pamerituar e gjithë teka opozita), nuk bëjnë gjë tjetër veçse hedhin baltë mbi punën dhe besueshmërinë tek një organ që funksionin më saktë dhe më qartë se ligj-hartuesit e ligjvënësit në Shqipëri.

Në të gjitha vendet demokratikë, është po ashtu tipar dallues i funksionimit të shtetit prirja për të vënë nën kontroll kushtetues veprimtarinë e legjislativit, gjithmonë duke respektuar sovranitetin ligjvënës të tij. Prandaj edhe roli i Gjykatës Kushtetuese ka ardhur në rritje e është tashmë edhe në qendër të vëmendjes, sidomos në vendet si Shqipëria, të dala, por të pashëruara ende nga sistemet totalitare.

E megjithatë, për fat të keq, Gjykata Kushtetuese vazhdon të bëhet objekt kritikash nga ana e politikës. Kjo vjen patjetër për shkak të natyrës së çështjeve të gjykuara prej saj dhe të tilla përplasje  janë të pashmangshme, po të kihet parasysh se Gjykata Kushtetuese duhet të ushtrojë kontroll mbi aktet e legjislativit apo ekzekutivit. E të mos harrojmë se të dyja këto formohen nga shumica e votuar në zgjedhjet parlamentare.

Është absurde që maxhoranca e sotme pretendon një-anshmëri të Gjykatës Kushtetuese, kur në fakt ajo operon dhe nxjerr vendime bazuar mbi doktrinën e për të qenë një organ i ngarkuar me kontrollin e veprimtarisë së organeve shtetërore, me qëllimin e vetëm për të mos i lënë vend arbitrariteteve dhe anarkisë. E në asnjërin nga vendimet e marra në Janar,

Gjykata nuk mund të jetë nxituar aq shumë sa të lërë vend për deklarata qesharake politike në drejtim të saj.

Për të bërë një rifreskim tjetër të kujtesës së maxhorancës, në nenin 2 të Ligjit Nr. 8577 “Për organizmin dhe funksionimin e gjykatës kushtetuese të Republikës së Shqipërisë”, thuhet se” Gjykata Kushtetuese është autoriteti më i lartë që garanton respektimin e Kushtetutës dhe bën interpretimin përfundimtar të saj”. Më tej, neni 72, pika 5 thotë: “Vendimi jepet “Në Emër të Republikës së Shqipërisë”. Pra, Gjykata Kushtetuese nuk flet as në emër të Edi Ramës, as në atë të ndonjë individi tjetër imagjinar.

Gjykata ka një juridiksion të veçantë për kontrollin e kushtetutshmërisë së ligjeve dhe akteve të tjerë normativë; garanton respektimin e Kushtetutës dhe bën interpretimin përfundimtar të saj (neni 124/1 i Kushtetutës). Vlen edhe një herë të përmendet se ajo i nënshtrohet vetëm Kushtetutës (neni 124/2 i saj) dhe në bazë të kompetencave parashikuar në nenin 131 të Kushtetutës, ky organ vendos për papajtueshmërinë e ligjit me Kushtetutën ose me marrëveshjet ndërkombëtare.

Pra, kur flet Gjykata Kushtetuese, veprimi më i zgjuar (dhe i vetmi në fakt që duhet bërë), është zgjatja e veshëve dhe reflektimi i thellë, që Gjykata të mos detyrohet të flasë më keshtu dy herë brenda një jave.

Ligjin e mbart Kushtetuta. Prandaj fjalën e fundit interpretuese, nuk e ka politika, por vetëm gjykata e ngritur nga ajo!

Entry filed under: Analize, Vezhgim. Tags: .

Unë bërtet, ti flas, Europa me ne, ju jo. Populli të hajë kuti

Leave a Reply

Fill in your details below or click an icon to log in:

WordPress.com Logo

You are commenting using your WordPress.com account. Log Out / Change )

Twitter picture

You are commenting using your Twitter account. Log Out / Change )

Facebook photo

You are commenting using your Facebook account. Log Out / Change )

Google+ photo

You are commenting using your Google+ account. Log Out / Change )

Connecting to %s

Trackback this post  |  Subscribe to the comments via RSS Feed


Shkrime të mëparshme

February 2010
M T W T F S S
« Jan   Mar »
1234567
891011121314
15161718192021
22232425262728

%d bloggers like this: