Shqiptarët pa viza, – po deshi Rama

23/02/2010 at 21:06 Leave a comment

 Është shumë brutale dhe a hapur e thënë kështu. Por është e vërtetë. Përrallat e bukura të vullnetit politik për të zgjidhur krizën e për të hapur kutitë, se PS-së po i hapet barku për demokracinë, nuk hahen më as me vaj, as me uthull.

Lexues i dashur! Socialist i mirë. Ti ke votuar gjë për një kandidat me emrin Edi Rama? Jo? Atëherë përse u dashka që ky njeri të pengojë votën tënde për deputetin tënd e për 63 të tjerët që kanë zgjedhur socialistët si ti?

Lexues i dashur. Militantist i djathtë. Ti je në rregull fatkeq, se komandanti yt ishte në krye të ushtrisë së kandidatëve për deputetë, prandaj sot është aty, duke përcaktuar rregullat e lojës.

Ramë i dashur, kryesocialist i denjë. Ti nuk je fare deputet. Populli të ka zgjedhur kryetar Bashkie. A ka mundësi të bësh detyrën që të kanë dhënë? Po ata që ka zgjedhur populli t’i përfaqësojë në parlament, a ka mundësi t’i lësh të shkojnë të marrin rrogën, e bashkë me të, të ngrenë edhe kartonin për të miratuar ndonjë ligj që do i bënte institucionet më funksionuese sesa janë sot?

Nuk ke mundësi? Ke ti ke.

Kur të gjithë të thonë që e bardha është e bardhë, ka vërtet gjasa që të jetë e atillë. Ty mund të mos të të arrijnë fjalët deri atje lart, po thirrjet duhet të të arrijnë se s’bën.

Kushdo që ta ka shtirë ndër mend atë punën e kutive, ashtu si ti, është me pasaportë diplomatike në brez, me prona në Tiranë, me pasuri që mban gjallë disa breza e me uri të pamatë për pushtet. Lexuesit e këtyre radhëve nuk kanë asnjërën nga ato. Shumica e shqiptarëve që ti u shet sapunin e kutive për djathë të cilësisë së parë, mund të mos kenë asnjë rrogë bazë që të mbajnë shtëpinë. E edhe nëse e kanë, ti me kutitë e tua nuk i lë rehat të vuajnë në mjerimin e pagesave qesharake, sepse ti kërkon protagonizëm për vete dhe për kutitë e tua, por kurrsesi për të tashmen e mjeranëve që janë të detyruar të të shohin përnatë në ekran.

Ti interpreton sipas dëshirës rezolutën e Këshillit të Europës. Ti përkthen sipas qejfit qëndrimin e OSBE-së nga Vjena. Ti mërzitesh si Mimoza llastica që ekipi i monitorimit të Këshillit të Europës nuk përmend fjalën “kuti” në takimet për zgjidhjen e krizë-zëzës, e më keq se ajo del të deklarosh publikisht “Unë nuk pyes fare për lojërat tuaja. Unë dua kutitë e mia”.

Cilat kuti? Nuk të emëron njeri kryeministër po nuk konkurrove për vendin. Dhe ishallah të zgjat frika e konkurrimit edhe shumë vite të tjera, sepse orkestra nuk dirigjohet nga pas kuintave.

Delegacioni i Këshillit të Europës e la Shqipërinë me mesazhin e drejtpërdrejtë: “Opozita të futet në Parlament”. Ti thua “ Kutitë kanë formë paralelepipedi. Brenda kanë nga një letër A4, 210x297mm, 80 GSM. Partia ime ka numrin 31. Unë s’jam kandidat, por dua t’iu drejtoj ju të gjithëve”.

Mirë shumë. Por kjo rëndon fort mbi kurrizin e shqiptarëve. Sepse bëhet e mërzitshme të përsëriten termat teknikë, por liberalizimi i vizave ka disa kushte që duhet t’i plotësojë vendi që i synon. Ndër to është edhe kriteri politik, që në pikat kryesore ka stabilitetin politik në vend. Dhe stabilitetin politik, ti po e shkel sa herë të mundesh me kutitë e tua.

Delegacioni i Asamblesë Parlamentare të Këshillit të Europës bëri tre propozime:
1) Krijimi i menjëhershëm i një komisioni hetimor parlamentar për zgjedhjet e Qershorit 2009, drejtuar nga një anëtar i opozitës dhe në të cilin opozita do të ketë një shumicë efektive; 2) Ky komision hetimor duhet të përgatisë amendamente për Kodin Zgjedhor në frymën e rekomandimeve të misionit të vëzhguesve ndërkombëtarë dhe të Rezolutës së Asamblesë Parlamentare të Këshillit të Europës; 3) Opozita duhet të marrë garanci për një ndarje të drejtë të kryesimit të komisioneve parlamentare.
Kuti hiç. Edhe ti hiç. Pa u tharë boja mbi deklaratën e euro-këshilltarëve, ti dole prapë në televizor, për të na përmendur sërish kutitë.

Me çfarë guximi e nëpërkëmb kështu të drejtën e shqiptarëve për të dalë nga ky ngërç? Për të qarë hallet e tyre? Për të shpresuar se kur s’do kenë nevojë për vizë të shkojnë e të shohin ku e si jetojnë kalamajtë? Ata që nuk guxojnë të mendojnë rikthimin në këtë vend që qeveriset nga perandorë e synon të pasohet tek të tjerë të tillë?

Me çfarë të drejte lejon ti piedestalizimin e atyre që e mbajnë Shqipërinë peng, e në vend që t’i sfidosh, iu bëhesh palë me ca të flamosura kuti.

Populli e ka thënë fjalën e vet. Edhe ndërkombëtarët e thanë. Me rezoluta, me deklarata e me qëndrime zyrtare. Tani ngelet vetëm të besojmë që ty të është ngarkuar ndonjë masonizëm i paimagjinueshëm, edhe po bën ç’është e mundur ta çosh misionin deri në fund, pavarësisht kostos që pretendon të kalojë lehtë mbi një popull “qorr e qengj”, sipas veprimeve të tua.

Populli s’do kuti. Do punë, të ardhura dhe viza. Ua siguron dot këto po u hapën kutitë nesër? Nëse jo, shko në Bashki. E pas teje, leri edhe ata të 64 të tjerët të shkojnë në Parlament, të përballen atje me perandorin, edhe të shohin mos bëjnë gjë për të hequr vizat, për të rritur stabilitetin, që sjell investimet, që sjell vendet e punës, e bashkë me to,  që sjell rrogën që shqiptarëve nuk ua jep dot ti.

Entry filed under: Opinion. Tags: .

Kriza – Komedi me shumë akte PS në kuvend? Elektronikisht, jo!

Leave a Reply

Fill in your details below or click an icon to log in:

WordPress.com Logo

You are commenting using your WordPress.com account. Log Out / Change )

Twitter picture

You are commenting using your Twitter account. Log Out / Change )

Facebook photo

You are commenting using your Facebook account. Log Out / Change )

Google+ photo

You are commenting using your Google+ account. Log Out / Change )

Connecting to %s

Trackback this post  |  Subscribe to the comments via RSS Feed


Shkrime të mëparshme

Më të lexuarat

  • None
February 2010
M T W T F S S
« Jan   Mar »
1234567
891011121314
15161718192021
22232425262728

%d bloggers like this: