24 orë pa Ramën e Berishën

03/03/2010 at 09:25 1 comment

Kush di, nuk flet. Kush flet, nuk di – thotë një shprehje nga ato që s’përdoren më për komunikimin. Së fundmi jemi mësuar të shohim, dëgjojmë, ndjekim, bëjmë tifo, kundërshtojmë, pranojmë e të ndjekim si top tenisi komunikimin mes palëve politike, të bëhet vetëm nëpërmjet ekraneve televizive. Deri në ditën kur i mblodhi presidenti “me porosi nga lart”, Rama e Berisha kishin komunikuar me njëri-tjetrin vetëm nëpërmjet ekraneve, dhe në vetën e tretë. Për çështjet publike, se për ato që nuk kanë interes për popullin votë-dashës, akoma nuk e dimë si bëhet komunikimi mes palëve.

“I bëj thirrje Edvin Ramës të pranojë zgjidhjen e krizës” – thotë Berisha. “I bëj thirrje Sali Berishës të mos e gënjejë mendja se ky popull beson në teatrot e tij” – thotë Rama. Nga njëri ekran në tjetrin. E nën të njëjtin shembull, shohim se zëdhënës, kryetarë grupesh e grupimesh, deputetë të zgjedhur e deputetë të dëshiruar, i drejtohen dy “të mëdhenjve” në të njëjtën mënyrë.  “I bëjmë thirrje Edvin Kristaq Ramës” e “I bëjmë thirrje Sali Ramë Berishës”. Deklarata publike, a thua se komunikimi i drejtpërdrejtë mes palëve ka dalë nga qarkullimi si model. Në fakt, Bernard Showt i pëlqente të bënte shaka me mungesën e komunikimit, dhe thoshte se komunikimi ka një problem të madh; iluzionin se sapo është komunikuar. Mund të jetë pikërisht kështu në rastin e politikanëve tanë, se ndryshe nuk shpjegohet dot dashuria e tyre e madhe për t’iu drejtuar njëri-tjetrit publikisht vetëm për thirrje, e vetëm me 300 mikrofona përpara.

Duke pasur fatin e madh të kemi nga një kanal televiziv për çdo banor, e nga një edicion lajmesh për çdo minutë, burra e gra, pleq e fëmijë kanë pasur shansin edhe të dëgjojnë në çdo orë të ditës fjalorin e pasur e të veçantë të komunikuesve përmes ekranit. Dhe nuk bëhet fjalë për komunikim në një çështje apo vazhdim bisede mbi terma të përcaktuar. As nuk bëhet sepse komunikimi shfaqet në kësi rastesh si tipar udhëheqësish prej përdoruesve të tij. Jo. Thjesht vendosen mikrofonat,  ndizen kamerat, e fillon shfaqja. Fiken kamerat, mbaron edhe aftësia publike për të folur katër orë pa thënë asgjë për diçka që mund të thuhet për dy minuta.

Duke dëgjuar e parë shpesh e më shpesh të flitet për krizën, kutitë, bindjet e patundura për të mos hyrë në parlament, që u rrëzuan sapo takimet jo-publike u zhvilluan pa kamerat me dritë të kuqe, tani s’na ngelet tjetër vetëm të dëgjojmë çfarë thuhet, e jo kush e thotë.

Personazhet janë të njëjtët, por e kanë shumë të theksuar ndjenjën e protagonizmit dhe e kanë zët delegimin e ekranizimit  (pavarësisht çështjes për të cilën flitet). Prandaj komunikimi nëpërmjet ekranit është bërë domosdoshmëri për ta. Publiku kërkon thelbin, ata ofrojnë pamjen.

Imagjinoni një ditë pa Ramën e Berishën në ekran. Njëlloj si nisma e emigrantëve për të mos blerë asgjë për 24 orë në vendet ku jetojnë.

Media shqiptare 24 orë pa Ramën e Berishën?! Mos e thëntë Zoti. Do shuheshin edhe bisedat familjare, jo më faqet e gazetave apo edicionet lajmeve.

Në një ditë pa Ramën e Berishën, media mund të shpjegonte progresin aktual në procesin e liberalizmit të vizave. Apo mund të sqaronte problematikën e pronave. Media mund t’i kushtonte faqe e minuta të tëra edhe arsimit, maturës shtetërore, dyndjes për mastera e doktoratura, tkurrjes së cilësisë e inflacionit të diplomave. Tema shumë interesante mund të zhvilloheshin duke marrë për bazë mungesën e prodhimit vendas, bllokimin e eksporteve për produktet bujqësore, shpjegimin e “presionit pozitiv” mbi tregun vendas që vjen nga MSA-ja dhe produktet pa doganë që ajo sjell nga BE-ja. Po media mund të merrej edhe me pastërtinë e ajrit në Shqipëri, renditur në vendet më të pastra në botë. Sigurisht, sepse ne nuk kemi industri, si rrjedhim, nuk kemi me ç’ta ndotim ajrin në ato përmasa sa të arrinim ndotësit italianë apo arabë.

Media mund të flasë edhe për papunësinë në Shqipëri, pamundësinë për të gjetur një vend pune jashtë përkatësive partiake dhe dyndjes së diplomistëve që kërkojnë të bëhen juristë, ekonomistë e ambasadorë. Në mungesë punësimi, rreziku i depresionit është i madh dhe kriza sociale kërcënon jetëgjatësi në qëndrimin e saj. Vendi i është shtruar për bukuri, sepse liberalizimi i universiteteve private dhe blerja e diplomave ditën me diell, rrit pritshmëritë e gjithsecilit për të gjetur një vend pune, mundësisht në kryeministri. Po, thamë pa e përmendur kryeministri vetë. Dhe pa të, asnjëra nga problemet e mësipërme nuk ka rëndësi.

E pabesueshme. Tregu s’ka rregulla (asnjë lloj tregu); xhepat nuk kanë para; remitanca të ulura;  shkurtim në vende pune;  zgjatje oraresh, bllokim vendesh të reja pune; mungesë sigurie në rrugë (aksidente tragjike përditë); përmbytje, bllokim i lëvizjes së lirë….etj, etj, etj. Por jo. Jo dhe jo. Media e ka hallin tek kriza e kutive. Në fakt Rama dhe Berisha bëjnë sikur e kanë hallin tek kriza e kutive. Media thjesht bëhet përcjellësja e komunikimeve të tyre të tërthorta.

Se që Rama e Berisha të mos flasin për asnjë nga problemet reale të shqiptarëve, media duhet patjetër t’i bëjë të flasin për diçka. Dhe kjo është e bekuara politikë, ushqimi i përditshëm i shqiptarëve. Çengeli ku janë varur të gjitha shpresat e kota.

1, 2, 3, 20, 50. Telekomanda lëviz pa pushim. Rama në mëngjes, Berisha në drekë, Rama e Berisha në darkë. Po u mbush vendi me ujë, me të aksidentuar, të hedhur nga pallatet, me njerëz në depresion, të shuar ekonomikisht e të shkatërruar nga pritja për të lëvizur lirë e për t’u ndjerë të pa-izoluar në grackën e tyre të mjerë. Jo. Kjo nuk ka aspak rëndësi.

Media do lajm. Vendosen mikrofonat, ndizen kamerat…dhe lajmi erdhi. Quhet Edvin Rama, ose Sali Berisha.

Asnjëherë përballë njëri-tjetri. Vetëm përballë ndërruesve të stacioneve televizive nga 1 në 101, me shpresën se diku, një fjalë do t’i komunikohet edhe publikut. Dhe do jetë pozitive, për be. Po, kur komunikimi të jetë mjet përçues, jo abuzues në shërbim të një protagonizmi të padëshiruar.

24 orë pa Ramën e Berishën në ekran. Do merrte dot frymë Shqipëria?

Entry filed under: Opinion. Tags: .

PS në kuvend? Elektronikisht, jo! Doktorë prej letre

1 Comment Add your own

  • 1. bona  |  05/03/2010 at 20:23

    do merrte fryme thua? qe c’ke me te, madje me mire, po do na vdisnin TV-te se keta kane krijuar nje kulture qe pa politike nuk e mendojne dot veten. Kur te jete kjo dita me thuaj dhe mua, se kam nje projekt qe po me rri ne sirtar prej tre-kater vjetesh dhe qe ka si moto: no politicians!🙂

Leave a Reply

Fill in your details below or click an icon to log in:

WordPress.com Logo

You are commenting using your WordPress.com account. Log Out / Change )

Twitter picture

You are commenting using your Twitter account. Log Out / Change )

Facebook photo

You are commenting using your Facebook account. Log Out / Change )

Google+ photo

You are commenting using your Google+ account. Log Out / Change )

Connecting to %s

Trackback this post  |  Subscribe to the comments via RSS Feed


Shkrime të mëparshme

March 2010
M T W T F S S
« Feb   Apr »
1234567
891011121314
15161718192021
22232425262728
293031  

%d bloggers like this: