Doktorë prej letre

05/03/2010 at 11:13 Leave a comment

“A më gjen dot një diplomë me dy milionë lekë”?

“Ku ka diplomë nën 5 mijë euro, c’thua ti?”

“ Jo dimplomë fakulteti ore jo, se atë do e bëj vetë. Dua një diplomë të shkollës së mesme. Pa të s’më regjistrojnë në fakultet dreqin”.

Biseda bëhet pranë një institucioni arsimor. Bëhet me zë të lartë, me shpresën se dikush do dëgjojë e do të ofrohet si ndërmjetës diplome për 2 milionë lekë të vjetra.

“S’ke ç’e do as fakultetin. Unë sapo mbarova masterin e më thonë se më duhet edhe doktoratura që ta mbaj vendin e punës” – deklaron gjithë indinjatë një thonj-gjatë e sapo-lyer, që u fryn edhe gishtave nga inati i kritereve të reja për të mbajtur vendin e punës.

Kërkuesi i diplomës është i bindur se shkolla e mesme nuk ka pse të hezitojë në dhënien e një diplome që tek e fundit, për të hyrë në Universitet duhet.

Universiteti mbaron për gjashtë muaj. Në krye të tyre, ca muaj të tjerë Master, e së fundmi, sipas modës, edhe një doktoraturë nga pas, që të plotësohet korniza. Më tej, gjithkush në mësymje për në parlament, ministri apo drejtori e institucione në varësi.

“Unë jap komunikim tek “Skërnderbeu”. Edhe tek “Vrana Konti”. Edhe tek “Gjon Muzaka”. Jo, jo, italisht kam mbaruar për vete, por kemi bërë yhy, shumë lëndë komunikimi ne, edhe i kam marrë të gjitha dhjeta. Kështu që tani jam pedagoge e komunikimit”.

“Unë për vete jam regjistruar tek “Administrimi Publik” tek “Qendra e Tokës”. Jemi 700 studentë në klasë. Është shuuuuumë e vështirë. Ka gjithë ato ese, edhe punë me studentë të tjerë. Janë të rreptë po hë, të mos iu duket kështu kot privati juve. Ik o çun, se ne mezi kemi mbaruar për vete. Po e more diplomën ti, nesër vjen e na kërkon punë këtu tek ne.”

Duket tërësisht surreale. Diploma, mastera dhe doktoratura për të gjithë.

Në një konferencë për krahasimin e demokracive dhe periudhave të tranzicionit mes Shqipërisë dhe njërit prej vendeve të BE-së, gazetarët u shkëputën nga mbajtja e shënimeve të pakta dhe u dyndën për tek disa përfaqësues të botës akademike të medias (ajo që është). “Janë hapur kuotat për shkollën doktorale? Dua të sjell dosjen. Do e kesh pak parasysh?”.

Patjetër. Mbajtësja e mikrofonit riprodhon deklarata për shtyp, kujdeset shumë mirë për të ecurën, nuk ka asnjë kontribut në shtypin e shkruar (si shumica e kandidatëve për doktorantë), dhe ka pretendime të patundshme për të fituar vendin në shkollën e sapo-hapur eksperimentale.

Si arë me presh edhe këto fusha që prodhojnë doktorë.

Në krahun tjetër, një grua rreth të 50-ave që dëgjon bisedën, kthehet me vrull. “Unë po mbaroj shkëlqyeshëm masterin për shkenca komunikimi në universitetin më të mirë privat në Shqipëri. A do ketë prioritet dosja ime tek ju, se të them të drejtën, gradën e dua nga shtetërori”.

Zonja ka mbaruar për kimi. Një tjetër para saj për matematikë. Tjetra për veterinari. Të gjitha po masterizohen shkencërisht në komunikim dhe marrëdhënie ndërkombëtare, e duan edhe të doktorohen në këto fusha të dembelizmit modern. Master në Kimi, Fizikë e Matematikë?! Larg qoftë. Kush ka nerva për to.

Në fakt as fakultete nuk ka. Vetëm tek publiku gjen numër të kufizuar vendesh, që sërish synohen pikësëpari nga ata që e meritojnë më pak.

Ka ikur moda e kioskave, e mobilierive, floktoreve, butikëve dhe ushqimoreve të vogla. Tani të gjithë duan diplomë, e jo dosido. Master e doktoraturë, që të sigurohet edhe vendi i punës, edhe ai në shoqëri.

“Unë dua rritje page, sepse sapo mbarova Masterin. Më fal, po me këtë përgatitje që kam, nuk mund të punoj më me rrogën që më jep”- u “kërcënua sekretarja e një firme private. Nga mos-rritja e pagës përfundoi në drejtimin e një zyre që me paratë publike, paguhet shumë më mirë.

“S’e fitova dot Masterin. Kishte shumë pak vende, që u zunë me kandidatë të ardhur nga administrata publike. Po do regjistrohem se s’bën tek “Pirro i Epirit”. Nuk kam shanse të gjej punë po nuk pata një Master” – trishtohej një e diplomuar shkëlqyeshëm në universitetin publik disa vjet më parë.

Tregu i diplomave është bërë shumë interesant. Fatkeq, i trishtë, shkatërrues dhe ters-ndjellës për brezat në vijim. Por, në shoqërinë e sot-për-sot-shmes që jemi ne, hapja e tregut universitar e pas-universitar duket sikur është hapi më normal që mund të bëhet për ta minuar tërë arsimin.

Shanse për të gjithë, dakord. Por edhe kritere për të gjithë.

Për momentin jemi në hapin e parë, sepse tranzicioni në arsim sapo ka filluar. E teksa tranzicioni politik ka 20 vjet që rreh ujë në hava, me këtë arsimorin nuk kemi si të mërzitemi kaq shpejt.

E pas 20 vjetësh të tjerë, do kemi në parlament doktorë shkencash komunikimi e marrëdhëniesh ndërplanetare, që as të shkruajnë një letër motivimi nuk do të dinë. Dhe do kenë të drejtë, sepse motivimi sot është term i dalë mode.

Ç’do mbjellë arsimi pas disa vjetësh? Mijëra kartonë e persona prej letre, të gjithë të fshehur pas titullit “Doktor”.

E gjitha në emër të përfitimit castor!

Entry filed under: Arsim, Shqiptarizëm. Tags: .

24 orë pa Ramën e Berishën 8 Marsi i tjetersuar

Leave a Reply

Fill in your details below or click an icon to log in:

WordPress.com Logo

You are commenting using your WordPress.com account. Log Out / Change )

Twitter picture

You are commenting using your Twitter account. Log Out / Change )

Facebook photo

You are commenting using your Facebook account. Log Out / Change )

Google+ photo

You are commenting using your Google+ account. Log Out / Change )

Connecting to %s

Trackback this post  |  Subscribe to the comments via RSS Feed


Shkrime të mëparshme

Më të lexuarat

  • None
March 2010
M T W T F S S
« Feb   Apr »
1234567
891011121314
15161718192021
22232425262728
293031  

%d bloggers like this: