Rruga për në BE kalon nga Kopenhageni

30/03/2010 at 17:29 Leave a comment

“Mesazhi im për Tiranën është shumë i qartë. Përgjegjësia bie mbi dy partitë politike; partia në pushtet dhe opozita. Unë shpreh shqetësim për stabilitetin e institucioneve demokratike dhe mungesën e dialogut në Parlament” – Qartë u shpreh vërtet komisioneri i ri i zgjerimit, Štefan Füle. Po kush e dëgjoi se?

Menjëherë pas ikjes së tij (madje pa u ngritur akoma avioni që do e çonte në Bruksel), maxhoranca miratoi shpejt e shpejt në parlament komisioni  hetimor që nuk do merret as me kuti e as me Ruzhdie.

E pa i ikur akoma inati, edhe kreu i opozitarëve i shkroi një letër  z. Füle, ku i ankohet pikë për pikë për sjelljen kapricoze të maxhorancës dhe detyrimin opozitar për të siguruar që gabimi i zgjedhjeve të vitit të kaluar, të mos përsëritet më.

Rama në letër është ndryshe nga Rama në ekran. Ekipi i tij i ka qëndisur komisionerit shqetësimin për komisionin e miratuar parlamentar për hetimin e zgjedhjeve, duke i thënë: “Zgjidhja në fjalë jo vetëm nuk mundëson hetimin e plotë e të pakushtëzuar të zgjedhjeve të shkuara përmes një komisioni parlamentar, por e pengon forcërisht ushtrimin e plotë të kontrollit kushtetues të parlamentit mbi shkallën e zbatimit të ligjit gjatë procesit të fundit zgjedhor. Ashtu siç pengon në këtë mënyrë edhe realizimin e transparencës së plotë, duke përshirë kutitë zgjedhore, ku fshihet fenomeni jashtëzakonisht shqetësues i tjetërsimit të vullnetit të zgjedhësve shqiptarë falë një mekanizmi korrupsioni që duhet çmontuar me çdo kusht”.

Korrupsion, tjetërsim vote, mungesë transparence, pengim i fortë për ushtrimin e plotë të kontrollit kushtetues, mekanizëm që duhet çrrënjosur. Fjalë të forta këto të Ramës. Shumë të forta për diplomatin cek me pak javë punë në krye të komisionit të zgjerimit në BE.

Nga ana e tij, Füle ka përsëritur dje mesazhin në një intervistë të gjatë ku ka shpjeguar edhe objektivat e 5-vjecarit të tij në krye të këtij komisioni. Ai flet për aderimin e Kroacisë pa qenë nevojat bëhet një monitorim i cilësisë së hapave të raportuar, që do të vononte procesin e anëtarësimit; ama nuk thotë se edhe vendet e tjera do të kenë të njëjtin shans për t’i shpëtuar monitorimit të cilësisë.

Kjo të vjen ndër mend si interpretimi i parë i vrullit të madh me të cilin qeveria shqiptare mori përsipër plotësimin e pyetësorit të BE-së. Nga ana e saj, ajo nuk kërkon vrap dhe përgjigje të marra në internet, por cilësi dhe veprime konkrete në reformat e ndërmarra e në ato të detyruarat, që po lihen pas dore.

Füle ka shpalosur artin e tij të diplomatit kur e ka lënë sërish jo vetëm fajin, por edhe gjetjen e zgjidhjes së situatës politike, tërësisht në dorë të shqiptarëve. Me teorinë e përhershme “as mish, as peshk”, Shqipërisë politike sërish i vjen mesazhi të sillet mirë, se nuk na i ka ngenë njeri. Menunë e servirjes e kanë hartuar europianët në Kopenhagen që në Qershor të vitit 1993 për të gjitha vendet aspirante. Shqipëria nuk ka ç’të shpikë, përveçse të ndjekë me kujdes udhëzimet e të sigurojë përmbushjen e kritereve politike, që na janë bërë thembra e Akilit.

Pas anëtarësimit në NATO, jemi në vend numëro në shumë drejtime, por jemi fatkeqësisht disa hapa pas e ca të tjerë anash në maturinë politike.

Këshilli Europian vërtet i ka kërkuar Komisionit Europian të përgatisë opinionin për Shqipërinë, por kjo nuk do të thotë kurrsesi që me kaq, detyrat e shtëpisë për Shqipërisë, mbaruan.

Përkundrazi. Ka shumë gjasa që pyetësori i plotësuar të flejë sirtarëve të Brukselit, deri sa informacionet e sakta për mijërat e faqeve të atyshme, të shkojë i saktë (apo të jenë ndërmarrë hapa që të rregullohen). Prandaj entuziazmi për plotësimin e tij është shumë i hershëm dhe jo fort i justifikuar.

Sa i përket zgjidhjes së mosmarrëveshjeve dhe plotësimit të kritereve politike (stabilitet, funksionim institucionesh, pavarësi e plotë e tyre, etj), palët brenda vendit nuk kanë asnjë nxitim.  Por ky ritëm nuk mund të vazhdojë për shumë kohë të gjatë, sepse do të binte në kundërshtim me zhvillimet e tjera të deritanishme në vend (në 20 vjet, jo në dy).

Fakti që Këshilli Europian e ka bërë hapin zyrtar, duke i kërkuar Komisionit që të përgatisë një opinion për Shqipërisë, është në vetvete një tregues i njohjes së progresit të bërë nga Shqipëria. Brenda dhe përditë është e vështirë të vihen re ndryshimet, megjithatë, për të ndodhur, kanë ndodhur.

Zgjerimi “i nxituar” me Bullgarinë dhe Rumaninë i ka bërë europianët më kërkues ndaj kandidatëve të tjerë, duke ngritur barrierën e kritereve politike dhe kohën e plotësimit të tyre (tashmë përpara aderimit,d he jo gjatë apo pas tij). Prandaj Füle dhe të gjithë ndërkombëtarët përsërisin që zgjidhja të gjendet brenda palëve dhe punët të vihen në vijë këtu, e jo të presim deri sa të na marrin për dore.

Komisioneri i zgjerimit, në përmbledhjen që i bën vizitës së tij në Ballkan thotë se ka synim që vitin 2014, kur mandati i tij mbaron, në Europë të mos flitet më për “lodhjen nga zgjerimi”. Kjo përkthehet si datë kandidimesh, por jo anëtarësimi të domosdoshëm.

Në 2014, Shqipëria do të ketë një tjetër qeveri. Me të tjera prioritete dhe me më pak nevojë për të shkruar letra e ngritur komisione parlamentare, apo edhe akoma më afër plotësimit të kritereve që u miratuan në Copenhagen 17 vjet më parë.

Duhen përmbushur. Në mos, Füle dhe të gjithë ne bashkë, lodhemi dhe shpresojmë kot.

Entry filed under: BE, Politikë. Tags: .

Protesta, për çfarë dhe për kë? Qeveria punon. Po si?

Leave a Reply

Fill in your details below or click an icon to log in:

WordPress.com Logo

You are commenting using your WordPress.com account. Log Out / Change )

Twitter picture

You are commenting using your Twitter account. Log Out / Change )

Facebook photo

You are commenting using your Facebook account. Log Out / Change )

Google+ photo

You are commenting using your Google+ account. Log Out / Change )

Connecting to %s

Trackback this post  |  Subscribe to the comments via RSS Feed


Shkrime të mëparshme

Më të lexuarat

  • None
March 2010
M T W T F S S
« Feb   Apr »
1234567
891011121314
15161718192021
22232425262728
293031  

%d bloggers like this: