Cilësia, çmimi i pyetësorit

17/04/2010 at 15:43 Leave a comment

Kryeministri Berisha dorëzoi në Bruksel pyetësorin që lejon bërjen e vlerësimit nga Komisionit Europian për gatishmërinë e Shqipërisë në këtë periudhë para-anëtarësimi në BE. Berisha e quajti dorëzimin “Moment Historik”. U bënë shumë të tillë në fakt, e shprehjes i ka rënë disi pesha. Pas hyrjes në NATO, nënshkrimit të MSA-së, hyrjes së saj në fuqi, fitimit të zgjedhjeve, raportit të ndërkombëtarëve për to, dorëzimin e raportit tashmë rutinë të progresit që dorëzon çdo vit delegacioni i Komisionit Europian, e të tjera, “Momenti Historik” është bërë i vështirë të ndahet si koncept nga ai më pak historik.

Por është e pritshme që kryeministri i një vendi në zhvillim të bëjë zhurmë të madhe publike edhe për momente të tilla si dorëzimi i raporteve apo pyetësorëve.

Nga ana e tij, Brukseli reagoi si gjithmonë i matur. “Komisioni Europian do të hartojë një opinion për gatishmërinë e Shqipërisë si vend kandidat bazuar vetëm në cilësinë dhe plotësinë e përgjigjeve të dorëzuara” – deklaroi hapur komisionari i Zgjerimit Stefan Fule.

Pra, kemi dy pika të ndryshme referimi. Kryeministri vuri administratën shqiptare në lëvizje për të thyer rekorde shpejtësie në plotësimin e pyetësorit, (edhe pse këtë nuk ia kërkoi kush, e as iu premtua se më i shpejti nderohet me çmimin e kandidatit sapo të na sillni “librin” e përgjigjeve në Bruksel”), kurse BE nga ana e saj ka për bazë vlerësimi CILESINE e përgjigjeve. Term subjektiv, sepse për qeverinë shqiptare, pa asnjë dyshim përgjigjet kanë cilësinë më të mirë të mundshme. Kurse për Brukselin, kuptimi i cilësisë mund të jetë i ndryshëm. Varet edhe me çfarë krahasohet cilësia e përgjigjeve nga të dyja palët. Qeveria Berisha mund të marrë si masë krahasuese hamendësimin se si do e kishte plotësuar pyetësorin administrata po të ishte nën drejtimin e socialistëve; kurse Brukseli mund të vendosë thjesht dhe qartë përballë pyetësorin e Shqipërisë dhe atë të Islandës, e të krahasojë nivelin, saktësinë, formulimin, të dhënat, verifikueshmërinë dhe vërtetësinë e përgjigjeve nga të dyja palët.

Kur Komisoni Europian publikoi në 24 Shkurt të këtij viti opinionin e tij mbi gatishmërinë e Islandës për të nisur negociatat e anëtarësimit  në BE, paragrafi kryesor theksonte “Plotësimin e saktë, të detajuar dhe të verifikueshëm të pyetësorit të para-anëtarësimit. Nëpërmjet përgjigjeve të artikuluara me vërtetësi dhe profesionalizëm të lartë, Komisioni Europian është i mendimit se Islanda i përmbush kriteret dhe principet kryesore të një vendi anëtar të BE-së, siç janë demokracia, shteti i së drejtës dhe respekti për të drejtat e njeriut”

Po ç’të jetë “moment historik” për Shqipërinë dorëzimi i përgjigjeve të pyetësorit, kur bashkë me marrjen në dorëzim të tij, kryeministrit i thuhet: “ përfitoj nga rasti t’iu shpreh shqetësimin tim për mungesën e progresit në normalizimin e situatës politike në vend”?

Kur Islanda dorëzoi pyetësori, komisioneri i zgjerimit Fule tha: “Islanda ka rrugë për të bërë në adoptimin e legjislacionit me Acqui Communitaire në peshkim, agrikulturë e zhvillim rural”. Kurse Shqipërisë i thotë: “ Ku e keni stabilitetin politik”. Atëherë çfarë e përcakton momentin historik që të quhet i tillë?

Shqipëria ka akoma nevojë për shumë e shumë vite të kuptojë rëndësinë dhe seriozitetin e plotësimit të dokumentacionit, e jo më të pretendojë se dorëzimi i një pyetësori të përgjigjur me vrap, do na hapka dyert apo përshpejtuar ritmin e integrimit.

Sa të arrijmë edhe ne tek problemet e peshkimit dhe të bujqësisë, kush e di sa momente të tjera historike do të kalojmë. Dhe nuk pretendohet të bëjmë një krahasim me Islandën për standardet politike, ekonomike apo gatishmërinë e saj për anëtarësim; por të paktën një krahasim për seriozitetin me të cilin ajo e plotësoi pyetësorin, edhe mund ta kishim bërë.

Në politikat e tij të zgjerimit, Bashkimi Europian kujdeset për promovimin e stabilitetit ekonomik dhe atij politik. Cilin prej të dyve siguron Shqipëria? Nga përgjigjet e dorëzuara mbase të dyja, por përgjigja e drejtpërdrejtë e komisionarit të zgjerimit “Opinioni do shkruhet në bazë të CILESISE dhe plotësisë së përgjigjeve”, është sinjali i parë që tregon se nuk ka gjasa që Berisha të marrë një përgjigje të shpejtë apo entuziaste për “librin më të madh” që është botuar në vendin e tij.

E kjo nuk është hera e parë që përfaqësues të BE-së nuk bien dakord me entuziazmin shqiptar për pyetësorin. Qëndrimi i BE-së ka qenë konstant dhe i përsëritur “Kujdes me cilësinë e përgjigjeve”.

Para pak vitesh, një proces i bujshëm gjyqësor ndaj një shqiptari në Angli u shty me dhjetëra herë e madje u anullua për shkak të anglishtes nën mesatare me të cilin ishte përpiluar dokumentacioni nga institucionet shqiptare. Mbase këtë radhë Anglishtja e pyetësorit mund të vërtitet tek mesatarja (vende-vende). Por një kombinim i Anglishtes jo sipas pritshmerive me logjikën e përgjigjes, vërtetësinë e informacionit dhe plotësinë e tij, e bën shumë të vështirë vlerësimin pozitiv për cilësinë e përgjigjeve të dhëna nga Shqipëria.

Sinjalet e BE-së për anëtarësim janë të qarta dhe Shqipëria, së bashku me vendet e tjera të Ballkanit perëndimor nuk janë më as dilemë, as pikëpyetje e zgjerimit. Thjesht do të ishte më e përgjegjshme dhe fisnike sikur rastet dhe detyrat e dhëna, të merrem me më tepër përgjegjësi.

Por mbase kjo do të ndodhë vetëm kur detyrimet të jenë barrë e një fryme të re.

Entry filed under: BE, Politikë. Tags: .

Leksione elektorale nga Britania Votues, por edhe konsumatorë.

Leave a Reply

Fill in your details below or click an icon to log in:

WordPress.com Logo

You are commenting using your WordPress.com account. Log Out / Change )

Twitter picture

You are commenting using your Twitter account. Log Out / Change )

Facebook photo

You are commenting using your Facebook account. Log Out / Change )

Google+ photo

You are commenting using your Google+ account. Log Out / Change )

Connecting to %s

Trackback this post  |  Subscribe to the comments via RSS Feed


Shkrime të mëparshme

April 2010
M T W T F S S
« Mar   May »
 1234
567891011
12131415161718
19202122232425
2627282930  

%d bloggers like this: