Vizë Ramës dhe Berishës

04/05/2010 at 20:22 1 comment

Jo vizë udhëtimi. Vizë nga kjo popullorçja, që kur e heqin, thonë edhe “e kuqe”. Njëlloj për të dy. Me çfarë të drejte talleni ju zotërinj me një popull të tërë?

Bashkimi Europian nuk është në gjendje të japë një vlerësim pozitiv për Shqipërinë. As për heqjen e vizave në verë, as për shqyrtimin e statusit të vendit kandidat më vonë këtë vit.

Pse?

Hë pra, pse? A na e thua dot ti, zoti Kryeministër? A i ke pak minuta kohë të flasësh me fjali të qarta, të shkurtra, të sakta dhe të drejtpërdrejta e t’i sqarosh shqiptarët që drejton se: “Vizat tuaja nuk hiqen sepse qeveria ime nuk i ka përmbushur të gjitha kriteret; se shkalla e korrupsionit në qeverinë që unë drejtoj rezultoi shumë e lartë; se akoma nuk jemi në gjendje të kontrollojmë kufijtë, e as të integrojmë të riatdhesuarit?”. Gjërat janë ca më të rënda se kaq. Shqipëria ka potencial të lartë emigrimi për shkak të papunësisë së madhe, shtrenjtimit të jetesës dhe mbi të gjitha, humbje besimi të plotë tek klasa politike, që me shfaqjet e shëmtuara që bën, i detyron shqiptarët të mendojnë t’ia mbathin nga sytë këmbët që sapo të hiqen vizat. Ose të paktën këtë frikë shfaq BE-ja. Dje të thanë se nuk ke bërë fushatë të mjaftueshme ndërgjegjësimi e t’u shpjegosh njerëzve se heqja e vizave nuk është mundësi emigrimi ekonomik. Por ti s’ke si ta bësh këtë, sepse vizat, NATO-n dhe rrugën e kombit, i ke gjymtyrët e tu politikë.

Mungesa e stabilitetit politik. Nga të lind, ku e bazon të drejtën për ta mbajtur pezull atë? Ç’fshihet në ato kuti? Përse guxon të mbash peng qetësinë dhe mbarëvajtjen e mbi tre milionë shqiptarëve?

Po c’pret ti  tjetri të gjesh në ato kuti? Çfarëdo të të ketë humbur, nuk ke për ta gjetur aty. Kthjelltësia s’ka këmbë.

Po si guxon ti të bllokosh bulevardin e qytetit që sot duhet të ishe duke drejtuar? Je i pushuar nga puna, zotëri. Si kryetar Bashkie, përse nuk të kanë pushuar akoma? Punon në bazë të ndonjë kontrate ti? Po me shqiptarët, ç’kontratë kujton se ke?

Me çfarë sigurie merr ti përsipër të organizosh shfaqje cirku me ca dhjetëra të papunë përgjegjshmërisht, e të shkatërrosh imazhin e një vendi që mezi po ngre kokë? Në emër të kujt ngre ti çadra përpara institucioneve, e ngre barriera për të tashmen dhe të ardhmen e afërt të shqiptarëve? Mund të të gënjejë mendja dhe partnerët financiarë sa të duash se ti qenke Arkimedi që po kërkon pikën mbështetëse nga ku do të lëvizësh Shqipërinë nga vendi. Por ti sheh ëndrra me sy hapur zotëri.

Nuk mund të mbështetet kapricoja jote fatkeqe as në dhjetëra mijëra “protestuesit” që zbarkuan në Tiranë me urdhër apo të paguar me 500 lekë, as me refuzimin tënd për të parë një herë të vetme në pasqyrë shëmbëllimin fatkeq të një tendenciozi pa balancë.

Ju jeni përgjegjës për situatën e papranueshme që keni ngulur në mes të bulevardit, dhe përfaqësoni vetëm veten me të.

Sa shqiptarë mendoni se janë krenarë për veprimet tuaja? C’përfitojnë shqiptarët nga kjo që po bën ti?  Kush po iu thotë “Ju lumtë” për paturpësitë që nxjerrin ekranet nga protestat tuaja të blera e të porositura?

Nuk ka nevojë të kënaqni palët në Bruksel, zotërinj. As të jepni urdhra me telefon, as të prisni telefonata prej aty.

Ti je zgjedhur kryeministër, zotëri, dhe gjej zgjidhje për këtë situatë.

Ti ke dështuar, ke DESHTUAR zotëria tjetër, ndaj mblidh çadrat e bëhu gati për zgjedhjet lokale.

Ju duhet të jepni llogari para shqiptarëve që po mbani peng, që gati në kor po shpërthejnë: “T’iu vijë turp”. Jo se do iu vijë turp vërtet. As nuk do reagoni. Por Shqipëria është vend i çuditshëm. Më vinte habi kur lexoja dje reagime bashkë-qytetarësh që përmendnin edhe 97-ën, edhe Greqinë, edhe Kirgistanin, edhe Avni Rustemin, edhe dështimin për të lëvizur pa viza këtë verë.

Nuk ka nevojë të na thonë europianët: “Situata nuk ka ndryshuar, është përkeqësuar dhe derisa një zgjidhje të mos gjendet të gjithë partitë politike mbajnë përgjegjësi. Kjo vështirëson punën tonë për finalizimin e  opinionit për Shqipërinë”.

Jo, s’kemi nevojë për këtë. Po, kuptoni gjë shqip ju të dy? Mos e ndërprisni rrugën e shqiptarëve pra, se nuk shquhemi shumë për durim.

Berisha përshpejto hetimin për zgjedhjet. Rama, ngri çadrat, e ik edhe vetë me to.

Entry filed under: Politikë, Shqiptarizëm, Uncategorized. Tags: .

Larg duart nga Kushtetuesja Britania, në cilin krah?

1 Comment Add your own

  • 1. VIZIV  |  04/05/2010 at 20:36

    …hiqua edhe nje VIZE nga ana ime.

Leave a Reply

Fill in your details below or click an icon to log in:

WordPress.com Logo

You are commenting using your WordPress.com account. Log Out / Change )

Twitter picture

You are commenting using your Twitter account. Log Out / Change )

Facebook photo

You are commenting using your Facebook account. Log Out / Change )

Google+ photo

You are commenting using your Google+ account. Log Out / Change )

Connecting to %s

Trackback this post  |  Subscribe to the comments via RSS Feed


Shkrime të mëparshme

May 2010
M T W T F S S
« Apr   Jun »
 12
3456789
10111213141516
17181920212223
24252627282930
31  

%d bloggers like this: