Pronë e përgjakur

02/07/2010 at 00:28 1 comment

Gjak në fytyrë, plagosje, shkopinj gome, gurë,madje edhe armë, policë, shumë policë dhe një turmë e egërsuar. Nuk është 1997-a, as nuk flitet për përleshjet në Greqi. Pamjet e djeshme në zonën Hamallaj në Durrës, ku forcat e policisë dhe ato të Inspektoratit Ndërtimor përlesheshin sikur konflikti të ishte jetik në rripin e Gazës, ishte ngjarja më e trishtë e datës 1 Korrik.

Inspektoriati Ndërtimor pretendon se protestuesit janë individë që nuk përfaqësojnë shoqërinë shqiptare, ndaj aksioni për prishjen e ndërtimeve pa leje do vazhdojë.

Shumë mirë. Po akoma më mirë do ishte sikur prishja e ndërtimeve pa leje të fillojë që në bulevard, tek zona e Radio-Televizionit, në Tiranë të re, e pastaj të fillojë rrafshimi i të tëra ndërtesave pa leje në Babrru, Paskuqan, Allias, Yzberisht, Kombinat, Liqen, Sauk, Senatorium, Farkë e Shkozë. Jo ë? Po pa leje janë pra. Pothuajse një milionë njerëz jetojnë në këto zona. Statistika të sakta nuk ka. Ama ç’dihet saktë dhe qartë është që të gjithë njerëzit që strehohen aty, e kanë dertuar shtëpinë pasi kanë rrethuar me shkopinj copën e tokës që u ka pëlqyer.

Sot presin legalizimin e nesër do jenë “elita e Tiranës”, që ashtu si të gjitha elitat e kryeqyteteve, jeton jashtë qendrës së zhurmshme urbane. S’ka ku shkon më bukur. Elitë me paterica të thyera. Do e mbajmë në këmbë me zor nja tre breza. Po pse ca të nënës, e ca të njerkës?

Përleshja mes policisë dhe protestuesve dje ishte për të mos u parë e për të mos u besuar. Në sytë e njerëzve kishte vendosmëri të paepur për të mos e dorëzuar pronën. Është e tyre, apo është e zaptuar, këtë nuk ka shqiptar ta përcaktojë me vërtetësi.

Në rastin e periferive të sjella këtu, qeveria jo vetëm që s’ndali, por inkurajoi shkatërrimin demografik dhe dyndjen pa kriter drejt rrethinave të Durrësit dhe Tiranës. Sot është duke i ligjëruar në vendet e zaptuara. Nga kahu tjetër, qeverisë dhe pronarëve të saj i është rritur interesi dhe oreksi për disa lloje pronash e disa tipe privilegjesh. Prandaj, i fut një kostum ligj-mbrojtësi, dërgon ca policë të shkretë të sulmojnë njerëzit e thjeshtë, përdor mekanizma njerëzorë për të arritur qëllimet e paqarta, dhe në fund, i fut edhe një festë për të kujtuar hapjen e ambasadave në 1 Korrik 2010.

Sa për këtë çështje, fiks pas 20 vjetësh, shqiptarët janë në prag të futjes së përsëritur në ato dyer të flamosura. Vetëm se këtë radhë, as ato, as muret, as shpresat, nuk i hap njeri; për shkak të ideuesve dhe zbatuesve të politikave që prodhojnë ngjarje si ajo e djeshmja në Hamallaj.

Në Orikum ka ndodhur në mënyrë të përsëritur e njëjta gjë. Ndërtesat e prishura para pak vitesh si të paligjshme, filluan të zëvendësohen me pallate e shtëpi pushimi të pronarëve fantazmë, për të cilët vendasit bëjnë be e rrufe se nuk janë fare origjinas nga ai vend.

Unë jam totalisht kundër dhunimit, cenimit apo tjetërsimit të pronës. Në rastin e Hamallajt nuk mund të mbaj një qëndrim, për sa kohë media nuk sugjeron se të kujt janë tokat mbi të cilat janë bërë ndërtimet që do prishë qeveria; të ndërtuesve, apo të zaptuara? Për qeverinë, sot, kjo nuk ka asnjë rëndësi. Përkundrazi. Që përleshja të duket e parëndësishme, përkujtimorja e hapjes së ambasadave vazhdoi me më shumë jehonë nga ç’ishte parashikuar. “Nuk vij dot sot në seminar, se kemi miting në Tiranë”, më tha një nëpunëse e shtetit kur po i rikonfirmoja takimin  e lënë javë më parë. Qeveria ka hallin e mitingjeve e të plotësimit të dëshirave, jo të gjetjes së zgjidhjes për ç’ndodh në Hamall, apo gjithkund tjetër ku ka probleme pronësie.

Që t’i kthehem çështjes në Bashkinë e Orikumit, banorët e zonës kanë krijuar një grup që kundërshton iniciativën e qeverisë për të mos njohur pronarët e tokave në Gadishullin e Karaburunit. Im ungj, më i vjetri, që mban me shumë kujdes dokumentat verdhacuke dhe të rrudhosura që tregojnë kufijtë e tokës së vëllazërisë së tij, nuk heq dorë nga këmbëngulja për të drejtën e pronës: “ Pse më thonë “ish-pronar”” Unë vërtet jam shumë sëmurë, por jam akoma gjallë. E sa të jem i tillë, nuk mund të vendosë shteti të më emërtojë “ish”.

Lidhja me ngjarjen e Hamallajt është sa e ndryshme, aq edhe e ngjashme. Herën e fundit që isha në Vlorë vura re të njëjtin reagim, inat, agresivitet dhe nervozizëm në banorët që do të shndërrohen në “ish”-a. Mbase nuk ka nevojë për paralelizma, por lidhjen e shoh tek reagimi i njerëzve. Askush nuk është më i gatshëm të tolerojë për pronën. Veçanërisht kur ndërhyrjet bëhen në mënyrë arbitrare, pa konsultim, pa paralajmërim, pa u paraqitur në komunitetin që do të preket me një plan të qartë veprimi: “ Këto ndërtesa do të prishen. 1) Sepse janë pa leje. 2) Sepse këtu do të mbillen kaq e aq pemë, lule, parqe, rrush edhe kumbulla”.

Ose, në rastin tjetër: “Këtë zonë do ta shpronësojmë, sepse në të do të bëjmë aeroport, aerodrom, qytet, bazë ushtarake, kovaçan, uzina për asgjësimin e drogës, burgje, kasolle për të pastrehët”. Ç’të jetë. Vetëm prishje ndërtimesh e heqje titujsh pronësie thjesht për të vjedhur pasurinë e tjetrit e ta dorëzosh për ndërtimin e fshatrave turistike në pronësi të qeveritarëve, miqve e familjarëve të tyre, JO.

Jeta, liria, prona janë tre të drejtat themelore të njeriut. Me këtë të fundit, qeveria shqiptare po kënaqet ca si shumë duke u tallur.

Prandaj pamjet e përleshjes së djeshme janë një bumerang që nuk ka si të bjerë në vesh të shurdhër. Për të mirën e të dyja palëve.

gjedlira@yahoo.co.uk

Entry filed under: Human Rights, Koment, Shqiptarizëm. Tags: .

Autizmi i hidhur e hileqar Dhunimi i pronës, dhunim i të zot

1 Comment Add your own

  • 1. Mani  |  03/07/2010 at 00:06

    Te lumte mendja per kete shkrim!
    Nderime Edlira.
    Mani

Leave a Reply

Fill in your details below or click an icon to log in:

WordPress.com Logo

You are commenting using your WordPress.com account. Log Out / Change )

Twitter picture

You are commenting using your Twitter account. Log Out / Change )

Facebook photo

You are commenting using your Facebook account. Log Out / Change )

Google+ photo

You are commenting using your Google+ account. Log Out / Change )

Connecting to %s

Trackback this post  |  Subscribe to the comments via RSS Feed


Shkrime të mëparshme

July 2010
M T W T F S S
« Jun   Aug »
 1234
567891011
12131415161718
19202122232425
262728293031  

%d bloggers like this: