Dhunimi i pronës, dhunim i të zot

06/07/2010 at 17:10 Leave a comment

“Kallëzimi penal që duan të bëjnë banorët e Hamallajt jo vetëm nuk krijon asnjë pengesë për qëndrimin tonë të pakthyeshëm për ekzekutimin përfundimtar të vendimeve për prishje, por njëkohësisht na inkurajon për vënien para përgjegjësisë penale të këtyre shtetasve”- Kështu thuhet në një deklaratë të Inspektoratit të Ndërtimit pas deklaratës që bënë banorët në lidhje me ngjarjen e 1 Korrikut.

Ka disa probleme me këtë deklaratë. Gjuha e përdorur është agresive, e prerë, e largët dhe gati arrogante. “Qëndrim i paktheyeshëm” dhe “Inkurajim për vënien para përgjegjësisë penale” janë deklarata shumë të forta dhe kurajoze për një institucion shtetëror, që nuk mund t’i lejojë vetes të flasë me gjuhën e zëdhënësve të partive politike. Këtu bëhet fjalë për një institucion publik dhe adresimi i bëhet një mase të gjerë, që përfshin edhe të arrestuarit e protestuesit e 1 Korrikut. Deklarata nuk i drejtohet politikanëve që as u skuqet, as u nxihet faqja; as e prishin, as e ndreqin gjakun; as e ndjejnë, as mërziten për ç’thuhet e ç’bëhet në emër të tyre. Por këta njerëz të mjerë po. Ndërtesa që kërkohet t’iu prishet, mund të jetë pasuria e vetme që ata kanë. Si është vënë? Njëlloj sic po iu hiqet. Gënjeshtra e parë erdhi me bumin demografik dhe mos-kontrollin në shtrirjen e ndërtesave ne tokat që sigurisht nuk ishin të marsianëve. Dhe sot, viktima sërish, të të njëjtit mentalitet pushtetar, që “tokën e pa-merituar” ta rrëmbejë mbrapsht, sepse në vend të zbritësve nga malet, do çojmë disa shokë e miq që kanë para për vete dhe për politikën, e bregdetin do e vezullojmë me fshatra turistike. Po si fillim, duhet anulluar pronarët, ish-pronarët e pronarët pretendentë. Me çdo kusht. Me buldozera, me policë, me përleshje, me arrestime, me deklarata. Po, po. Me deklarata të papërgjegjshme dhe anti-qytetare.

Me ç’të drejtë “asgjësohet” e drejta mbi pronën? Me ç’të drejtë bëhet legalizimi selektiv i saj? Ku bazohet iniciativa e çartur e qeverisë dhe e inspektoratit për të ndërhyrë me dhunë në një komunitet të cilin as nuk e ka pyetur, as nuk e ka sqaruar, as nuk i ka dhënë plan shkatërrimi, kompensimi apo rindërtimi? Me ç’të drejtë lëshon deklarata irrituese një institucion shtetëror ndaj shtetasve të vet, që tek e fundit, e mbajnë në këmbë atë institucion dhe urdhëruesit e tij?

Shqiptarët mund të jenë treguar vërtet dele të urdhërueshme në mbi 20 vjet. Por durimi e ka një kufi. “Do ta marr ty, se mbi të do ndërtoj vetë” – nuk është strategji që kapërdihet sot po aq kollaj sa 13 vjet më parë.

Është shumë shqetësues qëndrimi i Inspektoratit të Ndërtimit, që në vend që të mbajë një pozicion të pa-anshëm, konstruktiv dhe sqarues për publikun (si çdo institucion tjetër publik që e ka për detyrë të jetë në shërbim të njerëzve, jo në kërkim të shkatërrimit të jetës së tyre), merr guximin dhe iniciativën të bëjë deklarata ku duket qartë se tregon dhëmbët. Në mënyrë të tërthortë, deklarata mund të interpretohet edhe si kërcënuese ndaj protestuesve. E bërë menjëherë pas arrestimit të disa prej tyre, ajo madje nënkupton edhe mesazhin: “Kush e provon sërish të na pengojë shkatërrimin e kasolleve tuaja, njëlloj si këta do ta pësojë. U bëtë ju! Do iu çojmë nga keni ardhur, se ashtu na duhen ca fshatra turistike”.

Një shqetësim shumë i paqtë del në pah në gjithë këtë histori:Kush i mbron të drejtat e njerëzve që iu dhunohet prona; që dhunohen nga shtetarë nëpërmjet policëve; që iu vihet jeta në rrezik? 

Kur shkojnë të bëjnë kallëzim penal, këta njerëz arrestohen. Ç’mesazh shpërndahet me këtë: “Mos guxoni të na kundërshtoni, se ja ku e keni vendin”?

Nëse shtetarët shqiptarë apo Inspektorati i Ndërtimit kanë marrë ndonjë konsensus të veçantë nga qytetaret, ku këta të fundit lejojnë edhe përdorimin e dhunës kundër tyre, vetëm e vetëm që pushtetarët të pasurohen me çdo kusht e të rrojnë si pashallarë edhe në kurriz të tyre, atëherë janë pa vend të gjitha irritimet dhe qëndrimet e ashpra ndaj prishjes së ndërtimeve pa leje.

Edhe nëse ky inspektoriat (bashkë) punon në sajë të një master-plani ky sqarohet jo vetëm cila ndërtesë do prishet, po edhe se ç’do ndërtohet në vend të saj, atëherë sërish kritikat dhe sulmet janë të pabaza dhe tërhiqen.

Po edhe nëse qeveria është e aftë të sqarojë vetë shtetasit e saj se përse ndërhyn pa teklif në jetën, pronën dhe sigurinë e tyre, akuzat do të hiqeshin. Po ku e ka qeveria transparencën për ndërhyrjet e saj tek pronat, veçanërisht tek ato në bregdet?

Sërish përsëris që jam plotësisht dakord për prishjen (shoqëruar me kompensim) të objekteve, mbi të cilat bëhen ndërtime publike (rrugë, parqe, pemë, autostradë, etj.) Por nëse ndërtimet prishen sepse në vend të tyre, miq, shokë, dhëndurë, kunetër, partnerë, interesaxhinj e investitorë privatë do ndërtojnë objekte për përfitimet e tyre personale, sigurisht që s’do kishte ndonjë mediokër me dy gramë njohuri në të drejtat e njeriut që do ta përkrahte si veprim.

Shqipëria nuk ka nevojë për pronarë të rinj. As për oligarkë të ligjëruar. As për deklarata kërcënuese.

Shqiptarët kanë nevojë t’i lini rehat, se zhgënjimin nga politika, zhvatjen, zvarritjen dhe jetët e mjera pa asnjë fije besimi tek pushtetarët e secilit kah, e kanë në majë të hundës.

Po qeverisni njerëz, zotërinj, jo gurë. Dhe po mundoheni të përçmoni ekzistencë frymorësh, jo objektesh. Ndaj duhet pak më shumë kujdes në guximin e treguar me kërcënimet nëpër deklarata dhe në veprimet e ndërmarra në emër të ligjit.

Ligji është për qytetarin, dhe sot, ju po tregoni se jeni kundër tij.

gjedlira@yahoo.co.uk

Entry filed under: Human Rights, Shqiptarizëm. Tags: .

Pronë e përgjakur Kosova drejt ligjshmërisë ndërkombëtare

Leave a Reply

Fill in your details below or click an icon to log in:

WordPress.com Logo

You are commenting using your WordPress.com account. Log Out / Change )

Twitter picture

You are commenting using your Twitter account. Log Out / Change )

Facebook photo

You are commenting using your Facebook account. Log Out / Change )

Google+ photo

You are commenting using your Google+ account. Log Out / Change )

Connecting to %s

Trackback this post  |  Subscribe to the comments via RSS Feed


Shkrime të mëparshme

July 2010
M T W T F S S
« Jun   Aug »
 1234
567891011
12131415161718
19202122232425
262728293031  

%d bloggers like this: