Kur vendos liria e kufizuar

20/07/2010 at 18:45 Leave a comment

“Po pse lodhesh kot? E kush do na marrë në punë neve? Sa ta marrin vesh që kemi qenë në burg, do na i heqin vizën”. Më shumë sesa me siguri në fjalët e tij, i burgosuri dukej sikur donte të vërtetonte se përpjekjet e gjithkujt për t’i ndihmuar për periudhën e integrimit pas përfundimit të dënimit, ishin orë të shkuara dëm.

Mes rregullatorëve të ndryshëm që shfaqen në kontratën e MSA-së, ka një paragraf më vete edhe për të drejtat e personave me liri të kufizuar, e veçanërisht për përgatitjen e integrimit të tyre në shoqëri dhe në punë pas përfundimit të dënimit.

Eksperienca nuk është shqiptare. As iniciativa për të kushtuar orë të tëra edukim dhe arsim për këtë pjesë të (vetë)privuar të shoqërisë. Jo. Modeli i dizenjimit të programit për ri-integrimin është britanik, kurse zbatimi i tij sipas disa standardeve të kërkuara nga BE.

Në secilin nga burgjet e Shqipërisë ka programe të tilla edukimi. Shumica janë të mbështetura financiarisht nga donatorë të huaj, por edhe administrata vendase nuk ka ndenjur në vend numëro.

Së fundmi vihet re se stafit të ndërtesave famëkeqe iu është shtuar edhe një staf i përhershëm në departamentet e edukimit, punonjës socialë apo edhe këshillues (jo thjesht psikologë). Burgjet në Shqipëri nuk kanë luksin e ndërtimit të punishteve brenda ambienteve, në mënyrë që të dënuarit me kohë të gjatë të jenë në një farë mënyre të angazhuar. (Në Danimarkë është tashmë traditë që veshjet ushtarake prodhohen në punishtet e burgjeve. Në Angli të dënuarit punësohen në punishtet e prodhimit të abazhurëve apo të materialeve të sinjalistikës. Ka reparte të tëra tekstilesh apo industrie të lehtë që angazhojnë të dënuarit, madje edhe kundrejt një pagese minimale që stimulon përditshmërinë e tyre).

Në Shqipëri burgjet janë akoma në modelin e vjetër izolues; me ambiente shumë të ngushta, dhoma të mbipopulluara dhe aktivitet të kufizuar për të dënuarit. Por shqetësimi nuk është ky. Problemi qëndron tek të burgosurit dhe koha e gjatë që duket se nevojitet që ata vetë të bindes se pas dënimit, jeta vazhdon. Dhe që të vazhdojë sa më e qetë dhe rrjedhëse që të jetë e mundur, duhet patjetër që gjatë vuajtjes së dënimit, këta njerëz me liri të privuar t’i shfrytëzojnë rastet që iu jepen për edukim përpara ri-integrimit.

Në vendet Skandinave, angazhimi në punë dhe orët edukative janë shumë impenjuese për të burgosurit, sepse vetëm ashtu dënimi shërben edhe si mundësi rehabilitimi. E më tepër se kaq, të dënuarit ndihmohen që të mos jenë më të rrezikshëm apo kërcënues për shoqërinë, përndryshe izolimi brenda mureve nuk do të kishte asnjë kuptim.

“Kam parë shumë qendra interneti rrugës kur po më bënin transferimin nga burgu i të miturve,- thotë me zë të lartë njëri prej të dënuarve.- Tani që në burg po mësojmë të përdorim kompjuterin, do filloj të paktën t’i kuptoj më mirë se si funksionojnë. Internet s;kemi, po besoj do e mësoj shpejt. Edhe po s’më mori kush në punë, mbase do jem në gjendje të hap vetë një qendër të vogël në qytetin tim”.

Është viti i tij i pestë në dënim. Ka edhe po kaq të tjerë. Kompjuterin e ka me dëshirë, por orët e gjata për të drejtat dhe rregullat e jetesës në komunitet jo dhe aq. Anglishtja i duket e vështirë, kurse italishtja e pavlerë.

“ Po këta vijnë në bibliotekë vetëm për qyfyre. Kurse unë i kam mbaruar librat që kemi këtu.- Përgjegjësi i bibliotekës është gjithashtu një i dënuar, i mitur në periudhën e shkeljes. Ende në të 20-at dhe fort i bindur se vjedhja nuk mund të dënohet kaq rëndë kur kryhet për arsye të forta  ekonomike, përzier me vrull adoleshence e mungesë qartësie për të kuptuar se ç’është drejt e ç’është gabim. “Motra sapo mbaroi për juridik. Në fakt ajo mendon se jam dënuar drejt. Po më mirë të studioj edhe vetë juridik, e ta kuptoj vërtet nëse jam dënuar apo jo më shumë nga ç’meritoj. Këtu në bibliotekë kemi shumë libra që ose flasin për të burgosurit, ose janë shkruar prej tyre. Thonë që kanë mësuar edhe nga dy gjuhë të huaja në burg. Ose kanë shkruar libra. Unë jam i kënaqur që të paktën kam lexuar. Jashtë asnjëherë s’më dilte koha. Grupimi me shokët më dukej më interesant”

Në fytyrën e shumë prej të dënuarve nuk dukej ndonjë entuziazëm i madh për jetën pas kryerjes së dënimit. As mundësia për të përvetësuar aftësi të reja edukative apo kualifikuese për të rritur shanset për punësim nuk shihen me shumë optimizëm. Më tepër sesa të gatshëm për t’u përgatitur për jetën aktive jashtë, ata duken të pajtuar me “sedentarizmin” që i lejon të rrinë rehat aty brenda, pa qenë nevoja të punojnë apo të shqetësohen për të kërkuar punë.

“Synimi unë nuk është t’i mbajmë gjatë të izoluar të dënuarit, por të shfrytëzojmë maksimalisht kohën që ata kalojnë në burg,  që t’i rehabilitojmë e t’i përgatisim për një jetë normale e jo kërcënuese, si ajo që mund të kenë bërë më parë. Përveçse vuajnë dënimin, ata edhe aftësohen për të jetuar dobishëm në komunitet, në vend që të jenë rrezik për të” – thoshte një nga drejtuesit e burgut të Kopenhagenit disa muaj më parë, teksa sqaronte palën shqiptare për mënyrën se si dhe pse funksionet si institucion edhe si ndëshkues, edhe si edukues.

Në Shqipëri, të burgosurit akoma e shohin vetë veten si “të pandreqshëm”, e nga ata që e kanë lirinë të pacenuar, konsiderohen po njëlloj. Ama përpjekjet institucionale janë befasuese për t’iu dhënë shanse integrimi pas dënimit këtyre njerëzve. Kurse ndryshimi i tyre i brendshëm, paqja me veten dhe dëshira për të qenë jo-kërcënues pas dënimit për prishjen e ekuilibrave shoqërorë e njerëzorë, është ende larg.

E në fakt, ndëshkimi vetëm duke u adresuar mund të ketë efekt. Përndryshe, izolimi është i pavlerë dhe pa edukimin e nisur, në përfundim të dënimit, shkelësit do të ngeleshin po aq të rrezikshëm.

Të paktën metoda pa shpikur nuk kanë ngelur. Lajmi i mirë është se me kohën, po mësohen edhe se si të shndërrohen në realitet.

gjedlira@yahoo.co.uk

Entry filed under: Human Rights, Vezhgim. Tags: .

Nga ngërçi, drejt BE-së Urbanizimi dhe qytetërimi

Leave a Reply

Fill in your details below or click an icon to log in:

WordPress.com Logo

You are commenting using your WordPress.com account. Log Out / Change )

Twitter picture

You are commenting using your Twitter account. Log Out / Change )

Facebook photo

You are commenting using your Facebook account. Log Out / Change )

Google+ photo

You are commenting using your Google+ account. Log Out / Change )

Connecting to %s

Trackback this post  |  Subscribe to the comments via RSS Feed


Shkrime të mëparshme

Më të lexuarat

  • None
July 2010
M T W T F S S
« Jun   Aug »
 1234
567891011
12131415161718
19202122232425
262728293031  

%d bloggers like this: