Paralelizëm arsimor

24/08/2010 at 14:11 Leave a comment

  Në fillim të kësaj jave në Angli u shpallën rezultatet e provimeve për nivelin A, që korrespondon me maturën shtetërore në Shqipëri. Për të 23-in vit radhazi, Anglia aplikoi rritje të pragut të pikëve që nevojiten për të marrë këtë nivel. Dhe për të disatin vit radhazi, numri i nxënësve që dalin shkëlqyeshëm (3 A e sipër) është rritur. Por risia e këtij viti ishte që për herë të parë në historinë moderne angleze, rezultatet e provimeve dhe pragu i pranimit në universitet, u bë lajm për faqet e para të gazetave. Pse?

 Për dy arsye madhore: 1)Rritjen e cilësisë në arsim anglezët e përkthejnë automatikisht në rritje të cilësisë në tregun e punës; 2) Hapja e universiteteve dhe lehtësimi i kritereve të pranimit për studentët e huaj ka ngushtuar shumë hapësirat për studentët vendas.

 Këto janë të dyja probleme tipike angleze, përderisa ata e shohin arsimimin si të mirëqenë për t’u bërë thjesht dhe vetëm brenda ishullit. Jo pa arsye. Universitetet angleze zënë një pjesë të mirë të listës së universiteteve më të mira në botë, prandaj edhe studentëve vendas rrallë mund t’iu lindë ideja të studiojnë jashtë.

 Nuk është rasti për ta krahasuar me Shqipërinë, por e vërteta është se në gjithë kabinetin e tanishëm qeveritar në Angli, vetëm Ministri i Jashtëm, William Hague është diplomuar jashtë ishullit.

 Superioriteti i universiteteve angleze është i padiskutueshëm. Por ajo që më bëri përshtypje në revanshin mediatik të fillim-javës, ishte lufta e tyre analitike dhe argumentuese për ta mbajtur sistemin universitar në shërbim të cilësisë dhe interesit vendas. Jo politike proteksioniste, por analistët britanikë ia vënë theksin nevojës që ka vendi të dijë se universitetet pranojnë kandidatura maturantësh që kanë mbaruar me nota mesatare në Angli, më mirë sesa nxënës me dëftesë të shkëlqyer notash nga vendet në zhvillim, thjesht e vetëm sepse ata i bëjnë universitetet më të pasura, duke iu paguar tarifat e kripura universitare që aplikohen në të gjithë Britaninë për studentët ndërkombëtarë.

 Pra, në emër të cilësisë, ata kërkojnë edhe ruajtjen e hapësirës së mjaftueshme edukative për vendasit. Pse cilësi? Sepse Britania e Madhe vazhdon t’i shërbejë formimit të thellë akademik që përpara hyrjes në universitet, edhe nëse bëhet fjalë për nxënës që nuk e kanë shumë qejf akademizmin. “Bota po bëhet përherë e më e zgjuar, ndaj duhen ruajtur hapat e avantazhit ndaj sistemeve të tjera”- thoshte dje “The Guardian”. Dhe e gjitha lidhet me ndryshimet ekonomike dhe përgatitjen e vazhdueshme që kontrolli i tyre të bëhet përsëri nga ishulli. Mbretëria e tij në të vërtetët asnjëherë nuk ka perënduar. Jo ajo e kolonive, por sot as ajo e përgatitjes së udhëheqësve kryesorë botërorë në Oxford apo Cambridge. Jo. Anglia e ka sot sistemin e saj universitar më elitarin në botë. Shkolla e mendimit dhe lidhja e saj me politikën dhe ekonominë janë të pakrahasueshme. Vetëm në nivelin pas-universitar bëhen kërcënuese në konkurrence universitetet amerikane; por deri atje, rrugën e hapin Oxbridge-et e Anglisë. 

 Gazetat angleze e quanin rritjen e numrit të studentëve që vazhdojnë studimet e larta si një “industri madhore eksportuese për Britaninë post-industriale, siç është e tillë tashmë për SHBA-në në de-industrializim të shpejtë”

 Edhe Shqipëria i ka hapur kanatë dyert e universiteteve. Publiku ka çdo vit rritje kuotash për pranimet. Privatët në mënyrë të vazhdueshme ofrojnë bursa, rishikojnë çmimet apo shohin politikat që motivimit për të tërhequr sa më shumë studentë. Njëlloj si në Britani. Por ndryshimi është pikërisht tek cilësia (pika kyçe), por edhe tek vizioni e arsyetimi që çon në ‘arsimimin për të gjithë”.

 Menjëherë sapo numri i të diplomuarve që nuk pranohen dot nga universitetet vendeve u rrit, media nuk vonoi të pushtojë faqet e para e të bëjë analizat e rastit, duke nxjerrë edhe tablotë me rekomandimet përkatëse. Kurse në Shqipëri është akoma e vështirë që arsimi të fitojë vëmendjen, fokusin, vendin dhe të kuptuarin e duhur për rëndësinë që mbart.

 Nuk është e lehtë të bësh një seri artikujsh duke identifikuar problematikën e orientuar zgjidhjet. Por është akoma më e vështirë që pasi është kapërcyer faza e skepticizmit ndaj arsimit, të merret në shqyrtim thellësisht roli dhe ndikimi i tij në të ardhmen e vendit; jo thjesht në ekonomi, por edhe në edukim.

 Personalisht jam kundër natyrës fitim-prurëse me të cilën operojnë universitetet e vendit, me inflacionin që kanë sjellë në treg me diplomat pa vlerë dhe me manipulimin që i kanë bërë mendjes e sjelljes së gjithkujt  që i kanë falur një copë karton. Por jam shumë pro arsimimit me bazë cilësinë dhe meritën, e jo vetëm në nivelin universitar.

 Media angleze sheh se ndryshimeve ekonomike në vend e në botë, arsimi anglez filloi t’i përshtatet si pa u ndier. Ndaj ato janë hedhur të tëra në sulm për të bërë analizën e gjendjes aktuale të notave, numrit të nxënësve, degëve të reja, mënyrës së pranimit, lidhjes me tregun e nesërm të punës, kontekstit në të cilin është dhe si mund të jetë më mirë arsimi në atë vend që në pamje të parë, nuk ka nevojë për asnjë përmirësim.

 Po, arsimi ka rrëmbyer këtë fillim-jave faqet e para dhe titujt kryesorë në Angli, duke lënë pas politikën vendase, përmbytjet në botë, aksidentet, skandalet në mjekësi, alarmin për pamundësinë e shlyerjes së kredive për shtëpi në kohë, etj.

 Shtypi anglez po merret me arsimin; me prirjen edukative të të rinjve të saj. Në kundërshtim me juridikun e ekonomikun e studentëve shqiptarë, të rinjtë anglezë këtë vit janë regjistruar me një rritje drastike prej 32% më së shumti në fakultetet e shkencave ekzakte; kimi, biologji, fizikë, matematikë dhe biznes.

 “Kjo është një ditë e shënuar për shkencën dhe e trishtë për shkencat sociale, veçanërisht për gjuhët e huaja” – citonte dje “The Guardian” kreun e qendrës kombëtare të vlerësimeve në Angli.

 Po në Shqipëri, sa larg është dita kur vendet e shkencave ekzakte nuk do të mbushen me ata që nuk fitojnë dot juridikun e ekonomikun?

 Ne mbase nuk jemi në gjendje të parashikojmë ç’kërkon tregu i nesërm nga arsimi i sotëm. Por të drejtën për të lexuar e vazhduar vërdallë, nuk na e ka hequr njeri.

 gjedlira@yahoo.co.uk

Entry filed under: Arsim. Tags: .

Shqipe e pasur në Himarë Bërrylat politike, dhimbjet qytetare

Leave a Reply

Fill in your details below or click an icon to log in:

WordPress.com Logo

You are commenting using your WordPress.com account. Log Out / Change )

Twitter picture

You are commenting using your Twitter account. Log Out / Change )

Facebook photo

You are commenting using your Facebook account. Log Out / Change )

Google+ photo

You are commenting using your Google+ account. Log Out / Change )

Connecting to %s

Trackback this post  |  Subscribe to the comments via RSS Feed


Shkrime të mëparshme

Më të lexuarat

  • None
August 2010
M T W T F S S
« Jul   Sep »
 1
2345678
9101112131415
16171819202122
23242526272829
3031  

%d bloggers like this: