Tallje me koncesion

31/08/2010 at 18:50 2 comments

“Ne i bëjmë thirrje zonjës Vokshi të tregojë pasurinë e vërtetë të saj, vënë në kurriz të shqiptarëve, dhe të tregojë hapur koncesionet që bashkëshorti i saj ka përfituar me ndihmën e kunatës së tij, motrës së zonjës Vokshi, që nuk di ta lëshojë vendin në Ministrinë e Ekonomisë”

“Unë nuk kam burrë. Unë bashkëjetoj me një njeri që është shumë i ndershëm dhe kam një motër akoma më të ndershme. Në punën e saj. Po unë i bëj thirrje zotit Edvin Kristaq Rama që të mos fshihet pas lepurit, por t’u tregojë hapur shqiptarëve se ai merr 20%  të vlerës përpara se të lëshojë një leje ndërtimi. Ja ku i kam provat, në këtë dokument”.

“Ja ku i kam edhe unë provat në këtë dokument, që tregon se përveç motrave Vokshi, në aferat e energjisë është përfshirë edhe Ministria e Integrimit. Hektori, që është vëllai i Namikut, nga familja Ajazi ku është martuar Bregu, ka marrë me koncesion të drejtën e ndërtimit të disa hidrocentraleve. Hë moj zonja ministre? A je e martuar? A ta quajnë burrin Namik? Po kunatin, a ta quajnë Hektor Ajazi”?

“Përshëndetje të gjithëve. Drejtpërdrejt nga Ministria e Ekonomisë dhe Energjetikës, që drejtohet me shumë seriozitet dhe përkushtim nga politikani më i suksesshëm i LSI-së dhe gjithë të majtës shqiptare, nga hirësia e tij, zoti Dritan Prifti, jam këtu para jush, dhe para të gjithë shqiptarëve, t’iu tregoj se kjo Ministri është më e ndershmja dhe më transparentja në vend. Ministri ynë i varfër, që akoma nuk ka marrë përgjigje për shqetësimin e tij në lidhje me çmimin e një doze të përdorur nga lidershipi i opozitës, që pretendon se paska vetëm tre mijë euro pasuri, është vënë së fundi në shënjestër edhe për afera që gjoja kjo Ministri ka bërë me disa koncesione. Ne duam t’iu sigurojmë së procedurat e dhënies me koncesion për ndërtim hidrocentralesh kompanisë së drejtuar nga Hektor Ajazi janë të gjithë të ligjshme, dhe ne nuk kemi asnjë dijeni për trungun familjar të Hektorit. Ai mbase e ka paraqitur identifikimin si bir i Priamit dhe vëlla i Paridit, por në dokumente ne e njohim si të ndershëm, edhe pse është kunati i Helenës. Me këtë rast, i bëjmë thirrje lidershipit socialit të futet në shina, se i ka shkuar mendja skiç”.

“Atëherë, ndezur janë të gjitha kamerat? E sigurt? Vazhdojmë. Hiqe pak atë shtrembësen me bluzë te verdhë nga radha e parë. Vazhdojmë. Jam këtu, përpara jush, t’i bëj thirrje kryeministrit të vendit të japë dorëheqjen pas këtij turpi që i ka zënë sytë. Vajza e tij Argita është e përzier në afera me Fazllicin. Djali i tij Shkëlzeni është i përzier me Gërdecin. Miqtë e fëmijëve të tij janë të përzier me pronat. Deputetët e tij janë të përzier me koncesionet, me hidrocentralet, me përmbytjet, me korrupsionin në tendera. Ne i bëjmë thirrje Sali Ramë Berishës të heqë dorë nga shitja e Shqipërisë”

“Shqiptarë të dashur. Unë jam para jush t’iu them se këtë vit, Shqipërinë tonë të bukur, me rrugë të shtruara e bum investimesh nga të gjitha anët, e kanë vizituar plot 7 milionë turistë. Unë garantoj se pronat do të jenë të atyre që u takojnë. Shqipëria një euro. Se nënë Tereza është nderi i kombit. Ndaj iu bëj thirrjeve gjithë prefektëve t’i japin prioritet mjedisit. Mirëpo Edvin Rama ka frikë të përballet me të vërtetën. Shqipëria ka ndryshuar shumë, ndaj nuk e njeh dot ai. Kur të thyej rekordin tjetër me not, do ta ftoj edhe Edvinin në garë”.

“Partia Socialiste përsërit se nuk ka ndërmend të heqë dorë nga kërkesa e saj për hapjen e kutive dhe transparencën e zgjedhjeve. Si do ta arrijmë këtë? Pasi kemi marrë me sukses rrogat e secilit muaj që prej datës kur jemi zgjedhur nga sovrani; pasi kemi kaluar pushime të mrekullueshme në plazhet më të bukura të Majorkës e Cote d’azurre, ne jemi tani gati t’i rikthehemi të vendosur luftës sonë për transparencë”.

“Kurse ne i bëjmë thirrje Partisë Socialiste të heqë dorë nga lufta me mullinjtë e erës, sepse shqiptarët e dinë mirë sa pallate ka në zotërim Vali Leskaj, Dash Peza, Arta Dade apo vetë Edvin Rama. Ne i dimë të gjitha aferat e Gramoz Rucit e të Ed Shalësit. Ndaj Partia Socialiste bën mirë të rrijë urtë në strofullën e saj”

“Po hë se një fjalë goje thamë. Pse mërziteni?”

“Jo, se kemi për vete. Kemi hall mos mërzitet populli me metodat tona”

“Pa merak. Shpik, shpik, se diçka do të mbetet. Por edhe nëse themi të vërtetën, askush nuk ka për ta zbuluar. Shih sa mirë, kur je vetë zot e vetë shkop”

“Po këto? Na zunë sytë. Nga 16 gra që kemi marrë këtë vit në parlament, 6 i shohim përditë në ekran. Na morën hapësirën publike. Le kur të kthehen nga pushimet dhe ato të tjerat. Këto vdiskan për ekranin, ç’bëhet kështu”?

“I bëjmë thirrje Saliut t’i shikojë mirë punët brenda shtëpisë së tij”

…..dhe brenda shtëpisë së çdo shqiptari, u bënë dy muaj që shfaqet pa pushim një dialog i ngjashëm. Halle të tjera, asnjë!

Iu bëjmë thirrje, shqiptarë, të jetoni të gëzuar. Hallet kanë rritur pretendimet e janë bërë qeveritare, jo më popullore.

Ju bëjmë thirrje! 

gjedlira@yahoo.co.uk

Entry filed under: Shqiptarizëm. Tags: .

Bërrylat politike, dhimbjet qytetare Tirana dhe Prishtina, afër apo larg?

2 Comments Add your own

  • 1. valdete  |  05/09/2010 at 14:44

    I mjeri ky popull që një ditë të bardhë nuk e pa brenda kufijëve t’vet !
    Sa e mban mend historia është populli i rritur me vaj e me krip
    Po nga i mbijnë xhanëm kjo farë politikanësh kaq gryksa, sepse Shqipëria ka të ardhura natyrale të jetojnë në mirqenie 15 miljon qytetar, e jo 1, 5 sa jemi brenda kufijëve.

    Po kurë do të zgjohet ky popull e të thotë ”

    ” MJAFT ME SE NA PLASET”
    -Shkoni në shtëpi me duar në xhepa, ashtu sikurse ditën që u futët në deren e TITANIT.
    – Mos bëni zhurëm , mos e zgjoni atë se po e zgjuat, të mjerët ju,
    për të s’ka rëndësi të majtë a të djathtë, për të vlen vetëm

    ” CFARE KENI BERE PER NJERIUN,……. ? !”

    Cuditërisht shqiptari ka vlerë vetëm kur është jashtë atdheut

  • 2. anila  |  10/09/2010 at 13:06

    te mjeret………………………………………………………………

Leave a Reply

Fill in your details below or click an icon to log in:

WordPress.com Logo

You are commenting using your WordPress.com account. Log Out / Change )

Twitter picture

You are commenting using your Twitter account. Log Out / Change )

Facebook photo

You are commenting using your Facebook account. Log Out / Change )

Google+ photo

You are commenting using your Google+ account. Log Out / Change )

Connecting to %s

Trackback this post  |  Subscribe to the comments via RSS Feed


Shkrime të mëparshme

Më të lexuarat

  • None
August 2010
M T W T F S S
« Jul   Sep »
 1
2345678
9101112131415
16171819202122
23242526272829
3031  

%d bloggers like this: