Avantazhet e arsimit jo-formal

12/09/2010 at 23:37 Leave a comment

Nuk është e nevojshme të kesh një diplomë universiteti. Ose edhe mund ta kesh, por thjesht duke ia dedikuar kohën ndjekjes së disa kurseve jo-formale, mund të arrihet lehtë që kapaciteti për punë (në disa lloj profesionesh), të përmirësohet më mirë kështu sesa në auditoret universitare.

Rastet nuk janë të pakta. Tregu mund të ketë nevojë për njerëz të përgatitur që të punojnë në terren me fëmijët që kanë braktisur shkollat apo me ri-integrimin e tyre në jetën arsimore. Profesion të veçantë për këtë angazhim nuk ka, ndaj shpesh të diplomuarit për punë sociale përfundojnë si ofrues të kësaj ndihme, që në fakt, i takon atyre që në gjuhën e profesioneve quhen “animatorë socialë”.

Por ky profesion nuk mësohet në universitet, sepse nuk është i klasifikuar në listën e atyre që kërkojnë arsimim të thelluar apo grade shkencore. Ndaj ofrohet në kurse dy apo tre vjeçare për përfitues që nga mosha mund të klasifikohen tek universitarët, por ama vlerësimi që marrin në fund nuk është akademik, por më tepër një lloj certifikate pothuajse licencimi, që i njeh ata si animatorë socialë. Me këtë diplomë mund të punohet me fëmijët e rrugës, në qendrat sociale në shërbim të tyre, në rezidenca për njerëzit në vështirësi, etj.

Pra, as thjesht me shkollë të mesme, as me universitet; ama me një kualifikim që të çon drejt e në tregun e punës dhe në një profesion që ka lidhje me nevojat e këtij tregu.

Rast i ngjashëm është përgatitja e njerëzve të kualifikuar për t’u marrë me të rinjtë, me angazhimin dhe përfshirjen e tyre në aktivitete krijuese, përfituese apo thjesht gjithëpërfshirëse, që të rinjtë të mos e harxhojnë kohën kafeneve, apo të mos jenë pasivë ndaj zhvillimeve përreth.

Këta lloj “liderësh”, që në shumë vende të Ballkanit po përgatiten nën çatinë e arsimit jo-formal, në kurse dy-vjeçare, shndërrohen në aktorë të njohur dhe ndikues në të gjithë komunitetin e të rinjve. E jo vetëm kaq. Duke hapur “qendrat e të rinjve” pranë çdo Bashkie e Komune, duke vendosur krah tyre grup të rinj që monitorojnë zbatimin e përpiktë të ligjeve dhe fondeve që duhet të jepen për përfshirjen e rinisë në politikë, duke i bërë të rinjtë aktive dhe pjesëmarrës në politikat kyçe të çdo rajoni e duke e sjellë zërin e tyre zyrtarisht si në nivelin lokal, ashtu edhe në atë qendror, “liderët” me moshë të re të të rinjve, që vijnë nga edukimi jo-formal, e shohin kështu veten në një pozicion shumë më rezultativ dhe të vlerësueshëm sesa ata që diplomohen në Universitet e ngelen pa punë.

Arsimi jo-formal është i përhapur në formë të njëjtë në vendet aspiruese për në BE (përfshirë Shqipërinë), edhe në kurse përgatitore për të rinjtë që duan të merren drejtpërdrejt me politik, të kenë ndikim të rrethin e tyre të punës, të dinë si të ndërmarrin dhe tejçojnë iniciativa politikë, e me radhë. Ndryshe nga studentët e shkencave politike, të rinjtë e përgatitur nga studime të tilla jo-formale mund të vijnë nga fusha të ndryshme studimi, por duhet të kenë të përbashkët synimin për t’u marrë me iniciativa në politikë dhe vendim-marrje,  e jo thjesht të kenë nevojën për një diplomë universitare.

Edhe për rritjen e rolit të femrave në vendimmarrje ka arsim dhe trajnim jo-formal. Dhe nuk bëhet këtu fjalë për trajnime disa ditore të ofruara nga OJF-të, por për kurse afatgjata me mësime që zakonisht bëhen pas orarit të punës apo në fundjavë,  ndërthurur me praktikë në fushën përkatëse, që zakonisht mundësohet nga ofruesit e këtij arsimi.

Pse është e nevojshme të shihet me pozitivitet ky arsim?

Është i lidhur në mënyrë më të drejtpërdrejtë me punës sesa arsimi formal. Mund edhe ta kesh gjetur një vend pune dhe zgjedh një kurs një apo dy-vjeçar për të thelluar njohuritë mbi fushën që punon.

Ndryshe nga arsimi universitar, arsimi jo-formal të përgatit në mënyrë shumë specifike për një drejtim profesional dhe të pajis me paketën e plotë të aftësive që duhen për ta ushtuar atë. Tek rasti i kursit jo-formal për rritjen e rolit të grave në qeverisje për shembull, pjesëmarrëseve u mësohet si të komunikojnë në një debat, si të përgatisin një platformë, si të organizojnë dhe përfundojnë me sukses një fushatë, si të lobojnë e në çfarë nivelesh, etj. Pra janë aftësi që adresohen me shumë kujdes dhe detaje, ndërkohë që në arsimin formal, këto metoda lihen mënjanë.

Nevoja e tregut në Shqipëri paraqitet e tillë që arsimi jo-formal është në fakt ai që kërkohet, por edhe mungon më shumë. Qoftë edhe për përgatitjet afat-shkurtra të tij, arsimi formal duhet të kishte zënë një vend tjetër në vëmendjen e ofruesve dhe të përfituesve.

Përherë më vjen ndër mend pakënaqësia e një zyrtari që deklaronte: “Kam dy asistente me nga dy mastera secila, por asnjëra prej tyre nuk di të më mbajë axhendën apo të shkruajë zyrtarisht letra falënderimi”.

Marrja e gradave shkencore nuk të aftëson me kompetencat kyçe. Prandaj ekziston dhe duhet ndjekur arsimi jo-formal, që përveç studimeve të thelluara në një fushë, të diplomuarit të mësojnë edhe si të komunikojnë, si të prezantojnë, të përdorin gjuhën në mënyrë të plotë dhe të saktë, të thellojnë aftësitë për ta përdoru njohurinë e marrë, të përshtaten me grupe dhe punë të ndryshme, të aftësohen për të zgjidhur apo menaxhuar situata të ndera, për të qenë eficent, për të analizuar, e të tjera më radhë.

Arsimi universitar është vërtet i nevojshëm dhe shumë në modë sot në gjithë botën. Por aftësimi që mundësohet në arsimin jo-formal, është në fakt ai për të cilin duket se kanë më shumë nevojë studentët dhe të rinjtë shqiptarë sot.

Emërtimi nuk ka lidhje. Përkundrazi.  Aftësimi që të jep arsimi jo-formal është për t’u parë më shumë pozitivitet dhe konsideratë prej shumëkujt.

gjedlira@yahoo.co.uk

Entry filed under: Analize, Arsim. Tags: .

Progresi serish nën lupë Çifti i dështuar media – politikë

Leave a Reply

Fill in your details below or click an icon to log in:

WordPress.com Logo

You are commenting using your WordPress.com account. Log Out / Change )

Twitter picture

You are commenting using your Twitter account. Log Out / Change )

Facebook photo

You are commenting using your Facebook account. Log Out / Change )

Google+ photo

You are commenting using your Google+ account. Log Out / Change )

Connecting to %s

Trackback this post  |  Subscribe to the comments via RSS Feed


Shkrime të mëparshme

Më të lexuarat

  • None
September 2010
M T W T F S S
« Aug   Oct »
 12345
6789101112
13141516171819
20212223242526
27282930  

%d bloggers like this: